Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-12-07, 14:21   #1
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Shtetet Ilire

Periudha midis viteve 335-230 p.e.sonė ėshtė koha e shtrirjes sė mėtejshme tė jetės qytetare nė Iliri, e zhvillimit tė vrullshėm dhe e lulėzimit tė qytetit ilir. Ajo pėrputhet me fuqizimin mė tė madh tė shtetit ilir. Jeta qytetare u zhvillua veēanėrisht nė krahinat e ultėsirės bregdetare, nė shpinė tė Dyrrahut e Apolonisė, zonė qė pėrbėnte tani qendrėn e shtetit ilir. Pėr Damastionin dhe qytetet e tjera tė brendshme nė burimet nuk bėhet mė fjalė. Duket se pas hyrjes sė disa krahinave lindore nė pėrbėrjen e shtetit maqedon, kėto qytete e humbėn rėndėsinė qė kishin nė kuadrin e shtetit ilir.

Qytete tė tjera, si Bylisi, Amantia, Kanina (Thronioni ?) janė ndėr ato qytete tė vjetra, qė u rritėn e u zhvilluan dhe luajtėn nė kėtė kohė njė rol tė dorės sė parė. Krahas tyre lindėn nė kėtė zonė edhe njė varg qytetesh tė reja, si Dimli, Olympe (Mavrovė-Vlorė), Gurzeza (Cakran), Antipatrea, qytetet nė Zgėrdhesh (Albanopoli ?), nė Gradishtėn e Belshit, nė Selcėn e Poshtme, nė Irmaj etj., tė panjohura mė parė. Qė nga kjo kohė jeta qytetare shtrihet edhe nė krahinat bregdetare nė veri tė lumit Mat. Qendrat e para urbane nė kėto anė, Lisi, Skodra, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj., lindėn vetėm nė fundin e shek. IV - fillimin e shek. III p.e.sonė. Por nė krahinat e brendshme tė luginės sė Matit e tė Drinit tė mesėm nuk ka ende dėshmi tė qendrave urbane dhe duket se jeta qytetare kėtu nuk u zhvillua.

Qytetet e reja si edhe mė parė, zėnė njė vend qendror midis njė krahine tė pasur nga pikėpamja ekonomike dhe lidhen me rrugėt mė tė rėndėsishme tė komunikacionit tokėsor e detar. Procesi i lindjes sė tyre ndjek nė pėrgjithėsi rrugėn e njohur tė zhvillimit tė mėtejshėm tė vendbanimeve tė fortifikuara tė epokės sė hekurit, por nė disa raste si nė Dimale, Olympe, Selcė e Poshtme etj., qyteti lind mbi njė truall tė ri. Karakteristikė e veēantė e qyteteve nė veri tė lumit Mat ėshtė se ato janė tė kthyera me fytyrė nga deti. Pėr ndėrtimin e tyre janė zgjedhur gjiret e futura apo grykat e lumenjve, vende tė lidhura me detin, por edhe tė mbrojtura nga rreziqet dhe tė papriturat e tij.

Pamja e pėrgjithshme urbanistike nuk ėshtė e njėjtė pėr tė gjitha qytetet ilire tė kėsaj kohe. Ato dallohen sipas madhėsisė dhe rolit ekonomik e politik tė tyre: ka qendra tė mėdha qytetare, si Bylisi, Dimale, Nikaja, Amantia, Antigona, Skodra, Lisi etj., ka edhe qendra mė tė vogla prodhimi, si Albanopoli, Belshi, Irmaj, Symiza, Gurzeza, Kanina, Treporti, Ēuka e Ajtojt etj. Njė kategori tjetėr formojnė qendrat me fizionomi qytetare, por me funksione ushtarake dhe administrative, si Beltoja, Xibri, Dorezi, Peshtani, Rabija, Cerja, Lekli, Selo, Ripsi etj.

Duke u mbėshtetur nė kushtet e terrenit dhe tė rrethanave nė tė cilat lindi dhe u zhvillua qyteti ilir mund tė veēohen tre tipa qytetesh.
Tipin e parė e pėrbėjnė ato qytete, tė cilat kanė njė akropol nė majė dhe qytetin poshtė tij. Tė tilla janė Lisi, Zgėrdheshi dhe ndonjė qendėr tjetėr qė u ndėrtuan nė faqe kodrash. Qendrat e vjetra qė u dhanė jetė kėtyre qyteteve zinin mė parė majat e kodrave. Me kalimin e kohės kufijtė e ngushtė tė kėtyre qendrave u kapėrcyen dhe qyteti u shtri nėpėr faqet e kodrave. Kur u forcuan ekonomikisht qytetet rrethuan sipėrfaqen e re me mure mbrojtėse, duke i zgjatur ato nė vijim tė mureve ekzistuese tė vendbanimit tė mėparshėm; muri i poshtėm i qendrės sė vjetėr u kthye nė kėtė rast nė njė mur tė brendshėm tė tėrthortė, qė ndante qytetin nė dy pjesė: nė atė tė sipėrm - akropolin, dhe nė atė pėrfund tij - qytetin e poshtėm.

Nė Lis, ky tip qyteti pati njė zhvillim tė mėtejshėm, duke krijuar njė ndarje tė tretė, qytetin e mesėm, qė veēohej prej pjesėve tė tjera tė qytetit me njė mur tė dytė tė brendshėm.
Qendra e vjetėr e tyre ishte ndėrtuar mbi pllajėn e vogėl tė njė kodre tė veēuar me faqe tė thepisura, prandaj qyteti u zhvillua kėtu rreth e qark qendrės sė vjetėr. U krijua kėshtu njė tip qyteti me akropolin nė mes dhe qytetin rreth tij. Qytetet e kėtij tipi duket se nuk kishin njė mur tė jashtėm rrethues pėr lagjet e jashtme dhe mjaftoheshin vetėm me fortifikimin e akropolit


__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 06-12-07, 14:21   #2
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Shtetet Ilire

Ndryshe prej kėtyre qyteteve, Antipatrea, Dimale, Margėlliēi, Irmaj etj., u ngritėn mbi kodra qė kishin njė syprinė kryesisht tė rrafshtė me kurrize e thyerje tė buta. Kėto qytete qė lindėn mbi njė truall tė ri duket se nuk kanė pasur akropol dhe territoret e tyre rrethoheshin me njė mur tė vetėm. Ato pėrbėjnė tipin e tretė tė qyteteve ilire.

