Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 06-09-12, 11:40   #11
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Re: Lajme Aktuale....

Vrasje e rrallė gjatė tubimit politik nė Kanada Monreal, 05 shtator - Nė Kanada, policia tha se njė person ėshtė vrarė dhe njė tjetėr ėshtė plagosur, pasi qė njė person ka hapur zjarr brenda njė salle ku kryeministrja e zgjedhur e provincės sė Kuebekut po mbante fjalimin e fitores pas zgjedhjeve nė vend.

Kryeministrja e ardhshme, Paulinė Marua, ėshtė larguar nga skena nga ana e truprojave tė saj, dhe nuk ėshtė lėnduar nė incidentin qė ndodhi rreth mesnatės tė martėn nė Monreal.

Marua, lidere e partisė separatiste tė Kuebekut(PQ) e cila kėrkon pavarėsi pėr provicnėn kryesisht frengjishtfolėses, mė vonė ėshtė kthyer ne skenė pėr ta mbaruar fjalimin.

Policia tha se e ka arrestuar njė 50 vjeēar nė lidhje me tė shtėnat.

Autoritetet thanė se i dyshuari ka ndezur njė zjarr tė vogėl prapa ndėrtesės para se tė arrestohej.

Motivi i dhunės nuk u qartėsua menjėherė.

Raportohet se i dyshuari ka brohoritur “ Anglezet po zgjohen!” nė kohėn e arrestimit.

Dhuna e motivuar politikisht ėshtė tepėr e rrallė nė Kanada, derisa njė incident i tillė ka ndodhur nė vitin 1970.



Klinton nominon Obamėn
Uashington, 6 shtator - Nė njė fjalim mbajtur nė konventėn kombėtare tė Partisė Demokratike, ish-presidenti Bill Klinton ka nominuar zyrtarisht Barak Obamėn, duke iu apeluar miliona amerikanėve nėn presion, qė ta mbėshtesin presidentin pėr njė mandat tė dytė nė Shtėpinė e Bardhė.

Nė fjalimin e tij nė natėn e dytė tė konventės nė Sharllotė tė Karolinės Veriore, Klinton mbrojti politikat e presidentit, duke thėnė se "qasja e presidentit Obama mishėron vlerat, idealet dhe drejtimin qė Amerika duhet ta marrė pėr tė ndėrtuar versionin e shekullit tė 21-tė tė ėndrrės amerikane".

Obama, i cili do t'i drejtohet konventės tė enjten, ėshtė duke u sfiduar nga Mit Romni, ish-guvernator i Masaēusetisti, nė zgjedhjet presidenciale tė 6 nėntorit. Sondazhet e opinionit tregojnė se Obama mban njė epėrsi tė lehtė ndaj Romnit.



Vriten pesė persona nė Francė
Grenobėl, 5 shtator - Pesė persona janė vrarė nė njė sulm tė atmatosur nė pjesėn lindore tė Francės, njoftoi xhandarmėria. Tre persona janė gjetur tė vdekur me plagė nga armė zjarri nė njė automobil, me targa angleze, rreth liqenit Anesi.

I vrari i katėrt ka qenė ēiklist i cili ka qenė i shtrirė nė afėrsi tė automjetit. Nė vendin e incidentit tė pėrgjakur ėshtė gjetur edhe njė vajzė e lėnduar, e cila pasi qė ėshtė dėrguar nė spital iu nėnshtrua lėndimeve.

Tani pėr tani nuk ka informata se kush e ka kryer vrasjen dhe cilat janė arsyet pėr tė njejtėn.



BQE diskuton masat e reja kundėr krizės
Bruksel, 06 shtatot - Banka Qendrore Evropiane pritet tė njoftojė masat tė reja pėr tė tejkaluar thellimin e krizės sė borxhit nė eurozonė.

Presidenti i Bankės, Mario Dragi ka thėnė se ėshtė i gatshėm tė bėjė ēfarėdo pėr ta ruajtur euron.

Nė mbledhjen e rregullt mujore politike tė bankės, Dragi pritet tė njoftojė planet pėr tė blerė bono qeveritare tė ekonomive nė vėshtirėsi tė eurozonės, sic ėshtė Spanja dhe Italia, me qėllim tė uljes sė kostove tė tyre tė huamarrjes.

Me normat aktuale, tė dy vendet do ta kenė vėshtirė qė tė marrin hua nė tregjet financiare dhe do tė detyrohen qė tė kėrkojnė pako shpėtimi nga partnerėt e tyre tė BE-sė.

Por, programi pėr blerjen e bonove ka kundėrshtarė tė fuqishėm, pėrfshirė shumė politikanė nė Gjermani.


Liga Arabe, Siria urgjentisht tė ndėrpresė me dhunėn Kajro, 6 shtator - Ministrat e punėve tė jashtme tė vendeve nga Liga arabe i bėnė thirrje regjimit sirian urgjentisht ta ndėrpresė dhunėn dhe i dėnuan vrasjet e civilėve, tė kryera si nga forcat qeveritare, ashtu edhe nga opozita.

"Ne e dėnojmė dhunėn dhe vrasjen e civilėve nga tė gjitha palėt e konfliktit", theksojnė ministrat nė deklaratėn pėrfundimtare nė takimin nė Kajro.

