Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
|
Re: Fushate antikombetare e grekofilve te Janullatosit
Dr. SHYQYRI HYSI*
Kur Perandoria Osmane(Turqia), po shkonte drejt fundit te saj: Kur xhonturqit(turqit e rinj), premtonin se kombet nen qeverisjen e tyre, do te hanin me luge te florinjte: Kur shtetet ballkanike po pergatiteshin te aneksonin gjithe trojet shqiptare: Kur bota e qyteteruar po dridhej prej etheve te luftes: Kur ne kater vilajetet shqiptare, era e lirise kishte mbushur gjokset e shqiptareve, Komiteti "Per Lirine e Shqiperise" (1905), me qender ne Manastir vendosi themelimin e cetave patriotike. ceta e pare kombetare u ngrit nen udheheqjen e Bajos dhe cercizit ne shtator te vitit 1906 dhe po ate muaj u promovua me aksionin e "Gurit te Cjapit", me 9 shtator te vitit 1906 (sipas kalendarit allaturka).
Qellimin e daljes me ceten ne malet e Shqiperise, e bene te ditur pishtari i Lirise sone Kombetare, Heroi i Popullit cerciz Topulli, nepermjet nje letre (qarkore) shperndare ane e mbane Shqiperise dhe botuar ne gazeten "Shpresa e Shqypnise", janar 1907, e cila botohej ne Raguz (Dubrovnik). Ne te cercizi shkruan: "Me anen e kesaj letre dua te lajmeroj te gjithe vellezerit patriote, shqiptare, miqte tane, si dhe gjithe te tjeret qe interesohen per ceshtjen e Shqiperise, se une me gjithe shoket e mij (duke lene shtepijat, familjet e gjithe pasurine), kemi dale nder male si kryengrites, kunder qeverise barbare tiranike, per Lirine e Shqiperise. Duke qene se qeveria halldupe e Turqise nuk na epe kurrfare te drejte dhe aspak liri, pa shkolla ne gjuhen tone, pa siguri per jeten dhe pasurine e popullit e, n?anen tjeter, qeveria kerkon e i merr me pahir pagesat e ndryshme te renda, jo vetem, por edhe duke na grabitur, plackitur sa s?durohet dot me......
Vetem liria eshte sharti dhe ilaci per tu ringjallur shqiperi. U bejme thirrje gjithe shqiptareve patriote te Shqiperise se Jugut e Veriut qe te lidhen me ne me besa-bese..... Ky grishem (lajmerim) behet ne emer te 3 000 kryengritesve luftetare te betuar per Shqiperine. Dhe duke dhene besen se do te qendrojme burrerisht deri sa te arrijme qellimit, qe eshte shpetimi i Shqiperise nga roberia, nga terri dhe prapesia e pergjithshme dhe per ta ndritur dielli i Lirise".
Vrasja e bimbashit
Aksioni i pare qe beri jehone jo vetem ne Gjirokaster e perreth, por edhe pertej kufijve te ish Turqise ishte vrasja e bimbashit. Fjala bimbash ne turqisht do te thote, major. Halil Musa Beu ishte komandant i xhandarmerise ne Gjirokaster. Ai pas veprimeve te cercizit per te ndalur doren turko-greke ndaj patrioteve shqiptare kishte dhene urdher, qe te arrestohej cilido qe ndihmonte e strehonte komitet. Bimbashi kreu disa arrestime, mori masa shtrenguese ndaj popullsise ne prefekturen e Gjirokastres etj. Komiteti i Gjirokastres dhe Komiteti, Per Lirine e Shqiperise e denoi me vdekje Bimbashin. Per te marre masat e fundit, cercizi, u takua me vellain e madh, Kapon, i cili ju pergjigj: "Ne se vrisni ju te cetes, do ta vras une". Per te vrare bimbashin, u caktua Hajredin Tremishti dhe Asllani, por nuk munden. cercizi mblodhi ceten per te marre masa te tjera, te gjithe kerkonin te ishin protagoniste ne vrasjen e bimbashit, por, me aktivet u treguan Barjam Prongjia dhe Hito Lekdushi. Dy luftetaret e lirise u pergatiten per vrasjen dhe, u veshen si tregtar. Pas dy ditesh te qendrimit ne qytet. Me 25 shkurt (9 mars) ne oren 11:15 ne lagjen Hazmurat (sot mbi Drejtorine Arsimore, ne rrugen qe te shpie ne Qafen e Pazarit), me gjakftohtesine me te madhe, koburet e dy trimave te Laberise shtine mbi bimbashin dhe Lamcen (bodigardin gjirokastrit) qe tentoi te mbronte bimbashin. Bimbashi mbeti i vrare ndersa, Lamcen, Hitua e qelloi ne dore, per te mos vrare nje shqiptar, dhe per ta nxjerre jashte mundesie per te reaguar. ceta qe kishte zene pozicione rreth qytetit dhe ne bregun e Teqese se Baba Manes (Teqeja e Shtufit mbi universitetin E. cabej), i ndihmoi luftetaret te dilnin nga qyteti dhe zmbrapsi ushtaret qe ju vune mbrapa atentatoreve.