Prej qyteteve tė vjetra Bylisi ndoqi njė rrugė tė veēantė nė zhvillimin e tij. Kodra e Klosit, mbi tė cilėn ishte ngritur qyteti i vjetėr, nė fund tė shek. IV nuk i plotėsonte mė nevojat e zgjerimit tė kėsaj qendre. I vetmi vend qė paraqiste kushte mė tė pėrshtatshme pėr kėtė qėllim ishte kodra e Hekalit, 1 500 m prej Klosit, ku filluan tė vendosen qytetarėt, duke i dhėnė jetė njė vendbanimi tė ri. Qė nga kjo kohė tė dyja qendrat u zhvilluan paralelisht si dy pjesė tė veēanta, por tė ndėrlidhura, tė njė dyqytetshi, ku i riu fitoi epėrsinė dhe u bė mė pėrfaqėsuesi. I parė mė vete Bylisi ka tė gjitha tiparet e qyteteve tė tipit tė tretė, pa akropol. por sė bashku me Klosin ai pėrbėn njė kategori tė veēantė qyteti.

Pavarėsisht nga klasifikimet e ndryshme qė mund t’u bėhen qyteteve ilire, trajtimi i tyre urbanistik u pėrgjigjej disa kėrkesave themelore, siē ishin vendosja e qendrės sė banuar nė njė terren jo tė sheshtė, rrethimi i saj me mure, ndarja e territorit brenda mureve nė tri pjesė kryesore, pėr banim, pėr veprimtari shoqėrore e mbrojtje dhe krijimi sipas kushteve tė terrenit, i unitetit midis agorasė dhe komplekseve tė banimit.

Njė nga kriteret bazė tė qytetit ilir tė asaj kohe ishte modelimi sipas vijės sė jashtme i mureve rrethuese, traseja e tė cilėve shfrytėzon sa mė mirė mundėsitė mbrojtėse tė terrenit. Nė kėtė sistem fortifikimi muret e qendrave tė vjetra tė epokės sė hekurit shfrytėzoheshin vetėm pjesėrisht. Qytetet e ngritėn mbrojtjen e tyre mbi njė bazė krejt tė re qė u pėrgjigjej nivelit dhe kėrkesave tė kohės. Muret rrethuese tė Lisit dhe tė Shkodrės u ndėrtuan nė stilin e njohur trapezoidal-poligonal, kurse ato tė Bylisit, Dimales, Margėlliēit, Irmajt e tė Zgėrdheshit, ndiqnin stilin kuadratik. Kėto ishin mure tė fuqishme tė ndėrtuara me blloqe tė mėdha e tė skalitura me njė trashėsi prej 2,70-3,50 m dhe qė nė kohėn e vet arrinin njė lartėsi prej 10-12 m. Ato pėrforcohen tani me kulla tė shumta.

Nė qoftė se vendbanimet e para kishin njė ose dy porta, qytetet qė kanė tani njė jetė mė tė dendur dhe lėvizje tė madhe kanė porta tė shumta, tė mėdha e tė vogla, pėr tė lehtėsuar hyrjen e daljen e qytetarėve. Meqenėse portat pėrbėnin pikat mė tė prekshme, mbrojtjes sė tyre i kushtohej njė kujdes i veēantė. Ato zakonisht vendoseshin midis dy kullave dhe nė rastin kur mbroheshin nga njė e tillė e vetme, atėherė kulla ngrihej nė anėn e djathtė tė hyrjes, me qėllim qė tė shfrytėzohej krahu i zbuluar i armikut.

Nuk njihet ende nė masėn e duhur ndėrtimi i brendshėm i kėtyre qyteteve, por edhe ato tė dhėna tė pakta qė kemi dėshmojnė se ato janė ndėrtuar sipas shembullit tė qyteteve bashkėkohėse nė Greqi, Maqedoni dhe nė Epir, nė bazė tė parimeve urbanistike tė njohura tė kohės helenistike. Pėrveē ndarjeve tė mėdha, akropolit dhe qytetit tė mesėm e tė poshtėm, nė kėto qytete dallohet edhe pjesa ku ndodheshin sheshi publik dhe tregu i qytetit. Skodra e Lisi dhe qytete tė tjera tė ngritura buzė detit apo lumenjve, kishin edhe skelat e tyre.
Rrugėt ishin njė element themelor urbanistik qė e ndanin qytetin nė insola, qė niseshin nga hyrjet kryesore apo tė dyta, pėrshkonin qytetin nė drejtime tė ndryshme dhe lidhnin nė mėnyrė organike pjesėt pėrbėrėse tė tij.

Vendet mė nė dukshme janė pėrdorur nė qytetet ilire pėr ndėrtimin e godinave tė rėndėsishme shoqėrore. Vende tė tilla zinin tempujt, teatrot, portikėt, stadiumi nė Bylis, Amantie, Dimale etj., varret monumentale nė Selcė tė Poshtme etj. Kur terreni ishte i pjerrėt, ai sistemohej pėr nevoja tė ndėrtimeve qytetare me anė tarracash.

Njė kujdes i veēantė i kushtohej pajisjes sė qytetit me kanale kulluese, tė cilat shkarkonin ujėrat jashtė mureve rrethuese. Furnizimi me ujė tė pijshėm mbėshtetej kryesisht nė sterat dhe rezervuaret qė ndėrtoheshin brenda qytetit ose nė trashėsinė e mureve rrethuese.

