Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-01-08, 13:53   #1
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ēavdarbasha dhe historia qė e ndjek pas

Ēavdarbasha dhe historia qė e ndjek pas



Pse ende s'u vendosėn skulpturat e Abdyl Frashėrit e Ymer Prizrenit nė vendin ku kishin qenė?


Shkruan:Suzana Varvarica Kuka

E dhashtė Zoti njė ditė tė kthehen.Kur e dėgjova kėtė zė prej shpirti tė zonjės Sabahete Ēavdarbasha edhe tani mė 2007, mendja ime fluturoi prapa nė veprimtarinė "Klithmė", tė prillit tė 1999-ės, kur veprat e artit tė Mulliqit dhe Ēavdarbashės qėndruan bashkė nė sallėn e parė tė Galerisė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė. Dy artistėt, njė I vdekur e njė i gjallė, dy artiste sinjifikativė, mbi veprėn e tė cilėve shumė artistė tė artit figurative shqiptarė tė periudhės dhe nė
periudhėn e komunizmit, kishin pas hedhur vėshtrimet e tyre ngazėlluese,qėndruan tė lidhur me peshėn e rėndė tė veprave tė tyre kuptimplote tė artit shqiptar tė Kosovės, pėr t`I treguar publikut shqiptar tė Shqipėrisė klithmėn e njė populli tė sunduar. Kujtesa ime u lidh menjėherė me citimin e nobelisti nigerian Wole Soyinka, qė shkruante se "...veprimet e dhunshme, tė kryera nga qeveria serbe kundėr shkrimtarėve, intelektualėve, shkencėtarėve dhe mbrojtėsve kosovarė tė tė drejtave tė njeriut, ekzekutimi me gjakftohtėsi dhe i menduar i figurave mė tė shquara tė njė populli, tė sjellin nė mendje menjėherė njė pamje revoltuese...".

Harresa…
A thua kemi tė drejtė tė sjellim nė mendjen tonė, njė pamje tonėn revoltuese mbi fenomenet tona, qė ndodhin nė bashkėkohėsinė tonė, nė trupin tonė, kur tentojmė tė fokusojmė djegiet dhe shkatėrrimet e marsit tė 2004 nė token shqiptare tė Kosovės, konkretisht tė studiove tė artit apo muzeve tė kulturės, tė ndėrtesave tė kultit fetar apo ndėrtesa tė banimit tė pėrditshėm? Po kėshtu kjo pamje na lodh e shqetėson kur skulpturat e statujat, tė cilat janė kujtesa artistike e figurave mė tė spikatura tė historisė sė kombit shqiptar, siē janė Abdyl Frashėri dhe Ymer Prizreni, tė skulptorit Ēavdarbasha, nuk arrijmė t'u rijapim statusin e identitetit tė tyre artistik e historik, nuk arrijmė t'ua shpallim e mbrojmė kėtė status, tė cilin e kanė fituar nė njė situatė tė caktuar historiko-artistike, qė askush, nuk ka tė drejtė tua mohojė (pasi fatkeqėsisht qė nga koha e luftės mė 1999 e deri tani ende qėndrojnė nė dhomat e errėta tė Shtėpisė Muze tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit). Pamja bėhet edhe mė revoltuese kur Ti, Ju,Ne, shqiptarė - qytetarė tė botės nė shekullin XXI - ecim nė rrugėt e Prishtinės apo Tiranės dhe shohim tė modelohen, tė ngrihen e tė ekspozohen skulptura tė shėmtuara dhe absurde tė realizmit socialist, volumet e tė cilave tė trishtojnė. Ēdo skulptor i brezit tim, qė u edukua si i tillė, pėson tronditje e ndien keqardhje kur i sheh. A mundet, sot, nė letėrsi tė shkruhet dhe tė shpallet njė vepėr letrare e realizmit socialist? Po njė dramė a monodramė, po njė komedi a tragjedi, po njė poezi apo poemė e tillė a mund t`i jepet publikut, ashtu siē skulptura tė tilla po i sugjerohen?
Qėllimi im nė kėtė shkrim ėshtė tė pyes dhe nuk di nėse do tė marrin pėrgjigje kėto pyetje. Ky qėllim vjen nga paqartėsia qė kam rreth asaj qė mendoj se si ėshtė e mundur qė skulpturat e Ēadarbashės nuk shpallen nė publik, ndėrsa skulptura tė tjera, qė inspirojnė njė formė tė vjetėr artistike tė njė metode ideologjike tė vjetėr, tė lulėzojnė, madje tė lejohen tė ekspozohen.Publikut i kėrkoj tė mė kuptojė se nuk jam aspak kundėr subjektit tė tyre, tė heroit qė skulpturohet, por jam katėrcipėrisht kundėr me formėn artistike qė ėshtė zgjedhur pėr t`i kthyer nė kujtesė artistike.

Skulpturat indipendente…
Agim Cadarbasha u bė i njohur sė pari nė mjediset e Institutit tė Lartė tė Arteve, nė Tiranė, nė fundin e viteve`70 tė shekullit XX,kur ndėrshkėmbimet pedagogjike, universitare dhe akademike midis Kosovės dhe Shqipėrisė morėn jetė dhe sipas mendimit tim u nxitėn nėpėrmjet politikave tė njėjta tė ideologjisė komuniste ndėrkombėtare,ku njė pjesė e intelektualėve dhe artistėve shqiptarė nga tė dy anėt e kufirit pėrfituan njohjen e artit tė gjithsecilit.Atėherė artistė, pedagogė e studentė u njohėm me skulptorin mė nė zė tė Kosovės, Ēadarbasha, prej tė cilit nuk mund tė mohojė askush, tė paktėn ne studentėt, se zbulonim atė qasje tė ndryshe artistike, pėr tė cilėn kishim nevojė apo ėndėrronim apo intrigonim tė kishim nė veprat tona, por qė ishte shumė e vėshtirė ose e pamundur ta realizonim. E gjithė kjo buron e shkruar prej meje pasi kam pasur fatin qė tė vėshtroja dhe tė dėgjoja Ēavdarbashėn pėr disa ditė me radhė, nė atelienė e skulpturės, ku studioja nė atė periudhė. E gjithė ajo situatė ka qenė shumė e rėndėsishme, pasi ishim tė etur pėr tė njohur tėrėsinė e krijimtarisė sė tij. E veprat e tij -Abdyl Frashėri dhe Ymer Prizreni, tė vendosura aso kohe, pėrpara shtėpisė Muze tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ishin ndėr veprat statujė, qė sillnin njė figurė, konstrukt, modelim dhe inspirim tė formės mbi subjektin nė njė mėnyrė krejt tė ndryshme nga skulptura e realizmit socialist, qė kryhej nė Shqipėri. Me plot kuptimin e fjalės ishin njė shembull i sculptures moderne shqiptare tė Kosovės, qė ne shqiptarėt e Shqipėrisė e dėshironim. Ato bėheshin shembull i interferimit tė kulturės impresioniste evropiane nė fushėn e skulpturės duke u shpallur si skulptura shumė tė veēanta dhe indipendente. Sot, kėto vepra inspiruese, vepra tė njė cilėsie tė padyshimtė nė artin e tyre, me njė ngarkesė historike tė pazėvendėsueshme, janė njė symbol jo vetėm pėr artin e skulpturės, por edhe tė harmonisė sė tyre me ndėrtesėn dhe me pikat urbane tė shikimit dhe tė lėvizjes rreth kompleksit historik. Ato nuk gjenden mė nė vendin e tyre tė parė, nė vendin ku artisti dhe historia e zhvillimit tė ngjarjeve, pėr kohėn, i vendosi. Nė atė vend, ku dhe shovinizmi serb i lejoi tė vendoseshin, tė qėndronin, tė kundroheshin e tė shijoheshin nga tė gjithė kombėsitė e ish-Jugosllavisė, edhe pse urrejtja e kultivuar i flaku nė shtratin e lumit Lumėbardh, nė Prizren, nė periudhėn e luftės. Dhe, sot nė mėnyrė absurde, prej vetė shqiptarėve, u ėshtė mohuar identiteti i ekzistencės. A kam tė drejtė tė pyes pėrse kėto dy statuja tė rilindėsve shqiptarė nuk vendosen nė vendin ku kanė qenė, kur tashmė dihet se ato janė nxjerrė prej lumi dhe nuk janė tė dėmtuara, por edhe po tė jenė, ato restaurohen?