Epopeja e Mashkullores, 18 mars 1908
Trupa te shumta turke te garnizonit te Gjirokastres dhe ato qe erdhen nga Janina, u vune ne ndjekje te cetes. cercizi e ndau ceten ne dy pjese. Ai mori me vete: Mihalin, Hajredinin, Asllaninin, Zemanin, Hiton dhe Myftarin. Diten e marte me 4 mars (17 marsi) luftetaret shkuan ne shtepine e Myrto Haskes, i cili ishte babai i Zemanit. Pa u zbardhur mire dita cercizi pa si ne mjegull nje turme njerezish qe po i afroheshin shtepise. Pasi vuri dylbine dhe pa se ishin ushtare u foli me urgjence shokeve. "Oburani o shoke, se na rrethoi ushtria". Luftetaret moren c?munden dhe u drejtuan poshte perroit. Por, spiuni (Veipi, te cilin cercizi e vrau, gjate luftimit) i vuri re nga kaluan dhe i drejtoi ushtaret turq ne drejtim te rrapit, i cili eshte edhe sot ne qender te Mashkullores. Ushtaret hapen menjehere zjarr, por cercizi dhe Asllani zune me shpejt se ushtaret haurin e Abaz canos dhe hapen zjarr mbi ushtaret. Zemani, Myftari, Mihali dhe Hajredini, erdhen njeri pas tjetrit ne drejtim te haurit. Gjate rruges neper lendinen qe te conte tek hauri, u vra luftetari me i ri i cetes, Hajredin Tremishti, i cili ne ate moment ishte vetem 18 vjec. Mihali qe ishte prane tij, nuk mundi te merrte trupin e pa jete te luanit permetar. I pikelluar sa me s?behej, Mihali u dha shokeve lajmin e vrasjes se Hajredinit. Urejtja e trimave u shperh duke qelluar pa reshtur mbi ushtaret turq. "Tre ushtare njeri pas tjetrit, thote Mihali, vrau cercizi, e te tjere te plagosur qe u degjoheshin ulerimat, sa i detyroi te terhiqen... Pastaj, Luani, trimi e kapedani yne, cerciz Topulli, mblodhi veten dhe ju drejtua shokeve me keto fjale: "Te rroje Shqiperia se edhe neve si Hajredini do te vritemi, por, o burrani, shok, te zeme vendet e te luftojme burrerisht dhe mos u trembni". cercizi, Zemani dhe Myftari zune qendren e haurit, mbrapa Mihali me Asllanin. Hito Lekdushi ishte i fundit, ai nuk mundi te futej ne "keshtjellen e haurit", nje grup ushtaresh arriten ti prisnin udhen dhe ishin gati ta kapnin. Por, luani kurveleshas nuk e humbi toruan. Shqiponja tepelenase e Lekdushit fluturoi neper shkrepat e Levenishtes dhe pasi u perlesh me arme e trup me trup me ushtaret turq, pas tre oresh cau rrethimin dhe u ngjit ne malin e Gjere. Rapsodi popullor kendoi: Ndricoi hena ngjyre prushi/Se shkonte Hito Lekdushi?/Per Hito Habibin thone/Kerkonte haka te zone. Lufta filloi ne oren 5:30 dhe perfundoi rreth ores 18:00. Ne kete beteje per jete a vdekje, ceta e shtate trimave, me kapedan cercizin ne krye perballoi 200 ushtare te batalionit turk, per rreth 13 ore dhe ne nje lufte te pabarabarte. Raporti i forcave ishte, nje me 40. Ne librin "Kryengritja shqiptare", Mihal Grameno, nje prej aktoreve te kesaj epopeje te lavdishme kombetare shkruan: "cercizi u tregua nje dragua ne kete lufte. Ai replikonte me ushtaret. Jemi bijte e Skenderbeut dhe nuk jepemi, por do te luftojme gjer ne oren e fundit. Shqiptari di te vdes sipas zakonit e nderit. Vetem dhe vetem atehere munda te besoj historine e kombit tone. Atehere munda te njoh burrerine dhe trimerine e stergjysherve tane, te kuptoj e te cmoj vleften e ketij djali trim se megjitheqe u rrit i perkedhelur, nuk i trembej vdekjes. Zbathur, kolos, me leshra perpjete, vertitesh nga te gjitha anet si nje komandant i madh, me pushken ne dore e gjashtaren ne dhembe, duke burreruar neve, duke qelluar mbi ushtaret. Fytyra e tij kete dite ishte me e celur se kurdohere".
Rreth ores 05:00, ne vendin e luftimit erdhen trupa te reja, por edhe sulmi i tyre u zmbraps nga zjarri i kalibruar i luftetareve te lirise. Trupat turke dhe komanda e tyre, u perqendruan tek rrapi shekullor. Duke perfituar nga lodhja e kundershtarit, coroditja e ushtareve dhe oficereve, nga shiu qe kishte rene gjate gjithe dites, nga nata qe po afrohej dhe nga mjegulla qe sapo ra, strategu i kesaj fitoreje, cercizi, iu drejtua Zemanit dhe Asllanit. Vezhgoni vendin perreth per te gjetur shtegun se nga mund te cajme rrethimin.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 08-04-11 nė 19:32
|