Zoti flet edhe shqip!
Nuk e kam ndermend te bej nje hyrje te gjere, perderisa qellimi i vetem i hapjes se temes eshte: Pse ne shqiptaret nuk lutemi ne gjuhen shqipe? Pse autoritetet me te larta te fese muslimane ne Kosove nuk ndermarrin hapa serioz qe lutjet dhe te gjitha ritet fetare muslimane te kryhen ne gjuhen shqipe?
Une kur te lutem, atehere flas shqip, sepse vetem permes gjuhes time une mund te lutem ne dicka qe besoj. Besoj se ka me qindra mijera musliman ne Kosove, qe asnjhere nuk e kane kuptuar se cfare jane duke i thene zotit
eshte si nje programim i trurit dhe te krijon nje ndjesi se ai person nuk eshte duke u lutur realisht, por po e kryen nje obligim qe i eshte thene nga dikush. Shpesh here kam pare qe besimtaret musliman mbushin apo shkarravisin (mua gjuha arabe me duket asisoj pasi nuk e njoh) tekste fetare drejtuar zotit dhe shqiptaret perballe tyre duken plotesisht injorant, sepse 99 % te muslimaneve shqiptare nuk e njohin ate gjuhe. Eshte ngjashem sikur kisha greke qe ka bere cmos te asimiloj shqiptaret duke e quajtur gjuhen shqipe si te mallkuar prej zotit dhe se zotit mund ti lutesh vetem ne gjuhen greke.
Cfare bejne ne ditet e sotme institucionet fetare qe lutja e muslimaneve shqiptare te behen ne gjuhen shqipe? Dhe pse muslimanet shqiptare te mos komunikojne me zotin ne gjuhen shqipe dhe neglizhojne gjuhen shqipe kur i drejtohen Zotit, ndersa ai flet dhe kupton edhe shqip!
Nese shqiptaret musliman nuk munden t'i luten zotit shqip dhe te kryejne ritet fetare ne gjuhe shqipe, atehere rrjedh se ne fakt Zoti kete besim nuk e ka krijuar per shqiptaret, por vetem per ata, gjuhen e te cileve e kupton!
|