"E di, i keni dashur mė tė mėdhenj"
Agimi ishte gjallė dhe u gėzua pa masė kur e dėgjoi lajmin se skulpturat ishin hedhur nė lumė. Ai tha: "...Jam i lumtur, pasi skulpturat janė bronz dhe uji nuk i dėmton,ndėrsa plumbi do t'u shkaktonte plagė, do t`u hapte vrima. Mė vonė
ndoshta ato do tė kthehen nė vendin e tyre e mund t`i patinoj pėrsėri".Agimi kishte vdekur, kur skulpturat u nxorėn prej lumi, tė padėmtuara, ashtu siē ai i pati menduar. Ato dolėn prej lumi, por tani janė nė errėsirė, nė depon e muzeut, pasi nuk po i vendosin nė vendin e tyre tė mėparshėm. Kjo mė shqetėson shumė, pasi dėshira e Agimit ishte qė skulpturat tė vendoseshin ku kanė qenė, pasi identiteti i atij muzeu nuk mund tė kuptohet pa skulpturat e tij.Fillimisht Agimi projektin hyrės tė kėsaj shtėpie historike e kishte ideuar me tre figura, ku e treta ishte figura e Sulejman Vokshit. Figura e tretė u mendua qė tė vendosej nė njė
institucion tjetėr,ku edhe gjendet sot.Gjithsesi Agimi mendonte tė derdhė edhe njė kopje tė Vokshit e t`i bashkonte tė tre nė oborrin e shtėpisė muze nė Prizren. Kjo jo vetėm qė nuk u arrit, por tashmė nuk gjendet asnjė statujė e tij. Mbaj mend kur e kanė pyetur, nėse do t`i punojė pėrsėri kėto statuja, a do t`i ndryshojė? "Kurrė", u ka thėnė. "Unė e di, ju i keni dashur mė tė mėdhenj, por skulptura e madhe apo njeriu gjigand nė skulpturė, kur i pėrket njeriut tė njohur, udhėheqėsit apo heroit tė njė shoqėrie, e tremb njeriun e ditėve tona, e tremb njeriun e kohėve moderne dhe do tė trembė njeriun e kohėve tė sė ardhmes".Dihet se statujat i kanė hedhur nė lumė serbėt. Thuhet se ekspertėt e artit tė kenė thėnė se statujat janė tė dėmtuara. Drejtoria e Trashėgimisė Kulturore nė Prishtinė ėshtė shprehur se ato do tė kthehen nė vendin e tyre. Pėrgjegjėsi i Muzeut thotė se veprat janė nė vend tė sigurt. Shtėpia muze u restaurua, por skulpturat nuk janė nė gjendje pėrekspozim.
A nuk tė vjen keq pėr kėtė zvarritje qėnjė arsye e ka? A nuk duhet tė themi me njė zė komunitar e shoqėror:"Vendosini figurat e Abdyl Frashėrit dhe Ymer Prizrenit nė oborrin e shtėpisė sė tyre, qė ėshtė shtėpia jonė!Ne shqiptarėt kudo qė jemi, kemi ende nevojė tė edukohemi pėr tė mbrojtur historinė tonė.
Mosvendosja e skulpturave nė vendin qė meritojnė, nuk cenojnė dhe nuk e dėmtojnė aspak individin dhe tė ndjerin Ēavdarbasha. Indiferenca e qėllimtė apo dhe jo e tillė vret pak nga pak historinė mė tė mirė, qė kanė shkruar shqiptarėt e shekullit XIX, duke i lėnė shkas tė nxjerrė kokė pjesa mė e hidhur e saj.


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-01-08, 13:54   #2
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim JEHONA E LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT NĖ KATĖR POEZl TĖ ATYRE VITEVE

JEHONA E LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT NĖ KATĖR POEZl TĖ ATYRE VITEVE

deali i njė populli, qė nxit pėrpjekjet e tij pėr tė jetuar mė vete i lirė, pėr t'u zhvilluar dhe pėr t'u afirmuar me vlerat e tij brenda familjes sė madhe tė njerėzimit, ėshtė i pathyeshėm.

Latif Berisha

Si ēdo komb, edhe populli shqiptar nė rrugėn e zhvillimit tė vet historik pati ngritjet dhe rėniet e tij, kaloi ngjarje tė mėdha tronditėse, por edhe ēaste tė veēanta lavdie qė dolėn nga ato ngjarje. Padyshim ndėr ngjarjet mė tė mėdha nė historinė e popullit tonė janė ato qė lidhen me rrezikun e zhdukjes sė tij kombėtare nė kohėn e Krizės Lindore nė vitet 1870-1880. Nė situatėn e krijuar nė ato rrethana u vunė nė sprovė tė gjitha aftėsitė fizike dhe shpirtėrore tė njeriut tė kėtij mjedisi, tė cilat, tė koncentruara si kurrė mė parė mbi instinktin e jetės dhe mbi vetėdijen e qartė se lypset evidentuar ekzistencėn kombėtare, u organizuan nė tė ashtuquajturėn Lidhje Shqiptare tė Priz-renit dhe gjatė tri viteve (1878—1881) dhanė prova tė shkėlqyeshme rezistence dhe vitaliteti nė tė gjitha fushat e jetes praktike e shpirtėrore. Edhe pse e shpartalluar fizikisht pėrballė brutalitetit tė fuqive tė mėdha imperialiste dhe tė forcave tė tjera reaksionare e shoviniste, kjo Lidhje e madhe jo vetėm mbeti e pacėnuar si princip i drejtė jetėsor, por vazhdoi tė gjallėrojė edhe mė inten-sivisht nė jetėn shpirtėrore, pėr t'u kurorėzuar mė nė fund, pas pėrpjekjeve tė reja tė armatosura, me fitoren e lirisė e tė pavarėsisė kombėtare.

