Filozofia pėr Ēlirimin e Shqiptarve sipas Ukshin Hotit
Ukshin Hoti me vetėdije ėshtė sakrifikuar pėr brezat e rinj
Nė organizimin e Lėvizjes Vetėvendosje, nė Prishtinė u mbajt tribuna kushtuar veprimtarit Ukshin Hoti, me temėn Mendimi i Ukshin Hotit: vazhdimi i luftės pėr ēlirim nė terrenin e teorisė. Me kėtė rast, u elaborua filozofia politika e Ukshin Hotit si tribun, intelektual, politikan e shkencėtar....
Deputeti i Vetėvendosjes, Glauk Konjufca, paraqiti nė tribunė tezat sipas tij, themelore tė filozofisė sė Ukshin Hotit, duke cituar pjesė nga veprat e tij rreth filozofisė politike.
Konjufca, tha se nė filozofinė e Hotit pjesė e pandashme ishte teza qė liria nuk ėshtė ruajtje e jetės dhe konservimi i saj, por ēlirim i kreativitetit tė njė populli. Konjufca shkoqiti nė tezat e saj qasjen filozofike tė Ukshin Hotit pėr bashkimin kombėtar tė shqiptarėve.
Bashkimi kombėtar duhet tė jetė hapi i parė drejt Bashkimit Evropian, thotė Ukshin Hoti. Pa shqiptarėt e bashkuar nuk mund tė ketė Evropė tė bashkuar. Bashkimi kombėtar shqiptar i ndihmon Bashkimit Evropian. Kjo tezė e Ukshin Hotit ėshtė aktuale edhe tani, sidomos tani kur politika zyrtare shqiptare nė Kosovė e nė Shqipėri e ka pėrmbysur kėtė tezė, tha Konjufca.
Sipas Konjufcės, kėrkesa e Ukshin Hotit pėr Republikė brenda Jugosllavisė, ėshtė kėrkesa mė radikale se bashkimi kombėtar, sepse sipas tij, ish Jugosllavia si e tillė ka mundur tė jetonte si ngrehinė, vetėm nė kurriz tė shqiptarėve dhe njė kėrkesė e tillė, cėnonte pikėrisht qenien e kėsaj ngrehine.
Nė tribunė foli edhe vėllai i Ukshin Hotit, deputeti Afrim Hoti, i cili tha se Ukshin Hoti me vetėdije ėshtė sakrifikuar pėr brezat e rinj.
Nė bisedat e gjata qė kam bėrė me bacėn Ukė mbi proceset politike dhe historike qė atėbotė po zhvilloheshin nė hapėsirėn e kėtij nėnqielli, konstatimi mė i shpeshtė qė kam dėgjuar prej tij ishte se po sakrifikohej me vetėdije tė plotė pėr brezat qė do tė vijnė pas tij, tha Hoti.
Gjatė tribunės u lexuan sinteza tė Ukshin Hotit, tė cilat, autorėt i quajnė idealizėm realist hotian.
Ukshin Hoti ka lindur mė 1943 nė Krushė tė Madhe tė Rahovecit. Shkollėn fillore dhe atė tė mesme i kreu nė Prizren dhe Prishtinė.
Shkencat politike i kreu nė Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu nė Beograd nė seksionin pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare politike dhe ekonomike.
Mė pas specializoi edhe nė universitete amerikane. Hoti u dėnua disa herė nga regjimi jugosllav, ndėrsa burgosja e tij e fundit ishte nė vitin 1994, kur u dėnua mė 5 vjet.
Mė 16 maj tė vitit 1999 kishte mbaruar afati i vuajtjes sė dėnimit dhe sipas dėshmitarėve shqiptarė tė burgosur nė Dubravė, atė ditė zyrtarė tė sigurimit serb e kishin nxjerrė nga burgu. Pėr fatin e Ukshin Hotit, nuk dihet as sot e kėsaj dite qė nga viti 1999.
(Bajram Lani)
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga murrizi : 04-03-12 nė 10:51
|