Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Tė burgosurit e SHBA, azil nė Tiranė
Njė algjerian, njė egjiptian dhe njė uzbek etnik kanė mbėrritur mesnatėn e sė premtes nė Tiranė nga SHBA
Tė burgosurit e SHBA, azil nė Tiranė
Tė liruarit nga burgu i Guantanamos plotėsojnė dokumentet e azil-kėrkuesit, pas intervistimit
Luan Kondi
TIRANĖ- Tre ish- tė burgosur tė tjerė nė Guantanamo u strehuan ashtu si edhe tetė muaj mė parė 5 ujgurėt kinezė, nė Qendrėn Kombėtare pėr Azilkėrkues nė Babrru tė Tiranės. Algjeriani Zakerian Hasan, uzbekistanasi Fethi Boucetta dhe njė egjiptian, emri i tė cilit nuk bėhet publik pėr shkaqe sigurie, mbėrritėn mbrėmjen e sė premtes, nė fshehtėsi tė plotė nė ambientet e qendrės nė periferi tė Tiranės. Paraditen e djeshme, rreth orės 09.00 ata u intervistuan nga autoritetet shqiptare tė Zyrės sė Refugjatėve nė Ministrinė e Brendshme, si aplikues pėr azil politik. Me mbėrritjen e tre ish-tė burgosurve tė Guantanamos, Shqipėria bėhet shteti evropian qė strehon 8 nga 38 tė burgosurit e fundit qė nuk konsiderohen mė terroristė nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Qeveria shqiptare realizoi kėsisoj premtimin qė u kishte bėrė zyrtarėve tė SHBA-sė, pak kohė mė parė se ishte e gatshme tė pranonte si azilantė disa nga tė burgosurit e liruar. Vendi ynė ishte angazhuar nė kėtė ēėshtje pėrkrah vendeve si Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Belgjika, Austria, Danimarka, Rusia, Turqia dhe Spanja.
***
Rreth orės 22.30, autoritetet kufitare shqiptare, pėrfaqėsues tė zyrės sė refugjatėve dhe tė UNHCR-sė kanė marrė nė dorėzim nė aeroportin Nėnė Tereza nga pėrfaqėsuesi i CIA-s, tre shtetas tė huaj, tė cilėt dikur kishin vuajtur dėnimin nė kampin e Guantanamos. Pasi janė kryer formalitetet nė pikėn e kalimit kufitar nė Rinas, qė nuk kanė zgjatur veēse disa minuta, tė tre personat janė shoqėruar me njė fuoristradė pėr nė Qendrėn Kombėtare tė Azilkėrkuesve nė periferi tė kryeqytetit. Menjehėrė pas njoftimit pėr ardhjen e tyre, drejtuesit e kėsaj qendre nxituan tė rregullonin ambientet ku do tė vendoseshin tė sapoardhurit. Rreth orės 24.00 tė sė premtes, tre shtetasit e huaj kanė mbėrritur nė Babrru dhe pasi kanė darkuar, i janė drejtuar dhomės sė pėrbashkėt, pėr tė pushuar. Nė momentin e mbėrritjes sė tyre nė qendrėn e azilkėrkuesve kryente shėrbim turni i tretė i grupit policor, qė ka nė ruajtje kėtė objekt, ndėrsa turni pasardhės vetėm sa ka konstatuar ardhjen e tre personave tė rinj nė kėtė qendėr. Njė pjesė e personelit tė shėrbimit si dhe drejtori i Qendrės sė Azilkėrkuesve, Ali Rasha, kanė qėndruar nė punė gjatė gjithė natės pėr tė plotėsuar sipas ligjit kėrkesat pėr azil. Madje, Rasha ėshtė parė tė largohet nga zyra e tij vetėm mesditėn e djeshme. Tė gjithė punonjėsit e qendrės janė porositur qė tė ruajnė fshehtėsinė e gjithēkaje dhe nė mėnyrė tė veēantė tė mos kenė asnjė kontakt me mediat.
