Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 14-01-06, 00:10   #1
beku
 
Anėtarėsuar: 01-10-04
Vendndodhja: gjermani
Postime: 276
beku e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek beku Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek beku Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek beku
Gabim Kėshillat pa fryt dhe fenomeni i tabuve

Kėshillat pa fryt dhe fenomeni i tabuve

nga Bekim Rexhepi
(reagim lidhur me letrėn e hapur te Mona Agrigorooaiei, dėrguar A. Demaēit)

Mė duhet tė ja filloj nga kėtu; se gjatė Luftės sė dytė, dhe mbas „ēlirimit“,1944, qė realisht nuk u bė dot as ēlirimi kombėtar dhe as shoqėror,nisi represioni total ndaj nacionalistėve qė kishin mundur tė mbesin gjallė nga lufta. Kėshtu ndodhi me nacionalistėt nė Shqipėri, ideologėt pro-perėndimorė nė radhėt e intelektualėve shqiptarė, mbetėn nėn mėshirėn e ashpėr bolshevike tė komisarėve tė kuq, nėn dhunėn e tyre, e cila mė vonė do tė pėrfshinte tėrė popullin, kjo po bėhej nėn frymėn „optimiste tė ēlirimit kombėtar“. Ėshtė e dhimbje e madhe ta shkruash dhe ta pranosh akoma mė vėshtirė, njė gjė tė tillė. Ėshtė njė dhimbje-akuzė pėr Shqipėrin, por edhe pėr shqiptaret se si u zhytėn nė bolshevizėm nga segmente te jashtme antikombėtare, qė pėrmes njeriut tė diktuar, tė shkalluar tė ēmontohej substanca shqiptare. Ky njeri i diktuar, i shkalluar, enigmė, po quhej Zhever Pozha apo i pėrpunuari i ortodoksizmės Ruso-franceze si; Enver Hoxha, drejtues i tė ashtuquajtures PKSH-sė, qė u formua edhe nga implikimet e pėrbashkėta Jugosllave pėrmes Milladin Popoviēit.
Janė tabuistėt ata qė me vullnetin e tyre duan akoma te mbeten relikt tė sotėm, kėta reliktė akoma duan qė tema tė tilla si kėto dhe ato qė e prekun (tė pėrpunuarin e ortodoksizmės Ruso-Francezo-Jugosllave) E.Hoxhen, tė mbesin tabu deri sa tu luan interesi. Por, kur tė pėrpunuarin E.Hoxha, dikush nuk e lavdron pėr „meritat“ qė s'mund ti ipeshin hazer as edhe tani, na ngriten si ajo fjala qė na e tregon; vonesėn dhe kėrkesėn e pas te korrurave. Ishte Enver Hoxha, ay qe s'ngurroi, madje t'i shkaktoi shqiptarve edhe mė shumė vuajtje dhe varfėri se sundusit.Geni i tij doli i pajustifikushėm edhe nė kohėn e tij, sepse nė natyrėn e tij ishte kultivuar prirja qė ishte bėrė edhe e tij e ngjajshme me ata qė ishin tė interesuar qė shqiptaret kurrė tė mos ndjeheshin tė fortė dhe bashkė. Forcat e tij dhe njerėzit rreth tij nuk e pėrbėnin as minimumin e fuqisė dhe te bashkimit tė Shqipėrisė, por se nė te vėrtet ato pėrbėnin vetėm shėrbesėn pėr suitėn e tij personale gjė qe u deshmua pas vdekjės sė tij. Janė fakte kėto qė nuk mund ti hedhėsh aq lehtė si njė propagandė ndaj Hoxhes, sepse Shqipėria, u izolua pakuptimisht, nė kohen kur fillonte hapja me botėn, pavarsisht se nė Shqipėri, nuk pati luftė reale, por, qė ishte njė luftė sporadike e grupeve bolshevike qė kishte pėrmbledhur, i pėrpunuari Hoxha, e kjo madje, i sherbeu mė tepėr tė tjerėve se sa vet shqiptarve partizan. Dėshmi e kėsaj ėshtė realiteti shqiptar kudo e ku , mė nuk ka mburrje pėr historin e kėsaj perjudhe, ajo qė mbet si njė tragjedi festive, mund te jetė dhe vetėm dėshirė e mitofobikėve pėr njė mitofobi.
