Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 14-07-05, 17:39   #14
arbias
 
Anėtarėsuar: 16-06-05
Vendndodhja: Shtepija 'n preri
Postime: 165
arbias e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek arbias
Gabim

HASHIM THAQI I TAKON GJENERATES QE LUFTOI KUNDER USHTRISE ĒETNIKE ME MENCURI


Hashim Thaqi e meriton perkrahjen tone te udheheqe dhe te behet kryeminister i ardhshem i qeverise se Kosoves! Pikerisht ne kete faze, ne procesin e definimit te statusit te Kosoves, lideri i Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaqi do ta hap kapitullin e ri per njohjen nderkombetare te shtetit te Kosoves. Ne besojme ne pervojen e tij sikurse atehere kur ne i patem besuar atij qe te legjitimoje luften e shenjte te UCK-se para faktoreve nderkombetar.



Ose, se paku, ne fazen e ardhshme, Hashim Thaqi nuk do te shihet me voje te kuqe te endet korridoreve te Vatikanit dhe lulishteve te Parisit si Ibrahim Rugova. Kush perkrah Hashim Thaqin, pa dyshim, eshte kunder varferise shpirterore te konvertimeve allaRugovce, kunder mentaliteteve te vjetra neoLKJ-iste, eshte kunder atyre qe per te mbetur te paret cdohere ne oligarkine e pushtetit kosovar jane ne gjendje te lidhin pakt edhe nje here me djajte e Serbise.



Ne e mbeshtesim besimin tone te Nenshkrimi dhe DORA E BESES SE HASHIM THAQIT.



Hashim Thaqi nuk ia ka zgjatur doren Millosheviqit, nuk eshte lutur neper kisha katolike italiane si Ibrahim Rugova. Nuk ka lidhur pakt me kriminel-hajdute te cilet donin ne dem te Kosoves te investonin ne Serbi, por, perkundrazi, Nenshkrimi dhe Dora e tij, ne kohen e luftes se UCK-se, lidhi bese me gjeneralin amerikan Westley Clark, kurse ne betejat politike mbrojti politiken anglo-amerikane per liri dhe demokraci, u be aleate me Toni Blerin dhe Medlin Ollbrajt. Keto jane fakte qe Hashim Thaqi nuk eshte si Rugova...



Demokracia eshte sistem eliminimi, votimi, proces ku votuesit shqiptar zgjedhin lideret e tyre, percaktohen per ose kunder dikujt, eshte e vertete se elektorati shqiptar ka dilema ne Kosove, gjindet perballe shume sfidave, por gjithashtu edhe vetedija per ta kuptuar demokracine eshte ne rritje. Askush nuk ka te drejte te thote se Hashim Thaqi eshte ne politike aq gjate sa ka qene Ibrahim Rugova. Ose te thote se Hashim Thaqi ka qene kreator i politikes se qenies me mentalitet defitist. Hashim Thaqi ne skenen politike erdhi pikerisht atehere kur Kosova ishte ne lufte me ushtrine cetnike serbe. Atehere kur Kosova kishte nevoje me se shumti per Hashim Thaqin, per nje lider i cili do t'u dale zot sakrificave te shqiptareve te Kosoves, te coje deri ne fund kengen heroike te komandantit tone legjendar Adem Jashari.



Ata qe ende kane dilema dhe jane nen magjite mashtruese te propagandes LDK-iste, ose qe me pavetedije edhe kesaj radhe votuan per nje njeri-parti-rugova, ne fund le te kujtojne pyetjen tone:



Cili lider ne demokracine anglo-amerikane mbetet ne pushtet me shume se 8 vjete?



Kjo eshte, pervec tjerash, edhe arsyeja e vetme pse jemi per Hashim Thaqin te behet Kryeminister.
arbias Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.