Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 13-07-06, 22:56   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Fundi i turizmit patriotik

Fundi i turizmit patriotik

Ata pushues kosovarė qė munguan kėtė sezon, kanė bėrė zgjedhjen e duhur, ndėrsa ata tė vonuar qė ende nuk e kanė vendosur se ku do tė shkojnė, bėjnė mirė ta harrojnė njėherė e pėrgjithmonė tundimin e turizmit patriotik.


Biznesi shqiptar i turizmit po korr kėtė sezon atė qė mbolli pėrgjatė tre viteve mė parė. Numri i turistėve nga Kosova ka rėnė ndjeshėm krahasuar me sezonet e tjera. Por, ndėrsa debati pėr shifrat pritet tė qartėsohet nė pėrfundim tė stinės sė nxehtė, perceptimi i fluksit turistik ėshtė mėse evident. Makinat me targa tė Kosovės qė nė tė njėjtėn periudhė tė dy-tre viteve mė parė bllokonin trafikun nė rrugėn e plazhit nė Durrės, apo i hasje shpesh pėrgjatė rivierės sė jugut, kėtė vit numėrohen me gishta. Pjesa dėrrmuese e hoteleve nė plazhin e Shėngjinit apo tė Durrėsit, mė tė frekuentuarit nga pushuesit kosovarė, janė thuajse bosh, ndėrsa restorantet nuk kanė mė punė. Tregtarėt ambulantė ankohen nga rėnia e fitimeve dhe nuk parashikojnė ndonjė boom gjatė periudhės sė gushtit.
Por, ēfarė ka ndodhur qė pushuesit nga Kosova e braktisėn kėtė vit bregdetin shqiptar? Pse u ftoh kaq ndjeshėm entuziazmi i dikurshėm qė e shihte turizmin nga veriu si njė mundėsi tė madhe pėr lulėzimin e ekonomisė shqiptare? Ku shkuan idetė pėr turizmin patriotik dhe parashikimet pėr rritjen e tė ardhurave nga ky sektor? Ka shumė arsye qė mund ta shpjegojnė fenomenin e krizės aktuale. Arsye qė shkojnė nga moti i paqėndrueshėm e deri te paaftėsia e strukturave shtetėrore tė turizmit. Ata qė kanė investuar nė turizėm dhe tashmė pėrballen me dhomat e boshatisura dhe ēadrat qė bėjnė hije mbi rėrė, duan ta shpjegojnė kėtė rėnie vetėm me pėrgjegjėsinė e shtetit. Ėshtė e vėrtetė qė infrastruktura ėshtė e rrėnuar dhe udhėtimi nga Kosova nė Durrės mbetet njė strėmundim. Ėshtė e vėrtetė gjithashtu se kushtet e bregdetit shqiptar janė tė mjerueshme dhe t'u mbijetosh atyre ėshtė njė aventurė e vėrtetė: hapėsira e ngushtė, deti i pistė, rėra e mbuluar nga plehrat, ndotja akustike, mungesa e ujit tė pijshėm, ndėrprerja e energjisė, janė shumė pėr t'u suportuar nga njė familje qė ka ardhur pėr tė pushuar. Po kėshtu, alternativat e turizmit nė Shqipėri mbeten tė kufizuara: mungojnė paketat turistike qė ofrojnė udhėtime, divertimente, atraksione kulturore, mungojnė risortet e organizuara, aq tė nevojshme pėr familjarėt, nuk ka aktivitete argėtuese mbrėmjeve e plot mungesa tė ngjashme. Tė gjitha kushtet e mėsipėrme dhe alternativat e larmishme janė mundėsi qė i ofrojnė me shumicė dhe me cilėsi tė lartė vendet e tjera qė konkurrojnė fort nė fushėn e turizmit dhe mungesa e tyre nuk ėshtė pak pėr tė larguar fluksin e pushuesve.
Por, megjithė kėto mundėsi tė kufizuara dhe kushte tė vėshtira, pushuesit nga Kosova, tė paktėn pėr tre vite me radhė, nuk munguan, madje, kurba e tyre erdhi nė rritje.
Tė shumtė qenė ata qė kėtė fluks tė madh tė atyre viteve e shpjeguan me tė ashtuquajturin turizėm patriotik, me dėshirėn e kosovarėve pėr tė parė dhe pėr tė shijuar bukuritė natyrore tė vendit amė, qė ua kishin ndaluar pėr dekada me radhė apo pėr tė njohur nga afėr sivėllezėrit e tyre, me tė cilėt ishin ndarė padrejtėsisht njė shekull mė parė. Por, kur flitet pėr ekonomi, patriotizmi ėshtė njė argument qė nuk mban dot gjatė. Malli, gjuha apo gjaku i pėrbashkėt mjaftuan ndoshta pėr tė pėrballuar rrugėn plot andralla, kushtet e rėnda dhe varfėrinė turistike, por jo deri aty sa tė sfidonin mundėsitė financiare dhe spekulimin e "biznesmenėve" shqiptarė tė turizmit. Pikėrisht tregu i turizmit shqiptar ėshtė arsyeja kryesore pse kėtė vit mungojnė pushuesit nga Kosova, tė cilėn operatorėt privatė ose nuk e kuptojnė vėrtet pėr shkak tė injorancės sė tyre, ose nuk duan ta pranojnė.
Pėr disa sezone rresht, pushuesve kosovarė iu ofruan ēmime tė frikshme, spekulative dhe shpeshherė njė trajtim racist. Naiviteti i tyre patriotic pėrgjithėsisht u shfrytėzua pėr t'i rrjepur deri nė qindarkėn e fundit dhe ata u panė mė shumė si viktima sesa si njė burim tė ardhurash qė duhej trajtuar me kujdes pėr tė dhėnė vazhdimisht fryte. Ky "kapitalizėm" dritėshkurtėr po i jep tani pasojat e para, qė sa vjen e do tė rėndohen. Sepse, ėshtė pak si shumė qė nė emėr tė turizmit patriotik tė paguash disa herė mė shtrenjtė, financiarisht dhe moralisht, dy javė pushime nė kushte mbijetese. Sepse, vetėm emri i Shqipėrisė ėshtė shumė pak pėr tė refuzuar paqen, bukuritė dhe trajtimin e shkėlqyer qė gjen nė Malin e Zi, Kroaci apo Turqi, me ēmime shumė mė tė mira nga ato tė spekulantėve kėtu. Prandaj dhe ata pushues kosovarė qė munguan kėtė sezon, kanė bėrė zgjedhjen e duhur, ndėrsa ata tė vonuar qė ende nuk e kanė vendosur se ku do tė shkojnė, bėjnė mirė ta harrojnė njėherė e pėrgjithmonė tundimin e turizmit patriotik.

(autori ėshtė drejtor
i informacionit nė TV Klan)
Armand Shkullaku


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.