|
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė! |
22-01-08, 00:41
|
#1
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Kryengritja e kosovės 1910
Veprimet e para kundėrqeveritare nisėn nė mars nė Gjakovė, por qendra e tyre u bė nė fillim Juniku, ku vepronin forcat e udhėhequra nga Halil Mehmeti.
Nė muajin mars, me nismėn dhe nėn drejtimin e Idriz Seferit, u mbajt nė Gjilan njė mbledhje e shqiptarėve tė kėtij rrethi ku u diskutua rreth masave pėr organizimin e kryengritjes sė re.
Nė fund tė muajit mars grupe tė armatosura fshatarėsh e malėsorėsh tė anės sė Mitrovicės, tė Vuēiternės dhe tė Llapit marshuan nė drejtim tė Prishtinės pėr tė protestuar kundėr caktimit arbitrar tė taksave. Ata ndėrprenė rrugėn Prishtinė-Prepalac. Repartet e garnizonit tė Prishtinės mė 5 prill u ndeshėn me kryengritėsit nė Babin Most. Pas pėrpjekjeve qė u zhvilluan kėtu dhe qė zgjatėn dy ditė, kryengritėsit rrethuan njė batalion tė ushtrisė osmane dhe i detyruan forcat qeveritare tė tėrhiqeshin nė Prishtinė me humbje tė ndjeshme nė njerėz dhe nė armatime.
Fitorja e kryengritėsve nė Babin Most i vuri nė njė gjendje tė vėshtirė trupat qeveritare qė mbronin Prishtinėn. Garnizoni i saj pėrbėhej prej njė regjimenti kavalerie dhe njė batalioni kėmbėsorie, tė cilėt nuk ishin nė gjendje tė mbanin qytetin dhe as tė ndėrmerrnin veprime jashtė tij. Mė 7 prill u dėrgua nga Ferizaj nė Prishtinė njė kolonė e pėrbėrė prej 6-7 batalionesh. Me gjithė pėrforcimet qė i erdhėn, garnizoni i Prishtinės qe i detyruar tė qėndronte nė pozita mbrojtėse.
Pas fitoreve tė para tė forcave kryengritėse, gjendja nė vilajetin e Kosovės u bė e vėshtirė pėr autoritetet xhonturke. Garnizonet ushtarake tė vilajetit ishin tė pamjaftueshme pėr ta shtypur menjėherė kryengritjen.
Kryengritja u shtri edhe nė Rrafshin e Dukagjinit. Vrasja e komandantit tė ushtrisė nė Pejė, e majorit Rushit Beu, dhe plagosja e mytesarifit tė atjeshėm, Haki Beu, u pasua nga veprimet qė ēetat e Shalės dhe tė Berishės ndėrmorėn kundėr njė batalioni ushtarėsh.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
22-01-08, 00:42
|
#2
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Kryengritja e kosovės 1910
Nė tė njėjtėn kohė kryengritėsit e rrethinave tė Prizrenit i detyruan repartet ushtarake osmane tė mbylleshin nė qytet, ndėrsa pjesėn tjetėr tė tėrhiqej nė drejtim tė Fushė-Kosovės. Nė fillim tė prillit kryengritėsit kishin zėnė tė gjitha pikat strategjike nė afėrsi tė qyteteve tė Prishtinės, tė Pejės e tė Prizrenit.
E shqetėsuar nga kėto ngjarje, qeveria xhonturke, nė mbledhjen qė mbajti mė 7 prill, vendosi qė tė merreshin masa tė rrepta ushtarake kundėr kryengritėsve. Nė mesin e muajit prill nė trevėn verilindore tė Shqipėrisė qenė pėrqendruar rreth 36-40 batalione kėmbėsorie, qė bėnin pjesė nė korpuset I, II dhe III tė ushtrisė osmane tė vendosur nė pjesėn evropiane tė Perandorisė, si dhe gjashtė bateri tė artilerisė malore e gjashtė bateri tė artilerisė fushore me 50 gryka zjarri.
