Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 20-02-12, 13:16   #1
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Angry Thaēi e pranon fusnotėn me Rezolutėn 1244

Thaēi e pranon fusnotėn me Rezolutėn 1244

Pas paqartėsive disajavore rreth pėrfaqėsimit tė Kosovės nė forumet dhe nismat rajonale, Prishtina zyrtare u shpreh nė mbėshtetje tė njė modeli ku do tė merrej parasysh edhe rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara - siē kishte insistuar Serbia - por edhe Deklarata e shpalljes sė pavarėsisė sė vendit dhe mendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr ligjshmėrinė e aktit tė shpalljes sė pavarėsisė.


Pėr zhbllokimin e ngėrēit tė deritashėm rreth kėsaj ēėshtjeje, nė njė bisedė telefonike me “Radion Evropa e Lirė” foli e kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi.

Ai tha se modeli aktual pėr pėrfaqėsimin e Kosovės nė forumet rajonale ėshtė i balancuar, meqė merr parasysh dy realitetet ekzistuese - atė tė Kosovės sė pavarur dhe atė tė Serbisė qė nuk e njeh shtetėsinė e saj.

“Nė bashkėpunimin regjional, nė tė njėjtėn kohė, Kosova do tė pėrfaqėsohet me Deklaratėn e Pavarėsisė - pra do tė merret parasysh Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės e 17 Shkurtit 2008 - e gjithashtu opinioni i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė qė rikonfirmon edhe ndėrkombėtarisht pavarėsinė e Kosovės, dhe Rezoluta 12 44 qė njeh dhe garanton integritetin territorial tė Republikės sė Kosovės dhe prezencėn e NATO-s nė Kosovė”, u shpreh kryeministri Thaēi.

Deri vonė, nė opinionin publik patėn qarkulluar ide tė ndryshme pėr mėnyrėn e pėrfaqėsimit tė Kosovės nė nismat rajonale. Thuhej se nė kėto nisma Kosova do tė pėrfaqėsohej pa fjalėn “Republikė” dhe me njė fusnotė qė do tė pėrmbante disa sqarime pėr Kosovėn.

I pyetur se a ėshtė pajtuar pala kosovare pėr heqjen e fjalės “Republikė” nga pėrfaqėsimi i vendit nė kėto organizime, kreu i ekzekutivit tė Kosovės u shpreh: “Pėr ne nuk kanė qenė me rėndėsi formulimet dhe simbolikat. Pėr ne ėshtė me rėndėsi agjenda evropiane, pėrshpejtimi i pakos evropiane pėr Republikėn e Kosovės”!

Pėrmirėsimi i marrėdhėnieve me Kosovėn i ishte pėrmendur Beogradit si parakusht pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian. Vendimi pėr kėtė ēėshtje pritet tė merret nė fillim tė muajit tė ardhshėm, por kryeministri Thaēi shfaqi shpresėn se pas zhvillimeve diplomatike tė sė shtunės edhe pėr Kosovėn pritet tė ketė pėrshpejtim tė agjendės evropiane.

“Ka njė rritje tė vetėdijesimit nė domosdoshmėrinė e lėvizjes sė shpejtė tė Kosovės drejt agjendės evropiane. E theksoj se Brukseli, padrejtėsisht, ka pasur hezitime nė ofertėn evropiane pėr Kosovėn. Kosovarėt janė evropianėt mė tė rinj, kanė merituar dhe meritojnė lėvizje mė tė shpejtė, sepse kemi implementuar agjendė tė rėndėsishme evropiane”, theksoi kryeministri Thaēi.

Megjithėkėtė, nga Serbia nuk ka ende ndonjė sinjal pėr pėrqafimin eventual tė modelit tė pėrmendur nga kryeministri Thaēi.

Paraqitja e modelit nė fjalė erdhi pas presioneve tė shumta qė Bashkimi Evropian dhe Washingtoni zyrtar u bėnė palėve tė pėrfshira nė dialogun e ndėrmjetėsuar nga BE-ja.
Telegrafi

I kisha propozue Hashimit dhe pėrkrahsve tė tij dhe gjithė pėrkrahėsve tė kėsaj ideje me lexue Rezolutėn 1244.
Te shohin se qka pėrmban rezoluta 1244


.


Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:50.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.