|
Kinematografia dhe Televizioni Pėrshtypje mbi filmat e fundit vendor apo tė huaj.
Dokumentarėt, komeditė, tragjeditė, festivalet e filmit. VIP-at, artistėt, yjet e filmave. |
21-05-07, 02:04
|
#1
|
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
|
Eliza Dushku lindi mė 30 dhjetor 1980 nė Boston, Massachusetts.Ėshtė njė aktore amerikane me prejardhje nga njė familje shqiptaro-daneze. U bė e njohur me rolin Faith nė TV serinė Buffy dhe nga TV seria Angel. Prindrit e Elizės janė profesorė universiteti, babai ėshtė shqiptarė nga Korēa, ndėrsa nėna daneze dhe ligjeron nė universitetin e Suffolk-ut nė Boston. Nė ndėrkohė Eliza jeton me vėllaun Nate Dushkun nė Los Angeles. Si 10 vjecare filloi karrierėn e saj nė filmin That Night, tė cilėn e pasuroi duke luajtur sė bashku me disa yje tė filmit amerikanė si:Robert de Niro, Ellen Barkin, Leonardo DiCaprio, Arnold Schwarzenegger, Jamie Lee Curtis, Halle Berry dhe James Belushi.
Gjatė viteve 1996 - 1998 pėrfundoi shkollimin nė gjimnazin Watertown Highschool dhe dėshironte tė vazhdonte studimet, mirėpo pas ofertave pėr rolet nė filmat Buffy dhe Angel vendosi tė vazhdonte karrierėn si artiste.
Nė vitin 2003 filloi xhirimi i filmit serik Tru Calling, nė tė cilin Eliza luan rolin kryesor - si absolvente e cila punon natėn.
Filma dhe TV seri nė tė cilat Eliza luajti role:
That Night (1992)
This Boy's Life (1993)
True Lies (1994)
Fishing with George (1994)
Bye Bye, Love (1995)
Journey (1995)
Race the Sun (1995)
Buffy - The Vampire Slayer (1998- 2000, 2003)
Bring it On (2000)
Angel (2000-2003)
Soul Survuvors (2001)
Jay and Silent Bob Strike Back (2001)
The New Guy (2002)
City by the Sea (2002)
Wrong Turn (2003)
The Kiss (2003)
Tru Calling (2003)
The Last Supper (2006)
Nobel Son (2007)
The Alphabet Killer (2007)
Open Graves (2007)
Sex and Breakfast (2007)
On Broadway (2007)
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
|
|
|
21-05-07, 02:20
|
#2
|
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
|
Margarita Xhepa ėshtė njė aktore shqiptare, lindi mė 2 prill 1932 nė Lushnjė- Shqipėri. Njė nga Zonjat e Mėdha tė teatrit shqiptar. Nė maj 2004 u rikthye nė skenėn e Teatrit Kombėtar, pėr tė shkėlqyer nė dramėn "Streha e tė harruarve", njė tjetėr sukses nė karrierėn e saj 50-vjeēare.
Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste nė Teatrin Popullor (sot Teatrin Kombėtar) dhe njėkohėsisht studioi nė Liceun Artistik- Dega e Dramės.
Ka krijuar mbi 150 role nė teater, midis tė cilave mund tė pėrmendim: Majlindėn tek "Majlinda" (Xh. Broja), Dafina tek "Lumi i vdekur" (dramatizim nga K. Velēa i romanit me tė njejtin titull tė J. Xoxės), Filja tek "Cuca e maleve" (L. Papa), Zonja Mėmė tek "Kush e solli Doruntinėn" (dramatizim nga E. Budina e P. Mani i romanit me tė njėjtin titull tė I. Kadaresė), Nėna "Pėrballė vetes" (R. Pulaha) etj.
Ka qenė njėsoj e suksesshme nė rolet e dramaturgjisė botėrore, si Ofelia tek "Hamleti", Vajza e dytė tek "Mbreti Lir", Dado tek "Romeo e Xhulieta" Mbretėresha Margaret tek "Rikardi i III", tė Shekspirit.
