|
Fenomene Paranormale A egzistojnė fenomenet paranormale apo ato janė vetėm mashtrime tė persosura? |
23-09-07, 02:29
|
#1
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Nostradamus
f) Ngjarjet e fundit dhe lufta nė Kosovė.
Ngjarjet e fundit nė Kosovė dhe kyēja e makinerisė mė tė madhe ushtarake nė botė rreth zhgjidhjes sė kėtij problemi, padyshim, konsiderohet si ngjarje me rėndėsi tė veēantė botėrore. Andaj, nuk ėshtė larg mendėsh qė edhe Nostradamusi tė jetė marrė me ndonjė parathėnie rreth kėtyre ngjarjeve. Kur tė gjithė me ankth pritnim epilogun e bombardimeve dhe katastrofės kosovare, edhe leximi i kuatraneve tė kėtij parathėnėsi tė madh,mė ishte njė kėnaqėsi dhe kurajo e madhe. Me njė literaturė solide qė disponoja, filloi bredhja ime kah ndonjė varg evetual qė do ta asociacionte tragjedinė kosovare qė ishte nė ndodhje e sipėr.
Intimisht besoja se diēka patjetėr duhet tė ekzistojė dhe hasa nė njė broshurė tė njė analisti serb i prarathėnieve tė Nosradamusit. Nė fillim tė kėtij libri, hasa menjėherė nė dy vargjet e cituara ku thuhej:
Nė mes tė Serbisė dhe V
do tė zhvillohet njė luftė vdekjeprurėse
Kėto vargje komentatori serb komentonte si parathėnje e mundshme e luftės sė madhe dhe fitores ushtarake serbe nė Luftėn e Parė Botėrore. Simboli V pėr tė ende nuk ishte i qartė, por ai e ndėrlidhte kėtė duke konstatuar se nė kėtė luftė fitimtare pėr Serbinė kanė qenė tė kyēura 5 shtete evropiane.
Nėse ndalemi nė kėto vargje dhe ato pėr njė ēast i lidhim me ngjarjet nė Kosovė, do tė shohim se simboli V FITORE, ėshtė simboli dhjetėvjeēar i rezistencės sonė kombėtare kundėr satrapit Millosheviq dhe regjimit tė Serbis nė pėrgjithėsi. Njėkohėsisht mund tė komentohet si numėr 5 (romake) qė do tė nėnkuptonte 5 shtete dominante nė bombardimet e NATO-s mbi Serbinė, si dhe ndarjen e Kosovės nė pesė regjione tė mbikqyrjes sė kėtyre shteteve (Amerika, Franca, Anglia, Italia dhe Gjermania).
Pas konfliktit tė madh, edhe mė e madhe prėgatitet
Makineria kolosale do ta pėrtėrijė shekullin
Shiu dhe breshri, gjak, uri, flakė dhe shfarosje
Gjersa nga qielli do tė hidhet zjarr dhe shkatėrrime.
Vargu i parė i kėtij kuatrani mund tė komentohet se Serbia ka qenė shkaktare e shumė luftėrave dhe konflikteve nė Ballkan dhe pas tyre edhe mė e madhe pritet. Sikur tė mos ishte i qartė vargu i dytė shumė pak ky kuatran do tu dedikohej ngjarjeve nė Kosovė, po aty ku thuhet se makineria kolosale do ta pėrtėrijė shekullin, nuk ka dyshim se bombardimet e NATO-s nė Kosovė kanė ndodhur nė fund tė shekullit XX dhe pas vitit 1999 pėrtrihet shekulli dhe mileniumi i ri.
Pėr dy vargje tjera tė kėtij kuatrani mbase nuk ka nevojė pėr koment.
Kaherė nuk ėshtė parė njė dhembshuri aq e madhe
Ata tė cilėt dhanė shumė, do tė jenė tė detyruar
nė mėshirė
Tė vuajtur, tė zbathur, tė uritur dhe lakuriq
do tė lėvizin
Dhe kalojnė shumė male dhe bregore nė befasinė e
gjithė botės.
Edhe ky kuatran, besoj, nuk ka nevojė pėr njė koment tė thellė. Dihet se me pastrimin etnik tė kryer nga Serbia nė Kosovė, nuk ėshtė parė njė dhemshuri aq e madhe nė botė. Dihet se kush janė ata qė dhanė dhe do tė detyrohen nė mėshirė. E ēka tė themi pėr vargun e fundit tė kėtij kuatrani: Tė vuajtur, tė zbathur, tė uritur dhe lakuriq, do tė lėvizin dhe kalojnė shumė male dhe bregore nė befasinė e gjithė botės.
Kuatrani tjetėr i cili mė ngacmoi pėr ndonjė parathėnie tė mundshme edhe pas bombardimeve dhe situatės nė Kosovė, ishte ai nė ceturien e parė, kutrani i 32-tė:
Mbretėria e fuqishme do tė bartet
Nė provincėn e vogėl e cila rritet
Nė krahinė pa rėndėsi, vend pa nam
Bazėn e pushtetit atje do ta ketė.
Besoj se do tė pajtoheni edhe ju, por unė kėtė kuatran nė interpretim tė lirė,si mbretėri e fuqishme i kisha nėnkuptuar Kombet e Bashkuara dhe bazėn e pushtetit tė saj nė formė tė Administratės sė pėrkohėshme e vendosur nė Kosovė. Pra, nė njė krahinė tė vogė, provincė e parėndėsishme deri mė dje.
Gjithmonė, kur bėhej fjalė pėr mundėsinė e parathėnies sė ngjarjeve nė Kosovė nga ana e Nostradamusit, nga bashkėbisedues tė mi ballafaqohesha me pyteje dhe dyshime nga mė tė shpeshtat:
- Nuk ka pas punė tjetėr Nostradamusi, por tė merrej me Kosovėn dhe shqiptarėt ?,
- Ndoshta ai as qė ka ditur atėherė se ku ėshtė Kosova, e lere ma pėr shqiptarė ...? etj.
Nostradamusi ka qenė njohės gjenial i historisė sė popujve tė botės, e veēanėrisht tė Evropės, sė cilės i pėrkiste edhe vetė. Nga kjo histori e saj e bujshme, shumė mirė ka ditur pėr civilizimin e lashtė pellazg, ilir si dhe pėr pasardhėsit e kėtyre civilizimeve dhe rolin e tyre nė historin e gjithėmbarshme tė Evropės.
Ai, ka jetuar njė shekull pas luftėrave tė lavdishme tė heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti - Skenderbeut. Popullariteti i madh i kėtij heroi si shpėtimtar i dėpėrtimt osman nė kėrthizėn e Evropės krishtere tė Perendimit, nuk kanė qenė larg menēurisė sė tij gjeniale. Po ashtu, ai ka njohur, luftėn e madhe tė aleancės sė bashkuar nė Betejėn e Kosovės dhe pasojat e humbjes sė saj pėr dėpėrtimin e mė-vonshėm tė turqve nė Ballkan dhe mė gjerė.
