Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Lexo pak per kombin...Kurdi.
Sipas defterit tė vitit 1486/87 vetė Vuēiterna kishte 43 familje muslimane dhe 33 familje - shtėpi krishtere "hāne", 3 "mücerred" dhe 2 'bive".10 Kjo tregon se nė Vuēiternė tanimė zotėronte elementi musliman.
Ndėrkaq, nė Prishtinė (1486/87) zotėronte ende elementi i krishterė. Aty ishin 51 shtėpi muslirnane, kundrejt 248 shtėpi tė krishtera tė 34 shtėpive "mücerred" dhe 56 shtėpive "bive".11
Ndėr muslimanėt e parė tė Pejės pa mėdyshje ėshtė Mahmud Beu, i vėllai i Ahmed Pashė Dukagjinit i cili, me tė pėrqafuar fenė e re, bėhet edhe sanxhakbe i parė i Sanxhakut tė Dukagjinit (1462) dhe krijues i dinastisė sė Mahmudbegollajve tė Pejės.12
Peja nė vitin 1485 kishte 33 shtėpi muslimane, kundrejt 140 shtėpive tė krishtera (104 shtėpi "hāne', 20 "mücerred" dhe 16 "bive"). Kėto familje muslimane janė gjithėsesi tė bujarisė shqiptare, tė cilat, mė sė pari kaluan nė fenė e re: nga Mahmudbegollajt pėrmendet Nasuh Beu, si sanxhakbe qė ishte, pastaj Zaim Hyseni, Shexhaaüd-din Beu, Mirza Beu, Daut Beu, Hasan Beu, Ajas Beu, etj.13 Pra, procesi i islamizimit e kishte pėrfshirė vetė Pejėn, por aty kjo dukuri ende mbizotėronte. Islami, ndonėse mė ngadalė, kishte filluar tė pėrhapej edhe nė fshatrat e Pejės. Kėshtu, nė fshatin Kosuriq 3 shtėpi ishin muslimane; nė fshatin Cėrni Potok 1 shtėpi, etj.14
Nė vitin 1525 nė Novobėrdė kishte 4 mėhallė muslimane me 77 shtėpi dhe 42 mėhallė tė krishtera me 294 shtėpi.15 Kėto tė dhėna tregojnė qartė se numri i familjeve tė islamīzuara ishte duke u shtuar gjithnjė.
Nė vitin hixhri 937 (1530-1531) Sanxhaku i Vuēiternės kishte kėto kadillėqe: Novobėrdėn, Prishtinėn, Bellasicėn dhe Vuēiternėn. Nė kėto vende kishte 4 xhami, 10 mesxhide, si institucione tė islamizmit. Vetė Novobėrda kishte 53 mėhallė muslimane dhe 49 tė krishtera 16, kurse nė vitin 1544 nė Novobėrdė ishin 5 mėhallė muslimane me 86 shtėpi. Nė atė kohė nė Novobėrdė ishin 38 mėhallė tė krishtera, si dhe 6 shtėpi hebreje.17
Prishtina zhvillohej si qytet. Ajo mė 1525 kishte 3 mėhallė muslimane dhe 7 mėhallė tė krishtera.18 Sipas dėfterit tė vitit 1530-1531, Sanxhaku i Prizrenit ndahej nė dy njėsi juridike - kadillėqe: Prizreni dhe Bihori. Nė kėtė kohė, nė kuadrin e sanxhakut nė fjalė ishin: 297 shtėpi muslimane, kundrejt 13.621 shtėpive tė krishtera 'hāne" dhe 1.147 "mücerred"; dy mystahifizė (Müstahifiz mbrojtės) tė qyteteve Prizren dhe Bihor), 2 dizdarė, 2 qeha, 2 imamė, 2 topxhinj, 38 mystahfizė ( tė vendeve tė ndryshme tė sanxhakut). Veē institucioneve (titullarėve) tė pėrmendur muslimanė, pėrmenden edhe vakėfi i Jakub Beut dhe i Ahmet be Evrenozit. Vakėfi i fundit nė vetė Prizrenin kishte 80 dyqane, 10 mullinj.19
Vetėm nė kadillėkun e Prizrenit (Prizren, Hoēė dhe Tėrgovishtė - Rozhajė),ishin (1530-1531) 22 mėhallė: 4 muslimane dhe 18 tė krishtera (nė Prizren 4 mėhallė muslimane dhe 9 tė krishtera); 278 shtėpi muslimane dhe 9.976 shtėpi tė krishtera 'hāne", 1.010 'mücerred" dhe 722 "bive".20 Pra, edhe nė kuadrin e Sanxhakut tė Prizrenit numri i familjeve tė islamizuara ishte nė rriqe e sipėr.
