Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 24-01-12, 07:04   #1
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim “Hapni letrat”

“Hapni letrat”

Adrian Ēollaku

“Kur ky njeri dėshiron tė ma marrė fytyrėn mua dhe t’i lajė duart me gjakun tim, atėherė do tė ketė shumė telashe me mua’, tha personalisht Hashim Thaēi”. Kėshtu kishte thėnė Gjergj Dedaj, kryetar i Partisė Liberale tė Kosovės, pas shkarkimit qė i kishte bėrė Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nga posti i zėvendėsministrit tė Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit nė vitin 2010, dhe atė vetėm pak ditė pasi e kishte emėruar nė atė pozitė.

Madje, ai kishte shkuar aq larg, saqė i kishte dhėnė ultimatum Thaēit qė, nėse nuk do ta “pėrmirėsonte” gabimin, do t’ia hapte letrat dhe nė Kosovė do tė bėhej “kiameti”. Nuk shkoi shumė dhe Gjergj Dedaj i “hapi” ato qė pati. Letrat, pra.

Asgjė nuk ndodhi. As u trondit opinioni kosovar, e aq mė pak kiameti i paralajmėruar nė Kosovė. Letrat e Gjergjit, thjesht i mori era…Asgjė nuk ndodhi, ama bash asgjė.

——————————–

Nė stilin alla Gjergj Dedaj po luajnė sot edhe disa prej politikanėve mė me ndikim nė vend. Hiē mė larg se tė premten, nė seancėn e fundit tė Kuvendit tė Kosovės, ku u debatua pėr protestėn e Vetėvendosjes sė 14 janarit, e ku pati akuza e kundėrakuza tė shumta ndėrmjet deputetėve, kryeministri Hashim Thaēi dhe deputeti i Vetėvendosjes, Rexhep Selimi kėrcėnuan njėri-tjetrin me “hapje letrash”.

“Mė mirė tė mos i hapim letrat se pastaj…”, thoshte kryeministri Thaēi, duke iu drejtuar deputetit tė Vetėvendosjes, Rexhep Selimit.Ponė tė njėjtėn mėnyrė, me kėrcėnim letrash, edhe ky i fundit iu kundėrpėrgjigj Thaēit.

Slogani “mos fol se t’i hapi letrat”, ėshtė “modeli” mė i mirė pėr t’i shantazhuar tė tjerėt. Tash e 12 vjet prej se ka pėrfunduar lufta, me qindra herė ėshtė pėrdorur kjo shprehje kėrcėnuese.

Megjithatė, letrat asnjėherė nuk u hapėn. Thuajse askush kundrejt askujt nuk duan tė hapin letrat. Por, edhe ato pak “letra” qė u hapėn, ishin kot, njė asgjė.

Tash e 12 vjet qytetarėt e Kosovės kanė qenė mė se kureshtarė t’i shohin tė hapura ato “letra”. Ata janė shumė kureshtarė tė dinė se ēfarė janė ato “letra”, ēka ka nė to, kush pėrfshihet nė to…

Andaj, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, deputeti Rexhep Selimi, si dhe tė gjithė tė tjerėt ėshtė mirė qė t’i hapin “letrat”, kuptohet nėse i kanė. Ose tė heshtin, tė mos bėjnė lojė me blofe letrash. Tekefundit, hapja e atyre letrave jo vetėm qė do tė ishte nė interes tė opinionit kosovar dhe tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi, por ėshtė obligim par ekselence i secilit qytetar, e lėre mė atyre qė bėjnė ligjin, qė nėse kanė diēka t’i procedojnė menjėherė tek organet e drejtėsisė. E jo “letrat” t’i mbajnė nėpėr xhepa pėr tė shantazhuar dikė nė interes tė vetes apo grupit tė cilit i pėrket.

Kjo puna e “hapjes sė letrave” mė tepėr flet pėr mentalitetin dhe nivelin e politikanėve, sesa pėr diēka serioze. Sikur tė kishte diēka tė vėrtetė nė kėto “letra”, tash e 12 vjet vetėm Zoti mund ta dinte se ēka do tė ndodhte me Kosovėn. Ndoshta do tė bėhej edhe kiameti, por ja qė shpėtuam. Dhe atė falė politikanėve tė “pėrgjegjshėm”, tė cilėt me moshapjen e “letrave” po e shpėtojnė kėtė popull dhe shtetin e Kosovės.

Politikanėt e Kosovės, duke filluar nga Hashim Thaēi e mė poshtė, do tė ishte shumė mė mirė qė tė merren me problemet e qytetarėve tė vendit, me hallet e tyre, me obligimet qė i kanė marrė nga vota e tyre sesa tė merren me dosarė letrash tė kota. Sepse, hapjes sė letrave mė nuk iu beson askush, madje as vetė ata qė po i pėrmendin vazhdimisht.

Nėse i kanė ato “letra”, ėshtė dashur qysh moti t’i dorėzojnė tek organet e drejtėsisė, sepse mbajtja e “fshehtė” e tyre dhe pėrdorimi vetėm pėr t’i shantazhuar tė tjerėt pos qė ėshtė shkelje e ligjit, ėshtė edhe cenim i rendit ligjor e kushtetues tė vendit. Nė njė shtet normal e demokratik, mbajtja sekrete e tyre secilit zyrtar do t’i kushtonte shumė, madje edhe me humbje tė karrierės politike.
/MapoOnline/


__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:17.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.