Ai, pra, ka ditur mjaft nga historia dhe parathėniet e veta kanė qenė si vazhdimėsi e kėsaj historie. Kėto ngjarje nuk janė tė zakonshme dhe pa gjurma nė rrejdhėn e mėtejme tė zhvillimeve tė mėdha nė truallin e Evropės dhe asaj botėrore nė pėrgjithėsi. Prandaj, nė kėtė kontekst duhej shikuar edhe ato tė Kosovės.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
23-09-07, 02:30
|
#2
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Nostradamus
- A nuk ka qenė ngjarje e madhe botėrore shpėrngulja e dhunshme e popullit shqiptar tė Kosovės me pėrmasa biblike qė nuk mbahet mend nė historinė njerėzore?
- A nuk ishte ngjarje e madhe involvimi i fuqisė kolosale ushtarake tė kohės nė pengimin e vuajtjeve tė mėtejme tė kėtij populli?
- Cili ishte lajmi medial nė tė gjitha mjetet e informimit botėror gjatė tėrė vazhdimėsisė sė kėtyre bombardimeve ?
- A nuk ishte Kosova dhe vetėm Kosova?
- A nuk ishin shqiptarėt, ata qė obliguan nė dhemshuri dhe mėshirė tėrė botėn?
- A nuk ėshtė tėrė bota sot nė Kosovė?
Sė fundi, kėto pyetje dhe shumė tė tjera qė njėkohėsisht janė edhe pėrgjigje, do ti pėrmbledhim nė njė konstatim tė nivelit tė vetė dyshimeve tė bėra:
:;Nostradamusi ka ditur shumė mirė edhe nė shekullin XVI se kush janė shqiptarėt dhe ku ėshtė Kosova!
:;Ai ka patur edhe punė tė tjera mė tė menēura, por kurrsesi nuk ka mundur ti tejkalojė ngjarjet e Kosovės,tė cilat kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e gjithmbarshme botėrore, si njė vazhdimėsi e bujshme e saj.
Shqiptarėt, pra, dhe ardhmėria e historisė sė tyre nuk kanė mundur tė anashkalohen as nga vetė Nostradamusi. Pėr ta pasuruar mė bindshėm kėtė konstatim, do ta prezentoj edhe njė strofė tė qarėt parathėnės pėr shqiptarėt.
Nė ceturiumin e katėrt, kuatrani 98, thuhet:
Nė Romė shqiptarėt me britėm do tė mbrrijnė
Duke rrokur edhe Langresin nga fyti
Bajraktari nuk do ti falė askujt
Shkatėrrimet, urinė, gjakun dhe thatėsirėn.
Ky kuatran ka tė bėjė me dėpėrtimin shqiptar nė Romė dhe deri nė brigjet e Monakos. Langresi (Langr) ėshtė qyteti nė lindje tė Francės dhe shtrihet nė brigjet e lumit Marna.
Se pėr ēfarė depėrtimi tė shqiptarėve nė kėto vise ėshtė fjala, t ju them tė drejtėn nuk kam asnjė vizion tė qartė konkret, edhe pse shumė mė ka preokupuar kjo parathėnie decidive e tij Asociacioni, nė fillim, mė shkoi tek ekzodi i madh i shqipėtarėve klandestinė nė brigjet e Italisė, por edhe ky vlerėsim sigurisht nuk do ta kėnaqte kuptimin pėrmbajtėsor tė kėsaj strofe, sepse ndeshet menjėherė me kuptimin e vargjeve tjera qė pasojnė, edhe pse kėto ekzode kanė pėrfunduar shpesh me viktima tė mėdha njerėzore.
Studiuesi i famshėm Francez i parathėnieve tė Nostradamusit, Jean Charles Pikon, nė veprėn e vet Profetizimet e Nostradamusit, kėtė kuatran e komenton si mundėsi eventuale qė shqiptarėt tė jenė aleatė tė ndonjė fuqie tė madhe invaduese qė do tė ngjaj mė vonė, bie fjala tė arabėve ose me ndonjė mbretėri tjetėr tė fortė ushtarake.
Nė vazhdim do ta kemi edhe njė kuatran tė Nostradamusit ku qartė pėrmenden shqiptarėt. Njėjtė edhe kėtė kutran do ta kemi vėshtir ta komentojmė ose atė ta lidhim me ndonjė ngjarje qė ka ndodhur nė tė kaluarėn .
Ceturiumi i pestė, kuatrani 91:
Nė sheshin ku ėshtė parajsė pėr ēdo grabitēar
Ku kėmba e trimit nuk shkel kurrė
Do ti sulmojnė ata me kalorėsi tė lehtė
Shqiptarėt, Marsi, Luani, Saturni dhe shoku Ujori.
Sėrish, nėse i kthehemi studiuesit dhe komentuesit, Charles Pikon, kėtė kuatran e radhit nė grupin e vargjeve jashtėkronologjike.
Vargu i fundit, pa dyshim, sqaron se pėrveē shqiptarėve nė kėtė kalorėsi tė lehtė do tė jenė edhe popuj, shtete ose persona me shenja tė horoskopit, luani dhe ujori, e ndoshta ngjarja e parathėnė mund tė ndodhė nė periodėn e sundimit tė Marsit dhe planetit Saturn.Natyrisht, ky konstatim duhej mbetur nė suazat e supozimeve logjike dhe njohurisė sė pakontestueshme se Nostradamusi periodat, vendngjarjet dhe personalitetet e caktuara i kamuflon me shenja tė ndryshme tė horoskopit.
Pėr deshifrimin e mundshėm tė kėtyre vargjeve nė kuatrane konkrete parathėnėse pėr shqiptarėt, na duhej njė pėrkushtim edhe mė i madh. Edhe pse strofat e cituara janė tėrėsi e mėvetėsishme sipas renditjes qė pason, ato duhet pėrpunur mė tej nė drejtim tė kėrkimit tė lidhshmėrive me kuatranet tjera tė ndonjė ceturiumi .
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
23-09-07, 02:31
|
#3
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Nostradamus
g) Sulmet terroriste tė 11 shtatorit nė SHBA
Sulmi terrorist i 11 shtatorit 2001 nė binjaket e Qendrėn Botėrore tė Tregtisė nė Nju-Jork dhe atij tė Pentagonit nė Uashington, pa dyshim, kanė ngjallur njė indinjatė tė arsyeshme tė tėrė opinionit botėror demokratik. Pėrveē indinjatės dhe dhembshurisė sė madhe pėr viktimat e pafajshme, pas kėsaj ngjarjeje katastrofale, ėshtė paraqitur njė dukuri shumė specifike qė ka tė bėjė me interesimin e madh tė shumė individėve, besa edhe tė institucioneve tė ndryshme anekėnd botės, pėr parathėniet e mundshme tė Nostradamusit pėr kėtė sulm. Kėrkesat pėr veprat e tij janė marramendėse dhe zbrazin libraritė e mėdha botėrore. Ato mbushin faqet e shumė revistave dhe gazetave me hipoteza dhe supozime eventuale.
