|
Fenomene Paranormale A egzistojnė fenomenet paranormale apo ato janė vetėm mashtrime tė persosura? |
23-09-07, 02:02
|
#1
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Nostradamus
PARATHĖNIET E NOSTRADAMUSIT GJATĖ SHEKUJVE
Tė gjitha parathėnjet e shkruara tė Nostradamusit dhe ato tė regjistruara prej biografėve tė vet si kuriozitete nga jeta e pėrditshme e tij, pėr shkaqe teorike dhe nevoja tona praktike tė kuptimit tė tyre, do ti klasifikojmė nė:
I. Parathėniet qė janė realizuar gjetė jetės sė parathėnėsit, dhe II. Parathėniet qė janė realizuar pas vdekjes sė tij
I. Nė parathėniet qė janė realizuara sa ishte gjallė parathėnėsi, pėrfshihen shumė kuriozitete nga jeta e pėrditshme e tij (disa prej tyre i cekėm mė parė) si dhe parathėniet tjera tė shkruara, qė kishin tė bėjnė me ngjarjet aktuale tė kohės dhe personaliteteve tė caktuara me jo aq rėndėsi tė madhe. Nė grupin e kėtyre parathėnieve, me rėndėsi tė veēantė konsiderohet parathėnia e vdekjes tragjike tė mbretit Henri II, i cili ishte paralajmėruar pėr kėtė tragjedi katėr vite para se tė ndodhte ajo.
Vdekja tragjike e Henrit II
Henri II (1519-1559) nė kohėn e Nostradmusit ishte mbret i Francės dhe bashkėshorti i Katarina Mediqit. Ky personalitet ėshtė shumė i rėndėsishėm nė veprat e Nostradamusit, pasi nga tėrėsia pėrmbajtėsore e tyre, ėshtė e njohur Letra (Qarkorja) dedikuar pikėrisht atij. Nė kėtė letėr, pėrveē parathėnieve tė ndryshme tė ngjarjeve dhe ndodhive, pėrshkruhet edhe njėfarė forme e ēelėsit kyē tė deshifrimit, duke konstatuar datėn 14 mars 1557 si fillimin e rrjedhjes sė tyre.
Namin pėr aftėsitė parathėnėse tė Nostradamusit e ngrit pikėrisht parathėnia e mėnyrės tragjike tė vdekjes sė mbretit mė 1559, gjatė njė dyluftimi nė turneun ceremonial, tė parathėnė katėr vite mė parė, para se tė ndodhte vetė ngjarja. Kjo edhe konsiderohet si parathėnia e parė e suksesshme deri sa ishte i gjallė autori. Disa, si realizimin e parathėnies sė parė tė Nostradmusit deri sa ishte i gjallė, e konsiderojnė atė me derrkuc tė fisnikut DE FLORENVIL nga Bar-Diku. Edhe pse ky shėnim biografik nga bashkėkohėsit e tij mund tė jetė i saktė, mendoj se vergjet e shkruara nga vetė autori janė gjurma mė meritore tė njė dėshmie materiale, prandaj edhe unė i bashka-ngjitem mendimit se mu parathėnia e vdekjes tragjike tė Henrit II duhet marrė si fillim i aktivitetit tė tij tė pasur nga parathėnėsi i madh.
Ja se si e ka pėrshkruar Nostradamusi kėtė dyluftim:
Luani i ri mejdanit kur ti qaset
Luanin e vjetėr nė dyluftim do ta thėrmoj
Nėn helmetin e artė do tia shkul syrin, por jo tė dyja
Ashtu tmershėm nė vdekje do tė pėrfundoj.
Njėkohėsisht, me sukses e parathot edhe fatin e vrasėsit tė tij Montogomerit :
Ai i cili me hekur vetė nė mejdan
Qė fitore tė pabarabartė vetes i solli
Pa mbrojtje lakuriq nė shtėpinė e tij
Gjashtė persona nė mes tė natės do ta grabisin.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
23-09-07, 02:17
|
#2
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Nostradamus
Dhe me tė vėrtetė, Montogomeri, i cili tragjikisht e mbyti mbretin gjatė dyluftimit nė njė turne ceremonial, jetėn e mbaron nėn torrturat mė tė ashpra, sipas gjykimit tė Parlamentit, mė 1574.