Nė rrethanat e ndėrlikuara tė Krizės Lindore, e nė kėtė kontekst edhe tė jetės sonė kombėtare, ėshtė krejt e natyrshme qė edhe letėrsia, si formė e aktivitetit shpirtėror, u integrua plotėsisht nė lėvizjen e organizuar nacionale, e stimuloi atė nė planin politik, ideologjik e shpirtėror dhe u bė zėdhėnėse e denjė e idealeve jetėsore dhe e aspiratave ēlirimtare tė popullit. Kėtė kthesė tematike tė letėrsisė sonė tė diktuar nga koha, qė u ndoq edhe me njė kthesė pėrkatėse cilėsore artistike, e dėshmojnė nė mėnyrė tė dukshme dhe tė drejtpėrdrejtė edhe vjershat: „Nxiteje mbė shqypėtarėt pėr tė shkronjėzuar gjuhėn e tyre"1 e Eftimi Mitkos, „Shqipėria"2 e Naim Frashėrit, „O moj Shqypni!"3 e Pashko Vasės dhe „Zogu nė kafas t'horiatit"4 e P. Leonardo de Martinos, tė krijuara dhe tė vėna nė qarkullim mu nė kohėn e veprimit aktiv tė Lidhjes Shqiptare (1878—80), e tė cilat edhe do tė jenė objekt trajtimi i kėsaj shkrimi.

Nėse me kėtė rast nisemi nga njė krahasim midis kėrkesave programore tė Lidhjes Shqiptare dhe poezive tė pėrmendura qė u krijuan nė atė kohė, mund tė konkludojmė pa vėshtirėsi se ekziston njė shkallė e madhe komunikimi i analogjie, qė nė rastet mė tė shumta shpie edhe gjer nė pėrputhjen e plote midis tyre.

Kėshtu, aktiviteti kombėtar dhe diplomatik i Lidhjes pėr tė pėrhapur nė botė, pėrmes memorandumeve dhe pėrfaqėsuesėve tė saj, tė vėrteten mbi popullin dhe vendin tonė, u reflektua nė poezite e pėrmendura nė radhė te parė si prirje e tyre pėr tė pohuar hipotezėn e hedhur nga arbėreshėt qė nė vitet 1830 se ne jemi pasardhės tė pellazgėve, popullit mė tė vjetėr tė Ballkanit dhe tė Evropės. Pėr kėtė arsye E. Mitko nė vjershėn e tij tė gjatė, me gojėn e Abdyl Frashėrit dhe tė Mehmet bej Vrionit, dy krerėve tė shquar tė Lidhjes Shqiptare, e bėnte me dije Evropėn me plot mburrje se ne jemi farė e pellasgut „Qė qe lindur para hėnės", kurse Naim Frashėri shkruante:

Bota qė kur ėshtė zėnė,
Shqipėria gjallė ka qėnė.
Pellasg u thoshin mė parė,
Mė sė fundi shqiptarė.


S'ka dyshim se me kėtė hipotezė tė riaktivizuar mu nė kohėn e Lidhjes, si dhe me evokimin e periudhave dhe tė figurave tė pastajme tė lavdishme historike, Mitkoja, Naimi dhe Pashko Vasa donin t'u kundėrviheshin tendencave hegjemoniste tė fuqive tė mėdha nė atė kohė, tė cilat shpreheshin edhe me pohimet absurde dhe pseudoshkencore tė historiografisė antishqiptare, sipas tė cilave shqiptarėt dhe vendi i tyre s'jane tjetėr veēse njė shprehje e thjeshtė gjeografike. Si reagim ndaj kėtyre tendencave tė orientuara kunder intereseve jetike dhe ekzistencės sė popullit tonė, vjershat synonin tė nxirrnin para opinionit shqiptar e botėror tė vėrtetėn se ky popull i vogėl ka pasur nė tė kaluarėn mbretėri tė lavdishme dhe figura tė shquara historike, si: Aleksandrin, Pirron, Skėnderbeun, Ptolemenjtė, Mehmed Alinė, Marko Sulin, Dora d'Istrian, e tė tjerė, tė cilėt i njeh tėrė bota, sepse i kishin shėrbyer pėr tė mirė jo vetėm popullit tė vet, por edhe njerėzimit nė pėrgjithėsi. Kjo ishte njėfarė mėnyre romantike e pėrdorur edhe nga shumė popuj tė tjerė nė shekullin e XIX pėr tė zgjidhur problemet e tyre tė ndryshme kombėtare, por gjithėsesi pozitive, sepse nguliste tek populli idenė mbi historinė, e bėnte popullin ta pėrjetonte atė.

Megjithė admirimin ndaj figurave tė mėdha tė historisė sonė dhe aprovimin e veprimit tė tyre pėr tė mirėn e njerėzimit, Mitkoja dhe Naimi me poezitė e tyre nxjerrin nga ajo pėrvojė edhe mėsimin e nevojshėm pėr kohėn e tyre, duke konstatuar me keqardhje se nga ajo trimėri dhe nga ai gjak i derdhur shqiptarėt jo vetėm s'fituan gjė, por u bėnė objekt oreksesh pikėrisht tė atyre qė i ndihmuan ose i shpėtuan:

Por nga gjithė trimeria
S'fitoj gjė dot Shqipėria,
Pėr kedo qė ne lėftuam,
gjithė ē'u bėm i haruan
dhe tė' ligėn na duan.


shkruante Naimi, kurse Mitkoja pasi pėrshkruante gjendjen e vajtueshme tė vendit pėr shkak se bijtė e tij „As s'e kujtojnė Vatanė — Po pėrpiqen pėr tė tjerė", vazhdonte ta krahasonte mundin dhe gjakun qė derdhėn ata nė tė kaluarėn pėr tė tjerėt me veprimin e njė blete tė shkretė qė qet petėt e mjaltit nė zgėrbonjė, nė njė mal ku s'shkel kurrė kėmbė njeriu. Kjo porosi e vjershave tė Mitkos e tė Naimit qė bashkatdhetarėt e tyre tė kursejnė mundin dhe gjakun e vet pėr tė mirėn e atdheut, pėrvetėsohet pa rezervė nga letėrsia jonė qė pason dhe bėhet si njėra nga motot e saj, veēanėrisht e poezisė sė Ēajupit. Ky orientim i ri i letėrsisė sonė kurrsesi nuk mund tė interpretohet si mbyllje e saj nė suazat e ngushta kombėtare, sepse ajo vazhdoi gjithnjė tė jetė solidare me pėrpjekjet e njeriut nė pėrgjithėsi pėr tė krijuar mirėqenien e vet shoqėrore e kombėtare, por si pėrpjekje dhe dėshirė pėr t'i bashkuar tė gjitha forcat e gjalla tė kombit dhe pėr t'i mobilizuar rreth idealit tė mbrojtjes sė jetės dhe tė ekzistencės sė vet nė kohėn kur ishte vėnė pėrballė provės sė vėshtirė: tė jetė ose tė mos jetė.

