Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Odise
***bukur Arvaniti! Tash (se tani, eshte greqizem, mbase nuk ben ne gramatike, te thohet KOHA E TANISHME, PO KOHA E TASHME) si po shoh, jeni i mendimit, te jemi ma te hapet e jo lakonik.
Me fjale tjera: a duhet ta pranojme konceptin e ri GJUHA STANDARDE, mbi te gjitha dialektet, si huazim te panevojshem, si koncept diktati e mendjemadhesie, kur kemi konceptin shekullor GJUHA SHQIPE, qe percakton unitetin linguistik te te dy dialekteve kryesore, tok me te gjitha nendialektet tjera? Po, a jo! Pse, po apo, pse jo!
A e pranuat edhe Ju, se ma afer Shqipes eshte folja - me hanger, se sa folja - per te ngrene (kur beme zgjedhimin e foljes neper veta te vetorit?
Si emer e kemi - ngranja, ngrenja, nga folja - ha (ha une, han ti, ai shikon:)
Ky ishte vetem nje prej mijera shembujve tjere... E ti thua, ''nuk kemi c'te bejme, eshte gjuha e njesuar, gjuha-flamur!''
Ne indo-europianishte, ekziston termi - Gheg*- ne studimet e profesionisteve (si zanafill). Ku eshte e si thirret termi - Toskė, ne indo-europianishten? Dhe, a ka nje ethymologji te sigurte shqipe, apo te huaj, per keto dy terma: gege e toske ? Tevona, pastaj vijojme...
Odise
|
Thuhet "Koha e Tashme" dhe jo e "Tanishme"
Dy dialektet kryesore Geg dhe Tosk, duhet ta pranojme qe jane (si shume) te ndryshem.
Dialekti tosk eshte me afer latinishtes, per sa i perket zgjedhimit. Ndersa dilekti geg, per sa i perket zgjedhim, eshte me pak i evoluar (si anglishtja p.sh.)
Gjuhet latine, foljen e zgjedhojne ne shume menyra dhe me mbaresa te ndryshme per cdo kohe apo menyre. Ndersa anglishtja dhe ne pergjithesi gjuhet gjermaike, perdorin nje mbarese (kryesisht) per disa kohe (ose zgjedhime)
Ne Toskerishte thuhet:
Une duhet te shkoj
Ti duhet te shkosh
Ai duhet te shkojė
...
...
Ne Gegerishte thuhet:
Une duhet me shku(e)
Ti duhet me shku(e)
Ai duhet me shku(e)
...
...
...
==E shikoni se sa ndryshim ka.
Prandaj termi GJUHA STANDARTE (SHQIPE) duhet te jete me gjithperfshirese, duke qene se dy dialektet baze kane ndryshime te ndjeshme midis tyre.
Une, personalisht, mendoj se gjuhe e njesuar, duhet te jete e folmja e Elbasanit ose e Tiranes, meqe eshte perzierje e dy dialekteve (mqs jane zona ne kufi mes dy dialekteve).
***
Kam lexuar diku, ndoshta te Nermin Vlora Flaski, se "Toske" ka lidhje me "Etruske" dhe kjo e fundit me "E trojes" apo "Trojan".
***
Gjuha e njesura (standarte) nuk eshte nje ceshtje kaq e lehte.