Njė ide mbi madhėsinė e qyteteve ilire e japin hapėsira qė ato zinin dhe perimetri i mureve tė tyre rrethuese. Kėshtu, Lisi zinte njė sipėrfaqe prej rreth 20 ha dhe muret e tij kishin njė gjatėsi prej 2 200 m; Bylisi shtrihej mbi njė sipėrfaqe prej 28 ha, ndėrsa muret ishin 25 550 m tė gjatė, kurse Klosi kishte pushtuar nė kodrėn e vet 18 ha tokė, qė rrethoheshin prej muresh me njė gjatėsi prej 1 850 m. Nuk dimė shtrirjen e saktė tė Skodrės, por duket se ka qenė pak mė e madhe se ajo e Lisit. Qytetet e tjera, si Antipatrea, Dimale, Zgėrdheshi kishin njė madhėsi mesatare: sipėrfaqja e shtrirjes sė tyre arrinte deri nė 10-15 ha, kurse muret perimetrale nuk i kalonin tė 1 400 m. Njė grup i tretė qytetesh, si Irmaj, Margėlliēi etj., ishin mė tė vegjėl; muret e tyre ishin nėn 1 400 m tė gjatė dhe rrethonin sipėrfaqe tė vogla prej 5-7 ha.

Megjithėse qytetet e kėsaj kohe shtriheshin edhe tej mureve rrethuese (jashtė tyre gjejmė dendur gjurmė banesash, tempuj e ndėrtime tė tjera), prapėseprapė truallin kryesor tė qytetit e pėrbėnte territori brenda mureve rrethuese.
Muret rrethuese dhe godinat shoqėrore qė janė ruajtur dėshmojnė se ndėrtimet e tyre u nėnshtroheshin parimeve tė njohura tė urbanistikės antike. Vetėm ndėrtues tė aftė dhe me njohuri tė thella teknike mund tė zgjidhnin detyrat e ndėrlikuara qė paraqisnin ndėrtimet mbrojtėse dhe ato me karakter publik e privat, nė atė shkallė tė gjerė dhe nė atė nivel tė lartė qė njohin qytetet ilire qė nga fundi i shek. IV deri nė mesin e shek. III. Jeta dhe kėrkesat e kohės i pėrgatitėn kėta ndėrtues midis vetė popullsisė ilire. Realizimi i kėtyre ndėrtimeve ishte vepėr e njė shoqėrie skllavopronare qė kishte mundėsitė e organizimit dhe tė sigurimit tė materialeve pėr njė veprimtari kaq tė gjerė ndėrtuese.

Procesi i shndėrrimit tė disa qendrave tė fortifikuara tė epokės sė hekurit nė qytete nuk pėrfshin dhe as qė mund tė pėrfshinte tė gjitha kėto qendra. Midis tyre u veēuan dhe u kthyen nė qytete vetėm ato qė kishin njė pozitė gjeografike tė pėrshtatshme pėr njė zhvillim mė tė lartė. Pjesa tjetėr, mė e madhja e tyre, ruajti pamjen e dikurshme me njė jetė ekonomike tė kufizuar. Nevojat e mbrojtjes dhe tė tregtisė bėnė, nga ana tjetėr, qė krahas kėtyre qendrave tė lindin nė rrugėt e komunikacionit ose rreth qyteteve edhe njė varg vendbanimesh tė vogla, tė fortifikuara, me funksione ushtarake e administrative. Tė tilla mund tė konsiderohen kalaja e Xibrit nė Mat, e cila zinte njė pikė kyēe nė rrugėn qė tė ēonte prej Dyrrahut nė krahinat e brendshme lindore nėpėr Shkallėn e Tujanit - Qafė Murrizė - Dibėr - Maqedoni; qyteza e Shkamit nė rrugėn e Krrabės, kulla e Kamunaut nė Sulovė, nė rrugėn qė lidhte ultėsirėn bregdetare pas Apolonisė me luginėn e Devollit; pikėvrojtimi i Rabies nė Mallakastėr, nė rrugėn qė ndjek krahun e djathtė tė Vjosės e tė tjera si kėto, tė cilat gjenden pa pėrjashtim nė tė gjitha rrugėt e dorės sė dytė qė pėrshkonin truallin e vendit tonė. Tek autorėt antikė dhe nė burimet epigrafike kėto qendra pėrmenden si kėshtjella apo fortesa rreth qyteteve me termat castellum apo peripolia. Ato janė nė funksion tė qyteteve qoftė nga pikėpamja strategjike dhe administrative, qoftė nga ajo ekonomike. E para duket nė vendosjen e tyre pranė qafave ose rrugėve qė tė ēojnė drejt qytetit, duke krijuar njė kurorė fortifikimesh nė zonėn gjeografike ku qyteti mbizotėron me ekonominė e vet. E dyta shprehet nė faktin se ato mė tepėr konsumojnė prodhimet e qytetit sesa prodhojnė vetė.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-12-07, 14:22   #3
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Shtetet Ilire

Nė fushėn e prodhimit kjo periudhė shėnon pėrparime tė dukshme. Punishte tė shumta metalesh funksiononin nė ēdo qytet. Mbeturinat e farkave, zgjyrat, tė cilat janė ndėr gjetjet e zakonshme nė trojet e kėtyre qyteteve, dėshmojnė qartė pėr kėtė. Pasuritė minerale tė Ilirisė sė Jugut, veēanėrisht ato tė bakrit dhe tė hekurit u siguronin atyre lėndė tė parė tė bollshme. Nė kėto punishte farkėtoheshin veglat e punės, armėt dhe punoheshin stolitė e enėt metalike qė u nevojiteshin qytetarėve dhe banorėve tė rretheve nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Gjetja me shumicė e kėtyre sendeve nė qytetet dhe nė varrezat e kėsaj kohe dėshmon pėr karakterin intensiv tė prodhimit zejtar dhe pėr konsumin e gjerė tė kėtyre mallrave.