Pėrqarjet krahinore e fetare, si dhe tė kėqiat e tjera qė kishin pėrmbytur popullin tonė nė atė kohė, shpjegohen nė kėto vjersha nė radhė tė parė si rrjedhime tė gjendjes sė tij tė paarsimuar. Kėshtu Naimi nėnvizonte nė vjershėn e vet „Shqipėria" se popullit tonė s'i kanė munguar kurrė burrat e pushkės e tė penės, por arsyeja kryesore qė mbet i panjohur karshi botės qėndron nė pakujdesinė e tij qė „Tė bėnjė tri katėr shkronja". Sikur tė vepronte kėshtu, domethėnė sikur tė kish shkruar gjuhėn e vet e tė ishte arsimuar me kohė, poeti besonte se edhe ai do tė ishte tani nė radhėn e popujve tė lirė e tė qytetėruar, do tė kishte filozofėt, shkrimtarėt dhe diplomatėt e vet qė do ta lartėsonin dhe do ta nderonin para botės;

Sikur tė paskėshe shkruar,
Gjesendi s'tė ish haruar,
Do te' kishnje Platonė,
Aristotel e Strabonė,
Omir, Pindar e Esqillė,
Dont „e Senek" e Virgjillė,
Do tė ish sot Shqipėria
Ēė t'i mir botėn zilia.


Njė preokupim i njėjtė iluminist e karakterizonte edhe vjershėn e E. Mitkos, sipas sė cilės del se tė gjitha prapėsitė dhe tė kėqiat qė e kishin goditur popullin tonė vinin nga padituria dhe nga mungesa e shkronjave shqipe. Gjendjen e prapambetur tė vendit tė vet ai e shprehte figurativisht, duke e krahasuar atė me njė pemėtore vreshte tė papunuar qė e kanė mbuluar ferra e dredhia. Pėr tė dalė nga kjo gjendje, ai i porositte bashkėvendasit tė vepronin si tė gjithė njerėzit e qytetruar: tė mėsonin dhe t'i dėrgonin fėmijtė nė shkollė, sepse nė tė kundėrtėn, s'do tė mund tė mbaheshin, por do tė treteshin e tė haheshin „Si njė luadh i pampruar".

Si mund tė vėrehet, nė dy vjershat e pėrmendura mbizotėron koncepti iluminist i trajtimit tė gjėrave i cili, duke filluar qė me Naum Veqilharxhin nė gjysmėn e parė tė shekullit tė XIX, ishte ngritur pastaj nė lėvizjen e Rilindjes si njėra nga kėrkesat e saj themelore dhe e kishte pėrshkruar si fill i kuq i pakėputur tėrė letėrsinė tonė tė asaj periudhe. Kjo mund tė shpjegohet jo vetėm me bindjet e pėrgjithshme iluministe, tė pėrvetėsuara dhe nga rilindėsitė tanė, se arsimi ėshtė parakusht i lirisė dhe i pavarėsisė sė njė populli, por edhe me nevojėn e domosdoshme qė nė atė kohė parimi kombėtar i trajtimit tė popullit tonė tė ngritet mbi kriteret fetare dhe nė kėtė mėnyrė, pėrmes gjuhės dhe shkollės shqipe, t'i ndalej hovi propagandės sė huaj asimiluese qė vepronte mbi komunitetet e ndryshme me anė tė institucioneve fetare dhe tė shkollave nė gjuhė tė huaj. I nxitur nga njė ideal i kėtillė, qė mbi unitetin e gjuhės tė ngritej edhe uniteti kombėtar si imperativ i kohės dhe i lėvizjes sonė kombėtare nė pėrgjithėsi, Mitkoja bėnte thirrje nė poezinė e vet qė tė bashkohen tė gjithė shqiptarėt, anė e mbanė: gegė, toskė, arbėr, ēamėr, tė kėrshterė e muslimanė, sepse:

(Vazhdon...)
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-08, 13:55   #3
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vazhdimi

I madhi zot ju ka bėrė
Njė fėmijė tė pandarė,
Sa flisni shqypėjen tė tėrė
Edhe quhi shqypėtarė.


dhe pastaj shtonte:

Lini besėt perėndisė
Le t'i ndreqnj ay q'i ka bėrė,
Jini bijt e Shqypėrisė
Vėllezėr mėme njė terė.


Duke i trajtuar ēėshtjet nga njė aspekt i kėtillė iluminist, tė mbrujtur edhe me idealin e interesave tė veēanta kombėtare, nė poezinė e Mitkos doli i paevitueshėm edhe konflikti me klerikėt e huaj, veēanėrisht me ata tė Patrikanės greke, qė e luftuan me tėrbim gjuhėn dhe shkollėn shqipe. Sė kėndejmi, nė kėtė vjershė, qortohen shqiptarėt qė lėnė pas dore gjuhėn e tyre tė ėmbėl dhe i thėrret tė mos u besojnė „apostujve" qė si farisenjtė me fjalė tė buta, por me thonjė tė fshehur, duan t'ua mbushin mendjen ta lėnė shqipen dhe ta pėrvetėsojnė gjuhėn e tyre „tė mirė" qė kėshtu, mė nė fund, t'u humbin kombėsinė dhe t'i shuajnė fare.

Ėshtė pėr t'u theksuar, mė nė fund, se kjo vjershė e Mitkos me fyrmėmarrje tė gjerė mbyllet me besimin e plotė se ēėshtja e drejtė e popullit do tė fitojė. Ky optimizėm ėshtė i kushtėzuar pjesėrisht edhe me faktorėt e jashtėm, sepse disa nga rilindėsit mendonin asohere se qėllimet tona kombėtare nuk mund tė arrihen vetėm me pėrpjekje tė brendshme, pa pėrkrahje nga jashtė. Sė kėndejmi Mitkoja kishte tė drejtė kur aspiratat ēlirimtare tė popullit tonė i lidhte me ato tė popujve liridashės evropianė, por nė tė njėjtėn kohė ushqente edhe iluzione tė gabuara, sepse, duke i besuar politikės imperialiste italiane qė shprehej nėn maskėn „Ballkani-ballkanasve", e konsideronte Italinė, si fuqi tė madhe, mbrojtėse tė vėrtetė tė interesave tona kombėtare. Megjithėkėtė, optimizmi i kėsaj vjershe motivohet kryekreje me vetė aftėsitė dhe forcat e popullit tonė pėr t'i dalė zot vetes. Nga gjiri i tij, vazhdon tė rrėfejė poeti, kanė dalė gjatė shekujve shumė njerėz tė njohur tė penės e tė pushkės, dashamirė tė arsimit e mirėbėrės tė mėdhenj si Zhapa, Arsaqi, Kristo Vito e tjerė, tė cilėt pėr gjuhėn e tyre japin „Jo para po edhe krerė"; por mbi tė gjitha besimin pėr tė ardhmen e lumtur tė atdheut e motivon me faktin se nė krye tė vendit ka dalė e po prin Prizreni, ai vend mentarėsh e bujarėsh, ku janė mbledhur burrat mė tė shquar pėr t'i treguar botės se do ta mbrojnė atdheun e tyre me ēdo kusht e sakrificė.

