27-07-11, 10:47
|
#1
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
BE, stop autostradės pėr Shkup
Kredia e Komisionit Evropian prej 203 milionė eurosh, dhėnė Qeverisė sė Kosovės, nuk do tė kalojė pa kushtėzime. Pavarėsisht se shpėtoi buxhetin e kėtij viti me dhėnien e kėsaj kredie, ky komision tash kėrkon nga Qeveria stopimin e disa projekteve kapitale.
Saktėsisht KE-ja kėrkon qė projekti i autostradės Prishtinė- Shkup, tė stopohet pėr dy vjet. Krejt kjo me arsyen se buxheti i kėtij viti nuk ėshtė i qėndrueshėm dhe nuk mundėson financimin e njė projekti tė tillė.
Burime brenda Qeverisė kanė treguar pėr Express se Komisioni Evropian ka kėrkuar qė mos tė planifikohet fillimi i ndėrtimit tė autostradės Prishtinė-Shkup. Ky komision ka kėrkuar nga Qeveria e Kosovės, qė as kėtė vit, e as vitin e ardhshėm mos tė planifikojė fillimin e ndėrtimit tė autostradės Prishtinė-Shkup, thotė ky burim pėr gazetėn. Kjo, sipas kėtij burimi, ėshtė kėrkuar tash, pas dhėnies sė kredisė prej 203 milionė eurosh, shkruan Express.
Me arsyen se buxheti i Kosovės nuk ėshtė i qėndrueshėm, KE-ja ka kėrkuar stopimin e kėtij projekti, ka thėnė ky burim.
Syzana Bytyqi-Jakxhiu, zyrtare pėr media nė zyrėn ndėrlidhėse tė KE-sė, tha se kėshilla e pėrgjithshme nga ana e Komisionit ėshtė qė Qeveria e Kosovės tė adaptojė politika fiskale tė kujdesshme pėr qėndrueshmėri ekonomike. Aktualisht, situata e shtrėnguar fiskale nuk i mundėson Kosovės qė tė financojė njė autostradė ndėrmjet Prishtinės dhe kufirit me Maqedoninė nga fondet buxhetore, thotė ajo.
Pėr tė fituar donacionet e institucioneve financiare, ky komision kėrkon nga Qeveria edhe menaxhim mė tė shėndoshė fiskal. Menaxhimi i shėndoshė fiskal ėshtė ēelėsi pėr tė siguruar mbėshtetje tė vazhdueshme nga donatorėt nga KE-ja, por edhe institucionet e tjera financiare ndėrkombėtare, tha Bytyqi-Jagxhiu.
Pas autostradės Vėrmicė Merdar, ekzekutivi i vendit ka paralajmėruar ndėrtimin e autostradės Prishtinė- Shkup. Pėr kėtė projekt, Ministria e Infrastrukturės i ka bėrė tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme, por qė ende nuk ėshtė e qartė mėnyra e financimit dhe koha e shpalljes sė interesit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|