II. Nė parathėniet qė janė realizuar pas vdekjes sė parathėnėsit, pėrfshihen:
# Tė gjitha parathėniet e realizuara prej botimit tė parė tė tyre, mė 1555 e gjer nė vitin 2000; # Nė ngjarjet tė cilat priten tė realizohen pas vitit 2000 gjer mė vitin 3797, kur edhe pėfundojnė parathėniet e shkruara tė Nostradamusit. 1. Nė ngjarjet e parathėna dhe tė realizuara gjer mė vitin 2000, konsiderorohen:zhvillimet dhe zbulimet e mėdha shkencore, arritjet dhe pėrparimet ekonomike dhe materiale njerėzore, ngjarjet e ndryshme shoqėrore dhe historike nė arėnėn europiane dhe botėrore etj. Ti pėrmendim konkretisht disa prej tyre, pa qenė ato objekt mė i gjėrė i shtjellimit tonė nė vazhdim. Viti 1582 Pėrcaktohet llogaritja e kohės sipas Kalendarit Gregorian; Viti 1597 : Zbulohet pushka e parė; 1609 : Galileu zbulon Teorinė e Lėvizjes sė Tokės; 1618 : Zbulohet termometri, 1642 : Zbulohet Australia; 1759: Nė Angli zbulohet makina e parė me avull; 1776 : Shpallet pavarėsia e SHBA-ve; 1778 : Zbulohet balon i parė fluturues; 1789 : Revolucioni Francez; 1775 : Zbulohet elektriciteti; 1812 : Disfata e Napolonit nė Rusi; 1825 : Hekurudha e parė nė Angli; 1844 : Zbulohet telegrafi i parė; 1866 : Zbulohet dinamiti; 1897 : Hapet Kanali i Suezit; 1873 : Zbulohet llapa e parė elektrike; 1876 : Zbulohet telefoni i parė; 1895 : Zbulohet aparati i rėntgenit; 1903 : Konstruktohet aeroplani i parė; 1912 : Lufta e parė ballkanike; 1917 : Revolucioni nė Rusi; 1914 : Hapet kanali i Panamasė; 1914 : Fillon Lufta e Parė Botėrore; 1917 : Revolucioni i Tetorit nė Rusi; 1925 : Filletė e para tė televizionit; 1927: Linbergu me aeroplan e fluturon Atlantikun; 1927 : Incizimi i filmit tė parė me zė; 1929 : Fillon kriza e madhe ekonomike; 1939 : Fillimi i Luftės sė Dytė Botėrore; 1961 : Njeriu i parė nė Kozmos; 1969 : Njeriu i parė nė Hėnė, etj. Pas kėtyre vijnė ngjarjet qė do tė jenė objekt i shtjellimit tonė mė tė gjerė dhe qė duhet konsideruar si ngjarje me rėndėsi tė veēantė shoqėrore nė ndikimin e vazhdimėsisė sė rrjedhave tė mėtejme tė historisė sė pėrgjithshme njerėzore.
Kėto ngjarje janė:
a) Revolucioni Francez (1789-1794),, b) Mbretėria e Napoleon Bonapartas (1804-1815), c) Ardhja e Hitlerit dhe nacizmit nė pushtet, d) Lufta e Dytė Botėrore, e) Fillimi dhe shktrimi i ideologjisė komuniste, f) Ngjarjet e fundit nė Kosovė, g) Sulmi terrorist i 11 shtatorit (2001) nė SHBA dhe h) Evropa gjer nė vitin 2000 dhe pas saj.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
23-09-07, 02:18
|
#3
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Nostradamus
a) Revolucioni Francez (1789-1794)
Nga i gjithė visari i parathėnieve tė shkruara tė Nostra-damusit, pjesa mė e madhe e tyre kanė tė bėjnė me fatin e Francės dhe sunduesve tė saj gjatė njė periudhe tė gjatė historike. Kjo ėshtė plotėsisht e kuptueshme, sepse edhe vetė parathėnėsi u lind nė Francė dhe preokupimi i tij mė i madh pėr kėtė shtet dhe ardhmė-rinė e saj, ka qenė i natyrshėm. Franca qė nga kohe e Nostradamusit, gjegjėsisht fillimit tė parathėnieve tė tij, kishte njė histori tė bujshme. Pėrveē ndėrrimeve tė shpeshta spektakulare tė sunduesve nė poste mbretėrore, tė pėrcjellur me pėrplot komplote dhe kurthe nga mė tė ndryshmet, mjaftė ngjarje tjera me rėndėsi kanė shėnuar njė fillim tė ri tė njė historie tė gjithė Evropės dhe shoqėrisė njerėzore nė pėrgjithėsi. Nė kėtė kontekst kurrsesi nuk mund tė anashkalohej Revolucioni Francez dhe koha e lavdishme e pushtimeve tė mėdha tė Napolonit. Parathėnia e kėtyre ngjarjeve karakterizohet me njė qartėsi tė theksuar , duke qenė, pa dyshim, njėra prej shkaqeve themelore qė Nostradamusi tė lartėsohet dhe tė jetė nė qendėr tė vėmendjes pėr tėrė botėn.