Derisa nė poezitė e Mitkos e tė Naimit ngjarjet e Lidhjes sė Prizrenit u reflektuan dhe u pėrjetuan mė tepėr nė planin e kėrkesave arsimore, nė vjershėn „O moj Shqypni!" tė Pashko Vasės dhe nė atė „Zogu nė kafas tė horiatit" tė de Martinos, ato jehojnė nė menyrė mė tė drejtpėrdrejtė, pėrjetohen mė thellė dhe tingėllojnė si zė i fuqishėm kushtrimi pėr luftė.

E strukturuar sipas parimit tė kontrasteve tė forta, vjersha burrėrore dhe energjike e Pashko Vasės ballafaqon dy gjendje tė kundėrta tė Shqipėrisė nė dy periudha tė ndryshme: nė tė kaluarėn, kur ishte zonjė e rėndė, mė e mira ndėr shoqe, si mal me borė, dhe nė tė tanishmen kur e kanė qitur „me krye nė hi" dhe kur shklet bota sipri saj si mbi njė lis tė „rxuem pėr dhe" pa i folur asnjė fjalė tė ėmbėl. Kėshtu, nė kėtė mėnyrė tė strukturimit kontrastiv, gėrshetoheshin po ashtu dy gjendje kontrastive emocionale: krenaria pėr tė kaluarėn e idealizuar nė mėnyrė romantike dhe dhimbja e thellė pėr gjendjen e mjeruar tė sė tanishmes e pėrshkruar me ngjyra tė theksuara realiste. Gjithė ajo qė kishte pasur tė mirė dhe tė virtytshme nė tė kaluarėn: gjė e vend shumė, ara e bashtina, burra trima e gra tė dlira, besėlidhje e burrėri, emėr e nder, ishte zėvendesuar tani me varfėri e vese tė liga: me vrasje e pėrēarje fetare, me pabesi e tė kėqia morale, me degradim fizik e shpirtėror tė njeriut. Ndryshe nga Mitkoja e Naimi, qė nė poezitė e tyre e lidhnin mjerimin e vendit me mungesėn e arsimit, Pashko Vasa e paraqet kėtė gjendje dhe e kupton drejtė si pasojė tė pushtimit tė huaj dhe tė pėrēarjeve e tė dobėsive tė tjera tė brendshme tė vetė popullit tonė, prandaj edhe i drejtohet atdheut:

Si mal me borė, si fushė me lule
Ke pas ken' veshun, sot je nder crule,
e s'tė ka mbetun as em'n as besė;
vet'i ke prishun pėr faqe t'zezė.


Pėr ta intimizuar dhe dendėsuar emocionalisht poezinė, pėr ta shtuar efektin e saj si mjet edukimi tė ndjenjes sė dashurisė dhe tė detyrės ndaj atdheut tek lexuesi, poeti e parafytyron kėtė si njė nėnė tė vejė "qė s'pat djelm kurr", si njė trimėreshė tė mbetur shkretė qė pret tė vdesė nėn kėmbė tė tė huajve, pėr tė pėrfunduar pastaj me vargjet e njohura mirė:

Kujt i ban zemra m'e lanė me dekė
Ket far' trimneshet, qė sot asht mekė?
Kėtė nan' tė dashtun a do ta lamė
qė njeri i hiiaj ta shklas' me kambė?
Nuk, nuk! kėt marre askush s'e do,
ket faqe t'zezė gjithkush e dro.


Pas kėsaj vjershe tė Pashko Vasės, si dhe atyre tė Eftimi Mitkos parafytyrimi kėshtu i atdheut si nėnė bėhet njė figurė shumė e preferuar qė e hasim dendur nė letėrsinė tonė, e edhe nė organet publicistike, sidomos tė fazės sė fundit tė Rilindjes. Pėr mėnyrėn e konceptimit tė drejtė dhe tė disponimit shpirtėror, kjo vjershė u bė shumė popullore jo vetėm nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit e nė vitet qe e pasuan, por „mbeti gjer nė ditėt tona si njė prej krijimeve mė tė fuqishme dhe mė popullore tė letėrsisė se Rilindjes, pikėrisht sepse mundi tė shprehte, nė mė pak se njėqind vargje energjike, gjendjen shpirtėrore dhe aspiratėn historike tė mbarė kombit nė vitet e luftėrave pėr liri".5

E ngjashme me vjershėn e Pashko Vasės pėr konceptin dhe disponimin e pėrgjithshėm poetik ėshtė edhe vjersha „Zogu nė Kafas t'horiatit" e Leonardo de Martinos. Nė kėtė vjershė de Mar-tinoja, duke e parafytyruar shqiptarin e robėruar si njė zog tė zėnė nė kurth, pėrjetoi sinqerisht fatin e tij tė keq dhe shprehu nė mėnyrė alegorike gjendjen e tij tė mjeruar e tė poshtėruar:

Rash ne' kurth me tradhėtie
mė kan' zanė e shti ktu mren
e pa nderė e po njerzie
zoti i shpisė mė mba si qen.


Pėr tė dalė nga kurthi i padėshiruar dhe nga ajo gjendje nėnshtrimi shtazarak nė lirinė e pakufizuar tė njė ambienti malor qė aspironte, vjersha i sugjeronte zogut (shqiptarit tė robėruar) thyerjen me ēdo kusht tė kafasit („Tash o pshtova, o po pelcas"), domethėnė dhunėn revolucionare. Ėshtė pėr t'u vėnė re se pėr shkak tė kėsaj vjershe dhe tė orientimit tė tij tė pėrgjithshėm patriotik e revolucionar, qė binte ndesh me politikėn e fuqive tė mėdha pėr ruajtjen e gjendjes ekzistuese nė Ballkan, ky prift arbėresh u dėbua kah fundi i shekullit tė kaluar nga Shqipėria, i akuzuar nga eprorėt e misionit katolik se gjoja ishte „ i pamoralshėm".6

