Sa keq qe ne FD ka shume talenta te pazbuluar , gjeni, ishalla si zbulon UFO se vjen i vjedh

,
Qka jeni more tu fol palidhje krejte jane qu ne kembe e po thojne qe ky u kan anti-shqiptar, e ju po qitni petlla ne uje, demek ju qaq intelegjent e po i shihni senet qe analistat e njerezit adekuat te angazhuar ne mbledhjen e fakteve te historise sone spo i shohin...
Pajtohem me anetarin Guri i madh
Marrėveshja mes Zogut dhe Pashiqit
18-11-2012 18:05 CET
Gazeta Tema nė Shqipėri ka publikuar tė plotė tekstin e Marrėveshjes ndėrmjet Ahmet Zogut dhe Kryeministrit Serb tė asaj kohe, Nikolla Pashiq (marrėveshje e nėnshkruar nė vitin 1924 nė kėmbim tė ndihmės qė serbėt i dhanė Zogut pėr tu rikthyer nė Shqipėri duke luftuar qeverinė e Fan S. Nolit).
1. Shqipėria angazhohet ti bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.
2. Kryetar i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do tė njohė dinastinė Karagjorgjeviq.
3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet diplomatike dhe ushtarake, do tė njohė Ahmet Zogun si kryetar shteti
dhe i atribuon me njė herė njė kontribut vjetor tė shtetit.
4. Ministria e Luftės Shqiptare do tė anulohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė ketė njė ushtri Kombėtare.
5. Shqipėria do tė mbajė njė xhandarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e brendshme tė vendit pėr tė ndaluar e shfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėr Ahmet Zogut dhe kundėr regjimit tė vendosur prej tij.
6. Nė kėtė xhandarmėri do tė bėjnė pjesė edhe oficerė rusė tė ish ushtrisė tė Gjeneralit Vrangel qė tashti ndodhet nė Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do tė mbajė atė xhandarmėri me mjete financiare dhe armė.
7. Nė xhandarmėri mund tė hyjnė pėr tė shėrbyer edhe oficerė jugosllavė dhe tė tjerė qė qeveria Jugosllave do tė pranojė nė interes tė dy vendeve.
8. Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė do tė stabilizohet njė bashkim doganor nė bazė tė sė cilės akordohet liri e plotė e importimeve dhe eksportimeve tė mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti nėpėrmes kufijve tė dy vendeve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve.
9. Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllavė do tė ngarkohen edhe pėr interesat e Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė zyra diplomatike dhe konsullata tė saja jashtė shtetit.
10. Qeveria shqiptare duhet tė deklarojė pranė Konferencės tė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit qė mbeten nė zotėrimin e Jugosllavisė.
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopojės dhe do ti bashkohet Hierarkisė Ortodokse tė Beogradit, kėshtu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do tė varet nga ajo Jugosllave.
12. Qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga njė politikė ngushtėsisht kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo angazhohet veē kėsaj qė tė mos pranojė nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė ditur dhe tė dyshimtė dhe segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės jugosllave.
13. Pėr ēdo koncesion qė Shqipėria do tė bėjė vendeve tė tjera, ajo ėshtė e detyruar tė marrė pėlqimin nga Jugosllavia.
14. Nė qoftė se Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh me qėllim pėr t“i pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria, jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr ti siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15. Qeveria Shqiptare nuk mund t“i deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.
16. Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy palėve.)
Marrėveshja Nikolla Pashiq Ahmet Zogu e gushtit tė vitit 1924
Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, Citohet sipas Faton Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e Dorės sė Zezė serbe nė trojet shqiptare, Prishtinė, 2004,f.207