Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-01-08, 15:09   #1
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dorėshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210

MENDIME

Moikom Zeqo ( studiues)
"Unė mendoj pėr mė herėt…"

Sa i pėrket studimit i takon Musa Ahmetit tė flasė. Ai ka tė drejtėn morale tė publikojė. Pėrgjegjėsia shkencore ėshtė tėrėsisht e tij, ashtu siē do t'i takojė edhe vlerėsimi i zbulimit. A ėshtė dr.Ahmeti "dorė e fisme" apo i takon ndonjė dore tjetėr tė fisme ta bėjė kėtė studim, kjo ėshtė njė ēėshtje e diskutueshme dhe paragjykuese. Nuk besoj se zbulimi, qoftė edhe ai i Buzukut, do tė shterojė vetėm nga zbuluesi i veprės. Pėr Gjon Buzukun kanė shkruar dhjetėra dijetarė tė huaj e shqiptarė dhe sėrish problemi nuk ėshtė ezauruar. Nėse ėshtė njė tekst i 1210-s, tjetėr gjė ėshtė zbulimi, e tjetėr gjė ėshtė studimi, filologjik, ai i grafemave, transkriptimi, transliterimi, qė mund tė vazhdojnė pėr njė kohė tė gjatė, pėr vetė karakterin arkaik tė gjuhės, ose shumė problemeve shkencore, qė ndonjėherė janė tė pafundme.Unė jam plotėsisht i bindur se gjuha shqipe ėshtė shkruar para Buzukut. Dijetari Nilo Borgia i ka dėshmuar Ēabejt se ka gjetur njė dorėshkrim mė tė vjetėr se ai i Buzukut. A ėshtė ky dorėshkrim zbulimi i dr. Ahmetit, kjo duhet vėrtetuar, se mund tė jetė ndonjė dorėshkrim tjetėr i veēantė. Por edhe sikur dorėshkrimi tė mos jetė i 1210-s, por i 1310-s, 1410-s, 1510-s…sėrish ėshtė njė zbulim i madh nė vetvete. A mund tė jetė shkruar shqipja nė shekullin XIII? Pa dyshim qė po. Unė nuk jam skeptik dhe entuziast euforik. Njė nga filologėt, ndėr mė tė njohurit e gjithė kohėve, eruditi Faik Konica, ėshtė ende mė i skajshėm nė mendimet e tija. Ai thotė: "Gjuha shqipe duhet tė jetė shkruar nė shekullin XIII, kur nė 1272-nė, Karli Anzhu, vėllai mė i vogėl i Shėn Luigjit, mbretit tė Francės, u zgjodh mbret i shqiptarėve me kryeqytet Durrėsin. Ai dėrgoi nė Durrės mėkėmbėsin e tij, Gazon d'Eshinar, pėr tė organizuar Mbretėrinė e Shqipėrisė. Ai duhet tė ketė organizuar edhe gjuhėn administrative, edhe nė shqip. Por Konica shkruan se fillimet e shqipes sė shkruar duhet tė jenė qė nė kohėn e normandėve, nė shek XI. Ai thotė qė, nė shek. XII, gjuha italiane vendėse "il volgare" nisi me drojtje tė pohojė veten kundrejt latinishtes dhe momenti i parė letrar i njohur nė italishte ėshtė "Kėnga e palaēos toskan", qė i pėrket kėsaj periudhe. Meqė gjithēka ndodhte nė Itali, herėt a vonė do tė kishte jehonė edhe nė Shqipėri, kjo na lejon tė besojmė se ideja pėr tė shkruar gjuhėn e vet, shqiptarėve duhet t'u ketė ardhur nga Italia, nga fundi i shekullit XII. Ndonjė ditė mund tė gjendet njė pėrgjigje pėrfundimtare, pėr kėtė ēėshtje nė arkivat e Vatikanit ose nė dokumentet bashkėkohėse tė urdhrave Benediktin dhe Domenikan, madje Konica mendon se kjo lloj letėrsie shqipe duhet tė ketė qenė laike, rrėfime kalorėsiake apo pėrmbledhje historish, sipas modelit tė botimit italian "Cente novelle anche". Unė besoj se Konica nuk ėshtė aspak njė entuziast euforik. A duhet ta paragjykojmė dr. Musa Ahmetin? Ai ka shkruar se, sė shpejti, do tė botojė nė aparatin shkencor edhe dėshmitė autentike, tekstin e 1210-s, shoqėruar edhe me dokumentin zyrtar tė tre paleografėve tė Vatikanit, si dhe dokumentin pop tė Vatikanit, qė lejon botimin e kėtij dorėshkrimi. Kur ta bėjė kėtė botim kemi tė drejtė tė japim mendime shkencore pėr tė. Pa kėtė botim nuk mund tė bėjmė as kriticizmin, as paragjykimin. Shpreh mendimin se studimi do tė jetė shumė i gjatė, i shumė studiuesve e ndoshta i brezave.


