Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 31-03-06, 00:56   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Identiteti Europian i Shqiptarėve

Ese

Identiteti Evropian i Shqiptarėve

30 mars 2006 /TN

Ismail KADARE




Sprovė

1
Nė shkurt tė vitit 2006, kryekomisioneri i Kėshillit tė Evropės, Baroso, fluturoi me avion pėr nė Tiranė, pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Shqipėrisė sė vogėl me kontinentin e madh evropian.

Disa vite mė parė fjala “marrėveshje” e pėrdorur pėr Evropėn, do tė ishte fatale nė Shqipėri, madje aq fort, saqė do tė ēonte nė burg ose nė pushkatim cilindo. Pėr Evropėn ishte e pėrshtatshme vetėm njė fjalė, ajo e kundėrta me marrėveshjen, pra “mosmarrėveshja”. Mosmarrėveshje e plotė, e palodhshme, e pėrjetshme.

Ky ishte urdhri numėr njė i kohės. Programi i pandryshueshėm komunist. Thėnė ndryshe: verdikti kundėr Shqipėrisė.

Nė dhjetor tė vitit 1990, ky verdikt u shkel me kėmbė e u thye. Fjalėt “e duam Shqipėrinė si Evropa”, ishin tė parat qė gjėmuan nė trajtėn e njė himni, e njė programi tė ri. E bashkė me to, disa javė mė pas, shtatorja e njeriut mė antievropian qė kishte njohur ky vend, u thye e u zvarrit gjithashtu.

Qė nga ajo kohė Evropa, mė saktė Evropa atlantike nuk pushoi sė qeni xanxa kryesore pėr shqiptarėt.

Mė 1997, kur pėr turpin tonė, shteti shqiptar ra, ishte Evropa qė na u gjend nė fatkeqėsi. S’na erdhi ashtu siē e kishim pritur: me viza, para dhe, Zoti e di ēfarė, por me armė dhe topa, pėr tė na pajtuar me njėri-tjetrin. Pėrpara se Evropa me NATO-n tė merrnin kėtė vendim tė madh, disa herė u ngrit dyshimi se mos shqiptarėt e ndėrkryer, ashtu tė armatosur siē ishin, tė qėllonin trupat ndėrhyrėse.

Pėr fat tė mirė, kjo nuk ndodhi. Midis marrėzisė, populli shqiptar e bėri sė paku njė gjė tė menēur. Nė vendin ku mosprekja e kufirit prej ēizmes sė ushtarit tė huaj, ishte kthyer nė mit, asnjė armė, qoftė edhe pėr zakon, nuk u shkreh kundėr ushtrisė euroatlantike.

Ishte hera e parė qė nė historinė shqiptare ndodhte njė gjė e tillė. Ajo ishte njė dėshmi e madhe: dėshmi prekėse, se atė ushtri qė po zbarkonte nga deti dhe nga ajri, shqiptarėt e quajtėn si tė tyren.

Vetvetishėm midis kaosit, pa retorikė integruese, pa u shtyrė prej askujt, shqiptarėt treguan qartė se ndiheshin evropianė. Ata nėnshkruan kėshtu njė akt monumental: rigjetjen e Evropės sė humbur.

Dy vite mė pas, si njė pėrgjigje e mirėkuptimit, ndodhi e pabesueshmja. E njėjta ushtri euroatlantike, me avionė, raketa e bombardime, ndėrhyri pėr ēlirimin e Shqipėrisė sė jashtme, Kosovės.

U duk sikur kontinenti mėmė, i penduar pėr harresėn e gjatė, po kujtohej mė nė fund pėr popullin e braktisur.


2
Nėse marrėdhėniet e Evropės me mė trillanin e tre gadishujve tė saj jugorė, Ballkanin, mund tė thuhej se ishin kundėrthėnėse, ato me shtetin e vogėl shqiptar, e kapėrcenin ēdo pėrfytyrim.