Nė kėtė situatė, edhe pse tejet aktuale, logjikisht do tė na parashtrohen edhe disa pyetje: mos vallė, agonia e befasisė dhe kurioziteti i pėrhershėm i qenies sė njeriut pėr ta njohur ardhmėrinė i shtyn shumė medie tė jenė senzacionaliste pėr tė pėrfituar edhe nga kjo tragjedi?
Mos ėshtė vallė preokupimi ynė i madh momental i interesimit shkaktar qė ēdo ngjashmėri me kėtė ngjarje ta komentojmė nė kėtė kontekst?
Duke shfletuar nėpėr faqet e internetit, vargjet mė tė shpeshta qė prezantohen si mundėsi e lidhshmėrisė sė parathėnieve tė Nostradamusit me kėtė tragjedi janė:
Nė qytetin e perėndisė, do tė vijė gjer tek murmurima e madheEdhe vargu tjetėr na asocionon nė kėtė ngjarje tragjike:
Dy vėllezėr binjakė do tė ndahen nga njė kaos i madh
Lufta e madhe do tė fillojė atėherė
Kur qyteti i madh tė jetė i djegur.
Ka mundėsi qė kėto vargje tė kenė tė bėjnė me sulmin terrorist tė 11 shtatorit, por edhe pse pėrmenden dy vėllezėr, duhet tė kemi kujdes se Nostradamusi nė mėnyrė figurative kamuflon shumė pėrshkrime, prandaj dy vėllezėr mund tė jenė dy shtete, dy ideologji, dy sundues etj. Vargjet qė pasojnė e qė i hasa nė disa gazeta, ka mundėsi tė jenė edhe si njė pėrsėritje e gabimit tė huazuar nga ndonjė medium tjetėr simotėr.
T'ju them tė drejtėn, kėto vargje shumė tė afėrta me ngjarjen nė fjalė, nuk kam mundur t'i has nė asnjė material rreth Nostradamusit me tė cilat disponoja momentalisht. Por, assesi nuk do tė thotė se nuk ka mundėsi tė ekzistojnė:
Dy zogj metalikė do t'i sulmojnė dy godina tė mėdha
Dhe tėrė bota sė shpejti do tė jetė e shkatėrruar.
Gjithmonė, kur disa ngjarje ndodhin nė botė dhe pėr to gjurmohet nė parathėniet e Nostradamusit, mendimi im ėshtė se vazhdimisht duhet pasur kujdes.
Jo vetėm kujdes, por dhe durim!
Sa pėr kuriozitet, t'ju parashtroj njė tė dhėnė: vetėm nė Francė janė shkruar mbi 400 vepra dhe studime pėr Nostradamusin, ku shumė autorė nė to parashtrojnė mendime dhe vlerėsime nga kėndi i vetėvėshtrimit personal, e mos tė flasim pėr prezantime tė ndryshme nė formė tė dokumentarėve, filmave artistikė, analizave gazetareske pėrplot me elemente senzacionaliste, etj.
Edhe pse shumė kuatrane dhe vargje nė fillim duken se kanė tė bėjnė me ngjarjen konkrete tė ndodhisė sė pėrjetuar, patjetėr duhet vazhduar tė vrojtohen me vėmendje edhe pasojat e mundshme tė ngjarjes qė ėshtė nė rrjedhė e sipėr. Nostradamusi ėshtė tejet enigmatik dhe i zhdėrvjellėt nė shkathtėsinė e rruajtjes sė qartėsisė sė menjė-hershme tė kuptimeve tė veta, pa lidhshmėrinė e tyre me pasojėn, e cila do tė ishte nė vazhdimėsi. Edhe nėse eventualisht do tė ekzistonte kjo lidhshmėri, nuk do tė kemi rastin qė njė kuatran-strofė tė lidhet si kuptim i ngjarjes nė vazhdim me strofėn tjetėr. Ky ėshtė stili i manipulimit dhe ēelėsi i renditjes sė ngjarjeve tė parathėna, qė ėshtė ende enigmė dhe duhet zbuluar nė tė ardhmen.
Nėse sulmet terroriste nė Nju-Jork dhe Uashington nė tė ardhmen do tė kenė ndkim vendimtar nė shkaktimin e ndonjė lufte tė madhe ose ndonjė tragjedie tjetėr, tek atėherė para nesh do tė qartėsohen edhe vargjet tjera dhe do tė bindemi se ai kishte tė drejtė.
Ėshtė mė se e vėrtetė se Nosradamusi nė shumė vende pėrmend binjaket, qytetin e madh, qytetin e Perendisė, zogjėt e metalit, karkaleca nga qielli qė lėshojnė zjarr, shkatėrrimet dhe luftėrat me pėrmasa tė mėdha hapėsinore, por nė asnjė vend nuk i ndan si Luftė tė Parė Botėrore, tė Dytė e kėshtu me radhė.
Termi «BINJAKĖT» qė pėrmendet nė disa kuatrane tė tij, duhet kuptuarsi shenja tė horoskopit tė cilat sundojnė nė njė periudhė kohore, sepse Nostradamusi duke i parathėnė ngjarjet, shumicėn prej tyre i kategorizon nė kohon e sundimit tė shenjave tė caktuara, siē janė: shigjetari, binjakėt, ujori etj. Shatėrrimet e qyteteve dhe godinave tė mėdha parashihen nė shumė vende. E njėjta ėshtė edhe me zogjėt nga metali qė lėshojnė zjarr dhe shaktojnė katastrofa njerėzore dhe materiale. Tė gjitha kėto veē kanė ndodhur: Lufta e Parė Botėrore, Lufta e dytė Botėrore, luftėrat e shumta lokale, shkatėrrimet e mėdha tė qyteteve dhe metropoleve etj.
Sulmi ka ndohur nė Qendrėn Tregtare Botėrore nė Nju-Jork dhe nė Qendrėn ushtarake komanduese tė SHBA-ve nė Uashington, dhe pasojat e saja ishin tė mėdha.Tani vėmendjen duhet orientuar tek shumė prathėnie tė tjera qė duhet tė ndodhin dhe nė mėnyrė asociative ka mundėsi qė tė lidhen me kėtė ngjarje...
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
23-09-07, 02:32
|
#4
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Nostradamus
h) Evropa gjer nė vitin 2000 dhe pas saj
Mbarimi i shekullit XX dhe fillimi i shekullit XXI, sipas kategorizimit kohor nga vetė Nostradamusi, pėrfshihen nė kohėn e pėrfundimit tė erės sė sundimit tė Hėnės, pra viti 2000, dhe perioda e vazhdimit tė ndikimit tė planetit tė Marsit, gjer mė vitin 2170, kur kemi njė seri tė parathėnieve ngjarjesh tejet tė rėndėsishme pėr tėrė njerėzimin.
