Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 18-05-06, 14:03   #1
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Fondacion pedofilesh ne Tirane!

Ekspertiza mjeko-ligjore zbulon gjurmė marrėdhėniesh tė dhunshme seksuale nė gojėn dhe organet gjenitale tė tetė fėmijėve shqiptarė.
Arrestimi i administratorit anglez tė shtėpisė sė jetimėve “Fėmijėt e Mi” nė Tiranė, ka zbuluar skandalin seksual nė tė cilin janė implikuar disa persona nga Anglia, Skocia dhe Irlanda. Tė paktėn prej katėr vitesh, ata kanė derdhur shuma financiare marramendėse nė llogarinė bankare tė fondacionit nė kėmbim tė kėnaqėsisė seksuale gjatė marrėdhėnieve me tė miturit qė strehoheshin aty. Pas denoncimit tė familjarėve tė fėmijėve, agjentėt e policisė sė komisariatit nr.4, kanė vėnė nė pranga David Broun, 55 vjeē, administrator i jetimores. Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se tetė fėmijė janė dhunuar seksualisht. Ata janė tė moshės nga 6 deri nė 12 vjeē, dhe sipas mjekėve ligjorė kanė dėmtime tė rėnda nė organet gjenitale, si dhe nė gojė. Ndėrkohė qė janė shpallur nė kėrkim edhe dy shtetas tė tjerė anglezė, qė dyshohet se kanė marrė pjesė nė skenat e turpshme, qė zhvilloheshin prej katėr vitesh brenda ambienteve tė qendrės sė fėmijėve. Burime nga policia konfirmuan se anglezi Robin Arnold, si dhe njė italian me emrin Dino janė tė pėrfshirė direkt nė dhunimin e fėmijėve. Arnold, rreth 50 vjeē, ėshtė larguar disa muaj mė parė nga Shqipėria dhe mendohet tė jetė njė nga personat kryesorė tė pėrfshirė nė organizimin e orgjive.
Zbulimi
Prej gati dy vjetėsh, policia kishte marrė denoncime pėr abuzime seksuale nė shtėpinė e jetimėve, “Fėmijėt e Mi”. Nė qendėr janė tė strehuar 38 fėmijė nga mosha 6 muaj deri nė 16 vjeē. Hetimet kanė marrė rrugė vetėm njė javė mė parė, pasi nė polici ėshtė bėrė njė tjetėr denoncim. Tė martėn pasdite, rreth orės 17:00, forcat e policisė kanė marrė fėmijėt nga jetimorja dhe i kanė dėrguar pėr ekspertizė te Mjekėsia Ligjore. Mjekėt kanė vėnė re se tetė fėmijėt kishin dėmtime tė rėnda nė organet gjenitale dhe nė gojė. Nė tė njėjtėn kohė, agjentėt e policisė kanė shoqėruar edhe administratorin David Broun. Anglezi ka kundėrshtuar duke kėrkuar avokaten e tij. Mė pas Broun ėshtė paraqitur nė zyrat e hetuesve, ku ėshtė marrė nė pyetje pėr disa orė. Rreth mesnatės, hetuesit kanė marrė nė duar analizat e fėmijėve, duke zbuluar dhunėn seksuale qė ishte ushtruar ndaj tyre. Menjėherė ndaj 55- vjeēarit Broun ėshtė marrė masa e arrestit. Ndėrsa janė shpallur nė kėrkim edhe anglezi tjetėr, Robin Arnold dhe italiani Dino.
Hetimet
Burime nga policia shprehen se shtėpia e jetimėve, “Fėmijėt e Mi” ka shėrbyer si njė qendėr pėr pedofilėt nga e gjithė bota. Gjatė aktivitetit tė saj gjashtėvjeēar nė kėtė shtėpi, nė periudha kohe tė ndryshme kanė ardhur pedofilė nga Anglia, Skocia dhe Irlanda, tė cilėt kundrejt pagesės kanė kryer marrėdhėnie seksuale dhe homoseksuale mė fėmijėt. Pedofilėt maskoheshin si vullnetarė, tė cilėt vinin pėr t’u kujdesuar pėr fėmijėt jetimė. Ata qėndronin nė ambientet e shtėpisė rreth dy javė, ku dhe plotėsonin dėshirat e tyre seksuale. Burimet thanė se mes tė dhunuarve janė fėmijė nga komuniteti rom, si dhe tė mitur me prindėr tė divorcuar nga Tirana dhe rrethet. Njė vend tė rėndėsishėm nė hetimet e policisė sė komisariatit nr. 4, dhe Prokurorisė sė Tiranės kanė zėnė edhe rrėfimet e tė miturve qė janė dhunuar seksualisht. Nė dėshmitė e fėmijėve tė dhunuar, ata kanė thėnė se “babai”, siē e thėrrisnin David Broun, i detyronte tė bėnin akte tė turpshme. Po sipas dėshmisė, anglezėt kanė pėrdhunuar disa vajza, por kėnaqėsinė e tyre seksuale e kishin te djemtė.