Nė qytete kishte edhe punishte zejesh tė tjera si ato pėr regjjen e lėkurave, punimin e veshmbathjes, endjen dhe thurjen e rrobave etj. Njė nga zejet mė tė rėndėsishme ishte ajo e gurgdhendėsve, tė cilėt angazhoheshin nė ndėrtimet monumentale tė qytetit, si nė ndėrtimin e mureve rrethuese tė qytetit, nė godinat shoqėrore, nė ngritjen e varreve monumentale etj.

Veprimtaria e grupeve tė specializuara tė gurgdhendėsve provohet nga guroret e zbuluara nė Selcė tė Poshtme, Bylis, Amantia, nė shkallėt e Konispolit etj.
Zhvillim tė dukshėm mori edhe zejtaria e prodhimeve qeramike. Enėt prej balte qė dilnin tani nga punishtet e qyteteve ishin tė punuara kryesisht me ēarkun e poēarit, kurse sasia e atyre tė punuara me dorė ėshtė tepėr e kufizuar. Kalimi nė teknikėn e re tė prodhimit tė enėve u shoqėrua me largimin nga format tradicionale dhe me pėrshtatjen nė shkallė tė gjerė tė formave greke. Nuk mungojnė edhe pėrpjekjet pėr tė zhvilluar format e vjetra, por zakonisht ato ēojnė nė ndėrthurje eklektike qė nuk gjejnė pėrhapje tė gjerė, me sa duket pėr shkak se nuk u pėrgjigjeshin kėrkesave tė tregut dhe shijeve tė kohės. Prodhimi i enėve me forma greke merr pėrhapje tė gjerė.

Kėshtu nga furrat e punishteve qeramike tė qyteteve ilire dalin tani enė tė llojeve tė ndryshme, duke filluar prej atyre tė mėdha, si pitosa e amfora e deri tek enėt e pėrdorimit tė gjerė apo tė luksit tė lyera me vernik tė zi apo tė pikturuara. Njė vend me rėndėsi nė kėtė kohė zė edhe prodhimi i tullave e sidomos i tjegullave, qė pėrdoreshin nė ndėrtimin e banesave dhe tė godinave shoqėrore. Sot njihen pothuajse pėr ēdo qytet punishte qeramike tė tilla qė ishin pronė private e qytetarėve ilirė. Sipas vulave qė kanė enėt apo tjegullat del se njė punishte nė Lis ishte pronė e njė farė Ortai; nė Irmaj pronarėt e punishteve quheshin Trito, Pato, Bato dhe Pito; njė vulė me emrin e Kleitit, nga rrethi i Gramshit i takon njė punishteje nė Irmaj. Njė Plator vulos buzėn e njė pitosi tė gjetur nė Tren tė Korēės, kurse njė Epikad te njė enė tjetėr e kėtij lloji nga rrethi i Pogradecit. Pronari i njė punishteje qeramike nė Selcė tė Poshtme (Polion) quhej Gent , nė Bylis (Klos) njė punishte e tillė i takonte Balaneut , kurse nė Dimal kemi pronarėt Epikad dhe Olnio.

Nė qytete tė tjera, si nė Zgėrdhesh e Margėlliē vulat e pronarėve janė tė shėnuara me monograme apo shenja simbolike. Krahas kėtyre, nėpėr kėto qendra ka edhe vula qė mbajnė emra grekė e maqedonė. Prania e kėtyre emrave nė vulat e punishteve qeramike tė qyteteve ilire nuk ėshtė domosdo e lidhur me qytetarė tė origjinės greke apo maqedone nė kėto qendra. Nė periudha tė caktuara dhe aty ku pati vend njė pushtim i qėndrueshėm maqedon, kjo gjė padyshim edhe mund tė ketė ndodhur. Por kjo dukuri lidhet kryesisht me ndikime tė karakterit kulturor, si pasojė e tė cilave kėta emra u pėrhapėn dhe u adaptuan nga popullsia ilire. Dėshmi tė gjalla tė kėsaj dukurie vihen re nė mbishkrimet varrimore tė Apolonisė e tė Dyrrahut ku emri i parė ėshtė grek, kurse i dyti, ai i atit, ėshtė ilir ose anasjelltas. Nė Apoloni kemi emra tė tillė, si Nikanori i Gentit (???a???a Ge?????), ose nė Dyrrah Anaia e Glaukisė (?????a G?a???a), Epiktesi i Tritos (?p??t???? ???t??), Teutaia e Aristionit (?e?t??a ??e?????), Euklidi i Tritos (?p??t?a?? ???t??), Teutaia e Aleksenit (?e?t??a ??e??????), Brygu i Afrodisit (?????? ?f??d?s?) etj.

Rritja e prodhimit zejtar i dha hov qarkullimit mė tė dendur tė mallrave dhe zgjerimit tė tregtisė. Prodhimet e zejtarisė sė qyteteve ilire mbulojnė tani rrethin e tyre tė ngushtė dhe lėvizin nė drejtimet mė tė ndryshme pėr tė ushqyer reciprokisht tregjet e njėri-tjetrit; jo rrallė ato shtrihen nė krahina tė brendshme. Nė qoftė se deri nė fund tė shek. IV popullsia e kėtyre krahinave tė largėta kėnaqej me prodhimet e qeramikės lokale tė punuar me dorė ndėrsa prodhimet e importit ishin sende luksi tepėr tė rralla, mė vonė prodhimet e qeramikės qytetare ilire depėrtojnė gjerėsisht nė kėto anė dhe hyjnė nė konsumin e pėrditshėm tė popullsisė. Zonat e thella tė dasaretėve dhe tė fiseve tė tjera mė tė vogla qė banonin nė krahinat malore tė rrjedhjeve tė sipėrme tė Shkumbinit, tė Devollit dhe tė Osumit furnizonin me prodhimet e tyre qytetet e jugut, tė cilat ishin mė tė dendura dhe mė tė zhvilluara.
Marrėdhėniet e botės ilire me Dyrrahun e Apoloninė bėhen mė intensive. Megjithėse kėto nuk janė mė qendrat e vetme qė furnizojnė tregun ilir, prapėseprapė vazhdojnė tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm.