Nė rolet tjera nga dramaturgjia botėrore spikasin Klea tek "Dhelpra dhe rrushtė" (Figereido), Lena tek "Xhaxha Vanja" (Ēehov), Ledi Milford tek "Luiza Miler" (Shiler), Zonja Berling tek "Vizita e inspektorit" (Pristli), Zonja Lomen tek "Vdekja e njė komisioneri" (A. Miller), Ana Andrejevna tek "Revizori" (Gogol), Marsela tek "Qeni i kopshtarit" (De Vega), Mashenka tek "Mashenka" (Afigenov), ShejIa tek "Morali i zonjės Dulska" (Zapolska), apo Dado tek "Elektra" e Sofokliut, nėn drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, nė Teatrin Kombėtar tė Greqisė, nė Athinė.
Veē roleve nė teatėr, ka realizuar edhe 32 role nė kinema, duke punuar me shumicėn e regjisoreve shqiptarė. Me K. Dhamon xhiron "Vitet e para" dhe "Gjurmėt", me I. Muēajn e K. Mitron "Dimri i fundit", "Tokė e pėrgjakur", "Njė djalė dhe njė vajzė" dhe "Apasionata", me V. Gjikėn "Gjeneral Gramafoni", me E. Musliun :Rrethi i kujtesės" dhe "Vitet e pritjes" (E. Musliu), me K. Ēashkun "Dora e ngrohtė", me Anagnostin "Gurėt e shtėpisė sime", me P. Milkanin "Pranvera s'erdhi vetėm", me S. Kumbaron "Koncert nė vitin 1936", me Gj. Xhuvanian "E diela e fundit" dhe "I dashur armik".
Nė vitin 1997 interpretoi nė filmin grek "Mirupafshim" (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Ēmimin e Madh nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit Mesdhetar nė Selanik, ndėrsa Margarita Xhepa mori Ēmimin e Nderit.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
|
|
|
21-05-07, 02:29
|
#3
|
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
|
Muharrem Qena (qershor 1930- 24 shtator 2006, shkrimtar, kėngėtar, aktor e regjisor shqiptar nga Kosova).
Muharrem Qena ėshtė njėri prej themeluesve tė skenės teatrore dhe tė kėngės argėtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, kėngėtar, dhe skenarist. Muharremi lindi nė Mitrovicė mė 1930 nė njė familje qė kontribuoj shumė pėr artin kosovar. Gjimnazin e kreu nė Prishtinė, kurse shkollėn e filmit nė Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe kėngėtari.
Shpėrblimet e shumta lokale e ndėrkombėtare e radhisin nė krijuesin mė tė mirėnjohur kosovar. Me Ervehenė, e cila mori 5 shpėrblime kryesore nė Festivalin e Steries - Novi Sad (1967), ngriti skenėn teatrore tė Kosovės nė piedestal. Regjisor i shumė dramave, e filmave dokumentarė e televiziv. Muharremi ishte nismėtar i punės sė teatrove nė Prizren, Gjakovė, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe kėndoi njė sėrė kėngėsh argėtuese nė frymėn bashkėkohore, tė cilat frymėzuan dhe u falėn kėnaqėsi shumė brezave.
Muharrem Qena vdiq mė 24 shtator 2006 nė Prishtinė duke lėnė pas tij njė veprimtari tė gjėrė prej shkrimtari, regjisori e kėngėtari dhe mėse 200 shfaqje teatrale.
Regjisor
- Bashkėshortėt
- Zonja me Kamelie
- "Erveheja
- Njerėzit me shpresa te thyera
- Anmiku i popullit
- Ambrozio shfaros kohėn etj.