Revolucioni Fracez, i njohur si Revolucioni Borgjez Francez, ka fillur nė vitin 1789 dhe ka pėrfunduar mė 1794. Vetė ngjarja e Revolucionit ishte njė kthesė e madhe historike, ku pėr herė tė parė shėnojnė fitore forcat antifeudale nė rrėzimin e sundimit shekullor tė sistemit shoqėror feudalist dhe ardhja e kapitalizmit si sistem i ri i sundimit dhe i organizimit. Parimisht pėr herė tė parė zhduket pushteti absolut i mbretit dhe vihen themelet e para tė organizimit shtetėror tė tipit tė monarkisė parlamentare me kushte-tutėn si akt mė tė lartė konstituiv.
Revolucioni Francez zhvillohet nė kohėn e pushtetit tė mbretit Luigji XVI tė Francės (1774-1792), i cili, pėr kohėn e vet, nuk qe i aftė pėr ti zgjidhur problemet financiare tė buxhetit shtetėror, duke rėnduar mė tepėr mbi supet edhe ashtu tė varfra tė shtresave tė gjera popullore.
Revolucioni nė pėrgjithėsi dhe sundimi i mbretit Luigji XVI deri nė vdekjen tragjike tė tij (janar 1793), kanė qenė njė kaptinė e rėndėsishme nė parathėniet e Nostradamusit. Aq ishte i qartė nė kėto pėrshkrime, saqė edhe data e saktė e fillimit tė Revolucionit, nuk i shmanget stilit tė tij dominant nė mjegullimin e ngjarjeve. Shumė nga kėto parathėnie janė tė pėrfshira nė letrėn drejtuar tė birit Cezarit, dhe diēka mė pak pėrmenden edhe nė letrėn drejtuar Henrit II.
Qė ti rregullojnė rendet e atyre
Qė deshėn tė pėrkrahin brezin e Kapetave , tė kuqtė do ti sulmojnė
Ēdo familje me njė vdekje do tė jetė nė zi
E pastaj do tė vijnė edhe tė tjerėt tė kuq
Qė ata ( tė kuqtė) tė parė ti shfarosin
Ata qė erdhėn nė pushtet pas Kapetit tė madh,
do tė hyjnė nė Konvent.
Dymbėdhjetė tė kuqtė do tė hyjnė nė nėnkulm
Dhe pėrmes vrasjeve, vrasjet do tė vazhdojnė.
Mbreti, si kundėrpėrgjigje ndaj shpalljes sė Kuvendit Popullor nga revolucionarėt, mė 12 qershor 1789 rrethon Parisin. Duke u gjetur nė kėtė situatė, revolucionarėt formojnė komitetin12 anėtarėsh tė Shpėtimit Kombėtar dhe i shpallin luftė forcave mbretėrore. Sulmohen depot e municionit dhe bie Burgu i famshėm i Parisit Bastila. Fillon njė kryengritje e madhe dhe e pėrgjakshme, e paparė nė historinė e Francės.
Pėr tė kuqtė e parė qė do ti shfarosin tė tjerėt, mendohet pėr konfliktin nė mes tė jakobinėve dhe zhirordinėve, nga e cila jakobinėt dalin si fitimtarė duke ndėrmarrė mė pas njė terror tė paparė, qė njihet nė histori si terrori jakobin.
Pėr dymbėdhjetė tė kuq qė do tė hyjnė nė njė nėnkulm, alu-dohet nė 12 anėtarėt e Komitetit tė Shpėtimit Kombėtar.