Midis tyre duket se ka njė ndarje tė qartė tė zonave tė tregtimit: ndėrsa Dyrrahu shtrin veprimtarinė e vet kryesisht mbi krahinat nė veri tė Shkumbinit, nė orbitėn e Apolonisė hyjnė ato nė jug tė kėtij lumi. Pėrmes kėtyre dy qendrave pėrhapen gjerėsisht nė Iliri edhe prodhimet e qyteteve tė Apulisė. Mallrat e qendrave greke qė gjenden krahas tyre janė pėrkundrazi mė tė rralla, kurse ato maqedone dhe tė Epirit ndeshen kryesisht nė zonat kufitare.
Rrugėt kryesore nėpėr tė cilat lėviznin mallrat dhe zhvillohej tregtia me botėn ilire ishin luginat e lumenjve; ndėr to ajo e Drinit, e Shkumbinit, e Devollit, e Osumit dhe e Vjosės formonin arteriet mė tė rėndėsishme. Rrugė tė tjera tė shumta, tė dorės sė dytė, pėrshkonin grykat e ngushta dhe qafat e maleve pėr tė lidhur njėrėn krahinė me tjetrėn. Sado tė vėshtira qė ishin kėto rrugė, asnjė krahinė e Ilirisė Jugore nuk mbeti nė kėtė kohė e izoluar dhe jashtė ndikimit tė marrėdhėnieve tregtare me qytetet. Mė e rėndėsishmja ėshtė se nė tregun e brendshėm mbizotėronin prodhimet lokale, tė cilat konkurronin si me prodhimet qė vinin nga Dyrrahu e Apolonia, ashtu edhe me ato tė importit dhe qė ishin kryesisht sende luksi.

Fuqizimi ekonomik dhe rritja e prodhimit zejtar u lejoi qyteteve Skodra, Bylis, Amantia e Olympe tė presin gjatė gjysmės sė parė tė shek
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-12-07, 14:23   #4
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Shtetet Ilire

Burimet nuk hedhin dritė plotėsisht mbi strukturėn shoqėrore dhe organizimin politik tė qytetit ilir. Megjithatė nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se njė bazė ekonomike e tillė si ajo qė u krijua nė Iliri nė kohėn e lulėzimit tė jetės qytetare i takonte njė shoqėrie antike tė zhvilluar me tė gjitha tiparet e saj.
Duke qenė qendra ekonomike, njė vend me rėndėsi nė popullsinė e qyteteve zinte shtresa e prodhuesve zejtarė dhe e mjeshtėrve ndėrtues, tė cilėt mund tė ishin qytetarė tė lirė ose dhe skllevėr. Prania e kėtyre tė fundit dėshmohet nė qytetet ilire vetėm pėrmes burimeve qė lidhen me ngjarjet e mbarimit tė shek. III dhe ato tė fillimit tė shek. II p.e.sonė, por nuk ka dyshim se nė kėtė kohė ato nuk janė njė dukuri e re, ashtu si nuk janė vetė qytetet qė pėrmendėm. Shtresėn tjetėr tė popullsisė e pėrbėnin pronarėt e punishteve zejtare, tregtarėt dhe nė qytetet bregdetare, detarėt. Krahas tyre, nė qytetet ilire jetonin, me sa duket, edhe pėrfaqėsues tė aristrokracisė sė vjetėr fisnore qė mbėshteteshin nė pronėn e tokave dhe tė blegtorisė. Si e tillė popullsia e qyteteve paraqitej nė kėtė etapė e diferencuar shumė qartė nė shtresa shoqėrore me interesa tė ndryshme.

Nga pikėpamja e organizimit politik mbi bazėn e federalizmit qyteti sė bashku me rrethinat fshatare dhe kėshtjellat qė formonin sistemin e tij mbrojtės dhe u shėrbenin nevojave tė tregtisė, pėrbėnin koinonin qė mbante emrin e qytetit kryesor, i cili ishte qendra e kėsaj njėsie. Koinoni kishte organe qė zgjidheshin ēdo vit nga eklesia ose mbledhja e pėrgjithshme. Prej saj dilte kėshilli legjislativ ose buleja, si dhe organi pėrfaqėsues i njėsive i pėrbėrė nga damiorgėt. Zbatimi i vendimeve bėhej nga njė kolegj nėpunėsish, tė quajtur prytanė qė zgjidheshin ēdo vit, tė shoqėruar nga njė sekretar. Nė krye tė koinonit qėndronte strategu. Nė koinonin e bylinėve strategu ishte njė nėpunės ushtarak qė shoqėrohej nė kėtė funksion edhe nga hiparku, komandanti i kalorisė. Pastaj vinin me radhė nėpunėsit e ngarkuar me edukimin e rinisė (gymnasiarkėt), me organizimin e festave dhe tė garave sportive (epimeletėt), me drejtimin e rojeve (toksarkėt, peripolarkėt) etj.

Koinoni duke qenė njė organizėm autonom pėrbėnte njė njėsi administrative tė shtetit ilir. Si rrjedhim, shteti pėrbėhej nga disa koinone tė organizuara mbi bazėn e federatizmit.
Veprimtari e rėndėsishme e qyteteve ishte emetimi i monedhave. Skodra, Lisi, Bylisi, presin monedhat e tyre nė emėr tė bashkėsive qytetare, gjė qė dėshmon jo vetėm pėr fuqinė ekonomike tė kėtyre qyteteve, por edhe pėr njė autonomi politike qė ato gėzonin nė kuadrin e shtetit ilir. Simbolet e monedhave tė tyre hedhin dritė, mbase edhe mbi karakterin e pushtetit politik nė kėto qytete. Pasqyrimi i anijes nė monedhat e Skodrės ka mundėsi tė pėrfaqėsojė njė shenjė pėr tregtinė detare qė zhvillonte qyteti dhe tė jetė, nė kėtė mėnyrė, njė e dhėnė e tėrthortė pėr peshėn sunduese tė shtresės tregtare nė qytet. Nė Bylis, pėrkundrazi, pėrdoret si simbol fytyra e themeluesit legjendar tė qytetit, duke theksuar me kėtė traditėn, me tė cilėn lidhej kryesisht shtresa aristrokratike e qytetit.

