Vdiq Papa Gjon Pali II
VATIKAN
Mbrėmė nė orėn 21:37 nė Vatikan vdiq Papa Gjon Pali i Dytė. Lajmi pėr vdekjen e tij u kumtua para mijėra njerėzve tė tubuar nė sheshin e Shėn Pjetrit. Karol Vojtyla, i lindur nė Poloni, u bė Papė nė vitin 1978. Ai ishte Ati i Shenjtė qė mė sė shumit kishte udhėtuar. Gjatė kėtyre vjetėve tė shėrbimit tė tij ai kishte vizituar 120 vende. Ai ishte Papa i parė, jo Italian, nė afro 5 shekuj. Nė vitin 1981 Papa e mbijetoi njė atentat.
Trupi i Papa Gjon Palit tė Dytė do tė ekspozohet nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit tė hėnėn pasdite, ka kumtuar Selia e Shenjtė. Prej atij momenti besimtarėt mund ti bėjnė nderimet e fundit pėr Papėn Gjon Palin e Dytė. Nuk ėshtė e qartė se kur do tė bėhet ceremonia e varrimit. Procesi i zgjedhjes sė Papės sė ri do tė filloj brenda 15 - 20 ditė. Nė kėtė process do tė marrin pjesė 117 kardinalė nmga mbarė bota.
PRISHTINĖ
Vdekja e Papa Gjon Palit tė Dytė ėshtė pritur me dhembje dhe pikėllim edhe nė Kosovė. Mbrėmė, menjėherė pas lajmit pėr vdekjen e Atit tė Shenjtė, presidenti Ibrahim Rugova tha se "Papa ka merita tė mėdha pėr lirinė e Kosovės" Mėtutje zoti Rugova u shprehė se "gjithė jetėn ai ia kushtoi paqes, lirisė dhe mirėkuptimit tė njerėzimit". Zoti Rugova tha se ndjehej krenar qė nė cilėsinė e presidentit tė Kosovės, me Atin e Shenjtė ishte takuar pesė herė. Presidenti Rugova ka urdhėruar qė flamujt nė rezidencėn e tij tė ulen nė gjysmė shtize.
PRISHTINĖ
Ipeshkvi i Kosovės, Mark Sopi tha se Papa Gjon Pali i Dytė "ka treguar interesim tė madh pėr ēdo popull dhe ėshtė angazhuar jo vetėm nė ēėshtje fetare por edhe nė ato politike e sociale". Nė intervistėn pėr Radion Evropa e Lirė, imzot Sopi tha se Papa me "veprimet e veta ka dėshiruar qė tė japė kontributin e tij, qė ishte shumė i ēmuar dhe i vlefshėm". Mark Sopi mėtutje tha se "Papa ka bėrė shumė edhe pėr Kosovėn", ndėrsa, sipas tij, "kontributi mė i madh pėr popullin shqiptar ėshtė lumturimi i Nėnes Tereze".
NJU JORK
Sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan tha se shpesh, me kėnaqėsi, i pėrkujton takimet e tij me Papa Gjon Palin e Dytė. Nė kėtė aspekt ai theksoi veēanėrisht "takimin nė selinė e tij private duke diskutuar ēėshtjen e paqes dhe tė Luftės kur ne mendonim se ēka tė bėjmė nė Kosovė". Mėtutje zoti Annan tha se "ai ishte ekstremisht i shqetėsuar pėr botėn nė tė cilėn jetojmė, dhe sikur unė, Papa kishte ndjerė se nė Luftė, tė gjithė janė humbės".
UASHINGTON
Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, George Bush tha mbrėmė se i falėnderohemi zotit qė na e dėrgoi Papa Gjon Palin e Dytė, qė u bė hero i kohės.
- Papa Gjon Pali i dytė ishte njė inspirim pėr miliona amerikanė dhe pėr shumė tė tjerė nė mbarė botėn. Ne gjithnjė do ta mbajmė mend priftin modest, tė menēur dhe tė patrembur qė u bė njėri nga liderėt moral tė historisė, tha presidenti amerikan, George Bush Bush.
ROMĖ
Kryeministri Italian, Silvio Berluskoni tha se i falėnderohemi Papės pėr punėn e tij tė vėshtirė dhe tė palodhshme kundėr tė gjitha formave tė totalitarizmit, dhunės, shtypjes dhe degradimit moral. Shprehje tė dhembjes dhe tė pikėllimit tė thellė shfaqėn edhe shumė liderė dhe njerėz tė zakonshėm nga e gjithė bota.
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
|