|
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ... |
15-08-07, 20:18
|
#1
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
FRYMARRJE
Ylli Jasa
Marr frymė
Shoh me sy mbyllur muzikėn e zėrit tėnd
Si vibrim ajri
.
Nėn krahėt e lehtė tė njė zogu
Tė pėrgjumur ndaj dėshirės.... pėr fluturim
Dhe jam nė pritje
Tė asaj goditje tė lehtė ajri
Qė vetėm krahėt e tu
Vetėm krahėt e tu mund ta bėjnė....
Vetėm nė fluturim
.
Kush ėshtė ...kush ėshtė
Jam unė
Kush je ti
Jam une...jam unė
Dashuri e amėshuar nga pluhuri kozmik
Valė universi... infinit
Jam muzika e embėl e Shpirit tė Madh
Simfoni shpirtėrore pa nota dhe pentagrame
Pa rregulla dėgjimi
Vij nga Kaosi me njė drejtim
O Zot, i madhi Zot, ti je.....?
Jam dhe Zot....sic je ti
Por mund tė vdes.....pa Dashuri....
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
15-08-07, 20:21
|
#2
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Vazhdim
Vazhdim Dėgjoj njė zė te embėl dhe tė vrazhdė,
Flakė nė shpirtė
Zjarr nė gjak
Diellin nė zemer
Hėna rreshket si femėr e plagosur
Nga dashuria e tepėrt
Jetoj nė kllapi ėndėrrėn
Nė gjumė kerkoj gjurmėt e 'Gjumit tė Madh'
Kam frikė nga zgjimi
Kam frikė nga ėndėrra
Kam frikė nga frika
Kam frikė nga dashuria
Kam frikė dhe mos tė kem frikė
Dua vetėm tė ikė
Tė iki tė iki nė fluturim.. flu..
Tė ėndėrrave tė mia blu
Dua tė zhytem nė oqeanin tėnd shpirtėror
dhe tė zhytem nėn dallgėt e mistershme
tė ėndėrrave tė tua
Tė mbytem ėmbėlsisht
Duke shkuar drejtė fundit
Nė mes tokės...detit
qiellit
Pėrjetėsisht.....
Nė mes dritės dhe errėsirės
Nėn trysninė e thellėsisė tėnde
Dhe tė fundit flluska tė ajrit
Qė dalin nga buzėt e mija
Nė fun tė Oqeanit tėnd Shpirtėrore
Nė bėlbėzitjen pa zė
Nėn ujė
Nėn ėndėrra
Tė fjalėve magjike
Pa dėgjim
..pa dėgjim
..nė amėshim
Energi
Hej moshė e re vashė e hedhur
Derdhma forcėn tėnde
Nė hapėsirėn pa fund tė shpirit tim me qojė hapur
Po pres tė pijė nga energjija jote
Tė tė shpėrtheje energjinė time.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
15-08-07, 20:22
|
#3
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Migjeni-Recital I Malcorit Recital i Malcorit
O' si nuk kam nji grusht te forte
t'i bije mu ne zemre malit qe s'bezane,
ta dij edhe ai se c'do me thane i dobet -
n'agoni te perdridhet si vigan i vrame,
Une - lugat! SI hij'e trazueme,
trashegimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma te paknaquna t'instinktit.
Mali hesht. Edhe pse per dite
mbi lekure te tij, ne loje varrimtare,
kerkoj me gjete nji kafshate ma te mire...
Por me rrene shaka shpresa genjeshare.
Mali hesht - dhe ne heshtje qeshe.
E une vuej - dhe ne vuejtje vdes!
Po une, kur? heu! kur kam per t'u qeshe?
Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?
O, si nuk kam nji grusht te fuqishem!
Malit qe hesht mu ne zemre me ja njeshe
Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshem...
E une te kenaqem, te kenaqem tu u qesh.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
15-08-07, 20:25
|
#4
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
O moj Shqypni-Pashko Vasa O moj Shqypni, e mjera Shqypni
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n'hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,
Me arme te bardha, me pushke ltina,
Me burra trima, me gra te dlira;
Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun
E dhune mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t'ambel askush s'ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s'te ka mbetun as em'n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t'zeze.
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare qi do t'fitoni,
Besen e t'pareve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue e bamun troke!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere,
Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder;
Ka mbet e veje si grue pa burre,
Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke
Ket fare trimneshe, qi sot asht meke?
Kete nane te dashtun a do ta lame,
Qi njeri i huej ta shklase me kambe?
Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do
Kete faqe t'zeze gjithkush e dro!
Para se t'hupet keshtu Shqypnia,
Me pushke n'dore le t'dese trimnia!
Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu,
Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
16-08-07, 08:59
|
#5
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Pa titull
Shume udhekryqe, pa tregues pa shigjeta.
shume pengesa, por asnje ste paralajmeron.
Shume doreshkrime, libra, romane,
Shume veta I lexojne por shume pak I kuptojne
Shume menyra, po te cila jena .
Shume pak zgjidhje, me shume dilemma.
Shume urrejtje por vetem pak dashuri
Shume perralla sa pak realitet
Nga ishim?, ku jemi?, ku kemi mbet?....
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
17-08-07, 20:21
|
#6
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
YLLI DHE AKULLI
Njehere nje yll dhe nje cope akull rane ne dashuri
dhe duheshin ate sic nuk eshte dashur njeri
mirpo vuanin te gjoret se nuk takoheshin dot
se shume i nxehte ishte ylli
dhe akulli shume i ftohte.
Nje nate te bukur tundimit si bene dot balle
ylli zbriti poshte dhe akulli u ngjit ngadale
Pas perqafimit e gjeni dot se cmbeti ?!!!!!!
Nje planet pa jete dhe nje cope deti!!!!
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
17-08-07, 20:27
|
#7
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
FRIKÉ
Mos u fshih nga drita,
jetėn ta servir.
Mos u fshih nga nata,
lakuriqi s`tė kafshon.
Mos i`u fshih jetės,
dorėn tė ka zgjatur.
Mos u fshih nga pasqyra,
ti je mė e mira.
Mos u fshih nga dashuria,
zemra kundėrshton.
Mos u fshih nga frika,
mposhte pėrgjithmonė
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
|
|
|
19-08-07, 16:37
|
#8
|
Anėtarėsuar: 12-02-07
Postime: 209
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Linka_pz
YLLI DHE AKULLI
Njehere nje yll dhe nje cope akull rane ne dashuri
dhe duheshin ate sic nuk eshte dashur njeri
mirpo vuanin te gjoret se nuk takoheshin dot
se shume i nxehte ishte ylli
dhe akulli shume i ftohte.
Nje nate te bukur tundimit si bene dot balle
ylli zbriti poshte dhe akulli u ngjit ngadale
Pas perqafimit e gjeni dot se cmbeti ?!!!!!!
Nje planet pa jete dhe nje cope deti!!!!
|
Shume e bukur Linka,e mrewkullueshme
__________________
Dy pika loti rane mbi qelq
E un per ty se cndjeva mall
......
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:00.
|
|