Pak mė i qartė bėhet ky problem nė burimet e ēerekut tė fundit tė shek. III. Kėtu pėr herė tė parė bėhet fjalė se nė krye tė qyteteve qėndronin polidinastet (sundimtarė tė qyteteve), tė cilėt i nėnshtroheshin plotėsisht pushtetit tė mbretit.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-12-07, 14:23   #5
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Shtetet Ilire

Pėrfshirja e Dyrrahut dhe e Apolonisė nė gjirin e shtetit ilir pati pasoja tė rėndėsishme si pėr jetėn e kėtyre qyteteve, ashtu edhe pėr vetė shtetin ilir.
Tė dhėnat arkeologjike tregojnė se qysh nga ēereku i fundit tė shek. IV p.e.sonė, lidhjet e kėtyre qyteteve me botėn ilire bėhen mė tė dendura dhe mė tė drejtpėrdrejta. Tregtisė sė Dyrrahut dhe tė Apolonisė iu hapėn lirisht rrugėt e gjera tė tregut ilir. Qė nga kjo kohė nė krahinat e brendshme ilire fillojnė tė depėrtojnė me lehtėsi prodhimet e zejtarisė sė zhvilluar tė tyre. Nėpėrmjet kėtyre qyteteve, nė Iliri hynin mallrat e importit, midis tė cilave vendin mė tė rėndėsishėm e zinin ato qė vinin nga brigjet e pėrtejme tė Adriatikut.

Dyrrahu dhe Apolonia fillojnė tė hedhin nė treg monedha tė reja argjendi, ndėr tė cilat pėrhapje tė gjerė merr drahma e argjendtė e kėtyre dy qyteteve. Ajo ishte destinuar kryesisht pėr tregtinė me botėn ilire, prandaj edhe me tė drejtė ėshtė pagėzuar “drahma ilire”. Shfaqje e re e kėsaj kohe ėshtė prerja nga kėto qytete e monedhave tė bronzit. Vėnia nė qarkullim dhe pranimi nė masė, siē tregojnė gjetjet, i kėtyre monedhave me vleftė shumė herė mė tė vogėl se monedhat e argjendit, tregon se ekonomia monetare ishte zhvilluar nė njė shkallė tė gjerė nė Iliri.

Gjatė kėsaj kohe Dyrrahu dhe Apolonia jetojnė njė periudhė tė vėrtetė lulėzimi. Ndėrtimet mė tė rėndėsishme e mė monumentale nė kėto qytete i pėrkasin periudhės pas mesit tė shek. IV p.e.sonė. Forcimi ekonomik dhe pasurimi i tyre nga tregtia me botėn ilire u lejuan tė ndėrtonin mure tė fuqishme mbrojtėse, qė pėrfshinin nė gjirin e tyre sipėrfaqe shumė mė tė mėdha nga ato qė njihnin mė parė, tė ngrinin tregje e sheshe publike, shėtitore, tempuj, gjimnaze e godina tė mėdha administrative.

Njė dukuri e re filloi tė pėrshkojė dhe tė ndryshojė nė njė drejtim tė caktuar jetėn shoqėrore tė kėtyre qyteteve dhe pėrbėrjen e mėparshme etnike tė tyre. Emrat ilirė qė janė gjetur vitet e fundit mbi gurėt e varreve tė zbuluara nė nekropolin e Dyrrahut, pėrbėjnė mbi 1/3 e tėrėsisė sė emrave tė njohur nė kėtė qytet nga monumentet epigrafike. Kėto emra dėshmojnė praninė nė masė tė popullsisė ilire nė to. Emrat ilirė tė prytanėve dhe tė nėpunėsve monetarė qė gjenden nė tė dyja faqet e monedhave prej argjendi dhe bronzi dhe emrat nė vulat e tjegullave tė Dyrrahut dhe tė Apolonisė, tregojnė se popullsia ilire kishte njė peshė me rėndėsi nė jetėn ekonomike, dhe kishte siguruar tė drejta qytetare tė plota deri nė zėnien e posteve mė tė larta nė jetėn administrative e politike tė qytetit. Midis emrave tė shumtė ishin edhe kėta: ??????, Ge?????, ?a????, ?aa???da?, ???ta???, ?????????, ???t??, pėr Dyrrahun, ?at??, ?p??ad?? etj., pėr Apoloninė.

Kėshtu qysh nga fundi i shek. IV p.e.sonė, Dyrrahu dhe Apolonia humbasin karakterin tipik tė njė kolonie, mbasi popullsia e tyre pėrbėhet nė njė pėrqindje tė madhe edhe nga ilirėt. Procesi i ilirizimit tė kėtyre qyteteve, rezultat i shtrirjes sė sovranitetit ilir mbi to, ushtroi njė ndikim tė thellė mbi gjithė jetėn sociale-politike e kulturore tė Ilirisė nė shekujt e mėpastajmė. Rezultati i kėtij procesi qe shkėputja e plotė e Dyrrahut dhe e Apolonisė nga qytetet mėmė dhe integrimi i tyre i plotė nė jetėn ekonomike e politike tė shtetit ilir. Kėtė integrim e favorizonte pėrputhja e interesave tė tyre ekonomike e politike me ato tė shtetit ilir. Mbreti dhe shtresa sunduese e shtetit ilir lakmonin fuqinė ekonomike tė kėtyre qyteteve tė mėdha, kurse skllavopronarėt e Dyrrahut dhe tė Apolonisė pushtetin e fuqishėm tė sundimtarėve ilirė mbi njė krahinė shumė mė tė gjerė se sa territoret e ngushta tė qyteteve-shtete tė tyre me pasuri dhe treg tė gjerė. Rezultati u arrit, siē tregojnė faktet, sado tė pakta, nėpėrmjet njė lufte tė ashpėr politike, mjaft tė ndėrlikuar, ku u pėrzien edhe fuqi tė jashtme, por edhe si rrjedhojė e njė domosdoshmėrie tė diktuar nga kushtet objektive tė kohės.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-12-07, 14:24   #6
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Shtetet Ilire