Pas njė konflikti tė madh nė Evropė, nė kėtė etapė, Nostradamusi ka paraparė lindjen e dy fuqive tė mėdha. Kėtu plotėsisht, tanimė, na ėshtė e qartė, se ky konflikt ka tė bėjė me Luftėn e Dytė Botėrore, nga e cila dolėn dy superfuqi: SHBA-tė dhe BRSS-ja. Konkretisht, dy aleanca tė forta ushtarake: Pakti «NATO» dhe ai i Varshavės. Kėtyre dy superfuqive tė forta ushtarake, ekonomike dhe politike edhe gjeografikisht u ka locuar vendin e tyre: njėra, thotė parathėnėsi, do tė jetė nė Lindje dhe e quan «Sllavia», kurse tjetra do tė jetė «Perendimi Anglez», nėnkuptohet nė Perėndim. Perendimi Anglez, sipas tij, do tė jetė njė shtet i pasur dhe i fuqishėm botėror (SHBA-tė dhe tė gjitha anėtaret tjera tė NATO-s). Kėto dy fuqi, siē pėrshkruhen, do ta ndajnė botėn nė dy gjysma tė ndikimit. Njėrėn e emėrton si « e kuqe», kurse fuqinė tjetėr si «botė e re».
Gjysmė pėr gjysmė do tė jenė dy kolosė (titan),
E madhe dhe mė e madhe do t'u jetė forca,
Bota e re ka pėr tė qenė mdhlėshtia
Shumicės sė kuqe do t'i ecė fati.
Kėtė realitet tanimė e kemi: ndarjen e globit nė mes tė dy kolosėve, apo, siē thuhet nga vetė autori nė pėrkthimi bukval, nė dy xhina (SHBA dhe ish - BRSS) .
Perėndimi dhe bota e re do tė jenė tė zhvilluara dhe tė pėrparuara- «madhėshtia», kuse «e kuqja» do tė shndėrohet nė shumicė populluese, sepse dihet se pas Luftės sė Dytė Botėrore shumė shtete tė reja, nga sistemet e mėparshme tė sundimit, kalojnė masovikisht nė socialite.
Nė fillim do tė ketė paqe dhe harmoni, por kjo nuk do tė zgjasė gjatė. Pas kėsaj qetėsie tė shkurtėr duhet tė fillojnė kryengritjet nė shumė shtete evropiane socialiste tė cilat, siē thuhet «do ta dridhin nga themelet Sllavinė» Fillet e para tė kėtij konflikti, parathuhen tė jenė nga Hungaria, dhe pastaj si vazhdimėsi, edhe nė shtetet tjera qė e pėrbėjnė kampin socialist.
Mos kemi tė bėjmė, vallė, kėtu edhe me luftėn nė Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovė?
Kur analizoja me vėmendje njė broshurė pėr parathėniet e Nostradamusit, tė botuar nė vitin 1984, nga ana e njė autori serb tė Jugosllavisė sė atehershme Federative, hasa nė komentin mbi parathėniet e Nostradamusit, pėr kryengritjet dhe shkatėrrimet brenda shteteve tė Sllavisė. Kėtė koment, autori i saj, sigurisht nėn ndikimin e vetė cenzurės socialiste tė regjimit tė atershėm, e bėnte tėrthorazi, pa hyrė mė gjerėsisht nė detajet e tjera.
Atėbotė, Evropa ishte ende e ndarė nė shtete tė forta nacionale. Gjermania nuk qe e bashkuar, prandaj as qė ka mundur dikush ta shoh nė ėndėrr, siē thotė populli, e lere mė ta shkruajė ose ta thotė publikisht kėtė mundėsi.
Nuk ka dyshim!
Shtetet socialiste ishin stabile dhe unike rreth bėrthamės sė tyre - Bashkimit Sovjetik. Dita mė ditė familja e madhe socialiste pasurohej me kalimin e shumė shteteve tė reja nė radhėt e tyre.Pra, socializmi ishte nė dėpėrtim e sipėr... por...fillon tė realizohej ajo qė patjetėr duhej tė ndodhte. Nė vitin 1956, rendi i vjen sė pari Hungarisė:
Hungaria me gjak do ta rrėzojė pushtetin
Nė fuqi do jenė ligjet e ashpra
Klithėm dhe britma do t' jehojė qytetit.
Mė 23.11.1956, nga pakėnaqėsia gjithėpopullore demonstratat e mėdha nė Budapest shndėrohen nė kryengritje popullore. Imre Nagj kthehet nė pushtet. Shpall neutralitetin e Hungarisė nga BRSS dhe Pakti i Varshavės duke kėrkuar ndihmėn e Kombeve tė Bashkuara. Nė tė njėjtėn kohė, Janosh Kadar, formon Qeverinė Puntore - Fshatare tė Sundimit, dhe nė bazė tė konventave tė Paktit tė Varshavės, fton trupat Sovjetike pėr intervenim. Intervenimi qe i pėrgjakshėm dhe pasojat e saja ishin tejet tė mėdha tė dėmeve si nga aspekti njerėzor, ashtu edhe material.
Si vazhdimėsi ... rendi do ti vijė edhe Rumunisė:
Nga krahu slloven Amadisė rafshnalte
Nė shfarosjen e atij qyteti tė lashtė
Rumuninė e vet do ta shohin si vdes
As flakėn si ta shuajnė nuk kanė si ta dinė.
... dhe kėshtu, njė pas njė, tė gjitha shteteve tjera socialiste, gjer tek shkatėrrimi i vetė bėrthamės amė, Bashkimit Sovjetik. Hungaria ishte njėra prej viktimave edhe gjatė viteve tė 68-ta tė protestave gjithėpopullore antisovjetike tė bllokut socialist, tė pėrfshir nė Aleancėn e Paktit tė Varshavės.
Ėshtė interesante parathėnia e ngritjes sė shpejtė tė njė shteti nė Mesdhe. Se pėr cilin shtet ėshtė fjala, nuk dihet. Sipas tė gjitha gjasave ky shtet duhet tė jetė Italia, Turqia, ose Egjipti.
Mė tej, Nostradamusi parathotė se Evropa bashkėkohore, pėr t'i eliminuar kontradiktat e veta tė vjetra ndėrshtetėrore dhe ndėretnike, do tė shkojė kah bashkimi pėrmes formave tė ndryshme tė integri-meve. Kur vjen gjer tek ky bashkim, atėherė qendra e saj duhet tė jetė Zvicra.
A nuk i kanė sot selitė e tyre nė Gjenevė shumė asociacione Evropiane dhe botėrore?
Evropėn e bashkuar, politikisht, ekonomikisht, ushtarakisht, pa kufi dhe me monedhėn unike, ne e kemi sot, prandaj asgjė nuk ėshtė befasuese pėr njė konstatim tė tillė.
