Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga mliolcia
Koheve te fundit e kam verejtur qe shumica e njerzeve po flasin per demokracin ne Kosove dhe lirine e te shprehurit, se si Kosova eshte duke shkuar dhe duhet te shkoj drejt Evropes se civilizuar, por gjithashtu e kom vrejt qe disa e sidomos gazetaret po flasin per menyren se si po perhapet feja islame ne Kosove. Nese ne duam te jemi nje bote e civilizuar dhe demokratike ku do te mbizoteroj liria e te shprehurit, nuk duhet te mirremi me pune te ketilla sepse ne kete menyre po i privojme njerzit nga liria e te shprehurit, liria e zgjedhje fetare dhe nga liria e te jetuarit ashtu siq qdo kush deshiron, e kjo sipas mendimit tim nuk ben pjes ne asnje politike demokratike te asnje vendi te civilizuar. Pra le te zgjedh qdo kush cilen fe deshiron pa u perzier bota mediale aty... Lerini njerzit te zgjedhin menyren e jeteses sepse edhe kjo eshte e drejt qe i jepet ne demokraci
|
Pershendetje!!
Nuk e kuptoj se ku e sheh ti nje sjellje jo-demokratike. Ne ndonje artikull, ne te cilin nje gazetar e kryen profesionin e tij duke informuar se feja Islame po perhapet a? Shembuj tjere nuk ke cekur. Prandaj: cka qenka ne kete sjellje jo-demokratike?? A mjafton ky lloj i artikullit qe te sheh Islami apo institucionet e tij apo pjesetaret e tij veten si te kufizuar ne te drejten per formim dhe manifestim te perkatesise religjioze a? Ne informim te tille, i cili eshte poashtu i garantuar nga sistemi i vlerave demokratike (liria e shtypit), une nuk shoh asnje shperfillje te te drejtave ne lidhje me religjionin. Nese Islami e shihka veten te penguar nga keso artikujsh, atehere kjo ka te bej vetem me hegjemonizmin islam per te pushtuar tere boten: ate spirituale, ate njerezore, ate shkencore, ate gazetareske, ate shtazore, dhe ne kete menyre njekohesisht edhe boten auto-qesharake.
Kete lloj te pushtimit nuk e njoh si te siguruar nga ligjet as ne Kosove e as ne Shqiperi. Kleriket islame nuk jane kompetent per interpretimin dhe definimin e (kufijve te) principeve demokratike, por parlamentaret, juristet, sociologet e tj. Islami nuk eshte njesi matese per sjellje demokratike/jodemokratike, por ligjet vendore. A e sheh edhe ti kete keshtu??