Pranvera Bogdani (specialiste e mesjetės)
"Ahmeti ka hulumtuar aty ku duhej"

Lexova me kėnaqėsi tė veēantė kėto ditė nė shtyp lajmin me tė cilin studiuesi Musa Ahmeti, me banim nė Zagreb, na bėnte me dije mbi gjetjen e njė libri, tė parit deri mė sot tė shkruar nė gjuhėn shqipe, nė fillimet e shek. XIII, nė arkivin sekret tė Vatikanit. Bota shkencore albanologjike, studiues shqiptarė tė Shqipėrisė dhe diasporės me kohė kanė qenė tė bindur se shqipja shkruhej shumė mė parė nga ē'ishte arritur tė dokumentohej. Ndaj ishin nė pritje tė njė dėshmie materiale, pėr t'i dhėnė fund paradoksit, se nuk ekziston nė kėtė botė ndonjė qoshk, sėnduk apo ndryshe me gjuhė jo mė popullore, por shkencore , arkiv, ku tė ruheshin ato tė famshmet" kronikat tona" tė pėrmendura nga heroi ynė kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, apo ndonjė libėr i shkruar nė gjuhėn shqipe, pėrpara vitit 1462, kur kishin gjetur tashmė tė dėshmuar fjalinė e parė tė shkruar nė gjuhėn tonė.
Arkivi sekret i Vatikanit, me tė drejtė pritej tė ishte njė nga vendet ku mund tė ruheshin dėshmi tė hershme tė gjuhės sonė tė shkruar dhe prandaj ėshtė bėrė objekt hulumtimesh edhe nė kėtė drejtim. E autorizuar nga Instituti i Historisė, nė vitet1992-1993, si specialiste e historisė mesjetare pėr periudhėn para pushtimit osman, unė hyra nė kėtė arkiv pėr tė hulumtuar dokumente tė reja pėr historinė e Shqipėrisė dhe u pėrpoqa tė jepja njė ndihmesė edhe nė kėtė drejtim. Mė duhet tė pranoj se, sikundėr edhe paraardhėsit e mi, nuk isha me fat si studiuesi Musa Ahmeti. Arsyet lidhen me veēoritė e kėtij arkivi. Ende sot ai ėshtė i paskeduar tėrėsisht nė indekse informuese dhe duket shumė e largėt dita qė tė kesh pėr tė njė informacion orientues tė kompjuterizuar, qė e vė studiuesin e shek. XXI nė pozita tepėr lehtėsuese nė arkiva tė tjerė tė botės.