Nė njė kuatran qė kishte tė bėnte me burgosjen e mbretit Luigji XVI i cili gjatė ikjes nga pėrndjekja e kryengritėsve, me tradhti, zihet nė njė mal afėr qytetit Varen. Zėnia dhe burgosja e tij shkaktoi si pasojė njė valė tė paparė tė burgosjeve, dėnimeve me gijotinė dhe vrasjeve tjera tė mėdha qė pasuan.
Nė mbrėmje do tė arrijnė nė mal me mbretėreshėn
Murgu i zi me veshje tė purpurt nė Varen
Kjo do tė jetė shkas i turbullirave
Zjarr, gjak dhe heqje kokėsh.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
23-09-07, 02:19
|
#4
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Nostradamus
Thuhej se tradhtia pėr zėnien e mbretit ishte bėrė nga njė tregtar i quajtur SOLSA, gjė qė ky emėr edhe pėrmendet nė njė kuatran tė Nostradamusit:
Sovranit pas kthimit, i vihet kurora e zotit Atisa
Lufta atėherė do tė zhvillohet rreth Tilijarit
Nga tė 500-tė do tė jetė i shpallur si tradhtar
Qė nga Nabroni dhe Solsa qė tregton me vaj.
Pas kapjes sė mbertit nė Varen, ai transportohet nė Paris. Rrugės, dikush nga masa e ngazėllyer, ia vė nė kokė kurorėn revo-lucionare tė tė kuqėve si simbolikė nėnēmuese qė shprehte kurorė-zimin e tij tė fundit.
Na ėshtė e njohur edhe rrethana tjetėr qė prshkruhet nė vargun e tretė. Jakobinėt pėr tė bėrė presion nė shpalljen e mbretit si tra-dhėtar, e drejtojnė masėn e tėrbuar tė popullit. Tė gjendur para njė trysnie tė pashmangshme, Parlamenti vendos me 500 vota pėr qė mbreti tė shpallet tradhėtar dhe njėkohėsisht tė dėnohet me vdekje. Kontributi i madh nė kėtė drejtim, ishte edhe tradhėtia e ministrit tė tij ushtarak tė mbrojtjes, i quajtur Narbon.
Mbreti Luigji XVI nė pėrgjithėsi pėrshkruhet si shumė zemėr-mirė, por me njė mangėsi tė shprehur; gjatė vendimeve vendimtare, binte shpesh nėn ndikimin e gruas sė vetė, Marija Antonetas.
Shumė kohė e mirėsi e tepruar e mbretit
I cili nga pakujdesia, menjėherė dhe shpejt
Bie vendime dhe vetė i anulon
Duke shkuar gjurmėve dhe ideve tė bashkėshortes.
Luigji XVI nė shtator tė vitit 1792 dėnohet me heqje koke nė Gilotinė, tė cilėn ngjarje Nostradamusi e parathoshte kėshtu:
Nga konflikti i madh do tė dridhet nė vorbull
Pasi qė paqja ėshtė ndėrprerė
Me gojė tė pėrgjakur do tė bie nė gjak dhe do tė notojė
Koka qė ka qenė paqedashėse.
Pėrveē Revolucionit Francez si dhe dėnimit tė Luigjit XVI, Nostradamusi nė parathėniet e veta ka pėrshkruar edhe vazhdimėsinė e ngjarjeve tė tjera qė ndėrlidhen, bie fjala:me fatin e bshkėshortes Maria Antoneta, motrės Elizabeta, e cila po ashtu dėnohet me Gilotinė (1794), e shumė detaje tė tjera, qė nė kėtė kontekst pėr ne nuk do tė ishin aq tė rėndėsishme.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
23-09-07, 02:25
|
#5
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Nostradamus
b) Mbretėria e Napolon Bonapartės (1804-1815)
Napolon Bonaparta (1769-1821), ka luajtur njė rol tė rėndė-sishėm jo vetėm nė historinė e Francės, por edhe nė atė botėrore, duke dhėnė njė kontribut tė madh nė rrėnimin definitiv tė sistemit tė vjetėr feudale dhe krijimin e institucioneve dhe marrėdhėnieve tė reja kapi-taliste. Ka qenė strateg dhe komandat i famshėm ushtarak, burrėshteti dhe mbret (1804-1815). Ėshtė i njohur nė histori si ushtarak me fitore tė mėdha nė depėrtimet pushtuese qė arrijnė deri nė Lindje dhe Rusi. Disfata e tij mė e madhe ėshtė pikėrisht Rusia dhe Beteja e Lajpcigut (1813) , kurse pėr largimin definitiv tė tij nga skena politike dhe ushtarake e Francės, vendimtare ishte beteja e fundit nė Vartelloe (1815), ku, pasi pėsoi disfatė, u dorėzohet angleze dhe depėrtohet nė ishullin Elbu. Vdes nė vitin 1821, duke hyrė nė historinė e shumė luftėrave botėrore si strateg i pakontestueshėm ushtarak dhe burrėshtet i shquar.