Nė kohėn e vezirit tė madh, Rustem Pashės (I.1551-1554; II. 1555-1561) nė Prizren ishin 4 mėhallė tė mėdha muslimane dhe 12 mėhallė tė vogla tė krishtera.21 Sipas kėtyre shėnimeve, nė Prizren, ne mesin e shekullit XV, pothuajse gjysma e popullsisė ishte islamizuar.
Te shqiptarėt procesi i islamizimit u zhvillua relativisht shpejt dhe nė mėnyrė tė vazhdueshme. Faktorėt qė ndikuan nė islamizimin e shqiptarėve ishin tė natyrės politike, ekonomike shoqėrore dhe psikologjike. Kėshtu, qysh nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVI, gjysma e popullsisė shqiptare nė qytete u islamizua, madje nė shekullin XVII, feja islame, mbizotėronte edhe nė fshatra. Mirėpo, islamizimi, marrė nė pėrgjithėsi, nuk ndikoi nė asimilimin e shqiptarėve nė turq (kombėtarisht); pėrveē njė numri shqiptarėsh qė jetonin nė Anadoll. Ata nuk i humbėn gjuhėn as doket, edhe pse edhe nė atė pikėpamje u ndikuan. Pra, jo vetėm fshatarėt por nė shumicėn e rasteve, as bejlerėt, agallarėt dhe efendilerėt shqiptarė nuk u asimiluan. Ndjenjat kombėtare te shqiptarėt e muslimanizuar nuk u shuan, pėrkundrazi u forcuan edhe mė shumė. Kėshtu, kurrė shqiptarėt nuk luftuan nė mes vetes pėr shkak tė fesė. Kjo ėshtė dukuri evropiane. Ndėrkaq, pėr shkak tė interesave kombėtare, jo njė herė u bashkuan shqiptarėt e tė gjitha besimeve; muslimanėt katolikėt dhe ortodoksėt. Ata, gjatė shekujve XV, XVI, XVII, siē do ta cekim, luftuan kundėr shfrytėzimit dhe sundimit tė Sulltanit pėr tė drejtat kombėtare edhe pse Sulltani ishte njėkohėsisht edhe halif.
Lidhur me islamizimin e shqiptarėve K. Jireēeku thotė: "Duke filluar nga viti 1450, shumė shqiptarė fillojnė tė shpėrngulen pėr nė Itali. Kėshtu, pasardhėsit e Dukagjinėve (ata qė mbeten nė fenė katolike - S.R.) ka pasur nė Venedik dhe nė Ankonė deri nė shekullin XVII. Ndėrkaq, anėtarėt e tjerė tė bujarisė vendosėn tė qėndrojnė nė vend dhe tė pėrqafojnė fenė islame, pėr shembull, Aranitėt, Muzakėt Topiajt, Dukagjinėt, eq.. Te vetė populli shqiptar feja islame pėrhapet mė shpejt sesa te bullgarėt, serbėt dhe grekėt. Shumė shqiptarė, tė cilėt kaluan nė fenė islame,u ngritėn nė titullarė tė lartė tė Perandorisė Osmane".1
Aristokracia shqiptare ishte e para qė e pėrqafoi fenė e re, fenė islame, pėr tė ruajtur privilegjet e veta klasore, pėr t'u inkuadruar nė klasėn askere, e cila ishte nė fuqi tė administratės osmane. Feja islame, duke qėnė ideologji e klasės sunduese, i dha mundėsi bujarisė shqiptare, e cila ishte plot energji dhe lakmuese e pushtetit dhe e pasurisė, qė tė zėrė poste mė tė larta nė suazėn e Perandorisė Osmane, e cila u bė supėrfuqi e kohės.
Burimi/Faktet:
Shih: Skėnder Rizai, Thesari i Arkivit Shtetėror tė Krahinės, "RILINDJA", 1 I.XI. 1962, f. 12.
TKM, Defter-i Mufassal-i Livā-i Vlēterin, Sene 977; Defter-i Mufassal-i Livā-i Prizren, Sene 999; Defter-i Mufassal-i Livā-i Iskenderiye, Sene 990.
Cira Giannelli, Documenti inediti sullo state di alcunita cattolicha della Serbia méridionale nel 1578, "Ricerche slavisticha", tom Il, 1953, 29-59.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|