Pėrballė zhvillimit tė shpejtė tė ngjarjeve nė rrethet e Prishtinės, tė Pejės e tė Prizrenit, qeveria xhonturke mori masa pėr tė penguar zgjerimin e kryengritjes. Me dekretin perandorak tė sulltan Mehmet Reshatit V u shpall nė zonėn e kryengritjes gjendja e jashtėzakonshme; urdhėrohej tė shpėrndaheshin sa mė shpejt forcat kryengritėse; tė arrestoheshin dhe tė nxirreshin para gjykatės ushtarake organizatorėt e kryengritjes; tė bėhej regjistrimi i popullsisė dhe i pasurisė sė patundshme; tė zbatohej shėrbimi i detyrueshėm ushtarak; tė mblidheshin me forcė taksat etj. Porta e Lartė urdhėroi Ministrinė e Luftės qė tė pėrgatiste sa mė shpejt ekspeditėn ndėshkimore, nė krye tė sė cilės do tė vihej Shefqet Turgut pasha, njėri nga gjeneralėt mė tė zotė tė ushtrisė osmane aso kohe.
Pėr tė pėrballuar ekspeditėn e madhe ushtarake qė Porta po pėrgatiste kundėr Kosovės, u pa e nevojshme tė merreshin masa organizative e ushtarake, tė cilat do tė vendoseshin nė tubimet e udhėheqėsve shqiptarė. Njė tubim i tillė u mbajt nė mesin e prillit nė vendin e quajtur Verrat e Llukės, nė afėrsi tė Deēanit. Autoritetet xhonturke, me gjithė pėrpjekjet qė bėnė, nuk arritėn ta pengonin mbledhjen e kėtij kuvendi. Agjentura e tyre, e kryesuar nga disa bejlerė tė Pejės, nuk arriti gjithashtu tė qetėsonte dhe tė shpėrndante turmat e armatosura. Tubimi u zhvillua nėn drejtimin e Shaban Binakut, tė Isa Boletinit, tė Sulejman Batushės dhe tė krerėve tė tjerė.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
22-01-08, 00:44
|
#3
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Kryengritja e kosovės 1910
ė Kuvend u vendos pajtimi i tė gjitha gjaqeve deri nė Shėn Mitėr. Mė pas pjesėmarrėsit lidhėn besėn e vendosėn qė tė gjitha viset e pėrfaqėsuara prej tyre tė bashkoheshin me kryengritjen. U pėrcaktuan gjithashtu me hollėsi masat organizative dhe ushtarake pėr pėrballimin e ekspeditės sė Shefqet Turgut pashės. Kuvendi parashikonte edhe masa ndėshkuese pėr ata qė do ti kundėrviheshin besės sė lidhur.
Kuvendi i Verrave tė Llukės nuk mori vendime me karakter politik, nuk doli me kėrkesa nė rrafsh kombėtar. Me sa duket, organizatorėt e tij mendonin se kėto do tė ishin objekt i njė mbledhjeje shumė mė tė gjerė dhe me pėrfaqėsues nė shkallė kombėtare. Megjithatė, tubimi pati rėndėsi pėr zhvillimin e mėtejshėm tė kryengritjes, pėr organizimin dhe pėr bashkėrendimin e veprimeve tė saj tė armatosura. Aty u hodhėn themelet e bashkimit luftarak tė shumicės sė krahinave tė vilajetit tė Kosovės, kryesisht tė pjesės perėndimore e qendrore. Pėrkrahja e kryengritjes nga grupi parlamentar shqiptar
Sapo filloi kryengritja, grupi i deputetėve shqiptarė nė parlament u vu nė mbrojtje tė saj. Mė 9 prill 1910, 13 prej tyre (nga gjithsej 26 qė pėrfaqėsonin popullsinė shqiptare nė atė organ) i paraqitėn parlamentit njė relacion pėr gjendjen e vėshtirė tė krijuar nė Shqipėri si rrjedhim i politikės nacionaliste tė Komitetit Bashkim e Pėrparim.
