Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 03-06-05, 14:05   #1
florian
 
Anėtarėsuar: 28-02-04
Postime: 2,480
florian VIPflorian VIPflorian VIPflorian VIPflorian VIPflorian VIPflorian VIPflorian VIP
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek florian
Gabim POLITIKA DHE GRATE!!!

DUKE SHFLETUAR NJE REVISTE ME ERDHI NE SY NJE ARTIKULL SHUM INTERESANT DHE VENDOSA TA PUBLIKOJ KETU , SE FLET PER NJE NGA TEMAT ME TE NDERLIKUARA TE SHQIPERIS DHE DESHA TA BISEDOJM SE BASHKU .

Ardian Klosi

Qė shteti shqiptar ėshtė njė shtet mashkullor, kjo them se nuk ka shumė nevojė pėr dėshmim. Politika mė e lartė e tij, por edhe nivelet e mesme drejtohen nga burrat. Gratė, edhe nėse ndonjėherė mbulojnė poste nominalisht tė rėndėsishme, asnjėherė nuk kanė dorė e personalitet tė lirė nė vendimmarrje, ēka ėshtė edhe treguesi kryesor i peshės qė ato do tė kishin nė politikė e nė shtet.
Por nuk janė vetėm postet e dukshme pushtetushtruese (kryeministėr, ministra tė ministrive kyēe, kryetarė bashkish, kryetarė gjykatash tė larta etj.), ato qė dėftejnė mashkullorinė (jo burrėrinė) e shtetit tonė. Mashkullore janė edhe strukturat e padukshme tė qeverimit, lobet, klanet, zotėruesit e parasė sė madhe, ata qė shpesh pėrcaktojnė edhe veprimet e politikanėve tanė ah, sa pak tė pavarur.
Mė tej, mashkullor ėshtė krejt toni i politikės dhe i shtetit. Ata qė e japin kėtė ton qysh prej vitit 1991 janė tė fortėt, bėrtitėsit, sharėsit, pėrdoruesit e njė gjuhe tė rreptė agresive e deri fashiste, tė ngjashėm me personazhet e filmit „1900“ tė Bertoluccit, gjuhė e vrazhdė arrestuesish e burgaxhinjsh, satanajsh e ėngjėjsh demagogė tė lyer me zift, njė gjuhė qė kurrsesi nuk mund ta presėsh nga goja e njė femre tė qytetėruar nė fillim tė shekullit 21.
Nuk ėshtė nevoja tė jap shembuj konkretė tė kėsaj lloj gjuhe; sillni ndėr mend vetėm disa seanca tė famshme parlamentare, sikurse kanė qenė komisionet hetimore, ato tė deklarimit tė pasurive, ndiqni fushatėn zgjedhore qė po kalėrojnė krerėt e partive tė mėdha kėto ditė, mejdane tė pėrgjakshme tė fjalės dhe orgji balte nė drejtim tė kundėrshtarėve, mes tė cilave nuk mund tė kalojė jo mė vetėm njė femėr politikane e kultivuar, por as dhe njė mashkull me hijen mė tė lehtė tė finesės civilizuese nė kostumin e tij.
Ndryshe ėshtė gjendja nė shoqėrinė e ngritur shqiptare, po tė krahasohet me kėtė tablo tė qeverimit tonė. Gra e vajza tė reja, tė menēura e tė kultivuara, ndesh nė ēdo hap, nė institute e nė banka, nė fondacione e pėrfaqėsi ndėrkombėtare, nė shoqėrinė civile, nė shkolla apo klinika private etj., etj. Ato e flasin anglishten si tė jenė kthyer dje nga Oksfordi, ato janė tė afta tė kryejnė ēfarėdolloj masteri brenda e jashtė vendit, mė tė mirat e tyre do tė mundnin tė ndiqnin karriera tė shkėlqyera universitare, shkencore, politike... Do tė mundnin: pėr fat tė keq, foljen e kam vendosur nė mėnyrėn kushtore. Sepse realisht nuk mundin. Universitetet tona kanė nė shumė pika erėn e rėndė tė mykut qė ka edhe politika shqiptare (pale tani qė kanė dalė edhe kėtu tė fortėt, rektorėt qė po kandidojnė pėr nė Parlament), femrat e civilizuara e tė kultivuara qė pėrmenda, nė kushtet e varfėrisė dhe tė mashkullorisė mbisunduese tė fakulteteve tona asfiksohen. Prandaj edhe mundėsia e vetme e jetesės dhe karrierės dinjitoze pėr kėtė racė tė brishtė nė gjirin e grave shqiptare, e cila ka natyrisht, nė mėnyrėn e saj, forcėn e vet, mbeten fondacionet, zyrat e tė huajve, institucionet me pavarėsi relative nga shteti, shkollat e klinikat e reja private.
