Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 31-10-05, 12:09   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Botohet vepra komplete e Ibrahim Rugovės

Botohet vepra komplete e Ibrahim Rugovės, e cila mė 4 nėntor do tė promovohet edhe nė Tiranė



Prishtinė, 31 tetor - Kėto ditė doli nga shtypi kompleti i veprave nė tetė vėllime tė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, nė botim tė shtėpisė botuese "Faik Konica" nė Prishtina. Promovimi i veprės komplete letrare tė Ibrahim Rugovės do tė bėhet mė 4 nėntor nė Tiranė, nė kuadėr tė Panairit tė librit qė fillon mė 1 nėntor.
Ndėrkaq tė shtunėn drejtuesi i shtėpisė botuese "Fak Konica" Nazmi Rrahmani ia dorėzoi kompletin e parė tė kėtyre veprave Presidentit Ibrahim Rugova, tė cilin e ka falėnderuar atė dhe ministrin e Kulturės, Astrit Haraēia, qė e kanė ndihmuar dhe sponsoruar botimin e kompletit tė veprave tė tij.
Presidenti Rugova tha se Nazmi Rrahmani vazhdon punėn e tij nė botimin e veprave tė rėndėsishme nė shtėpinė e re "Faik Konica" tė veprave kapitale dhe e falėnderoi atė qė ėshtė kujtuar tė bėjė njė komplet tė veprave tė mia. "Mund tė them se Nazmi Rrahmani ėshtė njė hero i librit shqiptar tė Kosovės. Ne tė gjithė dimė pėr krijimtarinė qė ka bėrė nė shtėpinė botuese 'Rilindja' dhe po ashtu ne duhet t'i ndihmojmė shtėpitė botuese qė tė botojnė vepra tė rėndėsishme, sidomos nė kėtė rast dėshiroj tė theksoj se duhet tė botohen veprat e klasikes shqiptare, tė shqiptarėve tanė tė vjetėr, pastaj atyre tė Rilindjes dhe tė brezave tė tjerė qė i ka botuar njėherė 'Rilindja' e qė mungojnė tash nė tregun e librit shqiptar nė pėrgjithėsi", tha me atė rast Presidenti Rugova.
"Kėto janė disa nga veprat e mia qė z. Rrahmani dhe ministria kanė menduar tė bėjnė kėtė komplet, qė kryesisht janė tė fushės sė studimeve dhe tė kritikės, dy janė edhe nga fusha e aktivitetit tim nė lėvizjen tonė edhe nė aktivitetin politik. Mund t'ju them se kam hyrė nė kėtė punė me lėvizjen tonė pėr liri dhe pėr pavarėsi pėr tė mbrojtur njerėzit, popullin dhe pėr tė mbrojtur librin dhe shkrimin tonė", u shpreh z.Rugova.
Ai tha se krahas punėve politike e shtetėrore, ka gjetur kohė tė pėrgatisė njė surprizė, njė botim interesant qė ka tė bėjė sidomos me traditėn tonė antike, bėri tė ditur Presidenti Rugova.
Drejtori i shtėpisė botuese "Faik Konica", Nazmi Rrahmani, i cili ėshtė pėrkujdesur pėr kompletin e librave tė Ibrahim Rugovės, tha se ky ėshtė njė moment solemn - i daljes nga shtypi tė ekzemplarėve tė parė tė veprės nė tetė vėllime tė Dr. Ibrahim Rugovės.
Ai tha se qė nga shkrimet e para tė botuara nė revistat e kohės para afro dyzet vjetėsh e mė vonė me botimin e librit tė parė, "Prekje lirike" mė 1971, Dr. Ibrahim Rugova tėrhoqi vėmendjen e lexuesve dhe tė kritikės shqiptare pėr trajtimin i ri tė thelluar dhe tė argumentuar ndaj problemeve e fenomeneve letrare nė letėrsinė shqipe dhe atė botėrore, duke hyrė sa mė thellė nė njohjen e trashėgimisė shpirtrore, nacionale e tė njėjtėn kohė, duke pasur njė hapje ndaj kulturave tė tjera dhe tė modernitetit tė tyre.
"E veēanta e kėtij botimi ėshtė mėnyra e trajtimit tė letėrsisė, qė fillon me brezin e Ibrahim Rugovės. Ėshtė kjo koha kur letėrsia shikohej dhe perceptohej me kritere mė moderne dhe me kėrkesa mė tė reja e mė tė avancuara dhe qė ka lėnė gjurmė jo vetėm nė letėrsinė te ne, por kjo mėnyrė e shkrimit edhe nė botėn e jashtme ka qenė mbizotėruese dhe me ndikim", thotė Nazmi Rrahmani.
"Kjo bėri qė vepra e Ibrahim Rugovės tė jetė e ēmuar dhe e kėrkuar gjatė tėrė kėsaj periudhe, prandaj me tė drejtė autori i parathėnies tė kėtij botimi, Dr. Sabri Hamiti, thotė se vepra e madhe dhe e ndėrligjshme kritike e Ibrahim Rugovės e ka bėrė autorin njėrin ndėr mendimtarėt mė tė mėdhenj bashkėkohorė shqiptarė pėr letėrsi, por nė tekstin socio-kulturor e bėn Ibrahim Rugovėn qė nga njeriu meditant tė kalojė nė njėri militant. I pari i pėrket domenit tė kritikes, ndėrsa i dyti domenit tė veprimtarisė nacionale", tha shkrimtari Rrahmani.
Sipas tij, veprat e Ibrahim Rugovės kanė pasur fatin e shumė librave tė tjerė gjatė njė periudhe tė caktuar nė Kosovė. "Dihet se nė kohėt e vėshtira nėpėr tė cilat kaloi populli ynė, edhe libri kishte fatin e tij. Shumė nga librat e botuar nė njė periudhė tė mėhershme u nxorėn nga biblioteka dhe u asgjėsuan. Njė numėr i tyre u dogj sė bashku me bibliotekat ku ishin, prandaj sot nė pėrgjithėsi ndihet mungesė e shumė veprave tė botuara me parė", tha Rrahmani. Ai e falėnderoi autorin qė pranoi qė veprėn e vet t'ia lėrė pėr botim shrėpisė botuese "Faik Konica".
"E falėnderoj autorin e parathėnies, Ministrinė e Kulturės qė mbėshteti financiarishl dhe tė gjithė ata qe morėn pjesė nė pėrgatitjen e realizimin e kėtij projekti, tha zoti Rrahmani. [/img]


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.