Pėrpara se tė kujtojmė tepėr shkurt kronikėn historike, le tė sjellim ndėr mend vitet e tranzicionit, ato qė i mbajnė mend tė gjithė.

Fill pas dehjes sė parė pėr Evropėn, madje mu midis dalldisjes pėr tė, nuk u bė e qartė asnjėherė se ēfarė e shtyu qeverinė e parė demokratike tė bėnte njė lėvizje kundėrthėnėse. Krejt si njė shpend i verbėr, njė dėrgatė shqiptare fluturoi me avion pėr nė Xhedal, fluturim pas tė cilit Shqipėria u gdhi nė Ligėn Islamike.

Opozita e majtė bėri njėfarė zhurme, kundėrshtuese, qė u quajt me tė drejtė e pasinqertė, ngaqė kur ajo vetė erdhi nė pushtet, nuk bėri asgjė pėr ta rishqyrtuar anėtarėsimin ende tė paratifikuar nė Parlament. Kjo u shpjegua dymėnyrash. E para, se opozitės, sė akuzuar, pėr shkak tė liderėve tė saj, si grekofile, i interesonte njė ngjyrim i tejshquar islamik pėr t’u mjegulluar filogreqizmi i saj. E dyta, hotelet e shtrenjta tė Dubait, tė shoqėruar, ndoshta, nga dhurata tė shtrenjta, ishin mjaft joshėse gjithashtu pėr tė majtėn.

Kur u duk se, pas kėsaj turbullire, njėfarė konsensusi u arrit midis dy krahėve kryesorė politikė, tė djathtės dhe tė majtės, lidhur me Evropėn, kur u duk se u kapėrcye disi edhe xhelozia e secilės palė, qė futjen nė Evropė ta kryente ajo e kurrsesi pala tjetėr; shkurt, kur u duk mė nė fund se dritėza e shumėpritur nė anėn tjetėr tė tunelit po shfaqej, nė vend tė kthjellimit tė strategjisė politike shqiptare, ca re tė zeza e mbuluan horizontin.

Ishin ca hamendje pėrherė e mė shqetėsuese, ca si mėdyshje kinse filozofike, kinse hamletiane: jemi apo s’jemi evropianė. Tė jemi a tė mos jemi tė tillė.

Ėshtė Shqipėria Evropė, a s’ėshtė Evropė. Ėshtė Lindje a Perėndim. Ėshtė mė shumė Perėndim se Lindje. Ėshtė mė shumė myslimane se e krishtere. Ėshtė edhe ashtu edhe kėshtu. S’ėshtė as ashtu, as kėshtu etj., etj.

U dukėn si pėrēartje komike nė fillim. Ndėrkaq, hamendjet e hamletizmat sa vente shtoheshin. Le ta themi mė mirė haptas atė qė kemi fshehur. Pėrse tė hiqemi ata qė s’jemi? Pėrse, hiqemi si evropianė, kur dihet qė s’jemi tė tillė? Shkurt, pėrse tė na vijė turp nga identiteti ynė joevropian?

Sa mė shumė qė nėnshkrimi i marrėveshjes sė Shqipėrisė shtetėrore me Evropėn afrohej, aq mė fort ndiheshin murmurimat. Sa mė shumė qė afrohej caktimi i statusit tė Kosovės, me fjalė tė tjera, besimi i Evropės e i Amerikės se Kosova mund tė hynte si shtet i pavarur nė familjen kontinentale, aq mė kėmbėngulėse bėhej krrokama se shqiptarėt ishin si mish i huaj, pra i padashur, pėr Evropėn.

S’ishte mbushur as java e fillimit tė bisedimeve tė Vjenės pėr statusin e Kosovės, e s’kishin kaluar veē disa orė qė avioni i kryekomisionerit evropian Baroso, ishte ulur nė aeroportin e Tiranės, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqėn madje edhe atje ku priteshin mė pak, si pėr shembull, nė ndonjė deklarim tė akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja.