Njė personalitet aq i rėndėsishėm i historisė sė gjithmbarshme tė Francės dhe njė strateg i madh ushtarak i tė gjitha kohėve, siē ishte Napoloni, ka qenė e pamundur qė tė mos jetė preokupim serioz i Nostradamusit.
Ja siē pėrshkruhet Napoloni para afro 300 viteve nga Nostra-damisi:
Andaj ushtari do tė gradohet nė mbretėr
Nga petku i shkurtėr nė gunė do tė ngrihet
Me armė i shkathėt i dobėt pranė altarit
I keq pėr priftin nga dielli mė i zi.
Marėdhėnjet e Napolonit me Papėn dhe kishėn nė pėrgjithėsi kanė qenė tejet tė acaruara. Nė kohėn e sundimit tė tij, Papa Pije VII ishte i pėrndjekur, por, mė vonė nėn presione tė qarqeve tė caktuara dhe tė opinionit, nė mes tij dhe Vatikanit lidhet marrėveshja e dyan-shme pėr tolerancėn, e njohur si Konkordak.
Pėr kėtė qėndrim tė ashpėr tė Napolonit ndaj kishės nė pėrgji-thėsi, ėshtė pėrshkruar shumė mirė nė vargun e mėsipėrm: I keq pėr priftin nga djalli mė i zi Pėr paqen, gjegjėsisht Konkordatin e lidhur tė Napoleonit me Papėn, dihej se ka qenė e inponuar dhe aspak e nėnshkruar nga vullneti i lirė i tyre.
Nė kuatranin qė pason mė tej, thuhet:
Dy tė bashkuar nuk do tė qėndrojnė gjatė sė bashku
Gjatė trembėdhjetė viteve nga satrapi barbar
Tė dy anėt do tė kenė dėme tė pėrbashkėta
Ta mėshiroj papėn kur tė kthehet nė pushtet.
Pėr pėsimin e Napolonit nė luftė me Rusinė, dhe qėndrimi mė-vonshėm tė Papės, thuhet:
Toka romake me tė cilėn udhėheq kleriku
Do tė jetė i shkelur nga francezėt
Por le ti trembet ēastit populli i Francės
Kur ushtria tė dėrgohet nė Lindje tė Largme.
Nga shumė aftėsi tė jashtėzakonshme , Napoloni ka disponuar me shkathtėsinė e pamohueshme tė elokuencės nė tė folur, duke pasur mundėsi pėr ta bindur ēdo kė pėr tė gjitha qėllimet e veta. Kjo aftėsi shprehej nė dhėnien e komandave tė prera ushtarake, tė cilat fasci-nonin edhe vetė ekzekutuesit e saj.
Ai me gjuhėn e vet
Do ta fascinoj ushtrinė e madhe
Dhe nami i tij pushtetmbajtės
Do tė tretet pas lindjes.
Nostradamusi nė parathėniet e veta gjithmonė Napolonin e quante SOKOL, si metaforė qė personifikonte grabitqarin, sepse AI, kudo qė paraqitej, grabiste pushtetin, lavdėrinė dhe fitoret.
Ja edhe kuatrani tjetėr mbi pėsimin e Napolonit me ushtrinė Pruso - Angleze nė Vartelloe :
Prej muajit tė tretė nga Dielli qė lartėsohet
Derri i egėr dhe leopardi do tė pėrleshen nė mejdan
I lodhur dhe rraskapitur nga qielli, leopardi do ta ndrisė syrin
Dhe (do ) tė shohė pėrfund Diellit se si shqiponja rrėzohet.
Qė ti kemi kėto vargje mė tė qarta, duhet sqaruar se Nostra-damusi nė tė gjitha centuriet dhe kuatranet e veta Anglinė e quan si leopard, Rusinė ujkonjė, Francėn si gjel, etj. Napolonin gjithmonė e ka quajtur sokol, por vetėm nė kėtė varg atė e quan si shqiponjė, duke e parathėnė kėshtu fundin e ngritjes sė madhe tė tij.
