Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 10-05-11, 21:07   #1
Zanzi/M
mire ....
 
Avatari i Zanzi/M
 
Anėtarėsuar: 12-01-10
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 1,776
Zanzi/M e ka pezulluar reputacionin
Gabim Synohet Mullah Omar. Vazhdon lufta kunder terrorit taleban.

Pas bin Ladenit, synohet Mullah Omari
Pas vdekjes sė Osama bin Ladenit, vendimmarrėsit nė Uashington po shqyrtojnė mundėsitė se si t’ia bėjnė me aleatin mė tė shquar tė tij, liderin e talibanėve, Mullah Omar. Derisa udhėheqėsia kryesore civile nė Uashington e sheh mundėsinė qė t’i sjellė talibanėt nė tavolinėn e bisedimeve, zyrtarėt e sigurisė po e shqyrtojnė mundėsinė e njė operacioni ushtarak kundėr liderit tė kėtij grupi.

Nga Express mė 10 maj 2011 nė ora 20:13
Senatori Karl Levin, udhėheqėsi i Komitetit tė Senatit pėr Forcat e Armatosura, derisa fliste pėr njė televizion amerikan, shprehu bindjen e tij se Pakistani e di se ku ėshtė lideri i talibanėve, njėjtė siē e ka ditur se brenda territorit pakistanez ka qėndruar dhe kryeterroristi botėror, Osam bin Laden.

“Qeveria nė Pakistan, zyrtarėt e lartė tė saj do tė vazhdojnė tė thonė se ata nuk e kanė ditur se bin Ladeni ka qėndruar atje. Vėshtirė qė mund tė besohet se zyrtarėt e lartė nuk e kanė ditur. Ata do tė vazhdojnė ta thonė kėtė, mirėpo ajo qė ata nuk do ta thonė ėshtė se nuk e dinė se ku gjenden terroristėt Hakani, pasi ata kanė dijeni pėr praninė e tyre”.

“Kėshtu na kanė thėnė neve, se e dinė ku gjenden, ndėrsa kur i pyesim se pse nuk bėjnė asgjė, justifikimi i tyre ėshtė se ata do tė bėjnė diēka edhe rreth tyre. Vit pas viti na thonė qė do tė bėjnė diēka kundėr hakanėve, mirėpo nė fakt nuk bėjnė asgjė. Kjo ėshtė ēėshtja pėr tė cilėn duhet t’i bėhet presion Qeverisė nė Pakistan”, deklaroi senatori Levin.

Nė tė njėjtėn kohė, derisa senatori Levin shpreh shqetėsimin e tij rreth Qeverisė nė Islamabad, njė nga gjeneralėt e ushtrisė amerikane, Riēard Mills, ka lėnė tė kuptojė pėr mundėsinė e njė hapi tė ardhshėm tė ushtrisė amerikane.

“Nėse unė do tė isha Mullah Omar, sinqerisht do tė isha i shqetėsuar”, tha gjenerali Mills. Sipas tij, vrasja e bin Ladenit tregon se amerikanėt janė tė fokusuar.

Gazetari pakistanez, Rahimullah Jusufzai, qė u bė i famshėm me intervistat e tij me Osama bin Ladenin dhe njohuritė rreth ēėshtjeve tė brendshme tė talibanėve, tha se ėshtė e mundshme qė caku i ardhshėm nė listėn e tė kėrkuarve tė amerikanėve, tė jetė Mullah Omar.

“Amerikanėt mendojnė, ashtu siē e dėgjuam edhe nga presidenti Obama, se ata mund tė nisin njė sulm tė njėjtė nėse arrijnė tė marrin informacione sekrete rreth njė personi tė rėndėsishėm, qė paraqet njė cak me vlerė tė madhe. Unė mendoj se Mullah Omar ėshtė njė nga caqet me vlerė tė madhe“, u shpreh gazetari Jusufzai.

Ishte pėrkrahja qė Omar i dha liderit tė Al Kaidės, Osam bin Laden, ajo qė e nxiti Amerikėn tė largojė nga pushteti qeverinė e talibanėve nė Kabul, nė vitin 2001. Tani, ai besohet se nga qyteti pakistanez, Keta, po udhėheq kryengritjen e talibanėve.

Disa analistė nė Uashington, megjithatė, besojnė se lideri i talibanėve ėshtė i vendosur nė qytetin port tė Karaēit.

Mirėpo, disa zyrtarė tė lartė civilė tė Uashingtonit po lėnė tė kuptohet se mundėsia qė ėshtė krijuar nga vdekja e bin Ladenit, duhet tė shfrytėzohet pėr t’iu bėrė ofertė politike kryengritėsve.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thėnė se tash ėshtė koha kur duhet tė vazhdohet tutje me diplomaci. Analisti Xhoshua Foust ka kėtė mendim:

“Ka pasur njė ndryshim nė deklarime qė prej vdekjes sė bin Ladenit. Ende nuk e di se ēfarė synohet me kėtė, mirėpo ėshtė e mundshme qė administrata e Obamės po tėrhiqet nga opsioni ushtarak dhe po kėrkon njė zgjidhje mė politike. E, nėse ndodh kėshtu, atėherė ka mė shumė kuptim nėse nuk kėrkon pas Omarit”.

Megjithėse sė fundi nuk ėshtė dėgjuar fare prej Mullah Omarit, gazetari Jusufzai beson se talibanėt nuk bėjnė asnjė veprim pa aprovimin e tij.

“Ndoshta ai ka shumė zėvendės, shumė komandantė qė e bėjnė punėn nė terren, qė i realizojnė planet dhe ēfarėdo tjetėr, por unė mendoj se ai ėshtė inspirimi. Ai ėshtė lideri kryesor. Besoj se talibanėt nuk do tė marrin asnjė vendim rreth ndonjė sulmi nė Afganistan apo rreth bisedimeve pėr paqe apo pajtim, pa kaluar si vendime pėrmes tij fillimisht”, tha Jusufzai.

Njė faktor tjetėr ėshtė edhe reagimi i Pakistanit ndaj njė tjetėr operacioni ushtarak unilateral nė kėtė shtet. Gjatė njė takimi tė komandantėve tė ushtrisė pakistaneze, gjenerali Ashfak Parvez Kajani ka thėnė se njė sulm tjetėr - i njėjtė si ai qė vrau bin Ladenin - do ta nxiste kėtė vend tė rishikojė bashkėpunimin me SHBA-tė.

Mundėsinė qė marrėdhėniet - edhe ashtu jo pak tė goditura sė fundmi nė mes tė SHBA-ve dhe Pakistanit - tė keqėsohen, e beson edhe gazetari pakistanez, Jusufzai.

Mbetet ēėshtje e hapur nėse do tė shkohet drejt njė marrėveshjeje paqėsore me talibanėt, pasi njė gjė e tillė kundėrshtohet ashpėr nė Afganistan.

Paqartėsia qė ekziston momentalisht nė Uashington, pėr analistėt paraqet rrezik qė Uashingtoni tė mos e shfrytėzojė nė tėrėsi kėtė moment historik. /rel/


Zanzi/M Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.