Aktor
- Kapedan Lleshi
- "Proka (1984)
- Lepuri me pesė kėmbė (1982)
- Kukumi
- "Kur pranvera vonohet" (1980)
Skenarist drame
Autor kėnge
- Kaēurrelja
- Shokut
- Lamtumirė
- Mine
- Tetori
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
|
|
|
21-05-07, 02:45
|
#4
|
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
|
Tinka Kurti lindi mė 17 dhjetor 1932 nė Sarajevė. "Zoja e randė" e teatrit dhe kinemasė shqiptare, njė aktore e madhe qė nuk ka ndėrmend tė plaket.
U ngjit pėr herė tė parė nė skenė kur ishte vetėm 14 vjeē. Pėr disa vjet u aktivizua nė teatrin amator nė Shkodėr. Mė 1947 u pėrjashtua nga Liceu Artistik i Tiranės dhe nuk mori asnjėherė ndonjė diplomė shkolle, por kjo nuk e pengoi tė bėhet njė aktore e madhe dhe e shumė e kulturuar.
Qė viti 1949 e deri sa doli nė pension ishte aktore e Teatrit Migjeni tė Shkodrės, ku interpretoi rreth 120 role. Veēanėrisht e suksesshme nė rolet e forta dramatike tė nėnave, por po kaq e suksesshme nė komedi. Shkėlqen me role protagoniste nė Gjaku i Arbrit, Histori Irkutase, Toka jonė ku luan nė fillim Filen e pastaj Lokėn, Fisheku nė pajė apo Fejesa e Ēehovit. Si rrallėkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe nė kinema, duke interpretuar nė rreth 35 filma artistikė, duke filluar me filmin e parė tė metrazhit tė gjatė, Tana, mė 1958.
Tė paharruar kanė mbetur Nėnė Pashako tek "Yjet e netėve tė gjata (1972), Halla tek Ēifti i lumtur (1975), Sinjorina Manēini tek Vajzat me kordele tė kuqe (1978), Gjyshja tek Zemra e nėnės. Rolet e arrira i sigurojnė ēmime tė ndryshme, si nė festivalet kombėtare tė filmit, ashtu edhe ato tė teatrit, tė cilat kulmojnė me ēmimet e karrierės nė tė dyja fushat. Kėtyre ēmimeve u shtohen edhe vlerėsime tė tjera tė rėndėsishme, si medalja "Mjeshėr i Madh i Punės, akorduar nga Presidenti i Republikės.
Filmografia
- Kosova (2006)
- Nata - (1998)
- Nė emėr tė lirisė - (1987)
- Hije qė mbeten pas- (1985)
- Besa e kuqe - (1982)
- Qortimet e vjeshtės - (1982)
- Si gjithė tė tjerėt - (1981)
- Mėngjese tė reja - (1980)
- Nusja - (1980)
- Gjeneral Gramafoni - (1978)
- Vajzat me kordele tė kuqe - (1978)
- Emblema e dikurshme - (1976)
- Ēifti i lumtur - (1975)
- Lum drite - (1975)
- Operacion Zjarri - (1973)
- Yjet e netėve tė gjata - (1972)
- Guximtarėt - (1970)
- Tana - (1958)
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
|
|
|
21-05-07, 13:50
|
#5
|
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
|
Luiza Xhuvani lindi mė 26 mars 1964 nė Sarandė. Njė nga yjet e teatrit dhe kinemasė shqiptare, deri mė sot e vetmja aktore shqiptare e vlerėsuar me ēmim nė njė festival ndėrkombėtar filmi.
U diplomua aktore ne Akademinė e Arteve mė 1986, por nė Teatrin Kombetar filloi punėn pas njė pėrvoje dy vjeēare nė Estradėn e Sarandės. Ende studente, fillon karrieren si aktore filmi me Dhe vjen njė ditė (Infermierja) dhe Flutura nė kabinėn time (Flutura) tė V. Priftit, me tė cilin fiton Kupėn pėr Aktoren mė tė Mire nė Festivalin e Filmit, tė vitit 1985, Fjalė pa fund (Magdalena) i S. Pecanit, Hetimi vazhdon (Hetuesja), Rrethi i kujteses (Mbesa) i E. Musliut, Muri i gjallė (Rozafa) i M. Fejzos. Nga viti 1991 e nė vazhdim ka njė bashkėpunim tė suksesshėm me regjisorin Gj. Xhuvani, nėn drejtimin e tė cilit interpreton nė filmat Bardh e zi, Njė ditė nga njė jetė, Dashuria e fundit (Mirjana), me tė cilin fiton pėrsėri Kupėn nė Festivalin X tė Filmit, me 1995, Funeral Business (Sana), me tė cilin u shfaq nė Festivalin e Venecias nė vitin 2000, Parullat (Diana), me tė cilin fiton Ēmimin Aktorja mė e mirė e Festivalit tė Tokios 2003 dhe sė fundi I dashur armik (2004).