REPORTAZH/ Kalimtarėt shajnė anglezėt e dyshuar pėr pedofili
Ndihmėsi i administratorit: Skandali ėshtė i vjetėr
Frika e hakmarrjes, policia blindon shtėpinė e tė miturve
TIRANE -I vetmi punonjės i shtėpisė sė hetimeve qė pranoi tė jepte shpjegime pėr mediat ishte Janaq Papaleka, ndihmėsi dhe pėrkthyesi i administratorit tė arrestuar. “Mendoj se ajo qė ka ndodhur kėtu ėshtė njė gjė e vjetėr. Unė kam punuar rreth pesė vjet me Johan Braun dhe nuk kam vėnė re ndonjė gjė tė dyshimtė tek ai”, sqaroi pėrkthyesi Papaleka. Mė pas dera jeshile e shtėpisė u mbyll. Anglezėt e tjerė qė gjendeshin nė godinė nuk pranonin qė tė prononcoheshin. Nga jashtė shtėpia 1-katėshe nė kryqėzimin e rrugės “Qemal Stafa” dhe “Riza Cerova”, dukej e qetė. Me njė arkitekturė tė veēantė dhe e lyer me bojė kafe, shtėpia binte nė sy. Dritaret ishin tė mbyllura nga grilat jeshile. Deri pak ditė mė parė, tė gjithė mendonin se ajo ishte vetėm njė strehė pėr jetimėt, kryesisht fėmijė romė. Por kishte edhe familje nė vėshtirėsi ekonomike, tė cilėt i ēonin fėmijėt e tyre, duke shpresuar pėr njė pėrkujdesje nga stafi shqiptaro-anglez. Por dje porta jeshile ishte shumė e rėndė. Zilja duhet tė binte shumė herė para se ndonjė punonjės tė dukej te porta. Ajo hapej vetėm kur trokiste ndonjė prej prindėrve pėr tė marrė fėmijėt. Duke mallkuar, ata kėrkonin sqarime nga punonjėsit e shtėpisė, pėr ēfarė kishte ndodhur me fėmijėt e tyre. Ndėrsa tė huajt mjaftoheshin vetėm duke mbledhur supet. Nė rrugėn qė po asfaltohej, katėr-pesė punėtorė ndiqnin tė heshtur ēdo skenė nė portėn jeshile. Duke soditur nga larg, ata u mjaftuan vetėm duke sharė njėrin prej anglezėve, qė pasi hipi me arrogancė mbi xhipin e kuq me targa tė huaja, u largua me shpejtėsi duke krijuar njė re tė madhe tymi. Njė makinė policie patrullonte ēdo dhjetė minuta, duke mbajtur situatėn nėn kontroll. Ndoshta punonjėsit e policisė i druhen ndonjė hakmarrjeje nga prindėrit. Megjithatė anglezėt dukeshin tė qetė. Interesimit tė gazetės fillimisht iu pėrgjigjėn duke kėrkuar kohė, pasi ishin duke ngrėnė drekė. Por duket se mė pas ndryshuan mendje, duke u mjaftuar vetėm me sqarimet e ndihmėsit shqiptar. f.b


Miliona nė llogaritė bankare
Policia ka zbuluar transaksione tė mėdha parash nė numrat e llogarisė tė shtėpisė sė jetimėve, “His Children”, tė depozituara nga vullnetarėt. Edhe pse me njė depozitė mjaft tė majme, kushtet nė shtėpinė e jetimėve ishin mjaft tė kėqija. Kujdestarėt anglezė janė treguar tė kujdesshėm vetėm pėr pamjen e jashtme tė ndėrtesės. Sipas policisė, ata shpenzonin para pėr pushime nė plazhet e Durrėsit dhe tė Vlorės, si dhe organizonin piknikė me tė miturit. Fėmijėt shoqėroheshin nga vullnetarėt qė vinin nga Anglia, Irlanda dhe Skocia, tė cilėt kryenin dhe marrėdhėnie seksuale me ta. Efektivat e rendit qė kanė bėrė kontrollin nė banesė thanė se ambientet e brendshme
tė saj ishin njė
“ferr” i vėrtetė.

Anglezėt s’kishin leje qėndrimi
David Broun dhe punonjėsit e tjerė tė shtėpisė sė jetimėve, “Fėmijėt e Tij”, me qendėr nė Tiranė, rezultojnė tė jenė klandestinė nė Shqipėri. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit thanė se pėr 55-vjeēarin Broun nuk ėshtė dhėnė leje qėndrimi nga autoritetet shqiptare. Ai ka pasur njė tė tillė nga viti 2000 deri nė 2002, por mė pas nuk e ka rinovuar atė. Pas kėsaj, administratori anglez dhe stafi i tij nuk i kanė rinovuar lejet, duke qėndruar ilegalisht nė Shqipėri. Por njė fakt i tillė nuk i ka penguar tė zgjerojnė vit pas viti aktivitetin e tyre, edhe nė disa rrethe
tė tjera tė vendit.




Gazeta Panorama
18 Maj 2006



__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:19.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.