Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 14-10-06, 11:07   #1
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nuk u durova...

... pa e sjell lajmin ma tė mirė qė kosova pret prej vitesh :
"Drafti i Kushtetutės sė Kosovės, i gatshėm nė mars 2007 "
Ekspertėt pėr hartimin e kushtetutės sė Kosovės janė duke i finalizuar propozimet e tyre pėr dokumentin. Ata besojnė se drafti final pėr kushtetutė do tė jetė i gatshėm nė mars tė vitit 2007. Bashkė-kryesuesi i komisionit pėr hartimin e Kushtetutės sė Kosovės, Arsim Bajrami i tha Radios Blue Sky se ata kanė propozuar qė Kosova e pavarur tė jetė Republikė Parlamentare ku tė drejtat e minoriteteve do tė mbroheshin sipas standardeve mė tė larta evropiane.

Nė kohėn kur procesi i definimit tė statusit ka hyrė nė fazėn finale, Kosova po i bėnė pėrgatitjet pėr tė funksionar si shtet i pavarur. Akti mė i lartė juridik, kushtetuta, ka hyrė nė fazėn pėrfundimtare tė hartimit. Bashkė-kryesuesi i komisionit pėr hartimin e saj, profesor Arsim Bajrami thotė se parimet themelore tė kushtetutės janė duke u shqyrtuar me kujdes nė nivelin mė tė lartė politik tė vendit. Sipas tij ideja fillestare e ekspertėve ėshtė qė Kosova tė jetė republikė parlamentare me njė sistem tė kontrollit reciprok tė pushteteve.“Me njė president shumė mė autoritativ me kompetenca tė zgjeruara e jo siē i ka tani vetėm simbolike, me njė qeveri parlamentare dhe me njė parlament fuqiplotė me kompetenca tė plota legjislative. Ideja jonė ėshtė qė tė sigurojmė njė demokraci tė ekuilibruar ku do tė kemi tri pushtete autoritative, tė pavarura dhe tė kontrolluara nė mėnyrė reciproke diēka qė ėshtė shtyllė edhe e demokracisė amerikane”, thotė Arsim Bajrami. Sidoqoftė, ai thotė se kjo ēėshtje do tė vendoset me konsensus ndėrmjet faktorėve politik tė vendit. Profesori i sė drejtės kushtetuese pohon se menjėherė pas miratimit tė kushtetutės, Kuvendi duhet tė miratoj disa ligje bazike pėrfshirė kėtu edhe ligjin pėr forcat e armatosura dhe atė pėr simbolet kombėtare me tė cilat Kosova do tė aplikoj pėr tu pranuar nė Kombet e Bashkuara.” Kjo pako e ligjeve duhet tė miratohet menjėherė pas miratimit tė kushtetutės nė mėnyrė qė Kosova tė identifikohet si shtet. Kushtetuta do tė jenė njė faktor i rėndėsishėm edhe pėr mbajtjen e zgjedhjeve tė ardhshme nacionale sepse zgjedhjet nacionale nuk mund tė mbahen me bazėn ekzistuese”, tha Bajrami. Kosova administrohet nė bazė tė njė Kornize tė pėrkohshme Kushtetuese, e cila ėshtė miratuar mbi parimet e Rezolutės 1244. Profesor Bajrami thekson nevojėn e hartimit tė njė kushtetute qytetare qė do ta definoj Kosovėn si shtet liberal tė tė gjithė qytetarėve pa premisa etnike, mono-etnike apo multi-etnike. Ai thotė se kushtetuta e re e Kosovės do tė garantoj tė drejtat pėr pakicat sipas standardeve evropiane por nuk do t’iu lejė hapėsirė qė tė bllokojnė sistemin e qeverisjes. “Pakicat duhet tė pranojnė shtetėsinė e Kosovės. Assesi nuk duhet lejuar politika aktuale qė ata tė jenė vetėm qytetarė tė Kosovės dhe tė kėrkojnė tė drejta ndaj Kosovės e nė anėn tjetėr mos tė ndiejnė asnjė detyrim kushtetues tė respektimit tė ligjeve tė Kosovės. Ata fillimisht duhet tė pajtohen me zgjidhjen politike tė statusit final tė Kosovės, duhet ta marrin shtetėsinė e Kosovės dhe vetėm si tė tillė mund t’i gėzojnė tė drejtat qė u garanton kushtetuta e ardhshme e Kosovės”. Eksperti i ēėshtjeve juridike tha se edhe pjesėtarė tė pakicave janė shprehur tė gatshėm tė marrin pjesė nė hartimin e Kushtetutės, por sipas tij ata do tė ftohen nė Kėshillin Kushtetues, i cili do ta ketė mandatin e plotė nga parlamenti dhe presidenti pėr tė bėrė kushtetutėn e ndoshta edhe ligjet bazike qė i duhen Kosovės. Pėrveē ekspertėve, nė kėtė Kėshill do tė pėrfshihet edhe niveli politik. (Enver Bajrami)".
Lajm i Radio televizionit shtetror tė Kosovės.


Nuk ka asnjė shans qė dėshira ime tė plotėsohet por po e formuloj megjitahtė :
Ashtu siē ėshtė i pėrshkruar, ky draft mė duket i pėrkryer, gadi i pėrkryer : dėshira ime e pėrjetshme do tė jetė qė fjala "republikė" tė mos figurojė asgjėkundi nė draftin e kushtetutės tė Kosovės.
Shteti i Kosovės nuk duhet t'u gjasojė shumė shteteve tė Evropės e botės qė quhen "republikė". Pse tė mos kėnaqemi me fjalėn Shtet "state", ashtu siē e kanė edhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ndėrkohė qė nė tekstin e draftit u bėhet referencė e SHBA-ve kushtetuta e tė cilave nuk e pranon termin pejorativ tė "republikės". Kosova ėshtė rast unik : fjala republikė nuk ėshtė rast unik por banalitet i pėrhapur, prandaj...!


Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:33.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.