Nė deklaratėn qė deputeti i Kosovės, Nexhip Draga, bėri mė 10 prill nė emėr tė grupit tė deputetėve shqiptarė e quajti tė padrejtė dhe e dėnoi vendimin e qeverisė pėr shpalljen e gjendjes sė jashtėzakonshme nė vilajetin e Kosovės. Ismail Qemali, Myfid Libohova dhe deputetė tė tjerė shqiptarė sollėn prova qė dėshmonin se ngjarjet e Prishtinės ishin pasojė e administrimit tė keq tė vendit, e sjelljeve arbitrare tė nėpunėsve vendorė, si dhe e karakterit anakronik tė mėnyrės sė qeverisjes qė zbatonin xhonturqit
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
22-01-08, 00:45
|
#4
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Kryengritja e kosovės 1910
eputetėt shqiptarė folėn posaēėrisht pėr arbitraritetin nė vjeljen e detyrimeve shtetėrore nga autoritetet vendore. Nė kėtė ndikonte mungesa e legjislacionit pėrkatės, si edhe formulimet e errėta e tė papėrcaktuara mirė tė ligjeve ekzistuese. Nė Shqipėri filluan tė vileshin edhe tatime tė tilla, siē ishte ajo e oktrovės, njė taksė doganore, e cila nuk vilej ende as nė rajonet mė tė zhvilluara tė Perandorisė, si nė Stamboll, nė Izmir, nė Selanik.
Deputetėt shqiptarė deklaruan se do tė ishte mė e udhės dhe mė dobiprurėse qė nė Shqipėri nė vend tė ekspeditave ushtarake tė dėrgohej njė komision parlamentar. Ata kėrkuan qė nė Shqipėri tė sendėrtoheshin hap pas hapi reforma rrėnjėsore, tė caktoheshin nėpunės tė aftė e tė ndershėm, tė cilėt tė njihnin ligjet dhe drejtėsinė. Hasan Prishtina nguli kėmbė qė ky komision tė hetonte nė vend shkaqet e kryengritjes.
Duke iu pėrgjigjur deklaratave tė deputetėve shqiptarė nė parlament, kryeministri turk u pėrpoq ti pėrligjte e ti motivonte masat ushtarake tė qeverisė nė Kosovė me pozitėn e veēantė strategjike tė kėsaj treve dhe tė mbulonte shkaqet e vėrteta tė lėvizjes kryengritėse nė Shqipėri, tė cilėn e quante vepėr tė disa ngatėrrestarėve.
Ismail Qemali, nga ana e tij, kėrkoi nga qeveria qė tė nxirreshin nė shesh shkaktarėt e vėrtetė tė gjendjes sė krijuar nė Shqipėri. Nė njė takim tė veēantė me ministrin e Luftės tė Perandorisė ai kėrkoi qė tė ndėrpriteshin veprimet ushtarake kundėr shqiptarėve. Por kėto kėrkesa ranė nė vesh tė shurdhėr. Qeveria pranoi se ishin bėrė disa gabime nga administrimi i keq prej disa nėpunėsve vendorė dhe premtoi se do tė merrte masa pėr riparimin e tyre. Nė tė njėjtėn kohė ajo siguroi miratimin nga parlamenti tė kėrkesės sė saj pėr dėrgimin e trupave ushtarake plotėsuese nė Kosovė.
Orvatjet e deputetėve shqiptarė pėr tė penguar dėrgimin e ekspeditės ushtarake tė komanduar nga Shefqet Turgut pasha nė Kosovė nuk dhanė fryt. Edhe propozimet e tyre pėr tė dėrguar nė Shqipėri njė komision parlamentar pėr hetimin e gjendjes nė terren dhe nė mėnyrė tė veēantė tė shkaqeve tė kryengritjes u hodhėn poshtė. Qeveria xhonturke ishte tashmė e vetėdijshme se ngjarjet nė Shqipėri ishin shenjė e njė konflikti politik shqiptaro-turk, pas tė cilit fshiheshin aspiratat autonomiste tė shqiptarėve.
