Eshtrat e Mbretit Zog te vijne ne Shqiperi
Eshtrat e Mbretit Zog te vijne ne Shqiperi
Partia Levizja e Legalitetit, ne kushtet e reja politike e shoqerore, mendon se ri-vleresimi i kontributeve atdhetare te figurave te ndritura te Historise dhe Shtetit Shqiptar, eshte prioritet madhor, madje emergjent. Ky eshte komunikimi i dhene dje nga kjo parti.
Pikerisht per kete arsye, mbeshtetur edhe nga opinionet dhe botimet historiografike e shkencore, vleresimi i kontributeve te Mbretit Zog I, dhe vendosja e tij ne panteonin e Shqiptarizmes, dhe do te ishte veprim i arsyeshem i qeverise dhe Shtetit Shqiptar.
Nisur nga fakti se eshtrat e Mbretit Zog I, prehen akoma jashte atdheut, ne emer te mbare Legalisteve dhe Mbreteroreve, si dhe ne respekt te se kaluares, dhe kontributeve shtetformuese, per te cilat jane te interesuar te gjithe Shqiptaret, PLL, i kerkon Presidentit, Alfred Mojsiu, dhe Kryeministrit, Sali Berisha, te ndermarrin e te kurorezojne nismen per kthimin ne Atdhe te eshtrave te Kryetarit te Shtetit te pare Shqiptar te periudhes moderne.
BS
|