Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 04-12-06, 20:08   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim U Harrua Flamuri i DARDANISE?

Festa (pa) flamur

Pse kėsaj here nuk u pėrdor Flamuri i Dardanisė pėr festėn e 28 Nėntorit?

A thua kaq shpejt u harrua Flamuri i Dardanisė Antike i propozuar nga presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova? Pse asnjė qeveritar komunal apo ndonjė pėrfaqėsues i Institucioneve tė Kosovės nuk e nxori nė pėrdorim, sė paku simbolikisht Flamurin e Presidentit Rugova? Pse Grupi Parlamentar i LDK-sė nuk po e procedon nė Kuvendin e Kosovės kėrkesėn pėr zyrtarizimin e simboleve tė Shtetit tė Kosovės tė cilat u propozuan nga Presidenti Rugova?

Shkruan Bajrush MORINA

Edhe kėtė vit u shėnua Festa e 28 nėtorit, Dita e Flamurit nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Edhe kėtė vit pati pėrurime dhe manifestime kulturore anembanė trojeve etnike shqiptare. Kėtė vit Skėnderbeu erdhi edhe nė Shkup, ndėrkaq njė lapidar i Adem Jasharit, komandantit legjendar tė UĒK-sė u pėrurua edhe nė Tiranė.

Duke mos i mbitheksuar “dallimet” politike tė kėtyre pėrurimeve me vlera dhe karakter kombėtar (nė Shkup ishin tė pranishėm vetėm pėrfaqėsuesit e BDI-sė e jo edhe tė PDSH-sė, ndėrkaq nė Tiranė ishin tė pranishėm vetėm zyrtarėt e PDK-sė e jo edhe tė Qeverisė sė Kosovės apo tė partive tė tjera politike tė Kosovės) mund tė thuhet se 28 Nėntori i kėtij viti u pėrshkua edhe me ankthin e pritjes pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės dhe u shėnua edhe me protesta tė lėvizjes “Vetėvendosja”.

Por, Festa e 28 Nėntorit e kėtij viti pati edhe njė “zbehje” jo vetėm vizuele. Fare pak ose aspak nuk u vėrejt valėvitja e Flamurit tė Dardanisė Antike i propozuar nga presidenti i Kosovės dr.Ibrahim Rugova. Nė tė vėrtetė, sipas njoftimeve nga terreni, vetėm disa nxėnės tė qytetit tė Pejės e morėn guximin dhe defiluan nėpėr qytet me flamuj tė Presidentit Rugova. U takon merita, respekti, guximi dhe falėnderimi i posaēėm pėr kėta nxėnės dhe pėr ata qė udhėheqės komunalė apo partiakė tė komunės sė Pejės tė cilėt organizuan dhe shpėrndanė flamujt e Dardanisė mė rastin e festės sė 28 Nėntorit.

Kjo festė e kėtij viti “ua nxori bojėn” shumė udhėheqėsve komunalė dhe tė Institucioneve tė larta tė Kosovės, sidomos atyre qė janė nga radhėt e LDK-sė. Siē dihet, viteve tė mėhershme, jo vetėm nė tubimet partiake por edhe me rastin e Festave kombėtare, krahas Flamurit Kombėtar, nxirrej edhe Flamuri i Dardanisė, i propozuar nga presidenti Rugova. Nė tė vėrtetė, duhet pranuar se ka patur edhe “rezistenca formale” ndaj kėtij flamuri, madje edhe “djegie publike” tė Flamurit tė Dardanisė Antike nga disa individė dhe shoqatave tė ndryshme qė thirren si pasardhės tė luftės sė UĒK-sė, por efekti i valėvitjes sė kėtij flamuri ishte mė i madh sesa ai i “djegies”.

Kėtė vit nuk u vėrejt njė pėrpjekje e tillė pėr tė nxjerrė nė valėvitje Flamurin e Dardanisė. Ndėrkaq kėtė vit, mu pėr arsye tė mungesės fizike tė presidentit Rugova do tė duhej tė shpalosej Flamuri i propozuar nga ai, Flamuri i Dardanisė Antike.

Por, kjo nuk ndodhi, ndėrkaq pėrgjegjėsinė morale, politike e mbase edhe institucionale pėr kėtė “fshehje publike” tė Flamurit tė Dardanisė sė propozuar nga dr.Ibrahim Rugova, e bafshin me shėndet tė gjithė ata pushtetarė lokalė apo qendror tė cilėt kanė ardhė nė pushtet falė emrit, veprės dhe votės sė presidentit Rugova dhe tė cilėt edhe sot e kėsaj dite e kanė “gojėn plot” me emrin e dr. Ibrahim Rugovės, ndėrkaq nuk ua mban as edhe njė ditė qė tė nxjerrin publikisht simbolet e presidentit Rugova.

Por, kjo “harresė” ndaj simboleve tė presidentit Rugova nuk u vėrejt vetėm me rastin e festės sė 28 Nėntorit. Ka kohė, pėr tė thėnė disa muaj qė simbolet e propozuara nga Presidenti Rugova janė lėnė anash. Jo tė gjithė kryetarėt e komunave tė Kosovės, jo tė gjithė ministrat e Qeverisė sė Kosovės, jo tė gjithė zyrtarėt e lartė tė Institucioneve tė Kosovės qė vijnė nga radhėt e LDK-sė i mbajnė nė zyrat e tyre Flamurin e Dardanisė, Vulėn e Presidentit tė Kosovės apo fotografinė e presidentit Ibrahim Rugova.

Madje, jo tė gjitha Kuvendet zgjedhore tė LDK-sė nė aktive dhe nėndegė janė mbajtur nėn intonimin e Himnit tė Presidentit Rugova dhe nėn Flamurin e Dardanisė. Kėtė “harresė” tė tyre ata e “arsyetojnė” me modestinė e tepruar apo me “ēėshtje teknike” duke mos e pranuar se nė radhė tė parė u ka munguar guximi politik qė nė kėtė apo atė tubim zgjedhor tė LDK-sė nuk e kanė marrė me vete Himnin e Presidentit Rugova tė incizuar nė disketė apo nuk e kanė marrė me vete Flamurin e Dardanisė Antike.

Duke e parė kėtė gjendje, apriori shtrohen kėto pyetje: pse kaq shpejt u harrua Flamuri i Dardanisė Antike i propozuar nga presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova? Pse asnjė qeveritar komunal apo ndonjė pėrfaqėsues i Institucioneve tė Kosovės nuk e nxori nė pėrdorim, sė paku simbolikisht Flamurin e Presidentit Rugova? Pse Grupi Parlamentar i LDK-sė nuk po e procedon nė Kuvendin e Kosovės kėrkesėn pėr zyrtarizimin e simboleve tė Shtetit tė Kosovės tė cilat u propozuan nga Presidenti Rugova?

Kėtyre pyetjeve do tė duhej t’u pėrgjigjeshin mė mirė ata qė kanė pėrfituar personalisht (shkurt e shqip: qė kanė marrė poste institucionale) nėn intonimin e Himnit “Kur ka ra kushtrimi nė Kosovė” dhe nėn Flamurin e Dardanisė Antike. Ata duhet tė pėrgjigjen dhe tė bėjnė diēka mė shumė nė kėtė drejtim sot, sa nuk ėshtė bėrė vonė nesėr!


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.