***
Banorėt e tjerė tė qendrės sė azilkėrkuesve e kanė mėsuar nga njėri-tjetri bujtjen e tre ish-tė burgosurve nė burgun famėkeq tė Guantanamos. Ata kishin dėgjuar pėr ta, por ende nuk i njihnin. I kemi parė tė rrinė pėrpara ndėrtesės, por nga prezenca e personelit tė shėrbimit dhe pėrfaqėsuesve tė Zyrės sė Refugjatėve nė Ministrinė e Brendshme, kemi kuptuar se tre tė sapoardhurve po iu merreshin deklaratat e aplikimit pėr azil,-thanė banorė tė tjerė tė qendrės sė Babrrusė. Burime tė sigurta thanė pėr Shekullin se tre azilkėrkuesit, pa praninė e njė avokati kanė shpjeguar arsyet dhe faktet nė tė cilat ata mbėshtesnin persekutimet ose shkeljet e tė drejtave tė tyre nė vendet e origjinės. Ata u janė pėrgjigjur pėr mė shumė se njė orė pyetjeve qė iu adresuan nga punonjėsi i Zyrės sė Refugjatėve. Intervista e tyre ėshtė tėrėsisht koifidenciale dhe nuk bėhet publike, por sipas tė dhėnave, gjithēka ka qenė e pėrgatitur qė nga momenti i nisjes sė tyre, pasi u ishte sqaruar edhe qėndrimi qė duhej tė mbanin. Algjerianit Hasan, uzbekistanasit Boucetta dhe egjiptianit do tu duhet tė presin 30 ditė pėr tė marrė azilin politik nė Shqipėri.
ALGJERIANI
Quhet Zakerian Hasan dhe ka qėndruar prej vitesh nė burgun e Guantanamos nė Kubė, pasi ėshtė arrestuar nga autoritetet e SHBA si i dyshuar pėr terrorizėm. Ai ka kėrkuar tė mos kthehet nė vendin e tij, ndaj u soll nė Shqipėri
EGJIPTIANI
Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka pranuar tė publikojė emrin e egjiptianit tė strehuar nė Shqipėri, pasi ky i fundit ka pohuar se nė vendin e tij i kėrcėnohet jeta. Kjo dėshmi i ka shtyrė autoritetet amerikane tė gjejnė njė strehė pėr tė
Uzbekistanasi
Fethi Boucetta quhet uzbeku etnik, i mbėrritur mbrėmjen e sė premtes nė Tiranė. Ai ėshtė strehuar nė tė njėjtėn dhomė me bashkėvuajtėsit e tij nė Guantanamo dhe ka plotėsuar kėrkesėn pėr tė pėrfituar azil politik nė Tiranė
LIGJI
Pėr azilin nė Republikėn e Shqipėrisė
Neni 10
Kėrkesa dhe aplikimi pėr azil
1. Kėrkesė pėr azil quhet ēdo deklaratė nga njė i huaj pranė organeve kompetente nė kufi apo brenda vendit, me anė tė sė cilės kėrkon mbrojtje dhe sipas konventave ndėrkombėtare dhe legjislacionit shqiptar.
2. Aplikimi pėr azil quhet kėrkesa zyrtare drejtuar zyrės pėr refugjatėt, nė pėrputhje me procedurat e parashikuar anė nenin 23 tė kėtij ligji
Neni 23
Aplikimi pėr azil
1. Aplikimi pėr azil i paraqitet me shkrim nė gjuhėn shqipe ose nė njė nga gjuhėt zyrtare tė Kombeve tė Bashkuara, zyrės pėr refugjatėt. Aplikimi pėrveē identitetit duhet tė pėrmbajė edhe shkaqet dhe arsyet pėr tė cilat azilkėrkuesi kėrkon mbrojtje nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.
Neni 26
Procedurat nė zyrėn pėr refugjatėt
4. Zyra pėr refugjatėt merr vendim brenda 30 ditėve nga dita e dėgjimit tė azilkėrkuesit dhe i jep pa vonesė si azil kėrkuesit dhe UNHCR-sė njė kopje tė vendimit, por nė ēdo rast jo mė vonė se 5 ditė nga dita e marrjes sė vendimit. Vendimi i zyrės sė refugjatėve jepet me shkrim dhe duhet tė jetė i arsyetuar.
5. Nė rast se aplikimi pėr azil mohohet, zyra pėr refugjatėt informon azilkėrkuesit me vendimin e saj tė shkruar, individual e tė arsyetuar, ku do tė shprehet e drejta e tij pėr apelim dhe pėr periudhėn brenda tė cilės ai mund tė pėrfitojė nga kjo e drejtė. Nėse zyra pėr refugjatėt nuk jep vendimin e saj brenda afatit kohor prej 51 ditėsh nga data e dėgjimit tė azilkėrkuesit, heshtja e zyrės pėr refugjatėt do tė kuptohet si mospranim i nėnkuptuar i aplikimit.
Shekulli
19/11/2006
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|