Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 15-05-06, 20:28   #1
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Islami Origjina e shkences bashkekohore

ISLAMI
Origjina e shkences bashkekohore

Katėrmbėdhjetė shekuj mė parė, Zoti zbriti Kuranin si njė udhėzues pėr mbarė njerėzimin. Nė atė kohė, shoqėria arabe ishte nė njė gjendje shthurjeje, kaosi e injorance tė plotė. Arabėt ishin njė popull barbar. Ata adhuronin idhuj qė i pėrgatisnin vetė, besonin se lufta e gjakderdhja ishin tė virtytshme dhe ishin tė aftė tė vrisnin edhe fėmijėt e tyre. Ata ishin shumė pak tė interesuar nė ēėshtje tė dijes; tė mos flasim pastaj pėr kėndvėshtrim shkencor tė botės e tė natyrės.


Megjithatė, nėpėrmjet Islamit, ata mėsuan tė jenė tė njerėzishėm e tė qytetėruar. Jo vetėm arabėt, por tė gjitha bashkėsitė qė pranuan Islamin u larguan prej territ tė kohėve tė padijes dhe u ndriēuan me urtėsinė hyjnore tė Kuranit. Ndėr aftėsitė qė Kurani i solli njerėzimit ishte tė menduarit shkencor.
NXITJE PĖR HULUMTIM SHKENCOR, E SHPALLUR NĖ KURAN

Zanafilla e mendimit shkencor ėshtė ndjenja e kureshtjes. Duke qenė se njerėzit janė kureshtarė tė dinė se si funksionon natyra, ata hulumtojnė dhe interesohen pėr shkencėn. Mirėpo shumicės sė njerėzve u mungon njė kureshtje e tillė. Pėr ta, nuk kanė rėndėsi tė fshehtat e gjithėsisė dhe natyrės, por pėrfitimet dhe kėnaqėsitė e vogla nė kėtė botė. Nė bashkėsi tė tilla ku njerėzit mendojnė nė kėtė mėnyrė, shoqėria nuk ecėn pėrpara. Aty mbizotėron prapambetja dhe padija.

Bashkėsia arabe para zbritjes sė Kuranit i pėrkiste kėtij lloji, por vargjet e Kuranit u bėnė thirrje arabėve dhe mbarė njerėzimit tė mendojnė, tė hulumtojnė, tė pėrdorin mendjen, ndoshta, pėr herė tė parė nė jetėn e tyre. Nė shumė ajete tė Kuranit, njerėzve u mėsohet tė marrin nė shqyrtim natyrėn dhe tė mėsojnė prej saj, pasi ata mund ta njohin Zotin vetėm pasi tė kenė shqyrtuar krijimin e Tij. Pėr kėtė arsye, nė njė nga vargjet e Kuranit, muslimanėt pėrkufizohen si njerėz qė mendojnė rreth krijimit tė qiejve dhe tė tokės:

Ata qė e pėrkujtojnė Zotin nė kėmbė, ulur e shtrirė dhe mendojnė pėr krijimin e qiejve e tė tokės: "O Zoti ynė! Ti nuk e ke krijuar kėtė mė kot. Lėvduar qofsh! Na ruaj nga dėnimi i zjarrit! {Kurani 3 : 191}

Si pasojė, pėr njė musliman shfaqja e interesit pėr shkencėn pėrbėn njė formė shumė tė rėndėsishme tė adhurimit tė Zotit. Nė shumė vargje tė Kuranit, Zoti u mėson muslimanėve tė hulumtojnė qiejt, tokėn, qeniet e gjalla apo vetė ekzistencėn e tyre dhe tė mendojnė pėr to. Kur lexojmė ajetet kuranore, ne gjejmė tregues tė tė gjitha degėve tė shkencės.

Pėr shembull, Zoti nė Kuran nxit zhvillimin e shkencės sė astronomisė:

Ai i krijoi qiejt njė mbi njė. Ti nuk do tė gjesh asnjė tė metė nė krijimin e tė Gjithėmėshirshmit. Vėshtro, pra, pėrsėri! A sheh ndonjė tė ēarė? {Kurani 67 : 3}

Nė Kuran, Zoti nxit, gjithashtu, studimin e botanikės:

Allahu ėshtė Ai qė bėn tė zbresė ujė nga qielli, me tė cilin bėjmė tė lindin lastarė tė ēdo lloji. Prej tyre mundėsojmė tė lindė bimėsi e prej saj, grurė nė kallinj e palma, nga lėpushat e tė cilave varen vile hurmash. E kopshte tė mbjellė me vreshta e ullinj e shegė, qė ngjajnė por qė janė tė ndryshėm nga njėri-tjetri. Vėzhgoi frutat tek formohen e piqen! Ja, pra, shenja pėr njerėz qė besojnė! {Kurani 6 : 99}

Nė njė tjetėr varg tė Kuranit, Zoti tėrheq vėmendjen tek zoologjia:

Nga gjėja e gjallė, ju duhet tė nxirrni mėsim... {Kurani 16 : 66}

Ajeti i mėposhtėm ėshtė njė varg kuranor qė ka lidhje me arkeologjinė dhe antropologjinė:

A nuk kanė udhėtuar nė tokė dhe nuk e kanė parė pėrfundimin e popujve tė mėparshėm? {Kurani 30 : 9}

Nė njė varg tjetėr kuranor, Zoti tėrheq vėmendjen tek provat dhe argumentet ekzistencės sė Zotit nė trupin e vetė njeriut:

Nė tokė ka argumente tė qarta pėr ata qė besojnė vendosmėrisht. Edhe nė vetveten tuaj, gjithashtu, ka argumente. A nuk mendoni, pra? {Kuran 51:20-21}

Siē mund tė shohim, Zoti u rekomandon muslima-nėve nė Kuran tė gjitha fushat dhe shkencat. Pėr kėtė arsye, rritja e ndikimit tė Islamit nė histori solli, nė tė njėjtėn kohė, edhe zhvillimin e njohurive shkencore.


__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:27.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.