Ja e dhe parathėnia e dorėzimit dhe deportimin tė tij nė ishullin Elbi nga ana e anglezėve:
Princi i mundur, deportuar nė Elbi
Do tė vije detit gjer nė Mersele
Me mundin e madh tė tė huajit, pėrsėri do tė jetė i mundur
(i) Shpėtohet vdekjes, por kjo do tė jetė fundi i bletės amė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
23-09-07, 02:27
|
#6
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Nostradamus
c) Ardhja e Hitlerit dhe nacizmit nė pushtet (1933-1945)
Nacizmi si ideologji personifikohet nė Partinė Nacional Socialiste Punėtore tė Gjermanisė tė liderit dhe ideologut tė saj Adollf Hitler, i cili, i nxitur nga ndikimet dhe fitoret gjithnjė mė tė mėdha tė komunistėve, me pėrkrahjen e disa magnamėve industrialistė, nė janar tė vitit 1933, emėrohet si kancelar i Gjermanisė, dhe praktikisht konsiderohet si ardhje e tij dhe ideologjisė naciste nė pushtet. Me ardhjen e Hitlerit nė pushtet, menjėherė, qė nė shkurt tė po kėtijė viti, mondohet djegia e ndėrtesės sė Rajhstagut e bėrė gjoja nga komu-nistėt. Ky motiv shėrben si pretekst qė tė fillohet me pėrndjekjet mė tė mėdha tė komunistėve, shoqatave tė ndryshme sindikale, partive dhe liderėve opozitarė tė sė majtės dhe kundėrshtarėve tjerė politikė. Me qėllime gjenocidale dhe nga urrejtja nacionale, fillohet me pėrndje-kjen, e mė vonė edhe shfarosjen masive fizike tė popujve tjerė jo-arianė, veēanėrisht atyre ēifutė, romė dhe sllavė.
I nxitur nga apetitet gjermanomadhe, anekson Austrinė (Anschluss) dhe Ēekosllovakinė, duke filluar kėshtu tė pėrmbushen realizimet e aspiratave tė kėsaj ideologjie tė prezentuara nė librin e mirėnjohur tė Hitlerit (Mein Kampf) Lufta ime (1925), pėr tu shndėruar mė vonė nė njė luftė tė madhe botėrore.
Nga parathėniet si mė tė qartėsuara tė Nostradamusit, konsi-derohen edhe vargjet rreth paraqitjes e kėsaj ideologjie shkatėrimtare. Prijsin dhe udhėheqėsin e kėsaj ideologjie, Nostradamusi e emėrton si HISTER (gabim i vogėl qė mund ti falet).
Kėshtu e sheh Nostradamusi ardhjen e Hitlerit nė pushtet:
Shefi (prijėsi) nga germanėt nė fronin e artė do tė ulet
Zonja (dama) zyrtare do ta pėrjetojė fundin e vet
Sepse ajo nuk ishte e aftė ti pėrballojė vėshtėrėsitė.
Pa gabime! Hitleri nuk u lind nė Gjermani, por nė Austri (nga fisi german). Kurse zonja apo dama zyrtare, siēe quan Nostradamusi Republikėn e Vajmarit, atėbotė, nuk ishte e aftė ti zgjidhė problemet egzistuese ekonomike, politike, si dhe kontraditat tjera tė Gjermanisė sė posadalė nga Lufta e Parė Botėrore, prandaj kėtė gjendje, nė tė cilėn ishte zhytur Gjermania, shumė mirė e shfrytzoi ideologjia naciste e Hitlerit, pėr marrjen e pushtetit.
Ja njė pėrshkrim, tė thuash poetik, tė paraqitjes sė ideologjisė naciste nė skenėn politike tė shoqėrisė sė atė-hershme:
Do tė vijė njėri i cili nė mėnyrė joshėse
Do tė mundohet ta bėjė me dorėn e shtrirė
Atė ēka nuk ėshtė arritur me grusht tė shtrėnguar.
Nuk ka koment!
Pėrshėndetja naciste ka qenė me dorė tė zgjatur pėrpara.
b) Lufta e Dytė Botėrore (1939-1945)
Qė nga ardhja e Hitlerit nė krye tė Gjermanisė, tė gjitha veprimet e tij na shpiejnė kah njė dyshim i bazuar, se ky shtet me ideologjinė naciste nė krye, pėrgatitet pėr njė luftė tė madhe me pėrmasa tė gjera botėrore.