Nė kontekst tė parathėnieve tė Nostradamusit gjithnjė mė ėshtė i qartė vizioni se edhe Kosova do tė jetė shtet i pavarur, por jo edhe nė plotkuptimin e fjalės. Ngushtimi i pavarėsisė sė saj ka gjasė tė jetė e kushtėzuar, sikur bie fjala, nė formė tė ndonjė integrimi Ballkanik si pjesė e tėrėsishme e Evropės sė integruar. Frikohem se nė kėtė integrim eventual gjithė - ballkanik mund tė jetė edhe Serbia!?.
Merrėni me mend, sikur kėto parathėnie tė Nostradamusit t'i lexoni nė njė kohė, para 18-20 vitesh?
Sa do tė ishin ato tė pabesueshme dhe qesharake?
Ende nuk ėshtė e qartė parathėnia se Franca do tė ndahet nė tri pjesė? Nuk ėshtė e kuptueshme se nė ēfarė ndarje mendohej? Parathuhet se ato njėsi do tė jenė krahina me sistem tė veēantė politik.
Nė parathėniet e Nostradamusit pėrmendet edhe njė nocion nė formė tė «SHEKULLIT TĖ PAZAKONSHĖM». Kėtu nuk kemi tė bėjmė me njė sundim, me njė mbretėri, me njė revolucion, gjegjėsisht me njė rrethanė tė izoluar, por me njė shekull tė tėrė.
Sa i pėrket kėtij shkeulli, ai parathotė:
Pritje e shekullit tė pazakonshėm duket
Do t'ja filloj me pesėqindetėtėdhjetė vite
Kurse nė shtatėdhjetat tri qiej mos pafsha
Mbretėri tė pesta do tė sundojnė botėn.
Vitet pesėqindetetėdhjeta janė shifrat gjithmonė tė kalkuluara tė datave me metoda ende tė pasqaruara tė kamuflimit tė qartėsisė sė tyre nga Nostradamusi.
Nė vargun ku betohet «tri qiej mos pafsha» mendohet nė sferat qiellore tė tri planetave: Saturnit, Venerės dhe tė Marsit.
Pėr pesė mbretėri qė do tė sundojnė botėn, besoj se mendojmė njėjtė?
- Nė ngjarjet tė cilat priten tė realizohen pas vitit 2000 gjer mė vitin 3797, kur edhe pėfundojnė parathėniet e shkruara tė Nostradamusit.
Tė gjitha parathėniet e cekura dhe tė realizuara gjer mė tani, nuk mbeten me kaq.Ato shkojnė mė tej dhe gjatė kohės sė sundimit tė planetit Mars, parashihet tė zhvillohen edhe 7o luftėra tjera katastro-fale. Sundimi i planetit Mars fillon nga data 17 qershor 1772 gjer mė 17 prill 2170. Nga njė llogaritje e bėrė prej hulumtuesve tė tij, gjeri mė vitin 1969, nėse numėrohen tė gjitha luftėrat e bėra koloniale, prej revolucioneve dhe mbretėrive, luftėrat amerikane, turke, ruse dhe ato aziatike, janė realizuar gjithsej diku rreth 50 sosh, prandaj deri nė vitin 2170 priten tė realizohen edhe mė tepėr se 20 luftėra.
Pėr ngjarjet qė do tė pasojnė pas vitit 2000, si mundėsi e relalizimit tė tyre, do tė pėrmendim ato mė themelore dhe shumė qartė tė parathėna nga Nostradamusi, e kėto janė:
a) Zbulimet e mėdha shkencore, b) Pasuria ,luksi, amorali dhe shpenzimet e mėdha, c) Thatėsirat dhe vėrshimet, d) Uria e) Mundėsia e invadimit arab (Islamit), f) Invadimi i racės sė verdhė .
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
23-09-07, 02:35
|
#5
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Nostradamus
a) Zbulimet e mėdha shkencore
E kaluara qė e lamė pas dhe ardhmėria jonė nė vazhdim, karakterizohet me zbulime tė mėdha shkencore qė kanė luajtur njė rėndėsi tė madhe nė evolucionin e gjithėmbarshėm tė ekzistimit kualitativ tė njeriut . Ja disa parathėnie tė rėndėsishme nė kėtė drejtim:
Thėngjilli i bardhė do ta zėvendėsoj tė ziun...Mendohet nė uranin dhe energjinė bėrthamore.
Makina e zjarrtė qė fluturon nė ajėr
Do ta befasojė edhe vetė sundusin e pasionur.
Tejet e kjartė dhe konkrete. Satelitet dhe anijet kozmike, me pėrsosshmėrin teknike dhe saktėsisė planifikuese tė misioneve orbitare, do ta befasojnė edhe vetė udhėheqėsit e shteteve ku u konstruktuan ato.
Nė Hėnėn shkėlqyese sė shpejti do tė arrijė...Njeriu i parė nė Kosmos si dhe arritja e tij nė Hėnė:
Ndėrrim i-do tė sundojė qetėsia dhe paqja
Disa poshtė, nėrsa tė tjerėt do tė jenė lart
Pikniku i madh, fryti i saj do tė jetė
Tė mėdhjenjtė do tė pushojnė tė kundėrvihen.
Jam shumė i bindur se ky kuatran ka tė bėjė me pushtimin e vasionės dhe Universit nga njeriu. Me hapjen e shumė qendrave orbitare dhe mundėsia e vizitave tė zakonshme turistike nga toka. Pėr qendrat orbitrare nė vasion, ato janė realizuar si hap i parė i pėrbashkėt amerikano-sovjetik, kuse sa i pėrket vizitave turistike, kėso ide dhe planifikime kemi konkretisht, andaj edhe nuk ėshtė larg mendėsh realizimi i afėrt i tyre. Njeriu, pra, do ta pushtojė edhe hapėsirėn kozmike.E tėrė kjo do tė ndikojė qė nė mes tė rivalėve tė sundojė paqja dhe harmonia.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
23-09-07, 02:36
|
#6
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Nostradamus
b) Pasuria, luksi, amoraliteti dhe shpenzimet e mėdha
Faktikisht, kėto parathėnie kanė filluar tė realizohen qė nė shekullin e kaluar, me vazhdimėsinė e ruajtur edhe nė tė ardhmen.
Se sa luajnė rol tė dėshmuar paraja dhe pasuria, shikuar jo vetėm pėrgjithėsisht nė botė, por edhe nė jetėn tonė tė pėrditshme, nė familje, dhe nė ēdo raport konkret shoqėror dhe kudo qė tė jesh, na ėshtė e qartė qė tė gjithėve.
Kėtė periodė tė mirėqenies materiale, luksit amoralitetit dhe tė shpenzimeve tė mėdha, Nostradamusi e parathotė kėshtu:
Ari (pasuria) i madh popullit i shkruhet,
Ligjet e shenjta do t'i ngadhėnjejė forca...