Kėtė realitet u pėrpoq tua bėnte tė qartė Ismail Qemali edhe diplomatėve tė huaj nė Stamboll. Duke i pėrcjellė ambasadorit austro-hungarez, Pallaviēinit, kėrkesėn qė deputetėt shqiptarė parashtruan nė parlamentin osman, ai theksoi se shqiptarėt kėrkonin zbatimin e reformave, tė cilat do tu pėrshtateshin rrethanave tė veēanta tė vendit dhe nevojave tė tij. Kundėrshtimi i tyre, theksonte ai, do tė ēonte nė thellimin e mėtejshėm tė kryengritjes popullore. Ismail Qemali i bėnte tė ditur pėrfaqėsuesit tė Vjenės nė Stamboll, se me kėrkesat e tyre shqiptarėt synonin tė siguronin njė ndėrtesė mė vete, ēka nėnkuptonte autonominė e Shqipėrisė.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
22-01-08, 00:46
|
#5
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Kryengritja e kosovės 1910
Sukseset e para tė kryengritėsve
Nė mesin e prillit 1910 Turgut Pasha mbėrriti nė krye tė njė ushtrie prej 16 mijė forcash nė kryeqendrėn e vilajetit tė Kosovės, nė Shkup.
Nė proklamatėn qė i drejtoi popullsisė sė Kosovės para se tė fillonte operacionin ushtarak, Shefqet Turgut pasha u orvat ta pėrligjte atė nė sytė e popullsisė sė revoltuar dhe tė bindte kosovarėt se qeveria ishte shtrėnguar tė dėrgonte ushtrinė nė kėtė vilajet. Ai theksonte se forcat ushtarake tė komanduara prej tij nuk qenė dėrguar pėr tė shkaktuar gjakderdhje, por pėr tė vendosur rregullin e qetėsinė dhe pėr tė ndėshkuar tė gjithė ata qė mbillnin pėrēarjen. Ai deklaronte gjithashtu se qeveria dėshironte ti siguronte popullit shqiptar tė mirat e rendit kushtetues, prandaj ishte nė interesin e tij dhe tė shtetit qė tė gjithė kryengritėsit tė dorėzoheshin.
I pėrforcuar me trupa tė rinj, numri i forcave osmane qė u vunė pėrballė kryengritėsve shqiptarė, arriti nė rreth 40 mijė veta. Me kėtė ushtri Shefqet Turgut pasha filloi nė mesin e muajit prill 1910 sulmin e pėrgjithshėm kundėr forcave kryengritėse.
Ndėrkohė kryengritėsit vazhduan veprimet e tyre, tė cilat tani i zhvilluan nė tri zona. Luftėtarėt e Shalės, tė Llapit e tė Drenicės, nėn komandėn e Isa Boletinit, u pėrqendruan nė Grykėn e Carralevės dhe vunė nėn kontroll vijėn Ferizaj-Shtimje-Prizren. Hasan Hysen Budakova me forcat e tij u pėrqendrua nė rajonin malor nė perėndim tė Ferizajt deri nė anėn jugore tė Carralevės. Grupimi tjetėr, i tretė, i kryengritėsve, qė pėrbėhej nga luftėtarė tė Gjilanit e tė Preshevės, nėn komandėn e Idriz Seferit, mori pėrsipėr tė zotėronte e tė mbronte Grykėn e Kaēanikut dhe rrugėn Tetovė-Shkup pėr tė mos lejuar depėrtimin e ushtrisė osmane, qė vinte nga qendra e vilajetit nė drejtim tė pjesės sė brendshme tė Kosovės. Emisarė tė posaēėm u dėrguan nė Shkodėr, nė Dibėr e nė Mat me thirrjen pėr tu bashkuar me kryengritjen, ndėrsa agjitatorė tė tjerė filluan tė vepronin nė radhėt e reparteve turke pėr ti bindur ushtarėt shqiptarė tė dezertonin.
Nė fazėn e parė tė operacioneve ushtria osmane pėsoi disfatė. Kolona verilindore e saj, e cila kishte pėr detyrė tė dilte nė fshatin Pozharan dhe me njė veprim tė shpejtė ti rrethonte forcat kryengritėse tė grupuara nė kėtė rajon, ndeshi nė njė qėndresė tė ashpėr dhe e ndėrpreu pėrkohėsisht marshimin e mėtejshėm.
