Cana: Presim njė Bosnje tė frikshme
Lorik Cana parashikon njė sfidė edhe mė tė vėshtirė nga sa mendohet. Lideri i Kombėtares e arsyeton kėtė bindje me faktin se humbja nė Rumani e boshnjakėve i ka bėrė kėta tė fundit mė tė ndėrgjegjshėm pėr ndeshjen e radhės.
05 qershor 2011
Nė konferencėn pėr shtyp nga ambientet e hotel Dyrrah, Cana deklaroi ndėr tė tjera se avantazhi i Shqipėri nė kėto momente ėshtė vetėm morali i lartė.
Nuk e prisja njė humbje tė tillė tė Bosnjės, megjithėse unė e mendoja fitoren e Rumanisė. Me kėtė qė bėnė, rumunėt treguan se nuk kanė hequr dorė nga synimet e tyre pėr tė shkuar nė finalet e Europianit 2012. Ky rezultat ėshtė edhe njė argument mė shumė pėr tė thėnė se sa i fortė ėshtė grupi ynė, pavarėsisht se Franca ka njė shkėputje tė lehtė,- tha fillimisht Cana.
Mė pas, ai foli dhe pėr atė qė parashikon pėr sfidėn e radhės. E dimė fort mirė se do tė jetė njė Bosnjė shumė mė ndryshe nga Rumania dhe nė shtėpinė e tyre thuajse janė tė pamposhtur. Dihet qė nė Zenicė ėshtė kryeqendra e tifozėrisė boshnjake dhe kjo mbetet njė armė e fortė nė duart e tyre. Ata do tė kėrkojnė fitoren, ndėrsa ekipi ynė ėshtė ngritur nė moral me humbjen e Bosnjės me Rumaninė dhe kjo mundėsi nuk duhet shpėrdoruar. Parashikoj se Bosnja do tė futet nė fushėn e lojės me njė mentalitet dhe dėshirė tė jashtėzakonshme pėr ta fituar ndeshjen.
Nėse Bosnja kalon nė vendin e dytė, diferencat me vendin e pestė janė diku 2-3 pikė dhe me njė fitore barazohesh sėrish. Kjo ėshtė lufta teorike e pikėve, e cila ndikon paksa nė psikologji,- ėshtė shprehur Cana.