Si pėrfundim po shtojmė se poezite e trajtuara kėtu e posaēėrisht ajo e Pashko Vases, e cila mund tė merret edhe si model i njė krijimi tė vėrtetė poetik, dėshmojmė se nė pėrvojėn tonė krijuese nuk mund tė pėrvetėsohet si plotėsisht i drejtė e tė pėrgjithėsohet mendimi i lashtė sipas tė cilit muzat heshtin kur jehon krisma e armėve. Pėrkundrazi, pėrvoja jonė tregon se nė shumė raste, e kjo ka tė bėje me momentet vendimtare tė jetės sė njė popullit ose tė njerėzimit, pushka dhe pena e ushqejnė drejtpėrdrejtė dhe e ngrisin reciprokisht njėra tjetrėn nė pikėpamje cilėsore. Kjo ndodh, mbase, 30 vetėm pėr arsye se nė kėso momentesh veprojnė mė me guxim e nė mėnyrė tė harmonizuar tė gjitha gjymtyrėt e njė organizmi kombėtar, rrahin mė me vrull zemrat dhe shprehet forca e gjykimit, por edhe pse nė ato raste derdhet e koncentrohet nė njė pikė edhe pėrvoja e tėrė shekujve tė kaluar tė jetės sė njė populli. Mu kėtu, mendojmė,ne, lypset kėrkuar edhe arsyen sepse letėrsinė tonė tė kohės se Lidhjes sė Prizrenit e karakterizonte jo vetėm prirja e thjeshtė pėr tė regjistruar ngjarjet dhe pėr t'iu pėrgjigjur flakė pėr flakė kėrkesave tė ditės, por edhe njė forcė e veēantė pėrgjithėsuese ideo-emocionale me porosi tė mėdha jetėsore. Njė porosi tė kėtillė, tė shkrirė nė ngjyrėn e kohės, ngėrthejnė nė vetvete edhe vjershat e shqyrtuara nė kėtė shkrim, sipas tė cilave rrjedh pėrfundimi se ideali i njė populli, qė nxit pėrpjekjet e tij pėr tė jetuar mė vete i lirė, pėr t'u zhvilluar dhe pėr t'u afirmuar me vlerat e tij brenda familjes sė madhe tė njerėzimit, ėshtė i pathyeshėm.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-08, 13:58   #4
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim ēėshtja E Aleatėve Tė Lėvizjes Kombėtare Nė Periudhėn E Lidhjes Sė Prizrenit

ĒĖSHTJA E ALEATĖVE TĖ LĖVIZJES KOMBĖTARE NĖ PERIUDHĖN E LIDHJES SĖ PRIZRENIT



Thoma Murzaku

Zhvillimi i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, nė kuadrin e ngjarjeve qė po ndodhnin nė Ballkan nė kohėn e Krizės Lindore tė viteve '70 tė shekullit XIX, kryhej nė kushte kur populli ynė ishte i detyruar tė ndeshej krahas me armikun shekullor, Perandorinė Osmane, edhe me armiq tė tjerė tė fuqishėm qė synonin copėtimin e trojeve shqiptare.
Pėrballimi i njė situate tė tillė shtroi pėr zgjidhje para lėvizjes sonė kombėtare disa probleme qė kishin lidhje me pėrpunimin e njė strategjie politike tė tillė, qė tė merrte parasysh raportin e forcave nė arenėn ndėrkombėtare, pėr tė arritur plotėsimin e aspiratave ēlirimtare tė popullit shqiptar.
Ngjarjet ndėrkombėtare e ballkanike sollėn me vete ato rrethana qė e detyruan popullin shqiptar ta zhvillojė luftėn pėr ēlirimin kombėtar nė kushte shumė tė vėshtira; i vetėm, kundėr njė koalicioni forcash i cili, me gjithė kontradiktat nė gjirin e tij, mbante njė qėndrim mohues e armiqėsor ndaj ēėshtjes shqiptare.
Nė kėtė situatė problemi i sigurimit tė aleatėve eventualė pėr lėvizjen shqiptare nuk gjente kushte tė favorshme, por sidoqoftė mbetej detyrė pėr udhėheqėsit e kėsaj lėvizjeje qė tė kėrkonin rrugė pėr tė siguruar rrethana sa mė lehtėsuese nė kėtė luftė shumė frontesh.
Ata nuk kishin iluzione por niseshin nga vlerėsimi i mundėsive objektive.Nė vitet e Krizės Lindore (1875—1881) kur shqiptarėt i gjejmė me armė nė dorė nė luftė kundėr sunduesit osman, armikut tė pėrbashkėt tė tė gjithė popujve tė Ballkanit, u bėnė disa pėrpjekje pėr tė vendosur lidhje me shtetet fqinje, me qėllim qė tė arrihej nė njė bashkėpunim ushtarak. Nė vitin 1876 u zhvilluan bisedime midis pėrfaqėsuesve tė njė komiteti patriotik qė vepronte asokohe nė Shkodėr dhe Malit tė Zi pėr vedosjen e lidhjeve, bisedime qė u shoqėruan me aktivizimin e luftės sė malėsorėve shqiptarė kundėr Turqisė.1
I nisur nga i njėjti qėllim Komiteti Qendror pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Kombėsisė Shqiptare, qė ishte krijuar nė Stamboll, zhvilloi bisedime me pėrfaqėsues tė Qeverisė Greke gjatė vitit 1877 e nė fillim tė 1878-ės. Por lidhjet e drejtpėrdrejta, si me Greqinė ashtu edhe me Malin e Zi, jo vetėm qė nuk u zhvilluan mė tej, por u kthyen nė tė kundėrtėn e tyre, nė konflikte tė hapura2 sepse ato shtete nuk donin t'i njihnin shqiptarėt si aleatė, por si tė nėnshtruar.