Ajo ēka dihet sot pėr materialin qė ai ruan, ėshtė fakti se ende nuk ėshtė shfletuar nė tėrėsinė e tij dhe se, pėr ta plotėsuar punėn e bėrė nga disa breza arkivistėsh, lypset edhe ajo e disa brezave tė tjerė nė tė ardhmen. Nė njė situatė tė tillė pėr njė studiues, qė provon tė punojė nė arkivin e Vatikanit, publik , i hapur pėr tė gjitha kombet pa paragjykime feje e besimi, ėshtė domosdoshmėri tė hulumtojė nė tri drejtime: sė pari tė hulumtojė literaturėn informuese, skedarėt e botuar ose jo, pastaj tė pėrpiqet tė njihet me punėn nė vazhdim tė arkivistėve aktualė nėse ėshtė e mundur, dhe, sė treti, tė arrijė pėrsėri, nėse i mundėsohet, tė bashkėpunojė me studiues qė kanė pėrvojė tė gjatė pune nė kėtė arkiv tė kombėsive tė ndryshme, ku do tė veēoja me pėrparėsi ata kroatė pėr seriozitetin, por edhe pėr ndjenjat historikisht miqėsore me shqiptarėt. Nė kėtė kontekst, studiuesi Musa Ahmeti ka pasur avantazhe, siē pohon edhe ai vetė, nė krahasim me shqiptaėrt e tjerė qė kanė hulumtuar pėrpara tij, si njohje, informacione nga studiues, tė cilat i ka shfrytėzuar me sukses duke na gėzuar tė gjithėve me lajmin e bukur.


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 13-01-08, 15:11   #2
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dorėshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210

Shaban Sinani (drejtor i Arkivit tė Shtetit)
Nė hapėsirėn shqiptare ka ekzistuar njė shkollė shkruesish qysh prej paleokrishterimit
Historia e shkrimit shqip ėshtė vetėm njė pjesėzė e vogėl e historisė sė shkrimit, nė kuptim terminologjik.
Pėr shekuj me radhė shkrimi ka qenė jo thjesht njė teknokraci e bartjes sė kumteve gojore nė kumte letrare, por njė mjeshtėri, njė art i zbatuar. Dorėshkrimet mė tė hershme origjinale qė ruhen nė arkivat e Shqipėrisė ("Beratinus-1", shek. VI dhe "Beratinus-2", shek. IX) ēmohen jo vetėm pėr lėndėn ungjillore qė pėrmbajnė, por edhe pėr vlerat estetike tė "bukurshkrimit (kaligrafisė) imperial" (Crisci, Cavallo).
Sipas vlerėsimeve tė studiuesve tė dorėshkrimeve ungjillore, tradita e tė cilave nė Shqipėri vijon pa ndėrprerje pėr rreth 15 shekuj me radhė, nė zonėn ballkanike dhe saktėsisht nė disa prej qyteteve kryesore shqiptare (Berat, Ohėr), ka ekzistuar njė shkollė vendore shkruesish ("scribers"). Kjo shkollė ka identitetin e saj nė mjeshtėrinė e tė shkruarit (dr. Roderic Mullen). Kur flitet pėr traditėn e shkrimit tė shqipes dhe thellėsinė historike tė burimit tė saj ėshtė e arsyeshme qė ky fakt tė mbahet nė vlerėsim. Nė njė hapėsirė ku vėrtetohet se shkolla e shkruesve vendės, qoftė tė traditės helene, qoftė tė traditės latine, ka njė tė shkuar tė largėt, konteksti kulturor pėr shkrime tė hershme edhe nė gjuhėn amtare, jo vetėm ekziston, por ėshtė inkurajues. Nėse nė mjedisin shqiptar tė periudhės prej paleokrishterimit deri nė