Titulli: Lajme nga bota Islame
Zvicra diskriminon myslimanėt
Mė tė diskriminuarit nė kėtė mes janė njerėzit nga Ballkani dhe nė veēanti shqiptarėt, thuhet nė raport.
E premte 10 Shkurt 2012
Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė (OSBE) i ka drejtuar Zvicrės njė raport kritik nė lidhe me trajtimin e myslimanėve nė kėtė vend. Siē njoftojnė mediet zvicerane, myslimanėt nė Zvicėr po i nėnshtrohen diskriminimit nė rritje.
Raporti nėnvizon se intoleranca ndaj myslimanėve ėshtė rritur nė dhjetė vitet e fundit (nga sulmet terroriste tė11 shtatorit). Mė tė diskriminuarit nė kėtė mes janė njerėzit nga Ballkani dhe nė veēanti shqiptarėt, thuhet nė raport.
Kėshtu, migrantėt shqiptarė dhe boshnjakė nuk identifikohen (nga zviceranėt) mė me etninė e tyre por me fenė.
Diskriminimi mė i hapur me tė cilin ballafaqohen myslimanėt, thuhet mė tutje nė raport, shihet me rastin e kėrkesave tė tyre pėr marrje tė shtetėsisė dhe nė vendin e punės. Pėr tė evituar problemin e diskriminimit, OSBE i rekomandon Zvicrės tė mbėshtesė themelimin e njė organizate-ēati qė do tė pėrfaqėsonte tė gjithė myslimanėt e kėtushėm.
Raporti mbėshtetet nė vėzhgimet qė kanė bėrė tre vėzhgues tė OSBE-sė gjatė qėndrimit tė tyre nė Zvicėr, nė nėntorin e vitit tė kaluar.
Mediet zvicerane po kėshtu raportojnė pėr pėrpjekjet pėr themelimin e njė Parlamenti tė myslimanėve nė Zvicėr. Kėto pėrpjekje janė iniciuar nga dy organizata qė tubojnė myslimanėt: KIOS dhe FIDS dhe pritet qė nga fundi i vitit tė fillojė puna konkrete rreth themelimit tė kėtij parlamenti.
Organizata islame qė konsiderohet ė radikale, Kėshilli Qendror Islamik i Zvicrės me seli nė Biel-Bienne, ka deklaruar se nuk merr pjesė nė pėrpjekjet pėr kėtė parlament, pasi qė, sipas saj, nuk ėshtė ftuar. /albinfo/
|