Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 05-07-06, 13:30   #1
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Duam Shqiperine ne NATO dhe Kosoven e pavarur.

Flasin Shirley Cloyes-Dioguardi dhe Joseph Dioguardi

Duam njė Shqipėri
nė NATO dhe njė
Kosovė tė Pavarur




Dashurojnė Tiranėn dhe... pavarėsinė e Kosovės. Shirley Cloyes-Dioguardi dhe Joseph Dioguardi, tė njohur si krerėt e Ligės Shqiptaro Amerikane, janė tė qartė: njė lob shqiptar sa mė i fortė do tė ndihmonte nė prezantimin e sė vėrtetės pėr vlerat e shqiptarėve dhe pėr atė qė duhet tė ndodhė nė Kosovė. Prej disa ditėsh nė Tiranė, ata flasin pėr atė ēka po projektojnė pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė. “Ėshtė njė ndjesi shumė e bukur qė tė arrish tė bėsh diēka pėr 7 milionė njerėz qė kanė nevojė pėr ndihmė”, thotė ēifti nė njė intervistė pėr gazetėn “TemA”.

Jeni rikthyer nė Tiranė, por edhe me mendjen nė Prishtinė. Ajo qė keni theksuar mė shumė se ēdo gjė ėshtė rėndėsia e lobit si alternativė pėr tė shuar atė qė po mundohen tė ngrenė serbėt pėrmes mashtrimit...

Shirley Cloyes-Dioguardi: Ne kemi publikuar kėto artikuj pėr tė treguar tashmė, se lobi serb ėshtė duke u pėrpjekur dėshpėrimisht tė ndalojė Kosovėn. Por, janė aq tė dėshpėruar sa kanė filluar tė gėnjejnė dhe ata e dinė se, nėse arrijnė tė bėjnė qė shqiptarėt tė duken si myslimanė, atėherė amerikanėt do tė mendojnė se ata kanė lidhje me Al Kaidėn. Kėshtu qė ne po pėrpiqemi tė tregojmė edhe anėn tjetėr tė medaljes duke pėrmendur qė ushtarėt shqiptarė janė nė Irak, duke luftuar krah pėr krah me ushtarėt amerikanė. Po serbėt nuk e thonė kėtė, kėshtu qė ne duhet ta themi. Ne kemi njė program shumė tė mirė pėr tė deklaruar kėtė informacion. Dhe nė kėtė mėnyrė, ne po pėrpiqemi tė tregojmė qė ekziston njė lidhje e fortė ndėrmjet lobit ēifut dhe atij shqiptar, ashtu si bėmė edhe nė vitin 1998, kur bombarduam Millosheviēin. Tashmė, ne do tė luftojmė qė tė fusim Shqipėrinė nė NATO. Ne tashmė e kemi diskutuar kėtė program edhe me kryeministrin Berisha nė mėnyrė qė tė nisė bashkėpunimi ndėrmjet Uashingtonit dhe qeverisė shqiptare qė hyrja nė kėtė organizėm pėr Shqipėrinė tė ndodhė sa mė shpejt.

Lobi serb e ka konsideruar Kosovėn dhe kosovarėt si “talebanėt e Evropės”. Cila mund tė jetė pėrgjigjja mė e mirė ndaj kėtij mashtrimi?

Shirley Cloyes-Dioguardi: Unė kam shkruar dhe njė artikull pėr revistat dhe gazetat e ndryshme tė Amerikės dhe tė organizatave ēifute qė flet pėr ēifutėt e mbijetuar nė Shqipėri. Dhe arsyeja e kėtij artikulli ishte qė tė tregonim sesi shqiptarėt i kanė ndihmuar ēifutėt qė tė ingranoheshin sa mė mirė nė tokėn shqiptare, por edhe qė tė thonim tė vėrtetėn. Shqiptarėt janė popull me origjinė ortodokse lindore dhe katolike, tė cilėt kanė jetuar nė harmoni tė plotė me njėri-tjetrin pėr shekuj me radhė. Ata kanė njė histori tė gjatė tė tolerancės fetare dhe tė rezistencės ndaj represionit. Dhe vetėm duke thėnė tė vėrtetėn pėr Shqipėrinė, gjė qė unė dėshiroj shumė qė ta bėjnė edhe liderėt e Shqipėrisė, ēdo gjė do tė jetė mė e qartė, pėr tė dhėnė kėshtu njė pėrcaktim tė asaj ē’ka ėshtė vendi i tyre. Tė mos harrojmė se serbėt dhe grekėt kanė luftuar pėr mė se 50 vjet dhe shqiptarėve iu ėshtė dashur tė durojnė Hrushovin dhe Titon. Kėta tė fundit nuk dėshironin qė tė tregonin se shqiptarėt kishin kulturėn dhe vlerat e tyre.

