Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 29-07-12, 18:50   #1
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,493
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Zgjerimi Evropjan

Bashkėpunimi i suksesshėm ndihmon zgjerimin ( Stefan Fule e Nicolai Wammen).


Nė gjashtė muajt e fundit kemi pasur progres tė madh nė dosjen e zgjerimit pėr shkak tė bashkėpunimit ndėrmjet Komisionit Evropian dhe Presidencės daneze. Nė fillim ne ishim shumė tė vetėdijshėm rreth nevojės pėr mbajtjen e impulsit tė zgjerimit nė mes tė krizės financiare. Tani, kur zgjerimi ėshtė prioritet nė agjendat tona, ėshtė e drejtė tė themi se ne jo vetėm qė e kemi mbajtur impulsin por ne nė tė vėrtetė e kemi rritur atė. Ky progres dhe interesimi i rritur i shteteve fqinje e edhe shteteve tė tjera pėr t’u anėtarėsuar nė BE janė zėri mė i fuqishėm i besimit nė projektin evropian

Dhėnia e statusit tė kandidatit Serbisė nga ana e Kėshillit Evropian mė 1 mars 2012 ka ardhur nė masė tė madhe si rrjedhojė e vendosmėrisė dhe e vizionit tė lidershipit serb, prioritetit tė tė gjitha institucioneve shtetėrore tė Serbisė pėr agjendėn e BE-sė pėr reforma dhe efikasitet tė rritur tė Serbisė nė adaptimin dhe implementimin e reformave kyē, veēanėrisht nėnkriteret politike. Marrėdhėniet tona me Serbinė tani janė bartur nė njė nivel mė tė lartė me fokus nė progresin qė e ka arritur Serbia nė normalizimin e mėtejmė tė marrėdhėnieve ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės dhe nė kontinuitetin dhe implementimin e reformave, sidomos nė lėmenj kyē, sikurse nė gjyqėsor dhe luftėn kundėr korrupsionit. Ne jemi tė bindur se Serbia do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė bashkėpunimin rajonal, duke e mbėshtetur dhe rritur pajtimin nė regjionin i cili ėshtė ballafaquar me konflikte tė mėdha nė tė kaluarėn e afėrt.

Negociatat pėr anėtarėsim me Malin e Zi kanė filluar mė 29 qershor. Fillimi i negociatave ėshtė sukses pėr Malin e Zi, autoritetet e vendit, politikanėt dhe shoqėrinė e Malit tė Zi. Konsensusi i gjerė nacional dhe pėrpjekjet pėr reforma janė shpaguar. Ato gjithashtu konfirmojnė se ne i gjykojmė kandidatėt nė bazė tė meritės sė tyre. Mali i Zi tanimė ka arritur shumė. Mirėpo ende duhet tė punohet. Kjo fazė e ardhshme e procesit tė anėtarėsimit do tė thotė mė tepėr punė nė shumė mė tepėr lėmenj me fokus tė vazhdueshėm nė lirinė fondamentale, gjyqėsor, nė luftė kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar.

I tėrė regjioni i Ballkanit Perėndimor po shkon pėrpara. Ne kemi nisur dialogun e nivelit tė lartė pėr anėtarėsim me ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė. Kjo siguron platformėn pėr njė diskutim intensiv, substancial pėr modernizim tė reformave qė janė tė lidhura me BE-nė. Diskutimi fokusohet nė caqet dhe veprimet konkrete pėr tė bartur procesin e reformave mė tej nė pesė lėmenj kyē: lirinė e tė shprehurit nė media, sundimin e ligjit, reformat e administrimit publik, reformat elektorale, pėrforcimin e ekonomisė sė tregut.

Nė qershor, ne gjithashtu kemi nisur dialogun e nivelit tė lartė pėr procesin e anėtarėsimit me Bosnjė-Hercegovinėn pėr tė ndihmuar qė ky dialog tė shkojė mė tej drejt BE-sė, duke shpjeguar kėrkesat dhe metodologjinė e negociatave pėr anėtarėsim dhe nė mėnyrė konkrete ēka pritet prej Bosnjė-Hercegovinės nė procesin e anėtarėsimit nė BE. Ne shpresojmė qė, sa mė parė tė jetė e mundur, Bosnjė-Hercegovina tė jetė e gatshme t’i plotėsojė kėrkesat qė Marrėveshja e stabilizim-asocimit tė hyjė nė fuqi dhe qė shteti sė shpejti tė jetė nė gjendje t’i plotėsojė kushtet e mbetura pėr aplikim kredibil pėr anėtarėsim nė BE.

