Berisha: Bashkimi, nuk ėshtė mė interes i shqiptarėve
Berisha: Bashkimi, nuk ėshtė mė interes i shqiptarėve
Nga Express mė 23 korrik 2011 nė ora 14:15
Ideja e bashkimit tė trojeve shqiptare, e hedhur nė media nga organizata dhe personalitete tė veēantė, ėshtė komentuar sot dhe nga kryeministri Sali Berisha nė mbledhje e Kėshillit Kombėtar tė Partisė Demokratike. Me tone tė ashpra, Berisha ka deklaruar se pėrēuesit e kėsaj ideje, duhet tė kenė parasysh se shėrbimi mė i mirė qė mund ti bėhet kombit ėshtė integrimi nė Bashkimin Evropian.
Ata qė paraqesin pas 20 vitesh idenė e bashkimit, duhet tė kenė parasysh se interesi mė i mirė i shqiptarėve ėshtė Evropa e Bashkuar. Toka ėshtė e pėrjetshme, njerėzit janė udhėtar. Integrimi i tyre nė BE ėshtė, pėrveē tė tjerash, edhe mėnyra e sigurt e ndėrprerjes pėrfundimtare tė vjedhjes, grabitjes sė trojeve shqiptare, tha Berisha.
Por nė mėnyrė direke, kreu i qeverisė Berisha, ka komentuar dhe personat qė kanė hedhur kėtė ide. Ai ka deklaruar se ata janė spekulantė dhe kanė mungesė identiteti shqiptar. Sipas tij, koha kėrkon qė politikanėt dhe njerėzit tė mendojnė nė njė mėnyrė mė tė gjerė.
U ndala nė kėtė moment, sepse spekulantė, njerėz tė cilėt janė absolutisht me mungesė totale identiteti shqiptar, duhet tė mendojnė nė njė kontekst mė tė gjerė, interesi kombėtar evoluon, interesi kombėtar ka dinamizmin e tij. Ne nuk imponohemi, ecim drejt standardeve. Evropa ėshtė transparente, tha Berisha.
Komentet e kreu tė mazhorancės kanė ardhur pas deklaratave tė lėvizjes Aleanca Kuq e Zi. (Noa)
|