Rilindjen Evropiane kishte traditė tė shkrimit nė pėrgjithėsi, siē provohet prej tipologjisė sė dorėshkrimeve kishtare qė ruhen nė arkivat e vendit, ky ėshtė njė fakt qė favorizon edhe besueshmėrinė e njė tradite tė shkrimit nė gjuhė amtare para-buzukiane. A ka ekzistuar njė dorėshkrim i vitit 1210, shkruar prej Teodor Shkodranit, sikurse ėshtė shkruar kohėt e fundit, apo, pėrkundrazi, kjo ėshtė njė dėshirė pėr tė thelluar artificialisht historinė e shkrimit shqip, sikurse janė shprehur tė tjerė? Veē ekzistencės sė shkollės vendėse-ballkanike tė shkruesve ("scribers"), siē janė pėrcaktuar nga paleografėt dhe bibliologėt, nė dobi tė optimistėve vjen edhe fakti se institucioni qė e ka nė pronėsi intelektuale kėtė dorėshkrim, Arkivi Sekret i Vatikanit, ka kushtėzuar me marrėveshje zbuluesin e tekstit tė ruajė fshehtėsinė e origjinalit, deri nė njė botim tė plotė tė transshqiptuar. Pėr dorėshkrime tė rendit tė ēfarėdoshėm nuk ėshtė as praktikė dhe as logjike tė bėhen marrėveshje. Duket se Arkivi Sekret i Vatikanit ia di mirė vlerėn kėtij dokumenti, pėrderisa ka paracaktuar kushtet e publikimit dhe rendin e zbatimit tė tyre. Njė arsye e tretė, qė merr rėndėsi pėr ta relativizuar debatin e hapur, lidhet me disa dokumente thuajse krejtėsisht tė panjohura tė botės shqiptare, qė pėrkufizojnė klimėn dhe horizontin kulturor tė hapėsirės arbėrore nė prag tė Rilindjes Evropiane, kohė me tė cilėn ėshtė lidhur edhe dorėshkrimi i Teodor Shkodranit. Nuk ka kaluar veēse njė muaj nga dita e botimit tė „Statutit tė Shkodrės" (Xhufi, Nadin), njė akt epokal i sė drejtės urbane nė kėtė anė tė Adriatikut. Vetėm para pak kohėsh, nė arkivat e Kroacisė, nė fondin e Milan Shuflajt, u zbulua "Statuti i Danjės", me mbi 500 nyje, njė prej statuteve mė tė pėrplota tė gjithė vijės bregdetare adriatike, prej Durrėsit deri nė Zadar (Zarė, Kroaci) e Piran (Slloveni). Qytetet shqiptare, prej Ulqinit, Tivarit, Shkodrės, Drishtit, Danjės, Durrėsit etj. kanė pasur statute, rregulla tė jetės sė bashkėsisė urbane, qysh prej shekullit XIV e nė vijim, disa edhe mė herėt. Studiuesit e konsiderojnė arritjen e kėsaj shkalle zhvillimi, si tipar themelor tė frymės sė humanizmit, nė tė cilėn u zhvilluan gjuhėt kombėtare, si gjuhė tė shkruara. Pėr tė kufizuar shkallėn e gabueshmėrisė, nė kėtė debat ėshtė me vend tė tregohet durimi i arsyeshėm. Nuk mund tė gjykohet njė dorėshkrim duke njohur vetėm njė fjali tė tij. Teksti pėrmban rreth 208 faqe, gati tre libra nė njė. Botimi nė shqip i kėtij dorėshkrimi nuk do tė zgjatė shumė. Paracaktimi, qoftė nė favor tė hershmėrisė absolute, aq mė shumė pėr tė kundėrtėn, bėn dėm nė dije. Botimi do tė lejojė tė vėrehet sa botė shqiptare ka nė dorėshkrim dhe ē'gjurmė etnike mund tė gjenden nė identitetin e autorit. Publikimi, nė njė fazė tė mėvonshme, edhe i tekstit origjinal, nė