Nė Teatrin Kombėtar interpreton vazhdimisht role protagoniste, si nė dramat Unė dhe Mefistofeli (Margarita) tė B. Hoxhes, Dhelpra dhe rrushi (Klea) tė Figueiredos, Dasmė gjaku (Nusja) tė Lorkes, Rikardi III (Ledi Ana) tė Shekspirit, Kati VI tė Alfred Zheri, Kėngėtarja tullace (Misis Martin) tė Ioneskos dhe komeditė Valsi i Titanikut (Xhena) e Oportunesku tė Mushateskut, Kopshti me dallėndyshe (Maria) tė Cikliropulosit, Armiku i popullit (Pietra) tė Ibsenit, Pulėbardha (Nina) tė Ēehovit, Cilindri (Rita) tė De Filipos dhe Kapitulli i dytė (Xheni) tė Sajmonit, me tė cilin fiton Ēmimin pėr Aktoren mė tė Mirė tė Festivalit Mbarėkombėtar tė Aktrimit, Apollon 2004, nė Fier.Jashtė kėsaj skene, interpreton nė produksionet e pavarura tė dramave Valle Vdekjeje tė Strindbergut dhe Shėrbėtorėt (Kler) tė Zhenetit.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
|
|
|
21-05-07, 14:01
|
#6
|
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
|
Gjergj Xhuvani ėshtė njė regjisor, skenarist, producent shqiptar. Ai lindi nė vitin 1963 nė Tiranė. Nė vitin 1986 diplomoi nė Akademin e Arteve nė Tiranė, dega Artet dramatike. Qė nga viti 1986 deri nė vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor nė shumė filma dhe nė vitin 1991 realizoi filmin e tij tė parė "Bardh e Zi".
Regjisor
- I dashur armik- (2004)
- Parullat-(2001)
- Funeral Business- (1999)
- Dashuria e fundit- (1995)
- Njė ditė nga njė jetė- (1994)
- E diela e fundit- (1993)
- Bardh e Zi- (1991)
Skenarist
- I dashur armik- (2004)
- Parullat-(2001)
- Funeral Business- (1999)
- Dashuria e fundit- (1995)
- Njė ditė nga njė jetė- (1994)
- E diela e fundit- (1993)
- Bardh e Zi- (1991)
Producent
- Funeral Business- (1999)
- Njė ditė nga njė jetė- (1994)
Aktor
- Edhe ne luftuam- (1981) (TV)
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
|
|
|
21-05-07, 14:27
|
#7
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Yllka Gashi
Yllka Gashi lindi mė 30 gusht 1982 nė Prishtinė. Ėshtė njė aktore nga Kosova, ajo ėshtė mė e njohur pėr rolin e saj Zana nė serialin Familja Moderne, ajo ka luajtur po ashtu edhe te filmi artistik Kukumi. Ėshtė motra e vogel e ish kėngetarės Donika Gashi. Ėshtė aktore shumė e kerkuar dhe e pelqyer viteve te fundit. Ka marrė cmimin pėr aktoren mė tė mirė nė festivalin "Setkani/Encounter" tė teatrit nė Ēeki mė 2004. Ka luajtur ne filmin " Kukumi". Ėshtė shume e pelqyer ne serialin " Familja Moderne" qe jepėt ne RTK.
Filmografia
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:00.
|
|