Thelbi i shkrimit tė tij “Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare”, ėshtė pėrpjekje pėr tė treguar se shqiptarėt vetėm pėrgjysmė i pėrkasin qytetėrimit evropian. Sipas Qosjes shqiptarėt s’kanė pse tė shtiren si evropianė, ngaqė ata “i takojnė qytetėrimit islamik hiē mė pak se qytetėrimit tė krishterė”.

I turbullt, i cekėt dhe i pasaktė, akademiku bie nė kundėrshtim me veten dhe shkrimet e tij tė mėparshme ku ai me tė drejtė, ka qenė ithtar i vendosur i tezės se atdheu ėshtė njė, e fetė janė tri, pra, nuk janė fetė ato qė kushtėzojnė identitetin por tjetėr gjė. E megjithatė, kur vjen puna pėr tė vėrtetuar evropianizmin e munguar shqiptar, Qosja pėrdor pikėrisht fjalėt “islamik” dhe “i krishterė” thua se njė shqiptar i krishterė mund tė jetė evropian, por njė shqiptar mysliman, kurrsesi!

Por keqkuptimet nė shkrimin e Qosjes nuk janė vetėm kėto. Pėrveē nervozizmit tė papėrligjur ndaj asaj tradite kulturore qė ka qenė lidhur me katolicizmin e hershėm shqiptar, nervozizėm qė nuk lė pa prekur mbajtjen e portretit tė Nėnė Terezės nė institucionet e Kosovės, nė kėto shkrime spikat diēka e errėt dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar.

Muzika ngjan si e njohur.

Askush nuk mund tė jetė aq naiv sa tė mos e kuptojė se njė identitet i ndarė ėshtė njė komb i ndarė. Askush s’mund tė jetė aq i ngathėt nga mendja qė tė mos e kuptojė se pėrjashtimi i gjysmės ose shumicės sė kombit shqiptar nga identiteti evropian, do tė thotė pėrjashtim nga Evropa. Dhe pėrjashtimi nga Evropa nuk ėshtė larg dėbimit nga Evropa.

Ky nuk ėshtė as pėrfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, pėrpara se ta lexojė nė libra e ka ndier nė mishin e tij kėtė lemeri. Shpėrnguljet me dhunė kanė hyrė nė vetėdijen e traumatizuar tė disa brezave shqiptarė.

Kėto shpėrngulje nuk ranė si rrufe nė qiell tė pastėr.

Ato ishin pėrgatitur pėr njė kohė tė gjatė nga zyra kriminelėsh, nga ushtarakė sadistė, nga akademikė tė zinj si Vasa Ēubrulloviēi, nga mendėsia e njė popullsie tė tėrė tė dehur prej etheve shoviniste.

Nė kėtė pėrgatitje, po ta hulumtosh tani do tė gjesh paradigmat e vjetra: Njėra prej tyre ėshtė identiteti joevropian i shqiptarėve. Shqiptarėt, turq tė ardhur nga Anadolli. Shqiptarėt, myslimanė, mish i huaj pėr Evropėn e krishtere. Shqiptarėt, rrezik pėr qytetėrimin evropian. Shqiptarėt duhen mbajtur tė tkurrur, tė thyer nė mes. Na lini ne ta bėjmė kėtė punė.

Gjithė strategjia e Millosheviēit pėr tė marrė dritėn jeshile nga Evropa pėr zhbėrjen e sė paku gjysmės sė kombit shqiptar, atij “qė s’kishte identitet evropian”, domethėnė tė shqiptarėve mė besim mysliman, bazohej nė besimin e tij tė verbėr se Evropa do tė binte nė kėtė kurth gjenocidar.

Ne e dimė ē’ndodhi. Evropa dhe SHBA-ja nuk ranė nė kurth dhe kjo ėshtė njė nga aktet mė tė ndritshme tė qytetėrimit perėndimor.


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.