mėnyrė fototipike, do tė lejojė edhe tejshkrime alternative e studime tė karakterit tekstologjik. Sė fundmi, dyert e Arkivit Sekret tė Vatikanit janė tė hapura edhe pėr studiues tė tjerė, tė cilėt mund tė kėshillojnė jo vetėm pėrmbajtjen e tekstit, por edhe llojin e lėndės, vjetėrsinė e saj. Mendimi se gjithēka ėshtė zbuluar tashmė dhe se nuk mbetet tjetėr veēse tė saktėsohet ēfarė ėshtė zbuluar nuk pajtohet me teknologjinė e dijes shkencore. Vetėm kėtė vit nė arkivat e Shqipėrisė janė pranuar dy tituj librash tė panjohur tė periudhės mesjetare, qė nuk gjenden nė ndonjė bibliografi, duke pėrfshirė botimin "Albanica" 1-2, punė e vyer e Bibliotekės Kombėtare. Deri nė shpalljen e kėtyre tė dhėnave, qoftė zelli i atyre qė diskutojnė me pėrndezje tė papėrligjur, duke paraqitur si dorėshkrim tė Teodor Shkodranit tekste dorėshkrimesh krejtėsisht tė tjera dhe duke u betuar se kanė nė duar pikėrisht zbulimin; qoftė zelli i atyre qė pėrjashtojnė kategorikisht njė histori mė tė hershme tė shqipes sė shkruar se "Meshari" i Gjon Buzukut, ėshtė, nė njėfarė mėnyre, shpėrdorim i pafrytshėm i dijes.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-01-08, 15:12   #3
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dorėshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210

Prof. Dhimitėr Shuteriqi
"Lajmi i njė zbulimi mėse tė madh pėr kulturėn shqipe"

Disa herė nė kėtė vit , dr. Musa Ahmeti, nga Kosova, ka dhėnė lajmin e pėrmbirrallė dhe tė pėrmbigėzueshėm se ka zbuluar nė arkivat e Vatikanit njė dorėshkrim shqip tė vitit 1210. Vepra ėshtė e firmuar mė 9 mars tė atij viti nga njė Teodor Shkodrani. Ajo ka 208 fletė tė formatit 28 me 39.5 cm, pra mund tė jetė edhe mė e vėllimshme se "Meshari" i Gjon Buzukut i vitit 1555. Ky libėr i parė qė njohim shqip ka bėrė tė pohohet se, me gjuhėn e tij tė punuar, shqipja tregon se ka qenė lėvruar kohė mė parė. Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit ėshtė 345 vjet mė i moēėm se libri i Buzukut. Ca mė shumė ai ėshtė 74 vjet mė i moēėm se lajmi i parė qė ka qenė dhėnė mbi ekzistencėn e gjuhės sė shqiptarėve, si gjuhė mė vete. Emri i Teodor Shkodranit, i vitit 1210, ėshtė i njohur sado rrallė tek ne, se shkruante nė periudhėn kur ai bėnte dhe punėn pėr shqipen, si njė autor i ditshėm. Aty nga vitet '30, Faik Konica nisi tė shkruante njė vepėr anglisht mbi Shqipėrinė "kopsht shkėmb" (rockengard) i Ballkanit, vepėr qė mbeti e pakryer dhe qė u botua pas Luftės sė Dytė Botėrore nga miqtė e tij nė SHBA. Duke u mbėshtetur tek dėshmia latinishte e francezit Gulielm Adami, njohur zakonisht si "Brocardus Monacus", Konica qė u mor shpesh me tė kaluarėn e shkrimit tė shqipes dhe tė letėrsisė shqiptare, nė veprėn e tij postume, bėri supozimin se shqipja qė, sipas dėshmisė sė pėrmendur, ka libra tė sajat mė 1332-nė, shkruar me