Trojani i ri pėr Android pothuajse i pamundur pėr tu hequr
Firma e sigurisė Kaspersky ka zbuluar atė qė e ka konsideruar si trojanin mė tė sofistikuar deri mė sot. Ai ėshtė identifikuar nga Kaspersky si "
Backdoor.AndroidOS.Obad.a," dhe mund tė dėrgojė SMS nė numra premium, mund tė shkarkojė malware tė tjera si dhe ti instalojė ato nė pajisjen e infektuar. Gjithashtu, ai mund tu dėrgojė malware edhe pajisjeve tė tjera pėrmes Bluetooth-it apo tė realizojė komanda nga distanca.
Obad ka shfrytėzuar disa dobėsi mjaft tė vjetra sigurie tė Android-it, tė cilat kanė qenė tė pa dokumentuara, ēka vėshtirėson tejmase procesin e analizimit tė tij. Sapo ekzekutohet nė pajisje, trojani pėrpiqet tė marrė privilegjet e administratorit tė pajisjes. Nga ky moment, shndėrrohet nė njė makth tė vėrtetė.
Njė nga karakteristikat e kėtij Trojani ėshtė veprimi dashakeqės qė ekzekuton dhe nuk mund tė ndalohet pas momentit qė ka marrė tė drejtat e administratorit. Ai pėrdor njė dobėsi tė panjohur tė Android-it dhe pavarėsisht se ka tė drejtat e administratorit tė sistemit, nuk listohet si i tillė, u shpreh eksperti i Kaspersky-t Roman Unuchek. Kaspersky u shpreh se e kanė njoftuar Google-in nė lidhje me dobėsinė nė fjalė. Lajmi i mirė deri tani ėshtė se ai nuk ėshtė shumė i pėrhapur.
Sipas firmės ai nuk pėrbėn mė tepėr se 0.15% tė tė gjitha sulmeve malware nė pajisjet mobile.