Vazhdon:
Sasit e mėdha tė arit dhe argjendit
Pėr kurvni tė paparė shkaktar do tė jenė
Nė emėr tė lirisė do tė dominoj pabesia (martesore)
Kaosi vendin kudo do tė gjejė.
Vrapimi pas parasė dhe pasurimit do tė shkatojnė amoralitetin, zhvillimin e prostitucionit dhe degradimin e tėrėsishėm tė personalitetit tė njeriut dhe shoqėrisė sė gjerė nė pėrgjithėsi.
A nuk kemi shembuj drastikė nga praktika jonė e hidhur qė vetė prindėrit t'i dėrgojnė vajzat e tyre pėr prostitucion?
Fatkeqėsisht mjaft! E, ē'ėshtė edhe mė e keqja, edhe te ... ne shqiptarėt. Pėr kėtė shkak do tė kemi edhe shumė martesa qė do tė shkatėrrohen nė emėr tė lirisė dhe moralit tė ri tė posakrijuar nga kjo gjendje. Kjo liri na ėshtė e njohur si revolucion seksual, qė ishte karakteristikė e shekullit XX.
Pėr shkak tė oreksit dhe kėnaqėsisė epshore
Helmi do t'i derdhet besimit
Venera ashtu do t'jetė nė pushtet
Pėr ta trubulluar sferėn diellore.
Nė dy vargjet e fundit shihet stili poetik nė pėrdorimin e metaforės gjatė pėrshkrimit tė dominimit tė planetit tė Venerės dhe turbullimin e tėrė Sistemit djellor. Ndikimi i Venerės nė astrologji nėnkupton dashurinė, luksin, aventurat, ahengjet dhe kėnaqjen e nevojave epshore. Sistemi diellor simbolizon kthjelltėsinė, bardhėsinė dhe pastėrtinė morale.
Nė kėtė periodė, parathėnėsi parasheh edhe dukurinė e shprehur tė humbjes sė vlerave tė mirėfillta intelektuale, ashtuqė individėt qė i kanė kėto aftėsi dhe shėrbehen me to, do tė jenė pa respekt dhe tė nėnēmuar.
Kėtė e tregon qartė kuatrani nė vazhdim:
Ata qė ishin me ndikim nga dija
Mendimet e mėdha flliqen dhe do t' jenė pa nder
Tė pėrndjekur, tė gjorė pa pasuri
Menēuria e tyre nuk do tė ketė vlerė.
Por, fatlumsisht, kjo periodė nuk do tė zgjasė gjatė, edhe pse nuk parathuhet sakt sa.
Pas saj :
Lufta do t'i tretė rezervat e tyre
Pėr paga ushtarėve nuk do tė mbetet aq
Bakri shpėrndahet nė vend tė floririt
Drapri i hėnės bėhet i madh dhe mė i madh.
Pra, kjo mirėqenie materiale do tė tretet nga lufta, ku as pėr pagimin e pagave tė ushtarėve nuk do tė ketė para. Kėtė duhet kuptuar si paga pėr shpenzime tė mėdha ushtarake tė luftės.
Nė vargun e fundit, ku pėrshkruhet rritja e draprit tė hėnės, mendohet nė hanėn e re e cila duke u rritur shkon kah Hėna e plotė. E Hėna e plotė me ndikimin e forcės magnetike tė saj, shkakton edhe shqetėsime psikike nė mendjen e e njeriut, prandaj nė kėtė periodė tė gjitha veprimet janė agresive dhe konfliktuoze. Edhe kjo formė ėshtė njera prej metaforave tė Nostradamusit, qė heset shumė dhe shpesh nė parathėniet e tij.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
23-09-07, 02:37
|
#7
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Nostradamus
c) Thatėsirat dhe vėrshimet
Pėr thatėsira dhe vėrshime hasim aq shumė nė parathėniet e Nostradamusit, saqė me tė vėrtetė ėshtė vėshtirė qė tė orientohemi se pėr ēfarė periodė ėshtė fjala. Fundja, gati ēdo ditė jemi dėshmitarė pėr shira dhe vėrishme tė papara nė shumė anė tė botės.
Nė shtjellimin tonė tė mėtejshėm nuk do t'i marrim si shembuj kėto vargje tė pėrgjithėshme, por disa konkrete me karakteristikat e shprehura tė veēantėrisė sė tyre, siē janė, kohėzgjatja e gjatė kohore e pėrcjellė me temparatura tė larta, me tė cilat ende nuk ėshtė ballafaquar njerėzimi gjer mė tani.
Apelet e shumė shoqatave ekologjike nė botė pėr dėmtimin e pandėrprerė tė shtresės sė ozonit nė mbėshtjellėsin tokėsor mund tė jenė mjaftė indikative si njė vėrejtje serioze pėr tė ardhmen.
Kėtė thatėsirė Nostradamusi e parathot kėshtu:
Nė dyzetetetė gradė
Deti shkumon, peshqit zihen.
Thatėsirė e madhe duhej tė zgjaste dyzet vite me temparatura tejet tė larta. Pėr shirat qė pasojnė dhe vėrshimet e mėdha, parathuhet tė jenė tė shkaktuara nė mėnyrė artificiale, nė formė tė shkrirjes sė akullit nga viset polare tė mbuluara me akullnaja. Kjo shkrirje artifi-ciale, duhet tė jetė si rezultat i tė ariturave shkencore nė lėmin e detarisė.
Ja se si e pėrshkruan kėtė:
Njohuria (shkenca) detare shiun do ta krijojė...Nė pėrgjithėsi, pėr paraqitjen e thatėsirės sė madhe dhe shirave tė pastajme artificiale, nė kėto vargje mė konkretisht parathuhet kėshtu:
Dyzet vite ylberi nuk do tė lajmėrohet
Dyzet vite ylberi pėrherė do tė shndėris
Toka e thatė edhe mė e thatė do tė jetė
Dhe pėrmbytja vjen kur ylbri sėrish tė paraqitet.
Gjatė pėrmbytjes, e tėrė Anglia do tė jetė nėn ujė, dhe jo vetėm Anglia. Do tė kemi dukurinė e lėvizjeve tė mėdha tektonike tė shumė sipėrfaqeve tokėsore dhe kontinenteve tė tėra.
Kur kalojnė tė gjitha kėtovuajtjet, sipas Nostradamusit, njerė-zimi shpėtimin e vetė duhet ta gjejė tek kthimi i pafeve nė rrugėn e vėrtetė tė Zotit.
d) Uria
Uria e madhe me pėrmasa tė gjera qė do t'i kanoset njerėzimit, nuk ėshtė objekt i parathėnies vetėm i Nostradamusit, por edhe shumė e shumė parathėnėsve tė tjerė, qė nga kohėt biblike. Kjo parathėnie duhet tė na brengos, sepse ka mundėsi qė tė realizohet shumė afėr, dhe ate, jo nė kontest tė ritjes anorme tė popullatės si rezultat i natalitetit , por, nė mes tjerash, nga pėrdorimi dhe pėrhapja e mjeteve tė shumta radioaktive dhe kimike, ndotja e pashfrenuar e ajrit nga ndotėsit e ndryshėm, etj. Tė gjitha kėto ndikojnė nė shkatėrrimin e pjellshmėrisė dhe, njkohėsisht, janė shkaktarė tė mundshėm tė urisė sė madhe nė tė ardhmen.