Luftime mė tė ashpra u zhvilluan nė anėn perėndimore tė zonės kryengritėse. Forcat osmane tė pėrqendruara kėtu, mė 21 prill, pas luftimesh tė rrepta, arritėn ti afroheshin Shtimjes qė mbrohej nga kryengritėsit. U ndėrpre lidhja telegrafike e kėsaj qendre me Prizrenin. Luftimet vijuan nė Shtimje gjithė ditėn, me humbje tė mėdha nga tė dyja palėt. Tė nesėrmen ushtria osmane, e komanduar nga Osman Pasha, me gjithė mbėshtetjen e zjarrit tė artilerisė, nuk mundi ta merrte Grykėn e Shtimjes. Nė pritje tė pėrforcimeve tė reja nga Ferizaj, ushtria u detyrua tė tėrhiqej nėn goditjet e vazhdueshme tė kryengritėsve.
Lajmi rreth fillimit tė luftimeve nė Shtimje pėrshpejtoi veprimet e kryengritėsve tė Gjilanit, tė Preshevės dhe tė viseve pėrreth, qė u hodhėn drejt Kaēanikut. Mė 24 prill 3 000 kryengritės, nėn udhėheqjen e Idriz Seferit, shtinė nė dorė Grykėn e Kaēanikut dhe dolėn nė shpinė tė ushtrisė turke, duke e vėnė atė nė njė pozitė kritike. Kryengritėsit vunė nėn kontroll tė plotė hekurudhėn Shkup-Mitrovicė dhe ndėrprenė lidhjen hekurudhore me kryeqendrėn e vilajetit, Shkupin. Si rrjedhim i kėtyre veprimeve, forcat ushtarake osmane, tė vendosura nė Ferizaj, u vunė nė njė gjendje tė vėshtirė.
Sukseset e kryengritėsve nė Grykėn e Carralevės dhe shtėnia nė dorė e Shkallės sė Kaēanikut pėrbėnin njė fitore ushtarake tė rėndėsishme, e cila ndikoi nė zhvillimin e mėtejshėm tė kryengritjes nė Kosovė. Forcat kryengritėse zotėronin tani njė pjesė tė mirė tė territoreve tė vilajetit tė Kosovės, si dhe disa pika strategjike qė u lejonin tė kontrollonin vijat kryesore tė komunikacionit. Ata paralizuan pushtetin civil tė administratės xhonturke. Ndėrkaq, ushtria osmane mbeti e bllokuar nė qytetet kryesore tė Fushė-Kosovės dhe tė Rrafshit tė Dukagjinit. E pafuqishme pėr tė ndėrmarrė ndonjė veprim luftarak jashtė tyre, ushtria osmane priste ardhjen e forcave tė reja.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
22-01-08, 00:50
|
#6
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Kryengritja e kosovės 1910
Beteja e Kaēanikut
Mė 30 prill 1910 ushtria osmane, e komanduar nga Shefqet Turgut pasha dhe e pėrbėrė nė fillim nga 9 000-10 000 veta, e pėrforcuar me reparte kalorėsie dhe e mbėshtetur nga zjarri i artilerisė, filloi mėsymjen kundėr 3 000-4 000 kryengritėsve shqiptarė tė pėrqendruar nė Shkallėn e Kaēanikut tė udhėhequr nga Idriz Seferi. Para sulmit tė pėrgjithshėm ushtria osmane goditi me artileri fshatrat pėrreth. Masakrimi i grave, i fėmijėve dhe i pleqve qė kishin mbetur atje, nuk solli, ashtu siē e kishte parashikuar Shefqet Turgut pasha, shkurajimin e mbrojtėsve shqiptarė tė Grykės sė Kaēanikut. Pėrkundrazi, me gjithė epėrsinė e madhe numerike tė forcave armike, kryengritėsit i thyen sulmet e tyre. Pėr dy ditė rresht (mė 30 prill-1 maj) divizioni osman nuk mundi tė mposhtte qėndresėn e kryengritėsve shqiptarė, tė cilėt treguan aftėsi tė veēanta luftarake.
Forcat osmane tė pėrfshira drejtpėrsėdrejti nė luftime kundėr kryengritėsve nė Kosovė arritėn nė afro 30 000 veta. Njė pjesė e madhe e tyre u angazhuan nė betejėn e Kaēanikut. Megjithėse ushtria turke kishte epėrsi tė ndjeshme mbi forcat kryengritėse, kėto i pėrballuan sulmet e tyre pėr shtatė orė rresht, duke kaluar edhe nė luftime trup me trup. Udhėheqėsit e kryengritjes treguan aftėsi drejtuese si nė sulm, ashtu edhe nė mbrojtje e nė tėrheqje. Ata mundėn tė dilnin nga rrethimi nė mėnyrė tė organizuar dhe, duke u tėrhequr nė drejtim tė Gjilanit, vijuan ta godisnin armikun.