Shkaktarin e fillimit tė kėsaj lufte me pėrmasa tė gjera botėrore, Nostradamusi e parathoshte kėshtu:
Mitet e mėdha do ti mashtrojnė njerėzit
Shaktar i konfliktit tė madh ato do tė jenė
Sė pari do tė besohet se qielli kthjelltėsi kishte
Arma vdekjepruese nė dorėn e majtė do tė jetė.
Dihet mirė se Hitleri pėrmes ideologjisė fashiste dhe miteve tė vjetra pėr madhėrinė e racės sė pastėr ariane, e fut Gjermaninė nė Luftėn e Dytė Botėrore, duke predikuar se gjermanėt janė populli i dėrguar nga Zoti pėr tė sunduar me tėrė botėn.
Vargu i tretė ka tė bėjė me besimin se para fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas tejkalimit tė krizės sė madhe ekonomike, nė Gjermani ka mbretėruar bindja se ēdo gjė ishte e qetė dhe e kthjellėt.
Arma vdekjepruese nė dorėn e majtė duhet tė jenė kaqushat Sovjetike. Ato nė betejat e Luftės sė Dytė Botėrore luajtėn njė rol tė madh nė shkatėrrimin e makinerisė shumė tė pėrsosur ushtarake hitleriane.
Kėshtu mendojnė disa komentatorė tė Nostradamusit, por, ne, nėse analizojmė kėto vargje nga kėndi i realitetit tonė ballkanik, kuptimi i tyre mė i afrtė do tė ishte se ato kanė tė bėjė me Serbinė, shkataren e shumė luftėrave me pasoja tė papara nė Ballkan. Kėto luftėra vėllavrasėse dhe shkatėrrimtare, me elemete tė gjenocidit dhe pastrimit etnik, ideologu i saj psikopat i mbėshteste nė mitet e vjetra mbi popullin serb si popull hyjnor.
Edhe vargu i tretė mund tė komentohet nė kėtė kontekst. Asnjė rrethanė ekonomike dhe politike nė atė kohė nuk shkonte nė favor tė mundėsisė sė fillimit tė njė lufte me pasoja kaq tė mėdha materiale dhe njerėzore.
Kush ka mundur, pra, tė priste njė luftė shkatėrrimtare nė trojet e Jugosllavisė, kur ēdo gjė atėbotė ishte e qetė?
Arma nė dorėn e majtė, ka mundėsi qė ta nėnkuptojė anėn e majtė tė globit, pra shetet e Perendimit (SHBA-tė me aleatėt e saj). Roli i tyre nė planin diplomatik dhe ushtarak (rezolutat e Kombeve tė Bashkuara dhe bombardimet e Serbisė), do tė jetė shkatėrrimtare dhe vdekjepruese pėr Serbinė.
Nga historia na ėshtė e njohur se Italia dhe Gjermania kanė qenė shtete qė gjithmonė kishin pretendime serioze tė dominimit mbi tėrė botėn. Kėto pretendime tė kėtyre shteteve kanė qenė edhe shkaktare pėr fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore.
Nostradamusi, qė nė shkekullin XVI, nė veprat e tij parathė-nėse pėrmend vendin Teshin. Dihet se rreth kėtij vendi pėrherė ka pasur konflikte nė mes tė Polonisė dhe Ēeko-sllovakisė. Teshini, gjatė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Sudenit, i ka takuar Polonisė. Pikėrisht ky vend i njėjtė do tė jetė shkaktare e sulmit tė Gjermanisė mbi Poloninė, dhe kjo ngjarje nė histori zyrtarisht do tė konsiderohet si dita e fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore.
Kur dy ushtri prej mureve nuk mund tė ndeshen
Nė atė moment do tė dridhet Teshini.
Nga vargjet nė vijim do tė shohim se cili popull do tė jetė shkatar i kėsaj lufte tė madhe shkatėrrimtare:
Populli qė ėshtė i huaj dhe i largėt i romakėve
Shteti i tyre do tė jetė nė Majne.
Polonia nė Luftėn e Dytė Botrore pėrshkruhet nė kėtė kontekst:
Qielli do ta vajtojė disfatėn e shtetit tė pėrzier
Deri nė hava gjaku do tė derdhet
Nėpėr vdekje pėrsėri ky popull do tė ngritet.
