Emri Gjergj
Mbiemri Fishta
Lindur mė 23 tetor, 1871
Lindur nė Fishtė, Zadrima, Shqipėri
Vdiq mė 30 Dhjetor, 1940
Vdiq nė Shkodėr, Shqipėri
Kombėsia Shqiptar
Profesioni Teolog, Diplomat, Storiograf, Pedagog, Filozof, Shkrimtar, Atdhetar
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė
Duke rikthyer Gjergj Fishtėn nė historinė e letėrsisė shqipe, nuk I japim atij vendin qė I takon, por I kthejmė histories sė letėrsisė atė ēka I mungon. - Aurel Plasari
Ai ėshtė Homeri shqiptar, njė poet nga mė tė mėdhenjtė
Fishta ėshtė njė Homer shqiptar. Ai nuk ėshtė vetėm njė poet i madh kombėtar. Ai ėshtė nga mė tė mėdhenjtė nė botė. E rėndėsishme ėshtė qė ai tė njihet prej saj. - Zef Valentini
Po tė kishin lexuar Fishtėn shqiptarėt pėr ato 50 vjet, do ishin mė shqiptar, dhe mė e rėndėsishmja: mė njerėz, - Anonim
Gjergj Fishta (1871 - 1940) lindi nė fshatin e vogėl Fishtė tė Zadrimės mė 23 tetor 1871 i biri i Ndokė Simon Ndocit me emrin Zekė Ndoci pas tre vėllezėrve dhe njė motėr tė cilėn e donte shumė. Teolog, shkrimtar (poet e prozator), historian, pedagog, filozof, piktor (mendohet tė ketė mbi 20 piktura), deputet. Ėshtė shqiptari i parė i kandiduar pėr Nobel, dhe pėrfaqėson letrarin shqip nė gjithė madhėrinė e tij.
Rinia dhe formimi
Shumė shpejt, kur ishte 6-vjeēar zgjuarsia e tij i bie nė sy famulltarit tė fshatit, i cili e dėrgon Fishtėn nė Seminarin Franēeskan tė Shkodrės. Mė 1880, kur hapet seminari nė Troshan, ai vijon nė kėtė shkollė, ku qė fėmijė u ndikua mjaft nga i talentuari De Martino dhe nga misionari boshnjak Lovro Mihaēeviq, i cili i ushqeu kėtij djali tė zgjuar dashurinė pėr letėrsinė dhe pėr gjuhėn amtare. Kėtu ai shfaqi trillin poetik. Mė 1886 dėrgohet pėr studime nė Bosnjė dhe pėr t'u bėrė meshtar, bashkė me Anton Nėnshati me emrin e pagėzimit, Martin; Jozef Blinishti, me emrin Mėhill; Pjeter Gjadri, me emrin Simon; Lorenc Mitrovic (Mazreku) me emrin Pashko; Ėngjėll Paliēi me emrin Sebastian dhe Gjon (Johannes) Fishta me emrin e pagėzimit Jozef. Kjo do tė thotė se Fishta, me rastin e veshjes sė zhgunit franēeskan, mė 28 gusht 1886 dhe pranimit tė kushteve tė pėrkohshme tė datės 23 tetor 1887, sipas ligjeve rregulluare, kishte bėrė ndryshimin e emrit nga Jozef nė Gjon (Johannes), si emėr i pėrmotshėm i njė rregulltari. Vitin e parė e kaloi nė Guējagorė afėr Travanikut. Mėsimet filozofike i mori nė kuvendin e Sutidkės, ndėrsa ato teologjike nė kuvendin e Livnos. Tė kėsaj kohe janė edhe "Ushtrimet e para poetike". Nė letrėn e datės 2 shtator 1892, dėrguar eprorėve, pėr krijimin e njė shoqėrie tė vogėl letrare shqiptare, Fishta, i pari ndėr dhjetė qė e ndjekin, nėnshkruhet Enea-Silvio-Giorgio Fishta. Pa dyshim, dy emrat e parė si tė tillė u zhdukėn, duke i mbetur vetėm i fundit, Giorgio, ndėrsa nė gjuhėn kroate, Jure, nė shqip, Gjergj, emėr me anė tė cilit ne sot e njohim poetin tonė kombėtar. Emrat e lartpėrmendur tė Fishtės janė personifikues tė njerėzve tė mėdhenj, si tė humanistit, Papa Pio II, me emrat Enea dhe Silvio (Piccolomini). Ky Papė, nė historinė tonė kombėtare njihet si ai, i cili u nis pėr nė Raguzė, pėr ta kurorėzuar Gjergj Kastriotin, si Atlet i Krishtit, por vdiq nė vitin 1464, nė Ankona tė Italisė, pa arritur ta finalizonte misionin e tij. Apo Enea, personazhi tek Iliada e Homerit dhe Silvio, emėr i rilindėsit tė shquar kroat Silvie (Strahimir Kranjēeviq), miku i ngushtė i Fishtės etj. Ndėrsa emri i fundit Gjergj, nė aspektin fetar, personifikim i Shėn Gjergjit, martir, shek. V, dhe nė anėn kombėtare, emri i Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti[3]. Mė 1893 pėrfundoi studimet shkėlqyeshėm. Nė seminaret dhe institutet franēeskane nė Sutjeskė, Livno dhe Kreshevo, Gjergji i ri studioi teologji, filozofi dhe gjuhė tė huaja, sidomos latinisht, italisht e serbo-kroatisht. Gjatė qėndrimit nė Bosnjė ra nė kontakt me shkrimtarin boshnjak Gėrga Martiq (Grga Martię, 1822-1905) dhe me poetin kroat Silvije Strahimir Kranjēeviq (Silvije Strahimir Kranjčevię, 1865-1908), tė cilėt i zgjuan talentin letrar e me tė cilėt lidhi miqėsi. Mė 1894 Gjergj Fishta u shugurua meshtar. Me t'u kthyer nė Shqipėri nė shkurt tė atij viti, filloi punėn si mėsues nė kolegjin franēeskan nė Troshan e mė pas si famullitar nė fshatin Gomsiqe. Mė 1902 Fishta ishte dėrguar nė njė fshat tė vogėl pėr tė zėvendėsuar pėrkohėsisht famullitarin vendor. Atje u njoh e u miqėsua me fshatarin e moshuar Marash Uci (vd. 1914) nga Hoti, tė cilin do ta pėrjetėsonte mė vonė nė vargje.