Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 19-01-12, 07:39   #1
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kush ishte Haxhi Qamili i perfoluri per te zeza

Haxhi Qamili ishte njė fshatar i paditur nga krahina e Tiranės. Pse historiografia e regjimit komunist e quajti Haxhiun “Pukaēovi shqiptar”? Ky i paditur, me ca pasues si vetja e tij, nė shėrbim tė xhonturqve, pėr t’u bėrė i besuar te fshatarėsia e varfėr shqiptare dhe me ėndrrėn pėr t’u bėrė kryetar i tyre, dogji kulla tė pasurish, pėrfshirė edhe atė tė Toptanėve nė Tiranė gjatė viteve 1914–1915. Por ėshtė qesharake tė mendosh e tė pranosh se njė fshatar anadollak si Haxhiu do tė pėrfaqėsonte interesat e fshatarėsisė. Njė inskenim i tillė nga regjimi komunist ishte sfidė dhe pėrbuzje ndaj figurave patriotike, qė drejtonin lėvizjet fshatare anekėnd Shqipėrisė, duke kundėrshtuar me armė edhe ēmenduritė e Haxhi Qamilit.

Haxhi Qamili propagandonte nė popull me parullėn: “Duam, duam Babėn, Turqinė!” Ai kėrkonte qė shkronjat e alfabetit tonė latin tė zėvendėsoheshin me hieroglife turke-arabe. Haxhi Qamili filloi tė persekutojė dhe tė vrasė mėsues patriotė. Sipas dėshmisė tė patriotit Thimi Mitko, pas shkollės sė parė shqipe nė Korēė mė 7 mars 1887, shkolla tė tjera shqipe, menjėherė pas Korēės, u hapėn nė Berat, nė Pogradec dhe nė Kavajė (Arkivi i Shtetit). Pėr kėtė qėllim Haxhi Qamili me pasuesit e tij tė shtunave, ditė pazari, vinte nė Kavajė. Arrestonte mėsuesit e gjuhės shqipe, i lidhte dhe i torturonte. Pas torturave i hipte mbi gomar me fytyrė kthyer mbrapsht. Vetė bėrtiste para turmės qytetare: “Shikojini kaurėt! Duan tė na ndajnė nga Turqia!”

Haxhi Qamili mbante njė pistoletė me mulli shtatėplumbėsh. Nė folenė e armės fuste 1-2 fishekė, duke mbajtur mend radhėn. Pasi e afronte mėsuesin pėrballė tij, i inatosur ēirrej: “Robin e Zotit, njeriun e shenjtė nuk e kap plumbi!” dhe duke e drejtuar pistoletėn ndaj vetes dhe tėrhiqte kėmbėzėn te foleja pa fishek. Pastaj ia drejtonte pistoletėn mbi kokė mėsuesit duke e shkrehur te foleja me fishek. Duke u argėtuar, ky kriminel sėrish u drejtohej tė pranishmėve: “Robin e keq, kaurin, nuk e do as Zoti!” dhe i vriste nė vend. (Sipas dėshmisė sė mėsuesit disident Myslim Sedja, v. 1965, marrė nga gjyshi i tij Mehmet Kavaja (Sedja), i cili ishte pėrfaqėsues i Kavajės nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit mė 10 qershor 1878. Edhe dėshmisė nga i ati i Myslimit, Abdurrahim Sedja, i cili ishte shok banke dhe lufte i Ataturkut tė Turqisė).



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 19-01-12 nė 07:40
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.