alfabetin latin, duhet tė jetė shkruar, p.sh., e pakta qė nga viti 1272, kur Karli I Anzhu i Napolit e shpalli veten "Rex Albaniae", por edhe mė herėt, ndoshta qė nga fundi i shek.XI e gjer nė fund tė shek. XII, kur normandėt zbritėn nė Shqipėri pėr tė sulmuar bizantinėt qė mbanin vendin. Ne, duke u mbėshtetur nė latinistė tė zotė, si prof. Sotir Papakristo dhe Stefan Prifti, kemi pranuar se shqipja kishte qenė shkruar e pakta qė nga shekulli XIII( nė historinė e letėrsisė shqipe" pėr shkollat e mesme, qė u botua me 1955-n). Mė tej kemi supozuar se periudha e shtetit tė parė tė Arbrit, ajo e viteve 1190-1216, mund tė ishte koha e fillimeve tė shkrimit tė shqipes. Ėshtė njė ēast nga mė tė rėndėsishmit e jetės sė hershme tė popullit tonė. , kur katolicizmi dhe ortodoksia ishin nė ndeshje tė ashpėr me herezinė, qė kishte pushtuar Ballkanin dhe Shqipėrinė vetė dhe njė pjesė tė mirė tė Perėndimit, qė nga brigjet e Atlantikut nė Francė dhe qė e luftonte papa Inocent III. Ky papė u mor vesh edhe me Arkondin Dhimitėr, qė ishte nė krye tė Arbrit, pas vitit 1208, pėr t'i dėrguar kėtij njė prelat nga Durrėsi, qė tė pėrforcohej feja nė Arbėr. Por Dhimitri guxoi tė prishet me papėn. Tani, zbulimi mė i madh i dr. Ahmetit, na bėn tė themi, bashkė me Konicėn, se shqipja ka nisur tė shkruhet edhe pėrpara vitit 1210, posa kėtė vit njė Teodor Shkodrani na ka lėnė njė vepėr nė gjuhėn shqipe, nė tė cilėn ai merret me ēėshtje tė teologjisė, filozofisė dhe historisė. ( Me sa duket, me kronikėn e qyteteve shqiptare tė kohės). Aleks Buda i kėrkonte origjinat e shtetit shqiptar qė nga mesi i shekullit XI, kur njihet me emėr njė zot i njė qyteti alban nė Shqipėri tė Veriut, si dhe emri i peshkopit tė peshkopatės, qė e ka qendrėn nė atė qytet. Pėr t'iu vėnė punės sė kėrkimit tė ndonjė dokumenti shqip me rėndėsi, dr.Ahmeti u nis nga botimi i Eqerem Ēabejt, tė cilit arbėreshi i Italisė, Nilo Borxhja, qė ėshtė marrė me kėrkimin dhe botimin e fragmenteve tė moēme tė shqipes sė shkruar, i kishte thėnė filologut tonė tė madh se kishte rėnė nė gjurmė tė njė vepre shqip pėrpara Buzukut. Dr. Musa Ahmeti, si edhe Ēabej e tė tjerė, ka pasur parasysh dėshminė e Adamit, tė vitit 1332. Dhe, me durim shumė tė madh e me guxim, i ėshtė vėnė punės pėr tė zbuluar diēka me rėndėsi tė madhe pėrpara librit shqip tė vitit 1555, duke korrur njė sukses qė nuk ka ēmim dhe qė e nderon fort. Dorėshkrimin e Teodor Shkodranit tė vitit 1210 ai e gjeti nė arkivin e Vatikanit, ku nuk ishte sinjalizuar nė mėnyrė tė mjaftueshme apo evidente. Nuk ka lajm mė tė gėzueshėm qė na jep, nuk ka nder mė tė madh qė ai i bėn kulturės nė gjuhėn shqipe. I lumtė! Bota shqiptare pret me ankth qė ai tė botojė veprėn shkodrane qė, pėr sė shpejti, pasi ka punuar pėr ta gatitur pėr shtyp qė nga viti 1998, kur pati fatin e bardhė ta zbulonte.