Pas luftės sė fundit tė Mytilit kundėr Aleksandrit II tė Epirit, nė vitin 270, nuk flitet mė nė burimet pėr shtetin ilir. Duke zbritur drejt vitit 230 dalin tė dhėna tė reja mbi kėtė shtet.
Megjithėse nė vėshtrimin e parė kjo duket si njė periudhė e errėt, ajo pėrbėn nė vetvete njė faqe me shumė interes nė historinė ilire. Gjatė gjysmė shekulli, qė nga Glaukia deri te Mytili, shteti ilir kishte mundur t’i bėnte ballė me sukses agresionit tė Kasandrit dhe mė pas tė Pirros e pasardhėsit tė tij. Tė gjithė kėta kishin dėshtuar nė ndėrmarrjet e tyre dhe mė nė fund qenė detyruar tė hiqnin dorė prej Ilirisė. Ndėrkaq gjendja nė Greqi mbetej e paqėndrueshme. Sundimtarėt maqedonė, Antigon Gonata dhe i biri i tij Demetri, u gjendėn tėrėsisht tė angazhuar nė teatrin grek tė veprimeve politike e ushtarake pėr tė ruajtur hegjemoninė e Maqedonisė nė kėto anė.

Pėr shtetin ilir kjo qe njė periudhė qetėsie nė marrėdhėniet me fqinjėt, veēanėrisht me Maqedoninė, dhe me kėtė duhet shpjeguar edhe heshtja e burimeve. Por nuk qe Gonata ai qė “diti, siē pretendohet, t’u imponojė paqen fqinjėve veriperėndimorė”. Burimet nuk bėjnė fjalė pėr njė gjė tė tillė. Nė qoftė se midis Ilirisė dhe Maqedonisė nuk pati nė kėtė kohė ndonjė konflikt, kjo duhet shpjeguar mė tepėr me faktin se ilirėt, tė lodhur nga luftėrat e deriatėhershme, nuk mundnin, pra, edhe nuk kėrkuan t’i shfrytėzonin vėshtirėsitė e Maqedonisė nė interes tė tyre.

Ndėrkaq ka tė ngjarė qė nga mesi i shek. III p.e.sonė ose pak mė parė shteti ilir tė ketė njohur njė periudhė trazirash tė brendshme, hollėsitė e tė cilave nuk njihen mirė. Nuk ėshtė ēudi qė zhvillimi i vrullshėm i qyteteve tė veriut, tė mbetura jashtė konflikteve luftarake qė prekėn pjesėn jugore tė shtetit ilir bashkė me qytetet e tij, tė ketė ndryshuar raportin e forcave dhe tė ketė ndikuar apo tė jetė bėrė bazė e ndryshimeve politike qė pasqyrohen vetėm nė zėvendėsimin e dinastisė sunduese tė Glaukisė me atė tė Agronit dhe nė shkėputjen e dy qyteteve tė rėndėsishme tė Adriatikut Lindor, tė Dyrrahut e tė Apolonisė, nga shteti ilir
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-12-07, 14:24   #7
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Shtetet Ilire

Nė historiografinė moderne ėshtė bėrė zakon qė shtetin ilir tė mesit tė shek. III ta quajnė shteti ardian. Studiuesit qė e pagėzuan me kėtė emėr ia atribuojnė formimin e kėtij shteti fisit tė ardianėve. Sipas tyre, ky fis, i shtyrė nga keltėt qė vinin nga veriu u bart gjatė shek. IV nė bregun e djathtė tė Naronės, pėrballė ishullit Far, nė jug tė dalmatėve; pa i braktisur kėto krahina, aty nga mesi i shek. III p.e.sonė nė kohėn e sundimit tė Pleuratit, atit tė Agronit, ardianėt zbritėn gjatė bregdetit deri thellė nė jug. Nėn goditjet e ardianėve, sipas kėtyre studiuesve, ranė mbretėritė e vjetra tė enkelejve dhe tė taulantėve dhe ardianėt u imponuan pushtetin e tyre gjithė fiseve tė Ilirisė sė Jugut; u krijua kėshtu njė mbretėri e re, shumė mė e gjerė sesa tė parat, qė shtrihej nga kufijtė e Epirit deri pėrtej Naronės nė veri.

Kjo tezė, ndonėse pėrfaqėsonte mendimin mė tė pėrhapur, nuk mbeti pa u kundėrshtuar. Studiues tė tjerė vunė nė dyshim rolin e ardianėve nė formimin e shtetit dhe u pėrpoqėn qė t’i zėvendėsonin ata me labeatėt, tė cilėt kishin njė pozitė qendrore nė mbretėri ndaj asaj periferike tė ardianėve. Nuk u pranua gjithashtu origjina ardiane e dinastisė themeluese tė Agronit, e cila u kėrkua pėrsėri te labeatėt; u vu nė dukje me tė drejtė, se Agroni njihej si mbret i ardianėve, vetėm te historiani Dion Kasi, njė burim i vonė i shekullit II tė erės sonė, kurse autorė tė tjerė, mė tė hershėm e mė tė besueshėm, e pėrmendin si njė mbret tė ilirėve. Mė nė fund u pėrjashtua mundėsia e lindjes sė kėtij shteti, si rrjedhojė e pushtimeve tė njė fisi dhe u paraqit si krijesė e njė grupi sundimtarėsh, tė cilėt bashkuan fise qė kishin interesa tė pėrbashkėta dhe lidhje afėrie me dinastinė pushtuese.

