Pjetėr budi
PJETĖR BUDI (1566 1622)
(Oratorium nė shtatė paradigma tė flisė sė pėrjetshme)
Libri i Botės Sanė tė Dashtun, I
Unė, Pjetėr Budi, i lemė nė Guri tė bardhė tė Matit
buzė Malėsisė,
Unė, tue kujtuom se ka pak gjėra tė shkruara
pėr botėn tonė, vendosa tė shkruaj,
Unė, vendosa, aty ku flitet gjuha jonė fjalėvigmė,
jetėn ta bėj Libėr tė Botės Sanė tė Dashtun
aty ku shtrohet nė tryezė Buka
(e mblidhe trohat e shpirtit nė Kryqin e Bartur
nė pirgjet e pėrndritshme tė jetės sė brendshme
aty ku Ujit e Gjellės i jep shije Krypa,
(e bėhesh njeri I Uratės sė Flijimit
pėr tė ndritur nė Dhé
si nė mikpritjen vllaznore tė Lazrit)
aty ku kohėt e rrugėt i drejton Zemra,
tė shkruhet Libri i Botės Sanė tė Dashtun.
Libėr qė nuk mund tė lexohet vetėm me shkronja
le tė jetė,
Libėr qė Polemi e lexon nė rrugėn e tij tė Flakės
le tė bėhet
Libėr qė vizaton me bardhėsi plisi
hartėn e shqiptimit tė fjalėve,
le tė nyjėtohet.
Letėr Kardinal Gocadinit, I
Imzot, kardinal Gocadini, pot a nis kėtė Letėr
me besim tė madh
se do tė na ndihmoni.
Po ta nis kėtė Letėr mė 15 shtator 1621.
Duhen tridhjetė vjet pėr tė dhėnė
Projektin e njė Kryengritjeje,
pėr ti mbaruar kikat e lirisė.
Fjalėn e Thirrjes e presin tridhjetėmijė luftėtarė
e ta shqiptojnė nė Sheshin e Nderit
pėrfalshėm atė fjalėn e pėrjetshme: At Dhé.
Po ta nis kėtė Letėr,
Unė,
misionari, vjershėtori i vobtė, pėrkthyesi
e luftėtari me litar rreth zhguni
nga caqet e Botės Sanė rrethuar me fise besėpakė
tė dyndur kėndej nga ferri i rruzullimit
nė Tokėn e Shenjtė tė Ilionit nga Dardania,
tani tė lidhur kambė e duer nė botėn vuajtjepasosur
e ankthpritjesh
nė botėn shtigjehumbur
e litarvarjesh. Nė shpatulla i rri
Kryqi I Shenjėdėshpėrimit tė thellė
si njė fatkeqėsi qė pėrhapet nė Fletėt e Jetės
e tė rrėmben nė thellėsi tė errėta gjeratoresh:
e ta shkėput Fletėshpatoren: Idealin
(nė krah shqiponje),
i cili, si shkulm gjaku,
tė zbėrthehet
nė Fletėn e Zhgėnjimit.
E ta rrėmben Fletėn e Vatrės:
bota ti merr nė tė katėr anėt trimat, tė lėnguarit,
ti rrėmben tė gjallėt tė vdesin hijshėm,
ti rrėmben tė vdekurit tė gjallojnė bukur.
Udhėt duhet ti kenė takimet e kryqėzimet e tyre
nė bjeshkė. Fiset e shkelura e ruajnė njė gjak.
I kam miq e vllazėn pa dallim feje.
Shamia me lule duhet tė valojė,
bari i shkelur nga kamba e turkut le tė gufojė.
Malėsorėt nė Kuē e nė Lezhė, nė Ēermenikė e nė Dibėr
deri aty ku shqiptohen fjalėt Bukė, Krypė e Zemėr
i donė afėr vetes Vdekjen dhe Kangėn.
Eh, kėta malėsorėt e mi,
njė shpatė e mbajnė
edhe kur ėndėrrojnė nė pranga e zindane ,
edhe kur ringjallen mbas njė jetėthyerjeje,
edhe kur zhyten thellė nė ndajnatėn e robnisė,
kur gjithēka pėrkulet nė gjumin e jetės, -
ata bėhen yje dhe shpallin kryengritje tė panumėrta
kundėr errėsirės.
Si populli fatprerė
qė i zgjohet mėria
dhe i sulmon perėnditė e blasfemuara.
E shpallin Thirrjen e Jetės:
Humbjen e Madhe qė nuk ėshtė kurrė disfatė
- ėshtė rast i volitshėm, Imzot,
se Turku lufton me tė tjerėt.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|