A nuk janė prezente gjithnjė lajmet pėr zhdukjen e shumė peshqve nė disa lumenj tė infektuar?
A nuk shkatėrrohen me tė madhe nė emėr tė ndėrtimeve tė pa planifikuara hapėsinore hektarė tė tėrė tė tokave pjellore?
Sa janė bengosėse protestat e shumta tė shoqatave tė ndryshme ekologjike nė botė pėr hedhjen e pakontrolluar tė mbeturinave nga mjetet radioaktive?
Sa ėshtė e ndotur atmosfera nga automjetet e ndryshme dhe ndotėsit e tjerė kimikė tė ajrit? Pse tė dyshohet, atėherė, pėr parathėnien e Nostradamusit?
Ardhjen e ndjej tė urisė sė madhe
I tėrė njerėzimi do tė vuajė nga skamijė
Gjatė do tė gjurmojnė tė rritur dhe fėmia
Rrėnjė drush, foshnja nga gjiri.
Urinė e madhe nuk do ta anashkalojė as shtetet e pasura tė Evropės.
Uria, thatėsira dhe etja Gjenevėn e lodhi
Sė shpejti shkatėrrimi, shpresa tė kota
Rethi i Gjenovės mė keq do ta pėsojė
Anijet ma nuk do t'i pranojė porti.
Nga kjo uri e mundshme do tė pasojnė shpėrnguljet e mėdha njerėzish nė kėrkim tė shpėtimit tė mundshėm. Pra, as porti mė nuk do tė mund t'i pranojė anijet me njerėz qė do tė zbarkohen nė vrapim tė shpresės sė fundit, duke shkaktuar lemeri tė tmershme dhe moskonsideratėn e ndjenjės mė tė vogėl humane ndaj krijesės sė njėjtė- njeri:
Britma dhe klithma tmerruese ziejnė
Jonjerėzore zemrat tė zeza dhe tė ftohta
Ishujt gjenoviane dhe tėrė Gjeneva
Gjakosur, mėrdhirė do tė jenė tė uritur.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
23-09-07, 02:39
|
#8
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Nostradamus
e) Mundėsia e invadimi ARAB (Islamit).
Nostradamusi nė mėnyrė shumė precize parasheh invadimin e arabėve (ISLAMIT) nė Evropė, rrėnjen e shtetit tė Izraelit dhe luftėrat e mėdha me shkatėrrime dhe viktima tė papara gjatė kėtij invadimi.Kėto parathėnie tė invdimit arab dhe ato tė racės sė verdhė nė Evropė, janė mė preokupuese, sepse pikėrisht ato nė thesarin e shumė vargjeve tė paqarta dhe konfueze, tregohen si mė tė kuptueshme dhe decidive. Kėtij invadimi do t'i paraprijė njė personalitet qė do tė ketė sukses t'i bashkojė tė gjithė arabėt.
Ky personalitet pėrshkruhet kėshtu:
Ai do tė vijė, i keq, i ashpėr dhe i paskrupullt,
duke e tiranizuar Mesopotaminė...
Le t'i prezentojmė disa vargje dhe strofa ku shihet mundėsia e njė invadimi arab:
Nė hapėsirėn afėr Venerės shndritėse
dy tė Afrikės dhe Azisė forca
do tė arrijnė gjer nė Danub, por edhe nė Rajnė...
Pastaj,
Vorbulla i detit do t'i gėlltitė anijet
Ajri dhe toka pranė Adriatikut do tė dridhen.
Egjipti bie, Islami pėrhapet
Gjer nė Herault ka ndėrmend tė ulej.
Kėto vargje sigurisht kanė tė bėjnė me dėpėrtimin Islam kah Italia, pasi qė pėrmendet Deti Adriatik. Mėtej:
Nė muajin shkurt ata nga Haldeja
Do ta sulmojnė krishtėrimin nga tė tri anėt
Nė brigjet latine do tė fillojė lufta vdekjeprurėse.
Pushtimi i Spanjės nga invadimi Islam parathuhet kėshtu:
Nga brigjet e lumit On
Larg Iberisė, nė mbretėrinė e Granadės,
Muhamedanėt kryqin do ta pėrndjekin.
Kėtij invadimi do ti paraprinte, nė rend tė parė, shkatėrrimi i shtetit tė Izraelit:
E tėra shterpe Sinagoga
Nė duart e sojit tė pafe do tė bjerė.
Me termin Sinagoga nėnkuptohet shteti i sotėm i Izraelit.
Gjatė pėrgatitjes sė kėtij botimi (prill 2002), nga lejmet ditore qė merrja, Lindja e Mesme ishte e trazuar nga luftimet serioze izraelito-palestineze.Viktimat e sulmeve terroriste tė vetėvrasėsve palestinezė dhe hakmarrja izraelite kundėr kėtyre sulmeve , kanė qenė nė fokus tė mediave botėrore.Rezidenca e liderit palestionez, Jaser Arafat, ishte e rrethuar dhe e sulmuar nga forcat speciale izraelite, e nė anėn tjetėr, kudo nė botė, organizoheshin protesta tė mėdha antisemitiste. Shtetet arabe, nė kontakte diplomatike gjithnjė e mė tepėr shprehnin pėrkrahjen e tyre pėr popullin palestinez dhe haptazi arsyetonin sulmet «terroriste» vetėvrasėse si metoda tė lejueshme tė luftės kundėr pushtimit.
Avganistani u sulmua dhe «terroristėt taliban» u eliminuan nga pushteti.Por, lideri dhe frymzuesi i tyre mė i madh Osama Bin Laden, ėshtė ende gjallė dhe pergatitet pėr sulme edhe mė tė ashpra kundėr SHBA-ve dhe shteteve evropiane.
Kėrcėnimet e Irakut nga aleatėt perendimorė pėr sulm tė mundshėm nė emėr tė luftės kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, janė tė hapta dhe pritej vetėm tė kryhet faza pergatitore strategjike ushtarake dhe ajo e senzibilizimit paraprak tė opinionit , nė mėnyrė qė tė pranohet nė arenėn ndėrkombėtare, pasi tė ndodh njė sulm i tillė.
Iraku, pėrmes deklaratave tė liderit tė vet, Sadam Hyseini, nėn mbėshtetjen e pėrkrahjes sė gjithė popullit irakian, ėshtė kategorik se do tė qėndrojnė deri nė fund tė kėtij sulmi dhe nuk do t'i dorėzohen, siē thuhet, inperializmit amerikan dhe aleatėve tė tyre qė ka si qėllim tė vetėm, shkatėrrimin e botės islame.