Tė njėjtin fat pati edhe pėrpjekja pėr njė aleancė shqiptaro-greke qė u bė nė vitin 1881, pėrpjekje qė u pėrdor nga Athina si mjet presioni kundrejt Turqisė e Fuqive tė Mėdha, pa pasur aspak ndėrmend tė respektonte zotimet qė kishte marrė pėr ruajtjen e integritetit tokėsor e njohjen e shtetit shqiptar.3
Kontaktet midis Lėvizjes Kombėtare Shqiptare e qarqeve qeveritare ballkanike, ishin rrjedhim i vlerėsimit qė i bėhej faktorit shqiptar, si faktor ushtarak i rėndėsishėm dhe kjo shpjegon faktin pse ata donin t'i tėrhiqnin shqiptarėt nė kombinacionet e tyre politike, por kėto kontakte u zhvilluan nė kushte kur atyre nuk iu njihnin tė drejtat si komb.
Pra ishte politika ekspansioniste e qarqeve sunduese shoviniste tė monarkive ballkanike fqinje tė Greqisė, Malit tė Zi e Serbisė ndaj tokave shqiptare qė e bėri tė pamundur vendosjen e lidhjeve tė qėndrueshme tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare me kėto shtete, ndonėse objektivisht ekzistonin mundėsi pėr realizimin e tyre.
Vėnia nė ankand e trojeve shqiptare, nė fillim nga Rusia nėpėrmjet Traktatit tė Shėn Stefanit, qė e cungonte territorin e Shqipėrisė nė favor tė Bullgarisė, Malit tė Zi e Serbisė dhe pastaj nga tė gjitha Fuqitė e mėdha evropiane nėpėrmjet Traktatit tė Berlinit, u dha mundėsi qarqeve shoviniste tė monarkive ballkanike tė thellonin edhe mė shumė politikėn e tyre antishqiptare.
Qeveritarėt e shteteve fqinje i quanin pėrfitimet territoriale qė arritėn nė Berlin vetėm si pikėnisje pushtimesh edhe mė tė mėdha nė drejtim tė trevave shqiptare, nė rastin e prishjes sė afėrt tė Perandorisė Osmane.4
Mbėshtetur nė vendimet e padrejta tė Kongresit tė Berlinit, sunduesit e Malit tė Zi kėrkonin territore jo vetėm mė shumė nga ē'kishin pushtuar ushtarakisht, por shkonin aq larg sa qė kufirin jugor tė tij e shtrinin deri nė lumin Drin, duke pėrfshirė krejt tokat midis Adriatikut e Gjakovės.5
Qarqet shoviniste serbe, duke sjellė „argumente historike" pretendonin tė realizonin ato aspirata aneksioniste qė nuk i arritėn as nė Shėn Stefan e as nė Berlin: tė shtinin nė dorė Kosovėn e Rrafshin e Dukagjinit, Dibrėn dhe krejt Maqedoninė.6
Greqia nga ana e saj, duke luftuar pėr realizimin e „Idesė sė madhe" dhe duke u mbėshtetur gjoja nė argumente historike e fetare, synonte tė pushtonte Shqipėrinė e Jugut, pa tė cilėn „helenizmi" deklaronin politikanėt grekė, nuk do tė ishte nė gjendje tė pėrballonte presionin sllav nė Ballkan.7
Nė kushtet e kėtij rreziku, kur Shqipėria po cungohej, populli shqiptar i udhėhequr nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit u detyrua tė bėnte njė luftė pėr jetė a vdekje pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale, pėr tė garantuar ekzistencėn e vet si komb jo mė duke u drejtuar vetėm kundėr armikut tė parė, Perandorisė Osmane, por edhe kundėr kėtij fronti tjetėr, rrezikut tė copėtimit. Me plot tė drejtė Dimitėr Tucoviqi, njė nga udhėheqėsit mė tė njohur tė lėvizjes punėtore serbe tė fillimit tė shekullit XX, duke pėrshkruar gjendjen e rėndė tė popullit tonė nė kėtė kohė thekson se „shqiptarėt u gjetėn nė mes tė kudhrės e ēekiēit, nė mes tė Turqisė, kundėr zgjedhės tė sė cilės luftuan, dhe shteteve tė vogla tė Ballkanit qė u sollėn njė zgjedhė tė re".8
Megjithatė, edhe nė ēastet jashtėzakonisht tė vėshtira nė tė cilat ndodhej Lėvizja Kombėtare Shqiptare, ku kishte filluar pushtimi i tokave shqiptare, nuk munguan pėrpjekjet e thirrjet pėr t'u lidhur me fqinjtė, tė cilėve shqiptarėt u njihnin tė drejtat e tyre pėr tė formuar shtete mė vete, pėr tė kryer bashkimin kombėtar. „Qė popullsitė sllave tė formojnė njė ose mė shumė shtete autonome, thuhej nė memorandumin e 13 qershorit 1878 drejtuar kryeministrit tė Anglisė Bikonsfild, ėshtė e drejtė dhe njė politikė e mirė. Por ėshtė gjithashtu e drejtė... qė shqiptarėve t'u konfirmohet dhe t'u njihet pavarėsia e tyre".9 Nė thirrjen e Komitetit Qendror pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Kombėsisė Shqiptare, mė 30 maj 1878 thuhet: „Ne dėshirojmė me gjithė zemėr tė jetojmė nė paqe me mbarė fqinjtė tanė, Malin e Zi dhe Greqinė, Serbinė dhe Bullgarinė. Ne nuk duam dhe nuk kėrkojmė asgjė prej tyre, por jemi krejt tė vendosur qė tė mbajmė atė qė ėshtė jona".10