Nė betejėn e Kaēanikut ushtria osmane pėsoi humbje tė mėdha. Sipas tė dhėnave tė ndryshme u vranė disa mijėra ushtarė dhe 90 oficerė osmanė. Shefqet Turgut pasha humbi nė Kaēanik mė shumė se njė tė katėrtėn e forcave, qė kishte nėn komandėn e tij; u shpartalluan rreth 20 batalione. Pas kėsaj ushtria filloi tė hakmerrej mbi popullsinė e pambrojtur. Njėsi tė posaēme tė ushtrisė turke dogjėn fshatrat qė nuk kishte arritur ti rrafshonte artileria. Gjyqi i jashtėzakonshėm ushtarak dėnoi kryengritėsit e zėnė robėr dhe pėrkrahėsit e tyre. Ekzekutimi i tė dėnuarve me vdekje bėhej para popullsisė vendase tė grumbulluar me forcė dhe nėn gjėmimet e daulleve e tė marsheve tė bandės ushtarake.
Luftimet qė kryengritėsit shqiptarė zhvilluan nė Kaēanik, patėn jehonė brenda dhe jashtė vendit. Ato u pėrjetėsuan nė epikėn popullore.
Pasi mori Grykėn e Kaēanikut, Shefqet Turgut pasha, nė ditėt e para tė majit, i pėrforcuar edhe me trupa tė tjera qė i erdhėn nga Selaniku, filloi mėsymjen nė drejtimin Ferizaj-Carralevė. Njė kolonė e forcave osmane, e nisur nga Shkupi, gjatė marshimit tė saj nėpėr Kumanovė, pėrgjatė hekurudhės, ndeshi nė tė hyrė tė Grykės sė Konēullit, nė mes tė Bujanovcit dhe Gjilanit, nė qėndresėn e forcave kryengritėse tė komanduara nga Idriz Seferi. Luftėtarėt shqiptarė tė kėsaj ane u rezistuan pėr disa ditė forcave osmane, derisa atyre u erdhi nė ndihmė njė kolonė tjetėr. Megjithatė, qėndresa e kryengritėsve vijoi edhe mė pas, por nė grupe mė tė vogla, tė pėrbėra nga 150-200 veta. Edhe nė kėto vise ushtria, nė shenjė hakmarrjeje, u vuri zjarrin fshatrave tė tėra.
Nė fillim tė muajit maj forcat osmane kaluan nė mėsymje nė drejtimin Ferizaj-Carralevė. Kėtu u ndeshėn me forcat kryengritėse qė vepronin nė zonėn Shtimje-Carralevė, tė komanduara nga Isa Boletini?, numri i tė cilave nuk i kalonte 4 000 vetat. Pėr dy ditė dhe dy netė rresht u zhvilluan atje luftime tė ashpra. Megjithėse nisi nga Ferizaj reparte tė garnizoneve tė Prizrenit dhe tė Mitrovicės, qė vepronin anės Grykės sė Carralevės, komanda osmane nuk arriti ti rrethonte kryengritėsit. Forcat ushtarake tė Ferizajt u bllokuan midis Shtimjes e Carralevės dhe u detyruan tė kthehen mbrapsht. Pjesa tjetėr nuk ia arriti tė depėrtonte nė drejtimin Jezercė-Budakovė pėr tu rėnė prapa krahėve kryengritėsve.
Taktika qė pėrdorėn udhėheqėsit e kryengritėsve, sidomos shfrytėzimi i terrenit, ndihmoi pėr njė kohė pėr tė pėrballuar epėrsinė e armikut nė njerėz dhe nė armatime. Gjendja e krijuar nė Kosovė e detyroi ministrin e Luftės, Mahmut Shefqet pashėn, qė tė vihej vetė nė krye tė fushatės ushtarake nė Shqipėri.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
22-01-08, 00:54
|
#7
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Kryengritja e kosovės 1910
Mbrojtja e Carralevės (8-10 maj)
Pas pushtimit tė Grykės sė Kaēanikut, Mahmut Shefqet pasha, duke u vėnė nė krye tė operacioneve, urdhėroi tė marshohej nė drejtimin Shtimje-Carralevė. Ai ndau ushtrinė nė tri kolona, tė mbėshtetura nga artileria malore.