Letra e hapur drejtuar z. Adem DEMAĒI-t nga Mona Agri, mė la me kuptu edhe atė qė shpesh e pėrpilit njeriun dardallisja e vet. Nga ju Mona u kėrkuka qė Zoti Demaēi, te mbetet njė tabuist i edhe i ēėshtjes sė trajtimit tė diktatorit Enver Hoxha, madje duke i thėnė. se pėr Hoxhėn s'tė pyeti njėri qe te deklarosh atė, qe e ky e tha pa kompleks nė „TV KLAN“. Kompleks i kėsaj teme „tabu“ dolet ju,z Mona. Demaēi nuk bėri lapsus politik siē duani ju ta vėni nė pah kėtė gjatė ati shtjellimi tė letės suaj, lapsusi mbet i juaji sepse je orvatur pa mendushėm dhe nxituar ta gėrvishesh simbolin e rezistencės sonė Kombėtare me mbrojtjen e njeriut diktator. Kjo le me e pa se juve keni frymė akoma bolshevike dhe kjo verbėri u paraqit mu nė kėtė letėr tuajėn.
Se kush ka qenė Diktatori Hoxha, ju mė pas i referoheni leximit tė historisė e cila qe urdhėruar dhe qe paguar prej vet diktatorit tė shkruhet si e tillė. Ėshtė e ditur se ata qė shkruajn historinė nėn urdhresa dhe pagesa nuk kanė qenė kurrė historian te vėrtet. Sundimi diktatorial i Hoxhes ka hyrė nė historin tonė dhe kėtė nuk mund ta mohoi askush, madje as edhe unė qė vendosa tė polimizoi me ju z Mona. Kjo histori e Diktatorit Hoxha, nuk ėshtė as me e varfer se fati i keq i diktaturave tė tjera, madje i pėrgjason shumė asaj te diktorit romun Ēaushevski. Kėto janė persiatjet e mia ndaj diktatorit Hoxha, gjithnjė duke pasur parasysh realitetin e imponuar, gadi mė gjatė se ē'ishte ay vet nė diktaturė. Nuk na u bė mirė si popull qė arritėm me kaq lehtėsi tė lexojmė kėtė Histori tė tij.
Nėse e mbronė Diktaturėn vepra, e vet diktatorit, a'herė qa tu desht ty ta sulmosh Demaēin, pėr kėtė ēėshtje. Kjo ta nxjerrė luksin rremė te meduzave pėr bolshevikėt dhe atikombėtarin e pėrpunuar si njė diktator ekzakt pėr shqiptaret qe ky pra: Enver Hoxha.
Hoxha nuk mund tė mbijetonte jo mė gjatė dhe jo mė shkurtė se diktatet e tij nga jashtė, madje jo mė keq pėrdori propaganden e vet mė minore pėr tė mashtruar opinionin pėr njė „bashkim kombėtar“, nese do tė ishte e kundėrta ky bashkim do te ishte sadopak i mundur. Shqiptaret e Kosovės qė ikėn nga dhuna dhe terrori i regjimi ndjekės i Jugosllavisė, u bėn pre e regjimit tė tij tė dhunėshėm dhe terorrist.
Nuk mė duket menquri e gjetur, vetėm sa pėr tė mbushur apo mbuluar realitetin e dhimbshėm tė diktaturės sė Hoxhės, ti referohesh historianit anglez: John Hallidey, e nė anėn tjetėr pėrligjė dhunėn dhe terrorin e diktaturės Hoxha, qė shqiptaret vet e kan pėrjetuar mbi kurrizin e tyre, madje edhe akuzat dhe mospajtimet e shqiptarve pėr diktatorin e tyre, ju orvateni tė hedheni nė taborrin e armiqėve tanė. Kėtė e bėre edhe ndaj „konusit shqiptar“ Adem Demaēi, emėri i kėti njeriu qė sa herė shqiptohet: tingėllon, bėnė zhurėm, rrapllon, tė habitė, tė bėnė me vjellė, tė huton, tė mrekullon. Janė pak njerzė si Demaēi, nė historin moderne tė shqiptarėve qė personaliteti i tij shkaktoi e shkakton (fatkeqėsisht) ende ndjesi tė pėrplasura: adhurim pėrzirė me urrejtje, raspekt pėrzier me frikė, mrekulli pėrzier me dyshime. Janė tė gjitha kėto qė nuk e kan vė kėtė njeri nė pozitė antikombėtarie siē, jeni orvatur ju dhe tė tjerė kundeshtar tė tij. Ay vazhdon te mbetet i tillė, i pa kompleks me realitetin dhe i pa gjunjėzuar me sfidat dhe sfidantėt e tij. Demaēi edhe njėherė deshmoi se nuk ėshtė komunist, siē u orvaten njėri pas tjetritė, komisar tė ndryshėm tė pėrfitonin nga vepra e tij.


beku Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.