Ėshtė vėrtet e habitshme, por nė majat e tij shteti ynė, me mashkullorinė qė e karakterizon, ngjan shumė mė tepėr me njė shtet fondamentalist fetar sesa me njė shtet evropian. Edhe pse politikanėt shqiptarė janė ateistė, desha tė them pa besė, desha tė them jo besimtarė praktikantė, me pėrjashtimin qė u bėjnė femrave nga sferat e larta vendimmarrėse, sillen si sheikė e imamė me pushtet. Ndokush do tė thotė: po ata kanė femra nė gjirin e partisė sė tyre, nganjėherė bile edhe tė hijshme e tė kultivuara nė dukje, pse nuk i pėrfill? Po, vėrtet kanė, mirėpo sa hapin gojėn kėto gratė e politikės sonė, fillojnė e flasin to idhjo si shefi i partisė sė tyre; ku ėshtė atėherė personaliteti i tyre? Pėrse duhet ta hapin gojėn tek e fundit?
Janė disa shkaqe qė pengojnė formimin e personalitetit tė gruas politikane e gruas sė shtetit te ne:
Nė radhė tė parė, ėshtė shoqėria dėrrmueshėm mashkullore (tė mos gėnjehemi nga zona e Bllokut). Shumica e burrave presin nga gratė gatimin dhe fėmijėmbajtjen, pastrimin dhe psonisjen: fare tė paktė mund tė jenė ata qė teorikisht do t’i linin bashkėshortes kohėn e duhur pėr tė bėrė njė karrierė politike dhe qė kanė ndonjė dėshirė tė zbatojnė parimin e natyrshėm tė barazisė: barazi shansesh, barazi kohe tė investuar nė familje e nė shoqėri.
Njė shkak tjetėr ėshtė mėnyra se si shihet gruaja, e sidomos gruaja e re, nė ēastin qė kjo hyn pėr njė karrierė nė shtet e nė politikė, nga mashkulloria rrethuese. Pa vonesė ajo do tė kalojė nėpėr vėshtrime, vėrejtje dhe veprime seksiste. Njė mashkull shqiptar nė politikė, sidomos ē’janė 40 vjeē e lart, e ka tė vėshtirė nė mos tė pamundur, tė komunikojė me personalitetin e njė gruaje tė re, tė themi me pamje tė rregullt deri tė hijshme, duke lėnė jashtė ngacmimet erotike. Kjo i vjen nga uria e trashėguar, por edhe nga njė vetėdije e ēuditshme se epėrsia qė ka nė peshė ose nė ngritje mobiljesh, ėshtė vetvetiu epėrsi nė gjithēka ndaj saj, duke i lejuar vetes vėrejtje seksiste, ndėrkohė qė ajo kurrė nuk do tė bėnte tė anasjelltėn.
Ky raport i ēuditshėm ka krijuar edhe dy lloje femrash nė politikė a nė drejtim te ne: mėnjanė drejtuesen (jo vendimmarrėse!) qė nuk rrezaton mė asnjė emetim erotik, mė anė tjetėr drejtuesen qė bėn pėrpara vetėm ose kryesisht pėrmes emetimeve erotike. Tė parėn e kemi njohur qė nga koha e E. Hoxhės: drejtuesja socialiste, e cila ta dėbonte ēdo libido edhe vetėm me kostumin bezhė terital dhe jakėn e bardhė tė kėmishės pėrmbi xhaketė: kulmin e karrierės kjo grua e arrin nė proporcion tė drejtė me kulmimin e mashkullorisė qė bart nė vetvete. Ndėrsa e dyta ka dalė mė fort nė dukje nė kohėn e re: gra karriere qė i pėrshtaten urisė pėrreth dhe e pėrdorin atė pėr karrierėn e tyre. Nuk ėshtė e thėnė doemos qė tė kryejnė adulter; u mjafton qė t’u japin meshkujve tė fuqishėm, me tė cilėt duhet tė punojnė a nga tė cilėt duhet tė kalojnė, pėrfytyrimin se ndoshta edhe do tė ishin gati t’i pėrgjigjeshin gjakimit tė tyre (tė transmetuar me qindra sinjale), sikur.... Natyrisht qė njė rrugė e tillė fsheh nė vete rreziqe dhe mund tė tė shpjerė deri nė njėfarė vendi, por jo mė tej.
Por a ka ndonjė rrugė tjetėr drejt ngritjes sė personaliteve politike femėrore pėrveē asaj tė ēfemėrizimit dhe tė seksaludimit? Natyrisht qė ka, madje ato femra qė do tė dėshironin rritjen nė politikė dhe nė vendimmarrje nė Shqipėri, as nuk do tė duhej t’i pėrfillnin fare kėto dy hulli komiko-tragjike qė i ofron gruas mashkulloria e politikės sonė sot. Vetėm se kjo s’mund tė vijė as me shprehje dėshirash, as me ėndėrrime modelesh evropiane: them se gruaja mund ta arrijė dinjitetin e duhur te ne nė po tė njėjtėn mėnyrė siē do ta arrijė kėtė dinjitet krejt shoqėria shqiptare: me pėrtėritjen e saj dhe me largimin e species sė vjetėruar qė na angėshton nga tė gjitha frenat e politikės dhe niveleve tė tjera tė larta tė vendimmarrjes.


__________________
dashuri fruti i jetes se burgosurit te perjetshem .
florian Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.