Gjithashtu, gjatė muajve tė pranverės ne kemi nisur studimin e fizibilitetit pėr Kosovėn. Objektiva e studimit tė fizibilitetit ėshtė tė sigurohet njė analizė gjithėpėrfshirėse dhe e thellė e gatishmėrisė sė Kosovės pėr tė negociuar dhe eventualisht tė implementojė Marrėveshjen e stabilizim-asociimit qė formon bazėn ligjore tė marrėdhėnieve tė Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perėndimor dhe njė hap mė afėr anėtarėsimit. Studimi do tė fokusohet nė aspektet politike, ekonomike dhe ligjore tė gatishmėrisė sė Kosovės pėr Marrėveshjen e stabilizim-asociimit. Pas nisjes sė dialogut me Kosovėn pėr liberalizim tė vizave, nė janar, Komisioni ia ka dorėzuar udhėrrėfyesin Qeverisė sė Kosovės nė qershor, duke e sjellė udhėtimin pa viza njė hap mė afėr qytetarėve tė Kosovės.

Nė Shqipėri, pas arritjes sė marrėveshjes politike ndėrmjet qeverisė dhe opozitės, nė nėntor tė 2011, pėrpjekje tė mėdha janė bėrė nė 2012-n nga tė dyja palėt politike pėr tė zhvilluar reformat mė tej. Progresi i mėtejmė do tė varet nė masė tė madhe prej stabilitetit dhe qėndrueshmėrisė sė dialogut ndėrmjet forcave politike dhe gjithashtu Shqipėria duhet tė arrijė rezultate konkrete dhe tė prekshme nė adresimin e reformave qė janė tė lidhura me Bashkimin Evropian, tė njohura si 12 prioritetet ky¬ē.

Nėse e shikojmė Islandėn, progres i mirė ėshtė arritur nė negociatat pėr anėtarėsim me pjesėmarrje aktive dhe mbėshtetje tė presidencės daneze. Qasja jonė ka marrė parasysh karakteristikat e Islandės pėrderisa nė tė njėjtėn kohė ėshtė respektuar korniza e cila e mbėshtet procesin e negociatave. Pėr sa i pėrket konferencės ndėrqeveritare tė 22 qershorit, janė hapur 18 kapituj, 10 prej tė cilėve janė mbyllur kushtimisht.

Krijimi i agjendės pozitive me Turqinė, duke mbuluar njė gamė tė gjerė tė interesit tė pėrbashkėt dhe puna qė ėshtė bėrė nė kėtė kontekst ka qenė njė hap i rėndėsishėm mė tej. Kjo iniciativė ėshtė urė jo mbi apo rreth negociatave tė anėtarėsimit, por drejt tyre. Komisioni, Presidenca daneze dhe kolegėt tanė turq kanė punuar shumė pėr tė kthyer atė qė dukej si koncept para disa muajsh nė njė kornizė tė re tė qasjes pozitive nė marrėdhėniet tona pozitive. Miratimi i konkludimeve tė Kėshillit nė fund tė qershorit qė pėrmend qartė – pėr herė tė parė - perspektivėn e liberalizimit tė vizave pėr Turqinė demonstron pėrpjekjet e fuqishme tė Bashkimit Evropian pėr tė ecur pėrpara pėr njė ēėshtje qė ėshtė aq e rėndėsishme pėr Turqinė dhe pėr qytetarėt e saj.

Si konkludim, gjatė gjashtė muajve tė fundit Komisioni dhe Presidenca daneze kanė punuar sė bashku duke identifikuar zgjidhjet mė praktike dhe mėnyrat fleksibile pėr t'i afruar BE-sė ato shtete tė tjera fqinje qė dėshirojnė tė ndajnė me ne demokracinė, prosperitetin dhe stabilitetin. Themelet janė vėnė ashtu qė BE-ja tė mund tė vazhdojė tė zgjerohet dhe duke e thelluar integrimin e vet tė brendshėm ajo do tė jetė mė e fortė pėr tė.


__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga murrizi : 29-07-12 nė 18:52
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:51.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.