Prof. Nasho Jorgaqi
"Tė besojmė se dorėshkrimi nuk ėshtė mistifikim"

Duam tė besojmė se emri i Teodor Shkodranit dhe dorėshkrimit tė tij qė kanė hyrė kėto ditė nė qarkullim mediatik, ndonėse ende janė larg shqyrtimit dhe gjykimit shkencor, tė mos jenė mistifikime, por njė realitet i gjallė dhe i prekshėm. Kush ėshtė interesuar pėr historinė e shqipes sė shkruar, e ka pritur njė zbulim tė tillė, sado jo tė kėtyre pėrmasave. Mė optimistėt e kanė konsideruar vetėm ēėshtje kohe. Hamendjet dhe gjurmimet periferike tė F.Konicės, N.Joklit, M.Shuflajt, , por edhe tė Dh.Shuteriqit, E.Ēabejt, a ndonjė tjetri kanė qenė sinjale shprese dhe besimi pėr brezat e rinj tė hulumtuesve dhe tė studiuesve. Ata tė ēonin te mendimi se shqipja duhej tė jetė shkruar pėrtej shek. XV, nė periudhėn paraturke. Zbulimi i dorėshkrimit tė Teodor Shkodranit, i vitit 1210, me sa duket, jo vetėm e vėrteton dhe e konkretizon, por edhe tejkalon ēdolloj parashikimi. I shtyn kufijtė kohorė tė shqipes sė shkruar, jo me dekada, por me shekuj, plot 345 vite mė pėrtej. Dhe nė kėtė rast ėshtė fjala jo pėr njė dokument tė ēfarėdoshėm, por pėr njė vepėr tė plotė e solide prej qindra faqesh. Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit, nga tė gjitha pikėpamjet qė t'i qasesh, paraqet interes tė jashtėzakonshėm. Mjafton tė mendosh se gjuha jonė amtare del e shkruar, hė pėr hė, qysh nga fundi i mesjetės. Kjo lashtėsi e re e shqipes sė shkruar sjell doemos pėrmasa dhe motive serioze pėr njė konceptim dhe ridimensionim tė vlerave tė letėrsisė shqipe e sidomos tė letėrsisė sė vjetėr. Njė vepėr si kjo, e fillimit tė shekullit XIII, na bėn paraprakisht tė shprehemi se, nė kushtet kur latinishtja kish prioritetin gati absolut, si gjuhė kulture, gjuha shqipe merrte kėtė funksion nė raste tė caktuara pėr bartėsit dhe pėrdoruesit e saj. Sepse, siē dihet, gjuha shqipe, si tė gjitha gjuhėt popullore, pėrfshi dhe italishten nė mesjetė e deri vonė, kryente funksione thjesht komunikimi dhe pėrdorimi privat. Por, ndėrkaq, nė gjuhėt popullore ėshtė lėvruar edhe njė letėrsi e tėrė fetare didaktike, diturake, historike, etj., tė cilėn e dėshmon mė sė miri letėrsia italiane e mesjetės. Nė gjuhėn amtare, siē e dėshmon dorėshkrimi i T.Shkodranit, kanė shkruar vepra fetare-diturake edhe autorė shqiptarė. Kuvendet katolike tė Shqipėrisė sė Veriut, me qendėr Shkodrėn, ishin vatra tė kėsaj veprimtarie kulturore. Pikėrisht nė shekullin e XIII, nė kėto kuvende kishin filluar tė punonin priftėrinj tė urdhrave benediktine dhe franēeskanė. Njė nga kėta, mesa duket ka qenė edhe Teodor Shkodrani. Vepra e tij e zbuluar ėshtė bashkėmoshatare e veprave qė shkruheshin aso kohe nė Itali nė gjuhėn popullore. Nga mė pėrfaqėsuesit paraqitet "Cronica" e Salimben Adamit (1221-1287). Jemi nė mbarim tė mesjetės dhe nė fillim tė kohės sė re, njė shekull pėrpara se tė shfaqej Dante Aligeri. Madje Teodor Shkodrani e kryen veprėn e tij, mė 1210-n, plot njė shekull mė parė se Dantja tė mbaronte Purgatorin (1310). Lėnda e dorėshkrimit tė T.Shkodranit, me njė pėrmbajtje teologjike, filozofike dhe historike, ashtu siē na dėshmon zbuluesi ėshtė njė tregues tjetėr i rėndėsishėm qė paraqet vepra. Ajo na bėn tė mendojmė se vetėm njė gjuhė e lėvruar, e aftė dhe e pasur, mund tė trajtonte dhe tė pasqyronte tema dhe argumente aq abstrakte. Me sa duket, dorėshkrimi i Teodor Shkodranit vjen tė na e vėrtetojė kėtė realitet tė gėzueshėm. Mė aftėsi tė tilla pasqyruese e trajtuese, gjuha shqipe vihet nė njė plan dhe nivel evropian. Duam tė besojmė se jemi para njė feste tė kulturės shqiptare. Po bėhemi dėshmitarė tė njė momenti historik, kur nga thellėsitė e shekujve tė mesjetės po del nė dritė njė nga majat e ajsbergut tė qytetėrimit tonė tė lashtė.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:07.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.