Edhe Naim Maloku pjesė e Qeverisė
Edhe Naim Maloku pjesė e Qeverisė?
Stafi i ish presidentit Bahgjet Pacolli si duket dalė nga dalė do tė dalė nė Qeveri. Vetė Pacolli pasi mbeti pa postin e tė parit tė vendit, zuri vend nė karrige e parė pranė kryeministrit Hashim Thaēi, si zėvendėskryeministėr i parė. Ndėrkohė tani edhe ish kėshilltari i tij pėr siguri, Naim Maloku, pritet tė bėhet pjesė e Qeverisė sė Kosovės.
Lajmin e ka konfirmuar pėr tė pėrditshmen Epokėn e Re, njė burim brenda Qeverisė. Ky burim ka treguar se zėvendėskryeministri i parė, Behgjet Pacolli gjatė kėsaj jave pritet tė takohet me Naim Malokun pėr tia prezantuar ofertėn pėr njė postė tė ri.
I njėjti burim ka treguar se Maloku mund tė jetė zėvendėsministėr, ose eventualisht pjesė e kabinetit tė zėvendėskryeministrit Pacolli. Ndėrkohė vetė Maloku ka thėnė se nuk ėshtė nė dijeni pėr pėrfshirjen e tij nė Qeveri. Nuk jam i informuar, ka thėnė Maloku.
Naim Maloku pasi nuk arriti tė bėhet deputet i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės pas zgjedhjeve tė 12 dhjetorit tė vitit tė kaluar, vendosi ta lėrė partinė bashkėthemelues i sė cilės ishte edhe tė shkojė tek Behgjet Pacollit si kėshilltar pėr siguri. Por kjo detyrė ishte e shkurtėr, aq sa ishte i shkurtėr edhe posti i Pacollit si president.
Ndėrkohė merret vesh se edhe kėshilltari tjetėr i Pacollit, Ibrahim Gashi, qė vjen nga AKR-ja e po ashtu nuk arriti tė marrė votat e duhura pėr tė qenė deputet, do tė jetė pjesė e Qeverisė sė Kosovės. Mirėpo ende nuk dihet nėse do tė ketė post ministri, zėvendėsministri apo kėshilltar i zėvendėskryeministrit Pacollit
|