Ēdo tė ndodhte, nėse pas kėtij sulmi, forcat e bashkuara tė Perendimit, edhe pse momentalisht tė fortė ushtarakisht, tė pėsojnė disfatė, kur dihen aspiratat e pakontestueshme tė Sadam Hysenit pėr dominim gjithėarab?
Mos do tė jetė, vallė, mu ky personalitet i cili pėrshkruhet nė ato vargje tė cituar mė lart tė Nostradamusit, se ai do tė «vijė, i keq, i ashpėr dhe i paskrupullt, duke e tiranizuar Mesopotaminė...??!»
Nė analizė tė lirė, etapat e depėrtimit tė «Mbretėrisė Arabe» Nostradamusi e parathotė kėshtu: Do tė filloj nga Palestina, Mesopotamia, dhe Arabia Saudite, pėrmes tėrė Afrikės Veriore, prej Egjiptit e gjer nė Maroko. Mė tej zgjėrimi do tė vazhdojė pėrmes Gadishullit Pirinej, Apenin dhe Ballkanik. Se sa do tė zgjasė dhe kur do tė fillojė ky invadim, nuk dihet sktėsisht edhe pse disa studiues mundohen ta deshifrojnė kohėn e mundshme tė fillimit tė saj.
Edhe njė kuatran tejet i qartė:
Forca e madhe qė e urren kryqin
Nė ndėrmjetlumė do ta ngrisė kokėn
Dhe lumin do ta kalojnė njėsitet e shpejta.
Me lumin nė kėto vargje ka mundėsi tė nėnkuptohet Deti mesdhe.D.m.th invadimi do tė fillonte nga njė breg, ndėrmjet lumit (detit) qė ndan bregun tjetėr tė saj.
Shpėtimin nga sundimi arab dhe invadimi Islam e sheh nga:
Gjaku trojan jetėn do ta japė
Zemrės germane qė do tė ngrihet e fortė
Fisin arab ashpėr do ta pėrndjekė
Duke i kthyer kishės vendin meritor.
Nėse i vrojtojmė dhe i analizojmė kėto dhe shumė vargje tė tjera me vėmendje, mund tė hasim nė dy supozime logjike:
1. I tėrė ky invadim i pėrshkruar dhe parathėnė qartė , veē ka ndodhur mė parė dhe ajo na ėshtė e njohur nga historia;
2. Supozimi tjetėr, paksa mė brengosės, do tė ishte se mjaft tė dhėna tė tjera pėrshkruese dhe situata momentale nė shtete tė tanishme arabe, mė tepėr flasin se njė invadim i tillė ende nuk ka ndodhur dhe pritet tė ndodhė nė njė tė ardhme tė afėrt.
1. Nėse e shfletojmė historinė, atėherė do tė shohim se invadimi mė i madh arab veē ka ndodhur nė shekullin XVII, si nė aspektin e dėpėrtimit fetar, ashtu edhe nė ate ushtarak. Jo vetėm qė muslimanėt nė kėtė shekul kanė fituar tė drejtėn e votės nė Indi, por ushtarakisht kishin dėpėrtuar, pėrveq nė 2/3 e sipėrfaqes sė kontinentit tė Afrikės, edhe nė brigjet e Danubit duke sunduar gjysmė shekulli. Marshimet e tyre fitimtare aq e kanė pasur ndikim nė mbretėrinė Austro-Hungareze, saqė ripėrtėrirja e saj ėshtė dashur tė pritej dy shekujt e ardhshėm. Edhe dominimi e kulturės arabe, tė pėrshkruar nga Nostra-damusi, kishte ndodhur nė kėtė periodė. Na ėshtė e njohur mirė pėrkthimi i 1001 netėve, qė shkaktoi pasion tė madh tek shkrimtarėt dhe letėrsia evropiane e asaj kohe. Rrallė mund tė gjendej ndonjė shkrimtar i shekullit XVIII qė nuk ishte nėn ndikimin e letėrsisė dhe kulturės persiane. Ja si pėrshkruhet njė ndikim nė planin kulturor tė invadimit arab dhe Islamit tek krijuesit evropianė:
Nė perėndim, i nderuari Libiani krenar
Kur librave arabe francezi t'i rreket
Punės letrare ai mjeshtėr i rrahur
Fjalėt arabe nė pėrkthim do t'i shndėrojė.
Edhe njė konstatim qė shpie nė favor tė hipotezės se invadimi arab nė fakt veē ka filluar. Evropa e sotme dhe metropolet e saj dita mė ditė mbushen me banorė azilantė arabė tė fesė muslimane nga Lindja, dhe kudo ėshtė prezente ndikimi i tyre i madh. Qyteti mė i madh musliman konsiderohet Parisi.
Kush ka mudur tė paramendojė se nė qendrat mė tė mėdha tė krishterizmit evropian do tė ngriten xhamitė nga ato mė tė pėrsosura dhe me arkitekturė mė bashkėkohore? A nuk ėshtė dukuri e shpeshtė qė shumė personalitete tė shquara tė jetės kulturore, ekonomike, politike dhe shkencore tė botės, tė ashtuquajtur bashkėkohorė, masovikisht pranojnė Islamin si fe tė tyre? Kjo brengosje veē ka filluar nė Evropėn e sotme.
2. Mjaft mėnyra tė mundshme tė fillimit, shenjat konkrete paralajmėruese, dhe pėrshkrimi zhvillimit tė vetė rrjedhės sė kėtij invadimi nga ana e Nostradamusit, flasinė qartė se ato kanė tė bėjnė me tė ardhmen e afėrt. Pėrveē rrethanave tjera qė pėrmenden si tė pandodhura gjer mė tani dhe qė shkojnė nė favor tė kėtij supozimi, duhet ta kemi pėr bazė edhe situatėn e tanishme pėrherė konfliktuoze nė Lindjen e Mesme dhe viset tjera arabe. Konfliktet dhe tendencat e bashkimit tė shteteve araba , forcimi gjithnė mė i madh ekonomik dhe ushtarak i disave prej tyre, lufta e gjatė dhe e drejtė e popullit palestinez pėr pavarsi nga pushtimi izraelit, dhe pse jo, edhe situata e krijuar pas sulmit terrorist nė SHBA, e cila globin tokėsor ka filluar ta ndajė, nė mes tjerash, edhe me urrejtjen ndėrfetare (ISLAMIT dhe KRISHTĖRIZMIT), atėherė me tė vėrtet nuk kishim dėshiruar qė parathėniet e Nostradamusit tė ndodhin nė realitet edhe pėrmes invadimit ushtarak. Nostradamusi ka edhe shumė gabime nė parathėniet e veta, e ne le tė shpresojmė se gabimi i tij mė i madh do tė jetė pikėrisht ky.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:48.
|
|