Grykėn e Carralevės e mbronin tre mijė kryengritės, qė treguan guxim dhe aftėsi luftarake. Por pozita e tyre u vėshtirėsua kur u dolėn nė shpinė forca osmane tė prira nga udhėrrėfyes serbė dhe nga ndonjė turkoman prej parisė shqiptare. Me porosinė e konsullatės serbe nė Prishtinė, mėsues, klerikė dhe banorė serbė qenė vėnė nė shėrbim tė ushtrisė turke.
Mėsymjes sė forcave osmane kundėr kryengritėsve u parapriu edhe kėtu nė Carralevė, sikurse nė Kaēanik, goditja me artileri jo vetėm e pozicioneve tė luftėtarėve shqiptarė, por edhe e fshatrave tė pambrojtura.
Mė 7 maj 1910 u zhvilluan pranė Jezercės luftime tė pėrgjakshme. Forcat osmane mundėn tė ēanin pėrpara vetėm pasi u erdhėn pėrforcime tė tjera.
Me gjithė trysninė e sulmeve tė pareshtura tė ushtrisė osmane dhe tė goditjeve tė zjarrit tė fortė tė artilerisė, mbrojtėsit e Grykės sė Carralevės qėndruan me trimėri. Edhe pse u gjendėn pėrballė njė armiku qė kishte epėrsi nė njerėz e nė armatime, shqiptarėt vijuan qėndresėn nė kėtė pikė disa ditė me radhė. Por mungesa e municionit dhe e ndihmave qė priteshin nga ēasti nė ēast, e bėnė tė pamundur pėrballimin e mėtejshėm tė sulmeve tė forcave osmane. Mė 10 maj, pas njė lufte qė zgjati gjithė ditėn, kryengritėsit, duke pėrfituar nga errėsira e mbrėmjes, ēanė rrethimin; gjatė tėrheqjes mundėn tė marrin me vete shokėt e plagosur, midis tė cilėve edhe komandantin e tyre, Isa Boletinin, qė u dallua nė kėto luftime si udhėheqės e komandant i aftė dhe i talentuar ushtarak.
Pas rėnies sė Grykės sė Carralevės, ushtria osmane marshoi nė pjesėn perėndimore e qendrore tė vilajetit tė Kosovės. Pas luftimesh tė rrepta, tė mbėshtetura nga artileria, qė nuk kursente as fshatrat e pambrojtura, valiu i Kosovės e pas tij edhe Mahmut Shefqet pasha, i shoqėruar nga Shefqet Turgut pasha dhe shtabi kryesor i forcave osmane, hynė nė qytetin e Prizrenit. Mė 1 qershor ato u futėn nė Pejė dhe nė Gjakovė.
Ministri i Luftės u detyrua tė pranonte para parisė sė Prizrenit se, ndryshe nga kryengritjet e mėparshme, kryengritja e tanishme ishte e pėrgjithshme edhe mė e organizuar. Ai deklaroi gjithashtu se tani kishte nėn komandė njė forcė tė pėrbėrė prej 50 mijė ushtarėsh dhe 70 baterish artilerie, e gatshme tė vijonte operacionet ushtarake pėr nėnshtrimin e plotė tė shqiptarėve. Ai ndėrmori masa terrori nė Prizren dhe nė rrethinat e tij. Gjyqet ushtarake dėnuan me vdekje disa dhjetėra kryengritės. Autoritetet ushtarake xhonturke nuk kursyen as edhe shqiptarėt qė i kishin bėrė ndonjė shėrbim komandės osmane. Shtypi socialdemokrat serb shkruante ato ditė se krimet dhe barbarizmat qė po kryente regjimi xhonturk nė Kosovė, qė ishte bėrė Vendi i litarit, ishin aq tė mėdha, sa nuk mund tė pėrfytyroheshin nga opinioni publik evropian
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:10.
|
|