Nė dokument i bėhet thirrje Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara qė t'i ndėrmarrė tė gjitha masat e domosdoshme pėr nxjerrjen para Gjykatės ndėrkombėtare tė tė gjithė atyre qė kanė kryer krime kundėr njerėzimit.

Ministrat shprehėn shqetėsim tė thellė edhe nga keqėsimi i gjendjes humanitare nė Siri. Kryeministri i Katarit, Hamid bin Jasem, i cili e kryeson komisionin ministror pėr krizėn siriane do tė bisedojė me pėrfaėqsuesin e ri ndėrkombėtar pėr Sirinė, Lahdar Brahimi rreth mėnyrave tė reja pėr ndėrprerje tė vuajtjeve tė popullit sirian.

Zgjidhja ushtarake e konfliktit nė Siri ėshtė e dėnuar me mossukses, deklaroi sekretari i pėrgjithshėm i Ligės arabe, Nabil al Arabi nė fund tė takimit.

"Skenari ushtarak nuk do ta zgjidhė krizėn siriane. Ėshtė e domosdoshme tė kėrkojmė zgjidhje politike, tė cilėn do ta pėrgatisin tė gjitha palėt", theksoi Arabi.



Klinton: Prania nė Rajonin aziatik-paqėsor nuk ėshtė kundėr askujt
Dili, 6 shtator - Prania e SHBA-sė nė Rajonin aziatik-paqėsor nuk ėshtė e kahėzuar "kundėr cilit do shtet tjetėr", deklaroi sot sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton. Ajo dha deklaratė gjatė vizitės nė atė pjesėm tė botės.

Udhėtimi dhjetėditor nėpėr gjashtė shtete tė rajonit dėrgon "porosi tė qartė dhe tė hapur se SHBA ishte dhe do tė jetė fuqi paqėsore", deklaroi Klinton nė Timorin Lindor.

"Nuk jemi kėtu kundėr asnjė shteti. Konsiderojmė se Azia dhe Rajoni paqėsor janė mjaft tė mėdhenj pėr tė lejuar shumė shtete tė marrin pjesė nė aksione tė asaj pjese tė botės", shtoi ajo. Lidhur me marrėdhėniet me Kinėn pėr Sirinė, Klinton shfaqi bindje se tė dy fuqitė po pėrpiqen tė "gjejnė fushė mė tė gjerė pėr mirėkuptim", por pa evituar "dialogun e hapur".

Ajo theksoi se dėshiron tė "sjellė ndihmė mė tė madhe" nė Timorin Lindor, shtet i cili ėshtė i pavarur qė prej vitit 2002. Si edhe e tėrė vizita e Klintonit, vizita nė Timor konsiderohet si hap me tė cilin Uashingtoni dėshiron ta zbusė fuqinė e rritur tė Kinės, njėherit Pekini ėshtė ndėr investuesit dhe donatorėt kryesorė pėr shtetin e vogėl.

SHBA-ja tashmė po e pėrforcon praninė ushtarake nė Darvin, port nė Australinė veriore, saktė pėrballė Timorrit ku pėr momentin ka 2.500 marinca. Nga Dili ajo niset pėr nė Brunei, e mė pas do tė marrė pjesė nė Vlladivostok mė 8 dhe 9 shtatir nė takim tė kreut tė Bashkėpunimit ekonomik aziatik-paqėsor.



Debat i gjatė dhe i nxehtė pėr propozim-ligjin e ish forcave tė sigurisė maqedonase
Shkup, 6 shtator - Duke i lexuar dhe komentuar nen pėr neni ligjet e Kushtetutės sė Maqedonisė, deputeti i BDI-sė, Talat Xhaferri e ka vazhduar debatin pėr propozim-ligjin pėr tė drejtat e veēanta tė forcave tė sigurisė qė kanė marrė pjesė nė konflitkin e vitit 2001.

Nė ditėn e dytė tė diksutimit nė kuadėr tė komisionit tė kuvendit pėr punė dhe politikė sociale, Talat Xhaferri tha se partia e tij do t’i shfrytėzojė tė gjitha format dhe mekanizmat pėr tė mos e lejuar qė ky ligj tė miratohet nė kėtė mėnyrė siē ėshtė propozuar.

Ai ka kėrkuar qė nė kėtė ligj tė inkoroporohen tė gjithė tė dėmtuarit e konfliktit tė armatosur, ose ai tė largohet nga procedura parlamentare. Ai ka porositur qė nuk mund tė votojnė njė ligj qė ėshtė nė interes tė kundėrt tė atyre qė ne i pėrfaqėsojmė.

“Kėtu nuk ka ndikim subjekti politik tė cilin kėtu e pėrfaqėsojmė, por vendimtare ėshtė besimi jonė se ligji ėshtė nė kundėrshtim me interesin e atyre qė na kanė votuar”, tha Xhaferri. Nė fjalimin e tij Xhaferri tha se do ta pėrsėritė qėndrimin e deklaruar mė parė nga BDI dhe PDSH, se ligji ėshtė nė kundėrshtim me Kushtetutėn, me Marrėveshjen e Ohrit dhe me shumė ligje tė tjera.







__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:16.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.