Polonia njėkohėsisht ka qenė mbretėri dhe republikė dhe ka pasur popullsi tė pėrzier: njė pjesė katolike, kurse pjesa tjetėr ishte e besimit ortodoks.
Bombardimet dhe shkatėrrimet masovike tė qyteteve nė kėtė luftė pėrshkruhen kėshtu:
Qarshia e madhe do tė shkretohet
Prej njerėzve rrallė kush do tė mbetej.
Tė pakta janė qytetet qė nė Luftėn e Dytė Botėrore kanė pėsuar shkatėrrime kaq tė mėdha sikurseVarshava, prandaj nuk ka dyshim se kėto vargje i dedikohen pikėrisht kėtij qyteti.
Nga karkalecat qė do tė arrijnė prej qielli
Do tė vijė vdekja dhe shkatėrrimi
Duke mos respektuar rregullat e luftės.
Me karkaleca qė do tė arrijnė nga qielli, mendohet pėr aeroplanėt bombardues.
Edhe miqėsia e madhe e Hitlerit dhe Musolinit, dalė nga aleanca e pėrbashkėt ideologjike dhe ushtarake, nuk kanė qenė jashtė syrit tė mprehtė vrojtues tė Nostradamusit:
Njė ditė do tė bėhen
Dy sundues miq tė mėdhenj
Pushteti i tyre do tė rritet
(dhe)Do tė zgjerohet gjithnė e mė tepėr.
Mė sipėr cekėm vetėm disa vargje tė cilat edhe laikun e zakon-shėm qartazi do ta bindnin se Lufta e Dytė Botėrore ėshtė parathėnė nga Nostradamusi. Pėr kėtė ngjarje tė madhe dhe vendimtare pėr historinė njerėzore, ka ende kuatrane me detaje tjera, qė ndoshta do tė ishte e udhės tė pėrmenden, por ne nė kėtė prezentim do tė kėnaqemi si tė mjaftueshme vetėm me kėto.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
23-09-07, 02:27
|
#7
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Nostradamus
e) Fillimi dhe shkatėrrimi i ideologjisė komuniste
Lindjen e ideologjisė komuniste, Nostradamusi nė njė kuatran tė vetin e parathot kėshtu:
Shkolla filozofike e stilit tė ri
Qė urren pasurimin dhe lavdėrinė
Nuk do tė gjejė vatrėn nė gjirin german
Atė do ta ndjekin vėllezėrit tjerė tė shumtė
Na ėshtė e njohur se filozofia komuniste, e quajtur MARKSIZĖM, sendėrtohet nga ideologu dhe inspiruesi kryesor i saj Karl Marksi, i cili kishte prejardhje Gjermane. Po ashtu dihet mirė se ideologjia e komunizmit kurrė nuk ka ardhur nė pushtet nė gjirin gjerman, por kėtė rrugė, siē thuhet edhe nė kuatranin e sipėr cekur, do ta ndjekin vėllezėrit tjerė: Rusia dhe shtetet tjera tė mėvonshme socialiste.
Shkatėrrimin definitiv tė kėsaj ideologjie dhe tė sistemit shtetėror socialist, Nostradamusi e ndėrlidh me njė term BORIS, e qė deri nė kohėn e fundit ishte e pakuptueshme nga shumė komentues tė tij.
Pas viteve tė tetėdhjeta, mė kishte rėnė nė dorė njė videokasetė me dokumentar pėr parathėniet e Nostradamusit. Ende e kam nė mbresa analistin amerikan tė parathėnieve tė tij mbi mundėsinė e shkatėrrimit tė ideologjisė komuniste nė Evropė, duke ndėrlidhur ate si tregues orientues me kėtė nocion Boris. Analisti nga videokaseta, atėbotė, kėtė term si kohezion tė mundėshm gjeografik e lidhte me njė lumė tė vogėl nė kufi nė mes tė BRSS-sė dhe Rumunisė. Ky lumė Boris, komentohej si vija e kuqe, deri ku do tė arrihet rrėnimi i sistemeve socialiste tė shteteve evropiane. Tani, pas disa viteve, na ėshtė e qartė se emri BORIS ka tė bėjė me personalitetin e liderit Rus Boris Jelcin.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:36.
|
|