Joseph Dioguardi: Vitin e kaluar ne kemi organizuar njė darkė tė madhe me komunitetin ēifut dhe tema kryesore ishte toleranca dhe heroizmi shqiptar. Ndėrsa serbėt dhe grekėt duan tė deklarojnė qė shqiptarėt janė jo tolerantė dhe si Al Kaida, ne kemi prova pėr tė treguar kėtė tolerancė. Dhe ne duam qė ta bėjmė tė qartė kėtė tė vėrtetė pėr tė gjithė. Duke qėnė se njerėzit nė Amerikė nuk e njohin mirė Shqipėrinė dhe Kosovėn, ne duhet tė sigurohemi qė t’iu paraqesim atyre njė imazh sa mė tė qartė pėr kėto vende. Njė tjetėr gjė qė kemi bėrė ėshtė qė kemi pasur rezoluta dhe seanca tė shumta dėgjimi nė Kongresin amerikan pėr Kosovėn. Herėn e fundit, nė njė seancė dėgjimi ne morėm dy priftėrinj katolikė pėr t’i treguar Kongresit se ekziston besimi katolik te shqiptarėt, jo vetėm ai mysliman. Dhe kjo gjė i shkatėrroi serbėt. Por tashmė, ata kanė nisur sėrish nga propaganda e tyre antishqiptare, pasi e shohin se SHBA ėshtė pranė fazės sė njohjes sė Kosovės si shtet i pavarur. Kėshtu qė tani ata po shpenzojnė 100.000 $ nė muaj, qė i bie 1. 200.000$ nė vit nė Uashington pėr propagandat e tyre dhe shqiptarėt nuk e kanė kėtė shumė lekėsh. Por serbėt po pėrpiqen t’i ndryshojnė mendjen SHBA-sė, sepse nėse e arrijnė kėtė gjė, atėherė askush s’do tė mbėshtesė Kosovėn. Por, ne mendojmė se ėshtė vonė pėr kėtė gjė dhe ne kemi pėrgjigjen, dhe nė fund tė kėtij viti, do tė shikojmė edhe pavarėsinė e Kosovės. Por, ne iu bėjmė thirrje liderėve shqiptarė qė t’i lėnė mėnjanė pėrēarjet, apo tė ndjekin politika tė njėjta me ato tė Bosnjes, pasi kjo gjė s’ka pėr tė funksionuar. Kjo nuk ėshtė e ardhmja e Evropės. E ardhmja e Evropės ėshtė integrimi dhe jo ndarja. Dhe ne iu bėjmė thirrje shqiptarėve qė tė mos lejojnė qė serbėt tė vazhdojnė ndėrhyrjet nė Kosovė, apo tė shkaktojnė pėrēarje nga brenda. Dhe nuk duhet tė themi se Kosova ėshtė njė shtet multietnik. Kosova ėshtė njė vend 95 % me disa minoritete nė tė. Kėto minoritete duhet tė mbrohen dhe s’duhet tė ketė ndonjė problem nė mbrojtjen e tyre. Ne duam tė japim mesazhin tonė, si zė i lirė qė jemi, pasi ne nuk punojmė as pėr qeverinė shqiptare as pėr atė tė Kosovės, por punojmė nė interesin e shqiptaro-amerikanėve. Kėshtu qė ne nuk na duhet tė regjistrohemi nė Departamentin e Drejtėsisė, ashtu sikurse duhet tė bėjnė ata, si agjentė tė huaj. Neve nuk jemi agjentė tė huaj, por njė “zė mesazhi” pėr populli shqiptar.

Mendoni se 2007-ta do tė jetė viti qė do tė vendosė pėrfundimisht statusin e Kosovės?

Joseph Dioguardi: Sigurisht qė kėshtu do tė ndodhė, por ky ėshtė fillimi i sfidės me tė cilėn do tė na duhet tė pėrballemi, sepse ėshtė mirė tė themi se jemi tė pavarur, por duhet punuar shumė me ekonominė qė tė hapen vende pune, pasi 70% e popullsisė sė Kosovės, deri tani janė tė papunė. Pra, janė shumė shqiptarė tė papunė, tė cilėt mbahen me lekėt qė iu dėrgohen nga Evropa apo nga Amerika. Kėshtu qė pavarėsia ėshtė ēelėsi pėr tė punuar me Bankėn Botėrore, FMN-nė dhe tregun evropian. Vetėm kėshtu ata mund tė krijojnė njė infrastrukturė tė mirėfilltė, elektricitetin, rrugėt, etj. Pikėrisht, sė bashku me kėtė do tė vijnė duke u shtuar dhe investimet private. Por, pa pavarėsinė, Kosova ka marrė fund, pasi askush s’do tė punojė pėr rimėkėmbjen e ekonomisė pėr hapjen e vendeve tė punės. Kėshtu qė nėse do iu themi shqiptarėve “mos hajdeni nė Amerikė, pasi ka shumė emigrantė tė paligjshėm atje”, atėherė duhet tė bėjmė qė ata tė qėndrojnė kėtu, po pėr ta bėrė kėtė, ata duhet tė kenė vende pune.



__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Kalt : 05-07-06 nė 13:39
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.