Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Nano, priji ikjes sė humbėsve!
Nano, priji ikjes sė humbėsve!
Artur Kopani
Partia Demokratike po e thellon fitoren e saj, ndėrsa socialistėt vendosėn ta thyejnė heshtjen prej varri, me pretendimet absurde se iu ėshtė manipuluar humbja. Fitorja e ndjeshme e Partisė Demokratike po pėrcillet si njė festė mbarėpopullore jo vetėm nė kryeqytet, por edhe nė Jug dhe Veri tė vendit. Uragani blu ka prekur ēdo pjesė tė vendit, ndėrsa Komisionet Zgjedhore tė Zonave ēertifikuan dje fitore tė kandidatėve demokratė edhe nė zona qė socialistėt i konsideronin prej vitesh si bastionet e tyre tė paprekshme.
Pėrqafimi nga shumica e shqiptarėve i alternativės sė ndryshimit dėshmohet qartė jo vetėm nga distanca e thellė e rezultateve tė kandidatėve fitues tė Partisė Demokratike, por edhe nga shtrirja gjeografike e fitores sė Partisė Demokratike. Nė shumė prej tyre kemi njė rikthim tė ndikimit tė dikurshėm tė Partisė Demokratike dhe nė tė tjerat, fitorja e kandidatėve demokratė i kalon pėrmasat qė tė quhet fitore surprizė.
Fatos Nano, monopolistėt, tė korruptuarit dhe banditėt e tij humbėn nė Tiranė, Vlorė, Gjirokastėr, Mallakastėr, Kukės, Durrės, Shijak, Korēė, Lushnje, Fier, Pezė, Berat, dhe disfata pėr ta do tė kishte qenė mė tronditėse po tė mos aktivizonin falangat, plumbat dhe paratė e tyre tė pista. Kėsaj radhe, vota e shqiptarėve nuk u ndal vetėm nė ndėshkimin e njė qeverie tė inkriminuar, por edhe nė shporrjen e mbeturinave tė saj nga skena e politikės.
U votua pėr largimin e Angjelit, Toskės, Poēit, Islamit, Dukės, Rukės, Dodės, por edhe Ahmetajt, Nikollit, dhe trafikantėve tė tjerė qė mbushėn listėn e kandidatėve tė preferuar tė Fatos Nanos. Fatkeqėsisht, parlamenti i ri do tė ketė Nanon dhe Ruēin, e ndonjė tjetėr nga eksponentėt e mafias, por do tė jenė si gjeneralė mjeranė me ushtri tė shpartalluar. Ata nuk do tė mund mė as tė krijojnė dhe mbajnė qeveri dhe qeveritarė qė rrjepin qytetarėt, nuk do tė mund tė bėjnė dhe miratojnė ligje pėr tė ligjėruar monopolet, dhe shndėrruar institucionet shtetėrore nė instrumenta tė grabitjeve qė ata iu bėnė pasurive tė kėtij vendi. Vota pėr ndryshimin ėshtė njėherėsh votė e ēlirimit tė shtetit nga sundimi tetėvjeēar i mafias mė tė rrezikshme tė rajonit, qė e ka shndėrruar Shqipėrinė nė njė parajsė tė trafiqeve dhe trafikantėve ndėrkombėtarė.
Fatkeqėsisht, selia e Partisė Socialiste nuk po bėn as pėrpjekjen minimale qė ta lexojė mesazhin e votės sė 3 korrikut. Ēerdhja e fundit e humbėsve ėshtė shndėrruar nė njė skenė teatrale e humbėsve qesharakė, qė duan tė na mbushin mendjen se janė edhe tė pandreqshėm. Kur i gjithė opinioni pret Nanon tė pėrmbushė premtimin e tij publik se do tė ikė nga skena e politikės, dhunuesit e vetėm tė kėtyre zgjedhjeve dalin e na thonė se humbėm nga blush-ēertifikatat dhe tė paraqesin tė gjitha pėrpjekjet e tyre tė dėshtuara pėr tė manipuluar procesin si anomali tė humbjes sė tyre.
Qė Angjeli, Toska, Islami, Ahmetaj dhe Koja apo ndonjė tjetėr i pafytyrė si kėta qė do ta hajė turpin me bukė kanė pėrdorur ēertifikatat, paratė e tyre tė pista, thasėt me miell dhe presione tė shumta ndaj zgjedhėsve ishte diēka e njohur, por qė vetėdenoncohen publikisht, tregon vetėm se janė njė tufė e pashpresė nė duart e Gramoz Ruēit. Tashmė, kur Komisionet e Zgjedhjeve kanė konfirmuar rreth 60 kandidatė fitues tė Partisė Demokratike, Ruēi del njė herė nė orė nėpėr ekrane me numrin 55, qė mė shumė se pretendimet pėr rezultatet e PS na kujton nenin e tmerrshėm tė agjitacion-propagandės, qė pushkatonte shqiptarėt edhe ditėn kur Gramoz Ruēi la dhentė nė Tepelenė dhe mori drejtimin e Ministrisė sė Brendshme nė qeverinė e fundit komuniste tė Europės.
Anastas Angjeli, Igli Toska, Kastriot Islami, Arben Ahmetaj dhe humbėsit e tjerė tė listės mafioze tė Nanos bėjnė mirė tė heshtin, pasi askush nuk ua ka ngenė tė dėgjojė qarjet dhe pėrplasjet e kėmbėve tė tyre nė rrugėn nga ikin. E kuptoj se janė ende nė pritje tė Nanos, qė t'u prijė nė kėtė ikje historike. Por, tė mos humbasin kohė, pasi uragani blu e ka fshirė pluhurin nga dosjet e krimeve tė tyre. Shefit kushedi kur i del pija, e Gramoz Ruēi ka kohė qė nuk mban mė shėnime pėr bėmat e tij.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|