Guest
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Politizohet vrasja
Policia ka arrestuar 12 persona, tre prej tė cilėve djem tė Gani Krasniqit, kandidat pėr deputet i Vetėvendosjes.
E marte 4 Janar 2011 16:08
Varg i gjatė i njerėzve ia kishin mėsyrė restorantit Kėshtjella nė Banjė tė Malishevės. Dy net mė parė, Skėnder Limaj ishte gjallė dhe rrinte aty, me familje.
Por dy ditė mė vonė nė kėtė vend, qė ėshtė pronė e familjes sė tij, tashmė ishte hapur dera pėr tė pranuar ngushėllime. Skėnderi u vra nė sy tė fėmijėve tė tij.
Tė hėnėn, qindra qytetarė morėn pjesė nė varrimin e Limajt, i cili u vra nga disa persona qė dyshohet se janė tė familjes Krasniqi nga fshati Carrallukė i Malishevės. Pėrveē tė ndjerit, nė sulmin e armatosur ka mbetur i plagosur edhe vėllai i tij, Azem Limaj dhe nipi i tyre, Ilir (Behlul) Limaj.
Askush nga familja e tė vrarit nuk deshi tė thotė asnjė fjalė, ndėrsa banorėt e tjerė thonė tė jenė tronditur nga ngjarja, tė cilėn e cilėsojnė tė tmerrshme.
Ata qė ishin nė vendin e ngjarjes thonė se ngjarja ka ndodhur si nė filma aksion.
Kanė hyrė, kanė qenė shumė veta, njėherė i kanė rrahur njerėzit me shufra hekuri, e pastaj kanė gjuajtur nė ta, thotė njė person pėr Express, i pranishėm nė hallakamėn e asaj nate. Natėn e kobshme, ai thotė tė ketė qenė mysafir nė restorant dhe rrėfen se Skėnder Limaj ėshtė vrarė nė prani tė tre fėmijėve tė tij.
Por bashkėvendėsit e Limajt nuk flasin as pėr motivet e mundshme qė mund tė kenė shtyrė tė ndodhė kjo tragjedi. Ragip Begaj, banor i fshatit, thotė se Skėnderi ka qenė djalė i mirė, i urtė dhe asnjėherė nuk ka pasur problem me askėnd. Por Begaj, i cili punon nė Kuvendin Komunal tė Malishevės, hedh dyshime se vrasja mund tė ketė ndodhur pėr motive politike.
Ata (Vetėvendosja v.j.) i kanė hupė zgjedhjet, e ne (PDKja v.j.) i kemi fituar. Kjo mund tė jetė arsyeja, thotė Begaj pėr Express.
Por, ai nuk sqaron nėse i vrari dhe tė plagosurit kanė pasur ndonjė problem tė mėhershėm me familjen Krasniqi nga Carralluka.
Begaj pranon se ka ndodhur njė incident ditėn e zgjedhjeve, mė 12 dhjetor, por mohon se kėta nga familja Limaj kanė pasur dorė nė tė. Djalin e dėshmorit e ka rrahur dikush tjetėr, jo kėta nga familja Limaj, thotė Begaj pėr Express.
Por jo vetėm nė Banjė, ku u bė varrimi i Skėnder Limajt, shkonin njerėz pėr ngushėllime. Pothuajse e njėjta pamje ishte edhe nė shtėpinė e Gani Krasniqit nė Carrallukė, nė tė cilėn kishte shumė mysafirė.
Nisi mė 12 dhjetor
Krasniqi, ish-kryetar i Komunės sė Malishvės, tre djemtė e tė cilit janė arrestuar si tė dyshuar nė lidhje me vrasjen, nuk ishte nė gjendje tė flasė. Jo vetėm Krasniqi, por askush nga familja e tij nuk deshi tė thotė asnjė fjalė pėr motivet e mundshme nė lidhje me kėtė ngjarje, duke refuzuar tė tregojnė se kush ėshtė arrestuar nga familja e tyre.
Por nė njė komunikatė gjatė ditės sė hėnė, Policia e Kosovės pėr rajonin e Prizrenit, ka publikuar emrat e 12 personave tė arrestuar tė cilėt dyshohen se janė tė pėrfshirė nė kėtė rast.
Sipas policisė, tash pėr tash ata janė duke u mbajtur nė paraburgim. Tre nga tė arrestuarit janė janė djemtė e Gani Krasniqit, i cili nė zgjedhjet e fundit parlamentare ishte kandidat pėr deputet nga Lėvizja Vetėvendosje. Personat e tjerė tė arrestuar, tė gjithė janė nipa dhe tė afėrm tė tij. Njėri nga tė arrestuarit ėshtė Hazir Krasniqi, i cili ditėn e zgjedhjeve, sipas Lėvizjes Vetėvendosje, ėshtė kėrcėnuar me vrasje nga Behlul Limaj. Ndėrkohė, djali i kėtij tė fundit ėshtė plagosur tė shtunėn, nė incidentin e ndodhur nė restorant.
