Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 23-03-07, 16:07   #1
beku
 
Anėtarėsuar: 01-10-04
Vendndodhja: gjermani
Postime: 276
beku e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek beku Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek beku Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek beku
Post Debati lidhur me Kombin politik

Kombi Kosovar pa thonjėza
Dėrguar mė 21/03/2007 - 16:51
Tema: Kosova
Nga: Nexhmedin Spahiu

-Nga kanė dalė termet "kombi etnik" apo "kombi kulturor" dhe "kombi shtet" apo "kombi politik"?
-Zanafilla e cdo kombi ėshtė njė etni.
-Mė kanė lodhur artikullshkruesit qė kanė lexuar vetėm njė libėr.


Kohėve tė fundit u bė e modės qė shumė nga ata qė kanė lexuar njė libėr tė vetėm tė mbajnė ligjėrata pėr kombin me prepotencėn mė tė madhe ku nuk mungojnė as mohimi i ekzistencės sė kombit amerikan (kombit mė tė zhvilluar nė botė) as ofendimet ndaj meje se nuk shoh as pėrtej Urės sė Ibrit. Kėto ofendime nuk mė bėjnė pėrshtypje. Le t’u shėrbejnė pėr nder atyre qė ofendojnė. Qėllimi i reagimeve tė mia ėshtė thjeshtė tė sqaroj dhe tė mos lejoj konfuzion qė mund tė sjellin kėto shkrime thjeshtė mendjemadhėsie. Unė dua tė sqaroj pėr ata qė janė tė interesuar tė mėsojnė nė kėtė drejtim. Ata qė nuk duan tė kuptojnė dhe qė duan tė shesin mend le tė vazhdojnė tė tyren.
Sė pari po elaboroj termat "kombi etnik" apo "kombi kulturor" dhe "kombi shtet" apo "kombi politik". Pėr ata qė e dijnė se kombi ėshtė njė projekt dhe njė process, kėto terma nuk i habisin dhe e kuptojnė se nuk janė pėrjashtues me njėri tjetrin. Cdo komb nė zanafillėn e vet ka karakterin kulturor dhe etnik. Sepse cfarėdo projekti (qoftė ai mė vonė i pėrqafuar nga mbarė bota) niset nga njė njeri, njė organizatė, njė etni, njė komb etj e mė pas pėrqafohet nga tė tjerė.
Kėshtu edhe zanafilla e cdo kombi ėshtė njė etni. Zanafilla e cdo kombi nisė me poetėt, vazhdon me ideologėt politikė, me revolucionarėt, me ndėrtuesit e shtetit, burrėshtetasit e nė fund me qytetarėt. Kur tė arrihet te kjo fazė ku qyetetari ėshtė njėsi e kombit atėherė themi se kombi ėshtė konsoliduar. Kombet perėndimore kanė arritur qė moti kėtė fazė. Kombet e tjera janė nė faza tė ndryshme. Varet se pėr cilin bėhet fjalė.
Zakonisht nė fazėn e parė njė komunitet e quan vetėn komb, por nuk pranohet nga tė tjerėt si i tillė sic ėshtė rasti me kurdėt qė e quajnė vetėn komb po qė nuk njihen nga tė tjerėt. Ky ėshtė rasti edhe me shqiptarėt e Kosovės tė cilėt vetėn e quajnė komb shqiptar, por qė nga tė tjerėt, qoftė edhe nga shqiptarėt e Shqipėrisė, nuk njihen si komb, por vetėm si komunitet etnik. (Nėse ndokush ka dėgjuar ndonjė ndėrkombėtar tė ketė pėrmendur "Albanian Nation in Kosova" le ta thotė. Por tė tillė nuk ka").
Po nga kanė dalė termet "kombi etnik" apo "kombi kulturor" dhe "kombi shtet" apo "kombi politik"? Kėto janė terme tė gjuhės diplomatike mė tepėr se asaj shkencore akademike. A e keni vėrejtur ta zėmė ndonjė anglez qė i thotė ndokujt se ėshtė i pashkollė apo analfabet. Jo. Ai i thotė: "kur keni mbaruar filloren" apo kur "keni mbaruar gjimnazin" etj, sepse nuk do tė kacafytet pa nevojė me injorant rruge. Fakti se je nė fillore nuk ėshtė perjashtues me gjimnazin. Nėse je fillorist kjo nuk do tė thotė se nuk do tė shkosh kurr nė gjimnaz dhe, nėse je gjimnazist, kjo nuk do tė thotė se ti nuk ke qenė kurrė nė fillore e aq mė pak tė crrėnjosėsh ato qė ke mėsuar nė fillore sic sugjeron B.Latifi ("qė tė bėhet kombi politik duhet fillimisht tė rrėnohet kombi etnik"). Kjo ėshtė ide destruktive qė con nė konfuzion dhe mund t’i kushtojė shumė Kosovės.
Nėse kombet ballkanike ndokush i quan kombe kulturore apo kombe etnike, kjo d.m.th. se ai nuk na konsideron kombe tė mirėfillta. Unė e besoj se kosovarėt do tė bėhen njė komb i mirėfilltė.
Edhe njė herė po e pėrseris. Nėse flasim pėr kosovarėt si komb, kjo nėnkupton shqiptarėt e Kosoves ne radhė tė parė si shumicė absolute e banorėve te Kosoves, si promotorė tė kėtij procesi. Nė momentin, kur boshnjakėt, turqit apo shkalinjtė integrohen nė shoqėrinė kosovare ata bėhėn kosovarė nė kuptimin kombėtar. Nė momentin qė sėrbet integrohen nė shoqėrinė kosovare ata bėhen kosovarė nė kuptimin kombėtar.Po them integrim dhe jo asimilim. Po nėse dikush do tė asimilohet atėherė ėshtė e drejtė e tij. Deri nė cfarė faze do tė zhvillohet kombi kosovar mbetet tė shihet.
Unė besoj se kosovarėt do tė arrijnė tė bėhen komb deri nė stadin ku qytetari I cfarėdo origjine etnike do tė jetė njėsi e kėtij kombi. Madje mė mirė e mė fuqishėm se sa e ka projektuar Ahtisari nė dokumentin e tij.
Po pėrkujtoj lexuesin se Ahtisaari flet pėr simbolet kombėtare kosovare. Nuk flet pėr shtetin e Kosovės, flet pėr simbolet kombėtare kosovare. Kjo ėshtė fjalia e vetme nga mund ta nėnkuptojmė se Ahtisaari po flet pėr Kosovėn shtet dhe jo pėr njė krahinė tė Serbisė. Krahina e kantoni mund tė kenė flamur por ai flamur nuk quhet kombėtar nėse nuk pėrfaqėson njė vend sovran.
Pra mos u thirrni nė Ahtisaarin nėse nuk e keni lexuar dokumentin e tij. Mos gjurmoni ferkemet e arushės kur keni arushėn pėrpara. Lexoni dokumentin e Ahtisaarit. Nėse nuk besoni se do tė bėhet kombi kosovar, ju nuk besoni se do tė funksionojė shteti i Kosovės. Nėse nuk besoni se do tė funksionojė shteti i Kosovės atėherė thuane kėtė publikisht. Nuk do tė thuani asgjė tė re. Pikėrisht kėtė Koshtunica po e thotė.
(Reagim ndaj shkrimit tė B.Latifit "Mbi tradhtinė gjenetike dhe kombin kosovar", "Express" 19.03.2007)
[email protected]


beku Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:19.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.