Ejubi a.s dhe durimi
Hyrje
Njė ndėr emrat e bukur tė Allahut tė madhėruar ėshtė Essabur (Durimmadhi). Kurani famėlartė, na mėson se durimi ėshtė njė cilėsi dhe tipar i pandashėm i tė gjithė profetėve dhe tė dėrguarve tė Zotit. Thotė Zoti nė Kuran mbi kėtė fakt:"(Kujto) Ismailin, Idrizin dhe Dhulkiflin! Tė gjithė kėta kanė qenė tė durueshėm." (Enbija, 85)
Zoti e kėshillon dhe e porosit tė dėrguarin e Tij tė fundit, profetin Muhamed a.s qė tė tregohet i durueshėm me sfidat dhe vėshtirėsitė. "Prandaj, ti bėhu i durueshėm (o Muhamed), ashtu siē kanė duruar me kėmbėngulje tė dėrguarit e vendosur." (Ahkaf, 35)
Duke pasur parasysh rėndėsinė e durimit, gjatė trajtimit tė historisė sė Ejubit a.s, do tė flasim mbi llojet e durimit, nivelet, dispozitat qė lidhen me tė, mirėsitė dhe vlerat e njė gruaje durimtare.
Thotė Zoti i madhėruar rreth profetit Ejub a.s:" Ne e gjetėm atė tė durueshėm, rob tė mrekullueshėm. Ai kthehej vazhdimisht me pendesė tek Zoti!" (Sad, 44)