Meshkujt qe te gjitha grate dashurojne
Meshkujt qe te gjitha grate dashurojne
Eshte fakt qe disa meshkuj jane shume me terheqes sesa disa te tjere. Dhe mund tju cudise se shpesh nuk ka aspak te beje me paraqitjen e tyre te jashtme. Le te marrim Mik Xhegerin per shembull. Nese kengetari i Rolling Stones do te ishte diplomuar per finance, te gjitha grate do ta kishin refuzuar. Nderkohe qe Mik ju fut rocknroll-it dhe pese dekada me vone, ai vazhdon te shkoje ne shtrat me mbretereshat e bukurise braziliane. Por, yjet e rokut nuk jane e vetmja kategori e djemve qe vajzat i pergjigjen pozitivisht.
10. Mashkulli Marlboro
Mashkulli tipik amerikan qe jeton me idealet romantike. Me veshjen e tij te lekures, ai rrezaton fuqi, pavaresi dhe force, tre virtyte te admirueshme mbi te cilat eshte ndertuar ky vend. Femrat nuk mund ti rezistojne aftesise se tij per te mbijetuar ne egersi, i vetem.
9. Kuzhinieri
Kushdo qe ka thene se fuqia eshte afrodiziaku me i mire, me siguri nuk ka ditur te beje nje percaktim per se mbari. Pervec aftesise se tij per te gatuar qe nuk te ben me dhimbje stomaku, kuzhinieri gjithashtu fiton shume pike per kreativitetin e tij kapricoz. Paraqitja e kuzhinierit nuk eshte e gjitha rreth garniturave te tij. Tek ai nje femer nuk sheh vetem nje burre te sperkatur me yndyre, apo me perparese te zbukuruar me lule. Ajo sheh nje person qe mund te kujdeset per veten, gjithashtu edhe per te, i cili mund te vleresoje gjerat e thjeshta ne jete.
8.Kirurgu
Pervec akullores dhe kercimit Dirty Dancing, ka disa gjera qe joshin femrat me shume tek nje kirurg. Kjo sepse ky profesionist mjekesor e ka kthyer ne misionin e jetes se tij qe ti beje te tjeret te ndihen mire. Ai eshte i apasionuar dhe i kujdesshem. Gjithashtu aftesia e tij per te rikthyer te vdekurin ne jete, eshte shume me mahnitese se gjithcka tjeter qe mund te beje nje mashkull.
7. Zjarrfikesi
Ky shpirt guximtar ka disa gjera qe grate dashurojne, si nje pune te rrezikshme dhe nje uniforme magjepsese. Pervec ketyre gjerave paresore, ajo cka e vecon zjarrfikesin nga te tjeret eshte se ai ne menyre rutinore ve ne rrezik jeten e tij per te ndihmuar te tjeret.
6. I zoti i qenit
Edhe nese eshte leshator si nje St. Bernard apo pa qime fare si nje Chihuahua, asnje femer nuk mund ti rezistoje te zotit te qenit. Kjo sepse cdo mashkull qe eshte i pergjegjshem per tu kujdesur per nje qen, teorikisht eshte i afte te kujdeset per nje grua apo femije. Nje atribut qe asnje grua mbi te 30-at nuk mund ti rezistoje.
5. Artisti i ndjeshem
Cdo femer ka nevoje per nje krah ne te cilin te qahet dhe pikerisht ne kete rast hyn ne loje artisti i ndjeshem. Ai eshte nje mik perfekt dhe jo i rrezikshem per femrat. Aftesia e tij aktoriale do ta beje te qaje bashke me vuajtjet dhe deshperimin e saj.
4.I huaji
Paksa ezmer dhe thellesisht misterioz, I Huaji flet me nje theks dallues dhe ka vizituar nje dyzine vendesh qe ti as nuk mund ti shqiptosh. Femrat e dashurojne per gjestet dhe per premtimet pa fund per ti shoqeruar ne toka te largeta
3. Muzikanti
Nuk ka rendesi nese jeton ne nje apartament me shtate djem te tjere apo ka nje grup koti. Ne fakt femrat pelqejne nje mashkull qe di te leshoje ndonje tingull. Dhe e adhurojne kur ai shkruan nje kenge pikerisht per te, edhe nese eshte e kopjuar.
2. Serfisti
Me nje trup dhe ngjyre perfekte, nje serfist duket sikur sapo ka dale nga nje set fotografik per kalendar. Kjo eshte nga njera ane gje e mire, sepse bisedat nuk jane pika e tij me e forte. Por vajzat e duan sepse jeta e tij eshte e lire, pa strese, nje vere e pafund dhe plot argetim.
1.Djali i keq
Ai eshte grindavec, i rrezikshem dhe di 27 menyra se si te te thyeje qafen duke perdorur vetem dy gishta te dores. Ai eshte djali i keq, dhe nese jepet mundesia e zgjedhjes vajzat pothuajse gjithmone do te selektojne kete vagabond me mjeker mbi nje Harley sesa nje llogaritar te kollarisur. Ne fund te fundit, djali i keq, jeton me rrezikun duke lujtuar me rregullat e veta dhe nuk i jep llogari askujt.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
|