Po ditėn e zgjedhjeve, Lėvizja Vetėvendosje ka deklaruar se ėshtė kėrcėnuar nga militantė tė PDKsė nė komunėn e Malishevės edhe Berat Krasniqi, djali i dėshmorit tė kombit, Ymer Krasniqi. Policia njoftoi se edhe Berat Krasniqi ėshtė nė mesin e tė arrestuarve. Pėrveē kėsaj, policia sqaroi se ėshtė vėnė nė kėrkim tė njė personi tjetėr, i cili ndodhet nė arrati, kurse hetuesit kanė deklaruar se listės sė tė arrestuarve mund t'i shtohen edhe tė dyshuar tė tjerė.
Isni Kilaj tregon pėrgjegjėsit
Ngjarja e sė shtunės ka filluar qė tė politizohet. Kryetari i Malishevės, Isni Kilaj, pėrgjegjės pėr ngjarjen e bėn Lėvizjen Vetėvendosje dhe dy drejtuesit e saj, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca. Ngjarjes sё 1 janarit i parapriu politika nxitėse e deklaratave tё Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcёs, tё cilat duhet tё jenё argumente tё fuqishme pёr drejtёsinё qё duhet tё marrin veprime tё duhura ligjore. Unё bёj thirrje pёr maturi pёr tё gjithė nё kёto raste, thuhet nė njė komunikatė pėr shtyp tė kryetarit tė Malishevės. Kilaj dėnon sulmin ndaj familjes Limaj, duke vlerėsuar se vrasja e babait, nё prani tё fёmijёve tё tij, ёshtё vepėr krimi e terrori. Sulmi, vrasjet mizore, torturimi i familjes Limaj i shokoi tё gjithё qytetarёt e komunёs sё Malishevės. Sulmi ishte sjellje dhe veprim mesjetar. Ne, tё gjithė qytetarėt e komunės sё Malishevёs, qё njihet si vend i qetė dhe dashamirės, distancohemi nga kёto veprime tё shėmtuara, thuhet nė komunikatė.
Selimi: Deklaratė fyese
Deklaratėn e Isni Kilajt e quan shumė fyese dhe tė ulėt njėri nga kandidatėt pėr deputetė tė Lėvizjes Vetėvendosje, Rexhep Selimi. Kjo deklaratė e bėrė nė ditėn e varrimit tė Limajt, sipas Selimit, ėshtė shfrytėzim i njė tragjedie. Nė kohėn kur ka ndodhur njė vrasje, njė krim i rėndė tė shfrytėzohet pėr deklarata politike ėshtė shumė e ultė, tha Selimi pėr Express.
Vetėvendojsa: Tė mos politizohet krimi
Lėvizja Vetėvendosje ka reaguar pas ngjarjes sė 1 janarit nė Malishevė, duke e cilėsuar atė si krim tė rėndė, me pasoja tragjike pėr familjen e tė vrarit dhe tė plagosurve. Vetėvendosja kėrkon qė kjo ngjarje tė mos politizohet. Sot, mė tepėr se kurrė, ėshtė e nevojshme tė mos e humbim kthjelltėsinė si shoqėri dhe tė dallojmė se ku janė problemet e vėrteta tė Kosovės. Problemet personale nuk duhet tė politizohen dhe as problemet politike nuk duhet tė personalizohen, thuhet nė komunikatė. Mė tutje, Vetėvendosja thotė se dėnon kėtė akt qė rezultoi me njė vrasje dhe dy plagosje, shpreh keqardhjen e saj, si dhe ngushėllimet pėr familjen e tė vrarit dhe tė plagosurve. Ky reagim i kėsaj lėvizjeje vjen pas akuzave tė ndėrsjella qė kanė ndodhur ndėrmjet degės sė saj nė Malishevė dhe asaj tė PDKsė pėr zgjedhjet e fundit tė 12 dhjetorit.
12 tė arrestuarit
Policia e Kosovės ka publikuar emrat e tė arrestuarve pėr ngjarjen e sė shtunės nė Banjė tė Malishevės, tė cilėt po mbahen nė paraburgim. Ata janė:
Emin (Gani) Krasniqi
Berat (Imer) Krasniqi
Durim (Ilaz) Krasniqi
Sylejman (Gani) Krasniqi
Mehedin (Gani) Krasniqi
Hazir (Skėnder) Krasniqi
Shkumbim (Skėnder) Krasniqi
Dardan (Skėnder) Krasniqi
Ilaz (Ramadan) Krasniqi
Ramė (Ilaz) Krasniqi
Astrit (Sheremet) Krasniqi
Ilir (Hisen) Bytyqi
Policia ėshtė vėnė nė kėrkim tė njė personi tjetėr, i cili ndodhet nė arrati, kurse hetuesit kanė deklaruar se listės sė tė arrestuarve mund t'i shtohen edhe tė dyshuar tė tjerė. /express/
|