Me gjithė ndryshimet qė paraqesin pikėpamjet e shqyrtuara, ato bashkohen nė vėshtrimin qė i bėjnė thelbit tė ēėshtjes: formacioni politik pėr tė cilin bėhet fjalė paraqitet si njė shtet fisnor dhe si njė vepėr personale e njė sundimtari, qoftė ky Pleurati apo i biri i tij, Agroni.
Teza mbi zhdukjen pas vitit 270 tė mbretėrisė sė enkelejve dhe tė taulantėve dhe formimi rreth mesit tė shek. III p.e.sonė i njė mbretėrie ardiane shumė mė tė gjerė e mė tė fuqishme se tė parat paraqitet sot si njė trajtesė mekanike. Me tė drejtė ėshtė vėnė nė dukje se kėsaj teze i mungon argumentimi historik dhe se e ashtuquajtura mbretėri e enkelejve ėshtė njė krijesė e historiografisė moderne.

Nga ana tjetėr, shteti ilir i mesit tė shek. III shihet si njė dukuri krejt e re nė botėn ilire. Sipas autorėve tė kėsaj pikėpamjeje ilirėt nuk njihnin mė parė veēse njė rend fisnor dhe vetėm pas mesit tė shek. III u krijua ky “entitet politik krejtėsisht i ri”. Analiza objektive e burimeve tregon se mbretėria e Agronit ėshtė trashėgimtare e drejtpėrdrejtė e shtetit tė mėparshėm ilir, pa asnjė ndėrprerje nė traditėn e vet politike. Qendra e kėtij shteti ka qenė mė nė jug se sa pranohet dhe bėrthamėn e tij kryesore e pėrbėnin tokat e shtetit tė vjetėr ilir, tė cilat gjatė konfliktit me Romėn u bėnė teatri i veprimeve mė tė rėndėsishme ushtarake. Ardianėt banonin gjithashtu mė nė jug; sipas autorėve antikė ata nuk janė veēse njė nga popullsitė e rėndėsishme qė bėnin pjesė nė shtetin ilir dhe nuk u njihet ndonjė rol i veēantė nė formimin e mbretėrisė sė Agronit. Pėrfshirja e tyre nė pėrbėrjen e shtetit ilir ndodhi, sikurse ėshtė vėnė nė dukje me tė drejtė, nė drejtim tė kundėrt nga ai i pranuar, nėpėrmjet shtrirjes sė kėtij shteti nė veri.

Burimet tregojnė qartė se banorėt e kėtij shteti quhen si mė parė “ilirė”, vendi “Iliri” dhe sundimtarėt “mbretėr ilirė”.
Meqė nė jetėn politike tė shtetit ilir nuk ka pasur asnjė ndėrprerje, dinastia e Agronit duhet tė ketė qenė e re dhe me origjinė veriore. Midis asaj dhe sundimtarėve tė mėparshėm nuk ka pasur asnjė lidhje. Ka tė ngjarė qė nė mesin e shek. III p.e.sonė ose pak mė parė, shteti ilir tė ketė njohur njė periudhė trazirash tė brendshme, hollėsitė e tė cilave nuk i dimė. Nuk ėshtė ēudi qė zhvillimi i vrullshėm i qyteteve tė Veriut, tė mbetura jashtė konflikteve luftarake qė prekėn pjesėn jugore tė shtetit ilir bashkė me qytetet e tij, tė ketė ndryshuar raportin e forcave dhe tė ketė ndikuar apo tė jetė bėrė bazė e ndryshimeve politike qė pasqyrohen vetėm nė ndryshimin e dinastisė sunduese dhe nė shkėputjen e dy qyteteve tė rėndėsishme tė Adriatikut Lindor, Dyrrahut e Apolonisė, nga shteti ilir.

Historia e 60 vjetėve tė fundit (231-168 p.e.sonė) tė shtetit ilir ėshtė kryesisht historia e luftėrave me Romėn. Ngjarjet qė u zhvilluan nė prag tė kėtyre luftėrave janė vetėm njė prelud i tyre. Megjithatė kėto janė njė dėshmi e rėndėsishme pėr vendin qė zinte ky shtet midis fuqive tė tjera tė Ballkanit dhe pėr rolin e tij historik nė ngjarjet politike tė kohės.

Burimi mė i rėndėsishėm pėr kėto luftėra ėshtė vepra e historianit grek Polibi. Por, kjo vepėr e shek. II p.e.s., qė pėrfaqėson njė histori tė pėrgjithshme, pėrshkohet nga njė tendenciozitet dhe subjektivizėm i theksuar, ku nuk fshihet simpatia ndaj Romės. Historia e ilirėve, ashtu sikurse nė pėrgjithėsi historia e kundėrshtarėve politikė tė Romės, paraqitet e shtrembėruar. Qėllimi kryesor i Polibit ėshtė tė justifikojė nė kėtė vepėr pushtimet romake, tė cilat i quan tė drejta, tė nevojshme dhe tė dėshirueshme nga popullsitė vendase. Pėr Polibin kėto pushtime ishin tė pashmangshme, sepse “fati i kishte caktuar Romės misionin tė sundojė botėn”. Njė pjesė e burimeve qė ka pėrdorur Polibi vjen nga historiani mė i lashtė romak Fabi Piktor dhe, sipas njė mendimi tė pėrgjithshėm, ka karakter thjesht propagandistik.

Burimet e tjera pėr kėtė periudhė, duke qenė nėn ndikimin e njė tradite tė korruptuar rėndė paraqiten mė tė pasakta. Kjo vihet re nė radhė tė parė tek Livi, i cili i kushton mė tepėr vėmendje efektit retorik e moralizues sesa tė vėrtetės historike. Pėr hir tė paraqitjes sė bukur dhe tėrheqėse tė ngjarjeve, ai shpeshherė sakrifikon kėtė tė vėrtetė. Tregimet e tij janė tė veshura me petkun moralizues dhe nė mjaft raste me hollėsi fantastike.
Shumė tė pasigurta janė edhe njoftimet e shkrimtarėve tė tjerė, Dion Kasi e Apiani, qė pėrfaqėsojnė ritransmetime tė cunguara, dhe mė tepėr tė pasakta tė tradicionit tė vjetėr.
__________________
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.