Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
|
Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian
(Vijon)
Petro Luarasi
Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian
Dramat Vajza e Orleansit dhe Don Karlos, kritika botėrore i vlerėson nga mė tė bukurat kryevepra tė Shilerit. Kėto pėrkthime tė Skėnder Luarasit ishte planifikuar pėr botim nga drejtori i N. Sh. Botimeve, Drago Siliqi, sikurse dėshmohet nė revistėn Nėntori (artikulli Shileri nė shqip, nėntor, 1960: Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve ka nė plan pėr tė botuar dramat: Don Karlos dhe Vajza e Orleansit). Me rastin e 220-vjetorit tė lindjes tė Shilerit , nė vitin 1979, u lejua tė botohen disa fragmente tė dramės Don Karlos nė gazetėn Drita ( Drita, 11.11.1979, f.15) dhe nė revistėn Nėntori( Nėntori, nr.10, 1979, f.240-251).
Kritika e recenzentėve tė diktaturės shprehej se nė dramėn Vajza e Orleansit Shileri kishte dobėsi ideore, qe sentimental, idealist dhe figura e Zhanė dArkės, e rrethuar me njė atmosferė mistike, bėhej ireale. Sipas tyre Shileri nė kėtė dramė jo vetėm qė nuk ėshtė nė pararojė tė mendimit pėrparimtar tė kohės sė vet, siē ndodh nė drama tė tjera tė njohura tė tij, por mbetet nė pozitat e njė shkrimtari tė cilin romantizmi i shkėputur nga jeta nuk e lejon tė bėjė vlerėsime objektive dhe tė qėndrojė nė njė terren real. Ndonėse puna e pėrkthyesit nė kėtė vepėr ėshtė e mirė kjo dramė nuk mund tė botohet.
Redaksia e letėrsisė sė huaj
Pėrkundėr mendimit kritik zyrtar, nė debat me censorėt e Diktaturės Skėnder Luarasi theksonte se: Shileri ėshtė i pari nga gjithė shkrimtarėt, i cili shkroi me simpati pėr Zhanė dArkėn. Gėteja e ka vlerėsuar : Drama Vajza e Orleansit ėshtė kaq e bukur sa nuk di me cilėn ta krahasoj.
Autori nuk e ka kėrkuar heroinėn nė botėn ideale, por nė botėn reale: ajo ėshtė njė vajzė e thjeshtė fshatare qė bėn veten fli pėr ēlirim tė atdheut. Ngjarjet e pėrshkruara nė dramėn e Shilerit janė reale, historike, vetėm se vdekja e Zhanės ngjau jo nė zjarr por nė fushėn e luftės. Kėtė ndryshim autori e ka bėrė pėr efekt dramatik
Nė Vajzėn e Orleansit Shileri dėnon aristokracinė tradhėtare dhe shpreh besimin nė forcat e popullit e nė virtutet e tij morale tė larta. Kėtė e bėn nėpėrmjet njė vajze trime, sypatrembur e tė pushtuar nga dashuria pėr atdheun
.Zhanė dArka nė veprėn e Shilerit ndrin si njė shembull i dashurisė pėr atdhe. Pėrballė heroinės, vullneti i sė cilės bėn mrekullira, shohim pushtuesit anglezė tiranė, nėnė-zezėn mbretėreshė tė zhveshur nga ēdo motiv ideal, tradhėtarin dukė tė Burgundit tė etur pėr sundim e pasurim; mandej, edhe njė mbret tė zvetėnuar e njė aristokraci frėnge tė ēartur, tė pazonjėn e mosmirėnjohėse dhe klerin si mishėrimin e sė keqes e tė djallėzisė.
Kjo dramė pėrforcoi pėrgjithmonė popullaritetin e Shilerit dhe gjatė sundimit Napoleonik nxiti popullin gjerman nė luftėn nacional-ēlirimtare tė asaj kohe, kėtė e pohon historia e letėrsisė gjermane. Ėshtė pėrkthyer nė tė gjithė gjuhėt e pėrparuara tė botės.
Nė gjuhėn ruse e pėrktheu, i pari, Zhukovski dhe pas kėtij shumė e shumė tė tjerė. Pėr kėtė Bjelinski shkroi: Pėrkthimi i Zhukovskit ndihmoi letėrsinė ruse ta bėjė tė vetėn kėtė vepėr tė mrekullueshme. Ēaikovski shkroi operėn e tij Vajza e Orleansit nė bazė tė dramės sė Shilerit.
Ēernishevski shkroi nė Sovremenik, 1857: Poezia e Shilerit nuk do tė vdesė kurrė. Vetėm njerėz zemėrtharė e qė nuk e njohin jetėn mund ta quajnė Shilerin ėndėrrues e sentimental. Poezia e Shilerit nuk ėshtė sentimentale e lojė fantazije tė ėndėrruar. Pathosi i poezisė sė Shilerit ėshtė simpatia e flaktė pėr ēdo gjė fisnike dhe tė fortė nė njerėzinė.
Herceni: Poezia e Shilerit kurrė nuk e humbi influencėn e saj pėr mua. Kush e humbi shijen te Shileri ėshtė ose i mplakur, ose pedant ose i shterrur nga ndjenjat ose nuk ėshtė nė vete.
Unė mendoj se Vajza e Orleansit vlen tė njihet edhe nga shqiptarėt se ndihmon nė rritjen e personalitetit tė gruas shqiptare. Rinia shqiptare pėrmes kėsaj vepre do tė njohė mė mirė kohėn historike tė luftės 100-vjeēare dhe heroizmat e Zhanė dArkės, e cila jetoi e luftoi nė kohėn e Skėnderbeut, po pėr tė cilėn nė gjuhėn shqipe nuk ėshtė shkruar asgjė gjer tani.
Skėnder Luarasi
Skėnder Luarasi shqiperues i gjashtė veprave tė Fridrih Shilerit (Johann Christoph Friedrich von Schiller :
Wilhelm Tell (Vilhelm Teli, 1934), Kabale und Liebe (Intrigė e dashuri , 1955), Die Räuber (Hajdutėt, 1958), Fiesco (Fiesko, 1958), Die Jungfrau von Orleans (Vajza e Orleansit, 2007) dhe Don Karlos (Don Karlos, 2014)
|