vazhdim:
Gjat jetės sė tij Jezusi i kishte ftuar njerėzit pėr ta jetuar religjionin e zbuluar nga Allahu duke ua pėrkujtuar atyre pėr tė qenė shėrbyes tė ēiltėr tė Allahut. Ai i mėsonte ata nė urdhėrasat e Ungjillit. Duke i kritikuar mėsimet joprofesionale tė rabinėve, tė cilėt ishin pėrgjegjės pėr degjenerimin e religjionit legjitim, Jezusi i kishte abroguar direktivat qė ishin sajuar nga vetė rabinėt nga ēgjė kishin arritur pėrfitime personale. Ai i kishte ftuar fėmijėt e Izraelit nė Njėshmėrinė e Allahut, nė vėrtetėsinė dhe nė udhėheqjen e drejtė, pra nė tė trija kėto sė bashku. Versi qė qėndron nė kontekst me kėtė ėshtė kėshtu:
(Dhe unė vij te ju) si vėrtetim i asaj qė tashmė ėshtė (e njohur) nė Tevrat, e pėr t`ua lejuar njė pjesė tė asaj qė e kishit tė ndaluar. Unė vij te ju me njė shenjė nga Zoti juaj; frikonju Allahut e vėmani veshin mua.(sure 3:50 Al-Imran)
Megjithatė, pasi qė Jezusi e kishte braktisur kėtė botė, disa nga ithtarėt e tij tė mėvonshėm kishin filluar ta prishnin zbulesėn. Nėn ndikimin e disa ideve pagane, tė cilat kishin ardhur nga grekėt, ata e shpikėn besimin nė Trinitet (Ati, i Biri dhe Shpirti i Shenjtė). Nėn emrin e krishterizmit ndiqnin njė religjion plotėsisht tė ndryshėm kundrej atij tė vėrtetit. Nė ditėt e sotit krishterizmin e ndjek gadi ¼ e popullatės sė botės, pra krishterizmit qė ka tė bėjė me Jezusin. Megjithatė e vėrteta ėshtė krejt tjetėr. Shumė vite pas zhdukjes sė Jezusit nga skena, autorė tė ndryshėm kishin shkruar librat, tė cilat sot i njohim me emėrtimin Besėlidhja e Re(Dhjata e Re). Kėta autorė librat e tyre i kishin shkruar nė greqishte, pėrderisa gjuha e Jezusit dhe dishepujve tė tij ishté gjuha arameje, gjuhė kjo qė ėshtė e ngjashme me arabishten. Mė vonė, gjatė kohės pasuese, kėto shkrime i kishin pėrpiluar historianėt, gjė kjo qė kishte ēuar deri te ajo qė nė ditėn e sotme krishterizmi ka humbur shumė nga mėsimet e mirėfillta tė Jezusit.
Pas Jezusit Allahu e kishte dėrguar njė lajmėrues tė njė fisi tjetėr, ashtuqė nėpėrmjet tij iu ishte rizbuluar botės religjioni i mirėfilltė dhe Ai ia kishte dhėnė atij njė libėr tė fisėm. Ky i dėrguar ėshtė profeti Muhammed, kurse libri i fisėm ėshtė Kurani, deri sot zbulesa e vetme e pandryshuar.
Kurani i drejtohet tė gjithė njerėzve tė botės. Tė gjithė njerėzit, pa dallim moshe, janė tė pėrgjegjshėm pėr kėtė libėr pasi qė ta kenė ndėgjuar porosinė e Islamit. Sipas Kuranit ata do tė jenė tė gjykuar nė Ditėn e Gjyqit. Veēanėrisht ditėve tė sotme popujt e gjithė botės janė nė njėfarė mėnyre tė pėrbashkuar dhe falė depėrtimit tė teknologjisė janė bėrė njė lloj fisi nė vete. Nga akademikėt e sotėm bota quhet si fshat global. Si rrjedhojė e kėsaj ekzistojnė pak njerėz qė nuk janė nė dijeni pėr ekzistencėn e Kuranit apo qė nuk janė tė informuar pėr Islamin. Njė pjesė e madhe e njerėzimit beson nė Kuran, megjithėse nė mesin e tyre ka shumė qė nuk jetojnė sipas parimeve gjegjėse tė Kuranit.
Presim qė Jezusi tė kthehet nė Tokė dhe qė ti ftojė njerėzit nė rrugėn e drejtė. Lajmin e mirė pėr kėtė na e jep Allahu nė Kuran. Ashtu siē do ta trajtojmė kėtė temė nė kapitujt vijues tė kėtij libri, Jezusi ėshtė ngritur nga Allahu pranė Tij dhe se nuk ka vdekur fizikisht. Ai do tė kthehet nė Tokė dhe do tė bėjė qė tė mbisundojė Islami. Bota e krishterė dhe ajo muslimane janė nė pėrgatitje e sipėr pėr ta pritur ardhjen e kėtij vizituesi tė bekuar.
vazhdon...
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
|