(vazhdon...)
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-08, 13:58   #5
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vazhdimi

Kėto thirrje e angazhime tė shpallura botėrisht e tė pėrsėritura nė mjaft dokumente tė tjera tė mėvonshme tė Lidhjes, ajo i respektoi pa asnjė lėkundje.
Me kėtė qėndrim tė vetin tė parėt tanė shprehėn respektin e tyre ndaj popujve tė tjerė dhe njėkohėsisht vendosmėrinė e patundur pėr tė mbrojtur tokėn amtare nga shovinistėt fqinjė, tė cilėt iu pėrgjegjėn kėtyre ndjenjave e thirrjeve tė shqiptarėve me pushtimin e trojeve, me masakrimin e dėbimin nė masė tė popullsisė.
Nė kundėrshtim me kėtė qėndrim tė sundimtarėve shovinistė, qarqet pėrparimtare ballkanike shprehėn simpatinė e pėrkrahjen e tyre pėr luftėn e drejtė qė bėnin shqiptarėt. Gazetat serbe me tendenca pėrparimtare qė botoheshin nė kėto vite jepnin gjykime tė drejta pėr qėndresėn e popullit shqiptar.11
Gjendja ekzistuese nė Ballkan gjatė kėsaj kohe e bėri qėndresėn shqiptare tė udhėhequr nga Lidhja njė faktor pozitiv qė krijonte mundėsi reale pėr zgjerimin e vatrave kryengritėse edhe nė vise tė tjera, e veēanėrisht nė Maqedoni. Pėrpjekjet e Lidhjes sė Prizrenit nė kėtė drejtim nuk munguan, por megjithatė, me pėrjashtim tė disa kontakteve e aksioneve tė veēuara, rezultate tė tjera nuk u arritėn.12
Udhėheqėsit e Lidhjes sė Prizrenit, duke qėnė njohės tė hollė te politikės sė Fuqive tė Mėdha, duke njohur mirė qėllimet politike tė tė gjitha forcave europiane qė kishin interesa e vepronin aktivisht nė ngjarjet e Ballkanit tė kėsaj periudhe, u pėrpoqėn tė vendosin gjithashtu kontakte me ato shtete, tė cilat, duke u nisur nga interesat e tyre, mund tė pėrkrahnin nė momente tė caktuara lėvizjen shqiptare.
Drejtuesit e Lidhjes Shqiptare e kuptonin qartė se qeveritė e Fuqive tė Mėdha qėndronin pėrballė Shqipėrisė si forca armike, tė cilat nė asnjė rast nuk i morėn parasysh kėrkesat legjitime tė shqiptarėve, prandaj nuk ushqyen iluzione se ato mund tė bėnin ndonjė gjė pėr Shqipėrinė. E megjithate, dihet se Lidhja iu drejtua shpesh herė qeverive tė Fuqive tė Mėdha me memorandume, thirrje e protesta, por kėtė, siē del nga leximi me kujdes i kėtyre dokumenteve, ajo e bėri nė radhė tė parė pėr tė tėrhequr vėmendjen e opinionit publik e tė diplomacisė europiane mbi problemin shqiptar dhe pėr t'u bėrė tė qartė atyre se populli shqiptar ishte i vendosur tė luftonte deri ne pikėn e fundit tė gjakut pėr tė mbrojtur tė drejtat e tij.
Rilindasit tanė tė mėdhenj, duke vepruar me menēuri, tejpamėsi e shkathtėsi politike, u pėrpoqėn tė pėrfitonin nga kontradiktat qė ekzistonin midis Fuqive tė Mėdha pėr tė gjetur ata faktorė, pėr tė shfrytėzuar ato momente, tė cilat mund tė shėrbenin nė tė mirė tė ēėshtjes shqiptare.
Tė nisur pikėrisht nga interesat e kundėrta qė kishin nė Ballkan Anglia me Rusinė, qarqet patriotike shqiptare u pėrpoqėn tė sigurojnė pėrkrahjen e tė parės pėr tė penguar realizimin e politikės antishqiptare tė carizmit rus. Dihet se Anglia, si fuqi e madhe detare, nuk mund tė lejonte kurrsesi qė Ballkani tė binte nėn sundimin apo kontrollin rus dhe Rusia tė dilte nė Mesdhe. Politika angleze, pėr tė ndaluar depėrtimin rus nė kėto zona, u pa nga kėto qarqe si njė faktor qė mund tė shfrytėzohej nė interes tė lėvizjes shqiptare. Me anėn e memorandumit tė 13 qershorit 1878 dėrguar kryeministrit anglez, lordit Bikonsfild, shqiptarėt, pasi i bėjnė njė analizė situatės nė Shqipėri e nė Ballkan, kėrkojnė pėrkrahjen e qeverisė angleze, qė ajo tė marrė iniciativėn pėr tė shtruar e zgjidhur nė favor tė shqiptarėve Ēėshtjen Shqiptare nė tryezėn e bisedimeve, nė Kongresin e Berlinit.13
Patriotėt shqiptarė tė Stambollit iu drejtuan Andrashit, Ministėr i Punėve tė Jashtme tė Austro-Hungarisė, duke kėrkuar pėr krahjen diplomatike tė Vjenės.14 Udhėtimi i delegacionit tė Lidh-jes nėpėr Evropė, nė vitin 1879, synonte gjithashtu qė, nėpėrmjet bisedimeve tė drejtpėrdrejta me krerėt e diplomacisė evropiane, tė manovronte nė lėmshin e kontradiktave midis tyre, pėr tė gjetur eventualisht pėrkrahės tė kėrkesave shqiptare.
Por edhe kjo veprimtari e shumanshme e Lidhjes Shqiptare nuk mundi tė sigurojė pėrkrahje as nė arenėn ndėrkombėtare pėr tė realizuar programin e saj. Asnjė nga Fuqitė e Mėdha evropiane nuk i pėrfilli kėrkesat e shqiptarėve dhe nuk e llogariti faktorin shqiptarė nė politikėn e vet ballkanike, sepse ai nuk hynte nė kombinacionet e tyre politike nė lidhje me gjendjen nė Ballkan. Anglia nuk donte ta dobėsonte mė tej Turqinė, duke i shkėputur asaj Shqipėrinė, ndėrsa Austro-Hungaria nuk donte njė zgjidhje qė do ta zhvleftėsonte hipotekėn qė ajo kishte krijuar mbi viset shqiptare me daljen e saj nėpėrmjet Sanxhakut deri nė portat e
Mitrovicės.
Nė fund tė fundit Shqipėria u trajtua prej Fuqive tė Mėdfia si plaēkė tregu, si monedhė kėmbimi pėr tė kėnaqur klientelėn e vet, monarkitė ballkanike, qė do t'u shėrbenin si mbėshtetje pėr tė qenė nė ēdo rast tė pranishėm nė Ballkan, nė njė nga zonat mė strategjike tė Evropės.
Njė politikė tė tillė konsekuente antishqiptare ndoqi veēanėrisht Rusia, e cila nėpėrmjet krijimit tė Bullgarisė sė Madhe nė lindje tė Ballkanit, dhe zgjerirnit tė Malit tė Zi nė perėndim tė tij, shtrinte nė fakt kthetrat e veta thellė nė tokat shqiptare dhe siguronte njėkohėsisht baza tė forta nė Egje dhe nė Adriatik, pėr tė realizuar planet e veta hegjemoniste nė Evropėn Juglindore nė tė ardhmen. Rusia doli si faktor kryesor negativ i ēėshtjes shqiptare nė kėto vite edhe nė rastet e tjera kur janė shqyrtuar problernet ballkanike.
Fuqitė e Mėdha, duke mos e shtruar ēėshtjen shqiptare si njė ēėshtje mė vete e nė mėnyrė tėrėsore, nė tryezat e bisedimeve diplomatike nė Berlin e gjetkė, u detyraan tė merren me tė vetėm tė shtrėnguar nga lufta e armatosur e popullit shqiptar tė udhėhequr nga Lidhja, qė kundėrshtonte me vendosmėri zbatimin e vendimeve tė padrejta tė tyre. Nė kėto raste ēėshtja shqiptare nuk u zgjidh asnjėherė nė tė mirė tė popullit shqiptar, por nė prizmin e interesave tė vetė fuqive.
Edhe e ashtuquajtura kthesė pėr njė qėndrim mė realist ndaj problemit shqiptar, e bėrė nga Anglia nė vitin 1880, ishte nė tė vėrtetė njė manovėr diplomatike qė i nevojitej politikės angleze nė kėtė kohė dhe qė i shėrbeu asaj, si pėr konsum tė brendshėm ashtu edhe tė jashtėm. Aksioni i diplomacisė angleze, qė shpalli nevojėn pėr njė autonomi shqiptare, i shėrbeu asaj pėr tė shuar qėndresėn e shqiptarėve, vazhdimi i sė cilės nuk pėrputhej aspak me interesat e Londrės.15
Interesimi i fuqisė tjetėr, i Austro-Hungarisė, pėr ēėshtjen shqiptare, ishte i lidhur vetėm me pėrpjekjet e saj pėr tė pėrgatitur kushtet pėr njė pushtim tė ardhshėm tė Shqipėrisė, pėr t'i pėrdorur shqiptarėt si njė rezervė, kundėr sllavėve.16 Siē del qartė, Austro-Hungaria tashmė kishte hequr dorė pėrfundimsiht nga mendimi qė pat shprehur mė 1876 e 1877 pėr krijimin e njė shteti autonom shqiptar nė rastin e prishjes sė Turqisė. Prandaj ajo ishte e interesuar ta shuante atė vatėr tė qėndresės sė armatosur qė ishte krijuar nė Shqipėri.
Nė kėtė mėnyrė Lidhja udhėhiqte luftėn e armatosur tė popullit shqiptar duke u ndodhur e vetme pėrballė presionit tė madh ushtarak dhe politik tė Turqisė sė sulltanėve. Por edhe nė kėto rrethana, duke u mbėshtetur nė traditat luftarake dhe nė vendosmėrinė e patundur tė popullit shqiptar, Lidhja e Prizrenit i doli me ndėrgjegje vetė pėr zot ēėshtjes sė kombit, e mbajti lart flamurin e luftės pėr njė Shqipėri tė lirė tė pandarė, duke shkruar njė nga faqet mė tė lavdishme nė historinė e popullit tonė.

agimi.com
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:40.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.